SYRI 3

 
 

Adnan Abrashi

Kontaktoni me ne: adnan_abrashi@yahoo.com
nanda01al@yahoo.com

 

 

Ballina

Parappsikologjia

Mistika

Mėsimet e vjetra

Religjionet

Horoskopi

Shėrimet

Psikologji

Filozofi

Muzikė shėruese

Libra

Tema

............................................

Kosovarja

 

 

Mate shpejtėsin e internetit tėnd

 

Vėrejtje!

Lejohet marrja dhe kopjimi i gjithė materialit tė prezantuar nė kėtė ueb-faqe, me kusht qė, gjatė editimit tė tyre nė ndonjė publikim tjetėr, tė theksohet patjetėr burimi dhe autori i saj.

 

Himni i qytetit tim

Njė kėnge e pa kėnduar ende.

E shkruar thjesht por nga zemra

Shpėtimtari pėr ata qė kanė humbur virgjėrinė

Nga disa burime tė sigurta, kisha dėgjuar pėr personazhin e artikullit tonė dhe pėr njė profesion tejet specifik, me tė cilin merrej ai. Me ēdo kusht doja ta njoftoja dhe tė bėja njė intervistė me tė. Pas disa tentimesh, mė nė fund, e binda.

▪ Takimin e parė e caktuam nė njė lolak tė qytetit. Nė vendin e caktuar tė takimit, unė isha shumė para kohe. Derisa prisja, pija kafenė ekspres, nė kokė mė silleshin mendime nga mė tė ndryshmet. Si duhet tė duket ai? Ēfarė mund tė jetė ky person, tė cilin e njihja vetėm nga zėri pas disa bisedave me telefon?

Ēka e shtyn atė tė merret, pikėrisht, me kėtė profesion tė pazakonshėm? Paraja, sigurisht, por... duhet tė ketė aty edhe diēka tjetėr? Derisa bluaja kėto mendime nė kokė, nė moment vėrejta se nė lokal hyri njė mesoburrė, rreth tė pesėdhjetave. me njė buzėqeshje miqėsore, me hapa tė shpejtė iu afrua tavolinės sime. m'u prezantua dhe pas pėrshėndetjeve t zakonshme tė takimit tė parė, u gjetėm ballė pėr ballė, duke krijuar njė raport tė ndėrsjellė, sikur tė ishim miq tė vjetėr...

Kush ėshtė, nė realitet, bashkėbiseduesi ynė?
Meqė mikut tim tė posanjohur i kisha premtuar diskrecion tė plotė, gjė qė ishte edhe kushti i vetėm paraprak i aranzhimit tė kėtij takimi, pėr ta ruajtur identitetin e tij tė plotė, edhe ai u pajtua qė nė kėtė artikull ta emėrtoj me nofkėn "Shpėtimtari".

- "Njė kohė merresha me shėrime alternative dhe ngapak, si hobi, edhe me magjistari, - filloi bisedėn tematike "Shpėtimtari".

- Nga kontaktet e shumta qė kisha me hallexhinj tė ndryshėm qė vinin pėr shėrim tek unė, vėrejta se, si dukuri mė e shprehur ishte humbja e virgjėrisė nga vajzat e reja dhe problemi i natės sė parė si nuse te burri. Shikoja shqetėsimet e kėtyre vajzave tė porsafejuara qė pėrgatiteshin pėr nusėri. Nė shpirtin e tyre tė njomė ndieja peshėn e rėndė tė vuajtjes pėr "mėkatin" qė i ngarkonte. Fillimisht tentoja t'i kėshilloja qė me tė porsafejuarin, apo dashnorin e ri, tė jenė tė hapur dhe sė bashku, sinqerisht, tė bisedonin pėr kėtė ēėshtje. Por, kot! Mentaliteti ynė ėshtė i tillė dhe nusja, natėn e parė duhet, gjithsesi, para burrit tė jetė e virgjėr. Pėrndryshe, dihej se ēfarė mund tė pėsonin. T'iu them tė drejtėn, mė dhimbseshin kėto vajza tė reja, por, nga ana tjetėr, tė jem edhe mė i sinqertė, mendoja edhe pėr leverdinė materiale qė mund tė krijohet nga njė biznes i tillė. Pse jo? Kėshtu ėshtė realiteti ynė dhe dikush, patjetėr, duhet tė paguajė pėr kėtė.

Sikur e thashė edhe nė fillim, pasi qė merresha edhe me magjistari dhe dija disa truke magjistare, mendova se nė kėto raste si analoge, ato mund tė pėrdoren me sukses edhe tek kamuflimi i virgjėrisė. Iu pėrvesha seriozisht kėsaj pune dhe pėrpilova njė listė tė gjatė me mjaft truke qė, sigurisht, nė praktikė do tė kishin sukses tek dhėndurėt tanė tė ardhshėm naivė. Rezultatet e para eksperimentale qė bėra ishin tė mahnitshme dhe deri mė tash nuk kam pasur asnjė dėshtim.

Madje, shumica prej tyre, pas martese, mė thėrrisnin nė telefon duke m'u falėnderuar sinqerisht, pėr ndihmesėn e dhėnė. Paramendojeni, pėr shkak tė bindjes sė rrėnjosur si dhunti nga mentaliteti ynė injorant dhe patriarkal, si flluskė sapuni, brenda njė nate, ekzistonte rreziku tė shkatėrrohet njė familje qė nė tė ardhmen pretendonte tė jetė e lumtur. Di shumė raste kur iu kam ndihmuar femrave me kėto metodat e mia origjinale dhe ato, sot e kėsaj dite, me burrat e tyre janė tė lumtura dhe kanė familje tė shėndoshė.

- A mendoni se me kėtė "zanat" bėni punė tė ndershme?

- Patjetėr! Unė e pranova nė fillim se me kėtė punė fillova tė merrem pėr interesa materiale, por jo edhe vetėm pėr kėtė qėllim. Ishte edhe "ana tjetėr e medaljes", si motiv: u ngacmova nga vuajtjet e kėtyre vajzave tė reja, viktima tė panevojshme tė njė mentaliteti patriarkal, qė fatmirėsisht, kohėn e fundit, gradualisht po zbehet edhe tek ne, por ende ėshtė e fortė dhe e ashpėr nė regjionet rurale. Mė besoni, deri mė tash nuk kam dėgjuar qė dikush tė flasė pėr mua nė kontestin negativ. Madje, ėshtė e kundėrta. Pas suksesit tė natės sė parė te burri, ato vajza me emocione mė falėnderojnė! Unė ju kam ndihmuar nė rikthimin e sėrishėm tė tyre nė jetė. A nuk mendoni edhe ju se kjo ėshtė njė punė humane?

- Si e kryeni kėtė punė dhe nga merr vesh "klientja" pėr ju?

Ato pėr mua kuptojnė njėjtė, sikurse keni kuptuar edhe ju. Pėrmes "radio thashethemeve", fjalė pas fjale, gojė pas goje. Njė kliente imja, ta zėnė, qė ka kaluar mirė tek unė, patjetėr se i tregon nė besim njė shoqeje tjetėr dhe kėshtu me radhė. Kjo mėnyrė mė pėrshtatet, sepse rrethi rritet, por vetėm nė suazat e atyre qė, vėrtet, kanė nevojė pėr kėso shėrbime. E, sa i pėrket metodave qė unė i pėrdor me klientėt e mia, kėto i mbaj fshehtėsi profesionale, sepse me publikimin e tyre, ato do ta humbasin vlerėn e vėrtetė qė kanė. Mund tė them vetėm, nė pėrgjithėsi, se kam tė bėj me truke magjistarie tė kombinuara me veprime tė caktuara. Pėrdoren edhe disa pajisje tė vogla, por ka edhe preparate. Mė e thjeshta ėshtė ajo me gjilpėrė tė fshehur, me tė cilėn, nė momentin e caktuar tė kontaktit seksual, shpohet gishti pėr ta kamufluar gjakun qė do tė dukej se ka rrjedhė gjoja nga vagjina. Duhet ta dini se, pakoja e shėrbimeve tė mia, nuk pėrmban vetėm mėsime pėr teknika tė caktuara, por nuset e ardhshme i ushtroj edhe se si ta luajnė rolin para burrit natėn e parė...

- Disa gjinekologė dhe akusherė nė ordinancat e tyre private, bėjnė me sukses transplantimin e himenit nė vagjinė. Sa ėshtė e vėrtetė kjo?

- Ėshtė mė se e vėrtetė. Jashtė, kėto shėrbime janė tejet publike dhe reklamohen haptas, por te ne nė Kosovė ėshtė shumė mė ndryshe. Kam dijeni pėr mjaft femra qė pėr rikthimin e virgjėrisė sė vet, shkojnė edhe tek mjekėt nė Serbi, Maqedoni, besa edhe nė Turqi! Madje, nė shumicėn e rasteve, kėto transplatime bėhen me dijeni dhe pėrkrahjen e plotė tė prindėrve tė tyre, posaēėrisht tė nėnės sė vajzės. Transplatimi i himenit ėshtė njė intervenim kirurgjik tejet i thjeshtė dhe i parrezikshėm pėr shėndetin, andaj kryhet edhe nga shumė akusherė dhe gjinekologė nė tė gjitha qytetet e Kosovės, me kusht qė kėta mjekė dėshirojnė tė mbeten anonim. Me dy prej tyre bashkėpunoj edhe unė. Nėse pacientja ime kategorikisht kėrkon njė shėrbim transplatues me metoda kirurgjike medicinale, unė ndėrmjetėsoj edhe nė kėtė punė.

- Ndoshta nuk do tė jetė fshehtėsi tė na tregoni ēmimin?

- Varet. Nėse atė e bėj unė vetė, me metoda tė mia, ēmimi sillet diku rreth 150-200 euro, por, nėse insistohet nė transplantim tė himenit, atėherė kjo mund tė kushtojė mė shtrenjtė. Pa marrė parasysh tarifėn tonė, sigurisht, ėshtė shumė mė lirė se sa paguhet nėpėr vende tė tjera, ta zėmė, nė Serbi ose Maqedoni, e tė mos flasim nė Turqi!", shprehet ai.

Me "Shpėtimtarin" biseduam gjerė e gjatė dhe pėr shumė detaje tė tjera tė kėtij profesioni specifik me tė cilin merret ai, por, pranoi se kėtė artikull mund ta dorėzoj nė botim, me pėlqimin e plotė tė tij. Sido qė tė jetė, gjatė bisedės sonė, edhe unė si mashkull, pėrfaqėsues i gjinisė sime, nuk mbete indiferent. Edhe pse, njėfarė dore, himenin dhe virgjėrinė e femrės e konsideroj ngapak absurde, zbulove se diku, nė ndėrvetėdijen time, kishte njė trysni tė fshehur, e cila m'u shfaq edhe fizikisht pėrmes djersitjes sė duarve si reagim gjatė marrjes sė shėnimeve.

 

Si ta pėrmbyllim kėtė artikull?

Ta zėmė, me njė konstatim ndoshta paksa filozofik: Zoti e krijoi femrėn si tė kundėrtėn e mashkullit dhe pėrmes njė cipėze tė hollė, e kurorėzoi pastėrtinė e saj si tė virgjėr, qė me gjuhėn tokėsore ne e quajmė himen. A nuk ėshtė kjo padrejtėsia e vetme e Zotit qė i bėri gjinisė tonė tė kundėrt? Vėrtet, po. Por, nė anėn tjetėr, sa ėshtė ēmenduri qė ne meshkujt, me ēdo kusht, insistojmė nė kėtė cipėz tė hollė dhe disa pika gjaku, vetėm e vetėm pėr ta kėnaqur krenarinė dhe kryeneēėsinė tonė mashkullore, duke rrezikuar, qė kėtė kotėsi, ta paguajmė me njė ēmim edhe mė tė rėndė moral - se nė tė shumtėn e rasteve do tė jemi tė mashtruar? Pėr kėto hamendje tė ndryshme, konkludimin duhet ta nxjerrim vetė ne, meshkujt. E, sa pėr ju vasha - jetoni pa brenga. Po e vėreni edhe vetė se ka mėnyra dhe forma se si kjo padrejtėsi natyrore tė evitohet me lehtėsi. Sė fundi, unė, edhe pse kėtė realitet e dėgjova me veshėt e mi, ende nuk mundem ta bindi veten, mbi pranueshmėrinė e asaj thėnie shumė tė pėrhapur nė popull. "Femra e ka shti dreqin nė gastare"!


Adnan Abrashi-NANDA

Fjalė e urtė

Mos i beso atij qė thotė se e gjeta tė vėrtetėn, por besoi atij qė thotė e kėrkoj tė vėrtetėn!

 

Temat tjera

Gėnjeshtra, dukuri e njė morali tė ri kosovar

Mundėsia e prejardhjes sė shqiptrėve nga Atlantida antike

A ėshtė zėnė dhe ekzekutuar me varje Sadam Hyseini i vėrtetė?!

Vdekja si nė roman

Fashizmi bashkėkohor nėn vellėn e demokracisė?!

Si dhe pse kremtohet viti i ri?

Ngrohja globale dhe Nostradamusi

Pavdekshmėria

E shpėtoi gjarpėri

Pleqėt mė tė vjetėr nė botė

Placebo efekti - Biznes pėr marrjen e patent shoferit

Shpėtimtari pėr ata qė e kanė humbur virgjėrinė

Ne gazetarėt kosovar

Pse dikur njerėzit kanė jetuar 900 vejt?!

Vdekja e Bardhė

Masoneria sundon botėn

A kanė qenė tė parėt tanė kozmonautė?

Klonimi - Shpresė apo tmerr?!

Implantimi digjital

Njė letėr nga Timori Lindor

Ajnshtajni dhe kuptimi i teorisė sė relativitetit

Dashuria sipas grupit tė gjakut

Fati pėrmes monedhės

Marsi dhe shqiptarėt

 

Faqefise