|
▪
Viti i ri ėshtė festė: e
disponimit tė mirė, e urimeve dhe
dėshirave mė tė mira, shoqėrimit,
argėtimit, ngritjes sė dollive, tryezave
tė begatshme, e zbukurimit dhe
shkėmbimit tė dhuratave tė ndėrsjella.
Kėsaj feste njėkohėsisht dhe nė mėnyrė
tė njėjtė ju gėzohen tė gjitha brezat:
fėmijėt, tė rinjtė, si dhe tė moshuarit,
sikur ata qė presin dhuratat, ashtu edhe
ata qė me kėnaqėsi i pėrzgjedhin dhe i
dhurojnė ato.
Kremtimi i Vitit tė Ri
ėshtė njėra ndėr traditat mė tė vjetra
rituale e shprehur gati tek tė gjithė
popujt e botės, pa marr parasysh racėn,
fenė, kombin, dhe pėrkatėsitė e tyre tė
ndryshme. Disa hulumtues mendojnė se,
kremtimin e festės sė Vitit tė Ri, mė sė
pari e kanė aplikuar kinezėt, ndėrsa njė
grup tjetėr mendon se kjo traditė
fillzėnien e vetė e ka nga romakėt e
vjetėr dhe germanėt.
Sipas dėshmive ekzistuese
materiale tė zbuluara gjer mė tani,
ėshtė vėrtetuar se, festėn e Vitit tė Ri
mė 1 Janar, sė pari herė, nė mėnyrė
festive dhe rituale, e kanė kremtuar
romakėt e vjetėr, dhe pėr ta, kjo festė
ishte simbol i fillimit tė jetės sė re
pėrplot shpresa tė mira pėr tė ardhmen.
Bazuar edhe nė disa tė
dhėna tjera, edhe germanėt e vjetėr kanė
njė hise tė kontributit tė tyre nė kėtė
drejtim. Ata, si tė parėt e gjermanėve
tė tanishėm, fuqishėm kanė besuar se
druri i bredhit ėshtė mbrojtėsi i
natyrės dhe nė vetė posedon "shpirtin e
malit", andaj, luftėtarėt trima tė asaj
kohe, nė mbrėmjen e ndėrrimit tė mot
moteve, shkonin nė mal dhe me rituale tė
caktuara, e bekonin dhe e lavdėronin
kėtė trung. Mė vonė, shkuarja nė mal tek
trungu i bredhit, shndėrrohet nė prurjen
e saj nė dhomat e shtėpive. Kėshtu, nė
kohėn e sotme, nga kjo traditė e lasht,
ne kemi trashėguar ceremoninė e bredhave
tė dekoruara nėpėr shtėpitė tona, si rit
familjar i ēdo shtėpie kudo nė Botė.
Edhe pse popujt e
kremtojnė kėtė festė me besim nė njė
fillim tė ri dhe mė tė begatshėm, asaj
nuk i gėzohet tė gjithė nė datėn e
njėjtė, sepse, disa popuj e aplikojnė
kalendarin Lunar (llogaritja sipas
rrotullimit tė Hėnės) kurse disa tė
tjerėt atė Solar (llogaritja sipas
rrotullimit tė Diellit). Nė krahasim me
kalendarin solar i cili ėshtė fiks dhe i
pandryshueshėm me 365 ditė, ata popuj qė
kalendarin e tyre e pėrcaktojnė sipas
ciklit Lunar (tė hėnės) ardhjen e Vitit
tė Ri ēdo vit, nuk e kremtojnė nė ditėn
e njėjtė, sepse, sikur dihet, ciklet e
hėnės janė tė ndryshueshme, dhe momenti
i ndėrrimit tė mot moteve kremtohet me
fillimin e hėnės sė re, gjegjėsisht nė
muajin shkurt tė vitit tonė kalendarik.
Vitin e Ri Lunar, sot, mė
tepėr si festė tradicionale popullore e
festojnė nė Kinė, Indi, Japoni, Vietnam
si dhe nė disa shtete tjera tė Lindjes,
dhe atė, paralelisht, sė bashku me
kremtimin e Vitit tė Ri Solar tė
pėrllogaritur sipas kalendarit
Gregorian.
Pėr kinezėt, Viti i Ri
Lunar ėshtė festa e pranverės. Ajo
konsiderohet si kremte mė e madhe
nacionale e cila shėnohet me pompozitet
tė madh. Ekziston besėtytnia se mu para
ndėrrimit tė mot moteve, nė emėr tė
largimit tė ēdo gjėje qė ėshtė e vjetėr,
nė mėnyrė detale duhet pastrohet banesa
dhe shtėpia, ndėrsa, nėpėr rrugėt e tė
gjitha qyteteve organizohen ceremonialet
madhėshtore, ku nė parakalimet e gjata
pėrplot me njerėz, dominon marshimi i
dragonjve tė improvizuara nga letra si
simbole tė fuqisė dhe suksesit.
Nė Japoni kjo festė
kremtohet me tryeza tė begatshme pėrplot
me specialitete tė radha tradicionale, e
nė mesnatėn e ndėrrimit tė mot moteve
jehojnė 108 tė rėna tė kambanave nga tė
gjitha tempujt budist anė e kėnd vendit.
Simbolika e 108, nėnkupton si vėrejtje
dhe porosi pėr largimin e 108 mėkateve
tė mundshme tė njeriut nė jetė.
Edhe tek populli ēifut
Vitin e Ri e kremton nė mėnyrė
madhėshtore, sepse ajo edhe me mėsime
religjioze konsiderohet si festė
shpirtėrore me tė cilėn shėnohet
pėrvjetori i fillimit tė krijimit tė
Botės. Tek kėta data e kremtes ėshtė e
ndryshueshme pėr shkak tė aplikimit tė
kalendarit tė kombinuar lunar - solar.
Edhe njė gjė ėshtė karakteristike tek
kremtimi ēifut i Vitit tė Ri: ata nė
ēastin e ndėrrimit tė mot moteve, kanė
vėrtetė njė tryezė tė pasur, por nė
dallim me popuj tjerė, ajo ėshtė e
seruar vetėm me gjėra tė ėmbla, pra,
tryeza e tyre e pasur ėshtė e begatshme
vetėm me ėmbėlsira.
Nė viset e ngrohta te
gjysmėsferės jugore tė rruzullit tonė,
Viti i Ri kremtohet nė stinėn e verės,
pa borė dhe mrekullia dimėrore me tė
cilat jemi mėsuar ne nė viset veriore,
por, kjo, assesi nuk e zvogėlon
madhėshtinė e pompozitetit tė kremtimit
tė saj.
Nė shumė vende dhe shtete tė botės,
tanimė ėshtė formuar tradita qė Viti i
Ri tė kremtohet nė mėnyrė kolektive. Nuk
janė tė pakta qytete e ndryshme tė
metropoleve tė mėdha botėrore, ku
banorėt e tyre, mu para ēastit tė
ndėrrimit tė mot moteve masovikisht
dalin ne qendėr tė qytetit. Kjo formė e
kremtimit tė Vitit tė Ri tanimė ėshtė
tradicionale nė shumė kryeqytetet e
shteteve tė Evropės dhe Botės, sikurse
ėshtė: Parisi, Londra, Roma, Madridi,
New Yorku, Moska, Meksiko, Kajro, Tokio
etj .
Viteve tė fundit, e posaēėrisht pas
ēlirimit, rregullimi dhe stolisja
festive e qyteteve me drita, bredha dhe
figura tė "baba-dimrit" si dhe dalja
masive e popullatės nėpėr qendra dhe
sheshe tė qyteteve, aplikohet nė mėnyrė
madhėshtore edhe nė Kosovė.
Por, sido qė tė jetė, dhe pa dashur qė
ta minimizojmė madhėshtinė e kremtes sė
kėsaj festė ndėrkombėtare tė ndėrrimit
tė mot moteve tek asnjė popull dhe asnjė
shtet, mė lejoni qė si shembull ta veēoj
vetėm shtetet e Skandinavisė, tė cilėt
bėjnė gara marramendėse qė ta
pėrvetėsojnė origjinėn e mitit tė "Baba-dimrit"
me mjekėr tė bardh, i cili fėmijėve pėr
Vitin e Ri ju shpėrndan dhurata . Sa pėr
kuriozitet, ėshtė interesat tė cekim se
Laponia, njė krahinė Firlandeze, nė
vitin 1979, ėshtė shpallur edhe
zyrtarisht si vendi i prejardhjes sė
"Baba- dimrit"
Ritet, besimet dhe besėtytėt nė ditėn
e pritjes sė Vitin e Ri
Natėn e ndėrrimit tė mot
moteve gjatė pritjes sė Vitit tė Ri,
shumė popuj tė ndryshėm tė Botės i
karakterizon njė spektėr i gjerė dhe i
larmishėm i riteve, besimeve dhe
besėtytnive tė ndryshme, qė janė krijuar
si shprehje e dėshirave pėr: pastrim,
largimit tė demonėve dhe shpirtrave tė
kėqij, kėrkimin e fatit dhe lumturisė,
jetės mė tė pasur dhe mė tė begatshme...etj.
Shumė prej kėtyre veprimeve janė tė
ruajtura dhe kultivohen tradicionalisht
edhe sot e kėsaj dite.
Nė vazhdim t'i
parashtrojmė disa prej tyre:
- Tradita kubane pėr
natėn e ndėrrimit tė mot moteve
praktikon ngrėnien e 12 sardeleve tė njė
lloji peshku. Besohet se kjo ndikon nė
rritjen e fatit dhe lumturisė gjatė 12
muajve tė vitit tė ri pasues;
- Nė Filipine ėshtė tejet
e rėndėsishme qė nė tavolinėn festive
familjare gjatė pritjes sė Vitit tė Ri ,
tė sigurohet sa mė shumė llojllojshmėri
ushqimesh. Me kėtė akt besohet se viti
qė vjen do tė jetė aq i pasur dhe i
begatshėm sa ėshtė e pasur vetė sofra
festive e asaj mbrėmjeje;
- Nė traditėn e popujve
gati tė tė gjithė botės fėmijėt e lindur
mė 1 janar konsiderohen si fėmijė mė
fatlum nė botė;
- Puthja nė mesnatė nuk ėshtė vetėm
shprehje e momentit euforik tė kremtes,
por ajo shpreh edhe konfirmimin e
bekimit tė miqėsisė dhe tė afėrsisė me
atė person, edhe gjatė 12 muajve tė
vitit qė po na vjen;
- Njeriu i parė i cili do
t'ju hyj nė shtėpi pas mesnate, besohej
se, ai gjatė tėrė vitit pasues do tė
jetė njė person fatsjellės pėr ju dhe
besnikėrisht mund tė mbėshteteni nė tė
te, e posaēėrisht nėse ky person ėshtė
mashkull, trupgjatė dhe zeshkan:
- Preferohet qė ndonjė
punė apo veprim qė ju ka mbetur nė
gjysmė atė ta pėrfundoni pikėrisht nė
ditėn e ndėrrimit tė mot moteve. Ky
veprim do t'ju sjell shumė fat dhe punė
tė mbarė nė tė gjitha ndėrmarrjet e
juaja gjatė tėrė vitit tė ardhshėm;
- Nėse dėshironi qė viti
i ardhshėm tė jetė i lumtur dhe me fat,
atė nė asnjė mėnyrė nuk duhet ta prisni
me borxhe. Tentoni qė para ardhjes sė
Vitit tė Ri tė tentoni t'i paguani tė
gjitha borxhet qė i keni, sepse kėshtu
viti qė vjen, do t'ju sjell fillim tė
mbar nė tė gjitha lėmenjtė e jetės;
- Tė gjitha portofolat e
juaja qė i dispononi , at mbrėmje mos i
lini tė zbrazėta, por i mbushni me
monedha, sepse kėshtu besohet se viti i
ardhshėm do t'ju pėrcjelli me shumė
begati dhe pasuri financiare.
Adnan Abrashi - NANDA |