|
▪ Dr. Agimi, ėshtė
njė vendas i imi, i cili, me angazhimet
e tij pas lufte nė Misionin Ndėrkombėtar
tė OKB-sė nė Kosovė, ishte dalluar si
mjek dhe humanist. Andaj, jo edhe
rastėsisht, nga ky institucion, ishte
pėrzgjedhur pėr njė mision tjetėr
humanitar ndėrkombėtar nė Timorin Lindor.
Nuk kishim kontaktuar
kaherė, gjersa kėto ditė, nė adresėn
time elektronike, nuk e morra njė letėr
nga ai.

Shumė disiplina shkencore,
qė nė njė periudhe kanė luajtur rolė tė
rėndėsishėm nė proceset e zhvillimin
global, sot pothuajse janė
margjinalizuar plotėsisht, ose mė mirė
tė themi, kanė mbetur vetėm si dekor nė
mozaikun e pėrgjithshėm tė shkencės
moderne. Gjithnjė e mė shumė, po
avancojnė disa disiplina shkencore e mes
tyre: informatika dhe mikrobiologjia, qė
viteve tė fundit e kanė pėrshpejtuar dhe
ndryshuar pothuajse tėrėsisht rrjedhėn e
deritanishme tė hulumtimeve. As zbulimet
mė tė fundit tė deshifrimit, pothuajse
tė pėrgjithshėm, tė gjeneve nga
shkencėtari Carig Venter, tė cilat
mendohet se do tė hapin njė epokė tė re
pėr njerėzimin, nuk do tė mund tė
realizoheshin pa ndihėn e
mikroprocesorėve, pra kompjuterėve, qė
sot janė pjesė e pashmangshme e ēdo lloj
procesi aplikativ, e pa ndihmėn e tė
cilėve bota nuk do ta kishte kėtė trend
tė shpejtė tė zhvillimeve qė e ka sot.
Kjo pėrparėsi po
shfrytėzohet edhe nga mjekėsia
kirurgjike pėr transplantimin dhe
implantimin e organeve ose objekteve
tjera pėr qėllime shėndetėsore, estetike,
eksperimentale etj., si dhe kohėve tė
fundit atyre komunikative.
Unė do ta kisha pranuar
me kėnaqėsi qė fėmijut tim t'i
implantohet njė ēip kompjuterik, pėr tė
pasur informata tė sakta nė ēdo kohė
rreth vendndodhjes sė tij" - u tha
gazetarėve nė Las Vegas nė Consumer
Electronics Show, pronari i organizatės
sė njohur pėr prodhimin e softuerit SUN
(ėshtė i njohur programi pėr byro Star
Office, qė ėshtė konkurrent i programit
shumė tė njohur dhe te shtrenjtė Office
tė Microsoftit, por pėr dallim nga ai,
ky ofrohet falas) Scott McNealy.
Menjėherė pasuan reagimet nga mė tė
ndryshmet! Derisa disa e pėrmbanin kėtė
ide si proces produktiv nė shėrbim tė
njerėzimit, tė tjerėt paraqisnin tezat e
tyre rreth mundėsisė sė keqpėrdorimit,
jo vetėm nga organet pėrkatėse, por edhe
nga vetė individi ose prindėrit, duke
cenuar tė drejtėn elementare tė njeriut
pėr veprime tė lira dhe tė pavarura.
Organizata SUN, pasi nuk
pati sukses tė konsiderueshme nė
projektin Connectd Family", e zvogėloi
edhe interesimin e mėtejmė. Mirėpo, nė
skenė doli organizata amerikane Aplied
Digital Solution, e cila parasheh qė
deri nė fund tė kėtij viti ta krijoj njė
prototip tė kėtij ēip kompjuterik qė
implantohet nė trupin e njeriut dhe u
quajt Digital hinge"- grep digjital.
Interesimi i
shkencėtarėve pėr komunikime tė tilla
daton shumė herėt, qė nga zbulimi i
aparateve tė para elektronike e sidomos
pas atyre me sistem digjital. Baza e
sistemit digjital ėshtė procesi binar qė
pėrbėhet nga dy shifra 1 ose 0, e qė u
zbulua nga gjeniu gjerman Gottfried
Leibniz qė nė vitin 1666. Por ėshtė
interesant tė cekim se si erdhe deri te
ky zbulim, qė disa shekuj mė vonė,
ndryshoi rrjedhat e pėrgjithshme tė
shkencės nė drejtim produktiv.
Leibniz, sistemin binar e
zbuloi duke u bazuar nė librin e vjetėr
3000 vjeēar kinez qė quhet I-Ging ose nė
pėrkthim Libri i shndėrrimeve" (ky
libėr edhe sot gjen pėrdorim tė gjerė nė
sferėn spirituale) nė tė cilin Universi
me tė gjitha fenomenet e veta, paraqitet
si njė dualitet - ose/ose, si: bardhė-zi,
dritė-hije, lartė-poshtė, mashkull-femėr
etj. Sipas I-Ging-ut, e gjithė materia,
qoftė e gjallė apo e vdekur, ėshtė e
pėrbėrė dhe e pėrshkuar nga njė energji
me dy pole: poli pozitiv qė quhet Yang"
dhe poli negativ qė quhet Yin".
Leibniz-i energjisė pozitive i dha
shifrėn 1" dhe qė reprezantonte pėr tė
Zotin", ndėrsa energjisė negative i dha
shifrėn 0" qė simbolizonte Universin".
Pra, sipas tij, nė bazė tė 1" dhe 0" u
krijua gjithēka. Kėtė sistem, mė vonė, e
pėrpunoi matematikani britanik, G. Boole
qė edhe quhet Algjebra e Boole-s, dhe
tek disa shekuj mė vonė, shkencėtarėt
bėnė kombinimin e formulave tė Boole-s
me sistemin binar dhe kėshtu mundėsuan
krijimin e kompjuterėve digjital tė
cilėt sot ne i kemi nė pėrdorim...
Ēip-i kompjuterik Digital hinge",
njėsit dėrguese dhe pranuese i furnizon
me energji elektromekanike. Kėshtu qė
mundėsohet furnizimi i tij me energji
pėrmes lėvizjeve tė muskujve tė trupit
tė personit qė e bartė atė. Gjithashtu,
duke ju falėnderuar sistemit satelitor -
Global Positioning System (GPS) ,
bartėsit e kėtij ēipi janė nė ēdo kohė
tė lokalizuar ose edhe tė dirigjuar!
Udhėheqėsi i grupit, Peter Y. Zhou
parasheh zbatime tė shumanshme tė kėtij
dėrguesi tė implantuar nė jetėn e
pėrditshme e sidomos nė kriminalistik
dhe nė mjekėsi.
Para sė gjithash, ky ēip
do tė shėrbej pėr interesa mjekėsore,
thonė krijuesit e tij. Pėr shkak tė
ndjeshmėrisė sė madhe dhe mundėsisė sė
shkėlqyer pėr kapacitetin bartės tė
njėsive, ky ēip do tė mund tė
implantohet tek pacientėt me kurime
intensive, pėr tė pasur nėn mbikėqyrje
funksionimin e organeve tė tyre vitale e
nė raste tė posaēme edhe ndikimin mbi
to.
Gjithashtu, interes tė
posaēėm ky ēip ka zgjuar edhe nė qarqet
e sigurimeve shtetėrore. Ata, pėrmes
kėtij ēipi tė implantuar tek kriminelėt
qė kanė kryer vepra tė rėnda, do tė mund
ta kenė nė kontroll ēdo lėvizje tė tyre,
e sidomos nė raste arratisjeje. Po ashtu,
me kėtė ēip do tė pajisen edhe
funksionarėt e lartė, tė cilėt nė raste
kidnapimi, duke ju falėnderuar kėtij
mikrosistemi, do tė zbulohen shumė
shpjet si dhe do tė lokalizohet
vendqėndrimi i tyre, e kėshtu do tė
mundėsohet edhe eliminimi i kriminelėve.
Edhe milionerėt i gėzohen kėtij ēipi,
pasi ai u mundėson mbikėqyrje dhe siguri
mė tė madhe se deri mė tani. Gjithashtu,
interes tė posaēėm kanė shfaqur edhe
prindėrit, tė cilėt shpresojnė se pėrmes
kėtij ēipi do tė mund t'i kontrollojnė
lėvizjet e fėmijėve tė tyre, e kėshtu do
tė kenė mundėsi t'i evitojnė ose dhe
eliminojnė sjelljet dhe veprimet e tyre
negative etj. Pra, pėrmes kėtij sistemi
mundėsohet krijimi i njė rrjeti global
mes qenieve njerėzore, qė sot mund t'i
pėrngjaj sistemit telefonik mobil,
mirėpo me karakteristika tjera!
Por, siē dihet, medaljoni
i ka dy anė, mu ashtu sikurse sqaron
edhe I-Ging-u me sistemin Yang-Yin, pra
energjinė pozitive dhe atė negative.
Derisa, admiruesit propagandojnė vlerat
pozitive dhe tė dobishme tė kėtij
mikrosistemi pėr mbarė njerėzimin,
kundėrshtarėt i mohojnė ato, duke e
cilėsuar kėtė mikrosistem si njė kreatur
nė shėrbim tė diktatorėve, autokratėve,
monopolistėve etj. Me kėtė sistem -
thonė ata, faktikisht, njeriu bėhet
qenie e lokalizuar dhe e kontrolluar
sipas nevojės sė dikujt tjetėr, pa pasur
mundėsi qė tė kundėrshtoj ose rezistoj.
Ky ėshtė vetėm hapi i parė nė kėtė
drejtim, kur dihet se sot ekzistojnė
mikrosisteme qė mundėsojnė miliona e
miliarda operacione nė sekondė, prandaj
shumė lehtė mund tė implantohen njė
sistem i tillė edhe nė tru dhe kėshtu
individi tė kthehet nė njė robot, por i
pėrbėrė nga mishi e gjaku, e i dirigjuar
nga dikush tjetėr pėr nevoja ose
shėrbime tė planifikuara - pėrfundojnė
ata. Pra, pasojat nuk dojnė koment!
Megjithatė, shkenca
vazhdon tė lėviz rrugės sė vetė, drejt
procesit tė pandalshėm, drejt zbulimeve
tė reja, pavarėsisht nga mendimet,
gjykimet apo spekulimet qė drejtohen nė
adresė tė saj. Ajo ėshtė edhe detyra e
saj. Ēdo zbulim i ri, normalisht qė ka
edhe defektet e veta. Prandaj, se sa
janė produktive apo destruktive tė
arriturat dhe zbulimet qė bėnė ajo, do
tė na paraqesin rezultate e mėvonshme,
tė cilat faktori kohė do t'i vlerėsoj.
Por, shkencėtarėt duhet tė mundohen, qė
sė paku, mos t'u ndodhin puēe nėpėr
labore, sepse ato nuk i referohen vetėm
njė partie" ose njė shteti", por
pasojat e atij puēi mund t'i bartė
gjithė njerėzimi!
Sabir Krasniqi |