|
▪ Kur autori Aldous
Huxley, ne vitin 1932 shkroi romanin e
tij Schöne neue Welt", ndoshta, as qė e
ka besuar se fantazia e tij njė ditė do
tė bėhet realitet. Klonimi, temė qė ka
motivuar shumė autorė dhe zgjuar
fantazitė e tyre pėr krijimin e shumė
veprave fantastiko-shkencore, por nė
veēanti, i ka nxitur shkencėtarėt e
mbarė rruzullit tokėsor pėr hulumtime
eksperimental, sė pari nė bimė, e mė
vonė edhe nė shtazė.
Derisa autorėt e ndryshėm,
pėrmes veprave tė tyre, tėrhiqnin
vėmendjen se pėrmes keqpėrdorimit tė
proceseve gjenetike dhe klonimit,
njerėzimit mund t'i kanoset zhdukja,
shkencėtaret, nė tė kundėrtėn,
propagandonin vlerat pozitive dhe shumė
tė dobishme tė kėtij zbulimi nė sferat
medicinale.
Dr. Frankenshtajn" u
quajt shkencėtari amerikan Jerry Hell,
kur pėr herė tė parė, mė 1993, bėri
klonimin e embrionit njerėzorė dhe, nė
vend tė famės, korri indinjatėn
mbarėnjerėzore, gjė qė edhe e detyroi
atė t'i ndėrpres eksperimentimet e
mėtejme. Mirėpo, shkencėtarėt nė shumė
institute nuk e ndėrprenė punėn e tyre
dhe vazhduan eksperimentet me kafshė.
Klonimi i parė
sensacional (pas 277 provave tė
dėshtuara) u arrit me 22 janar 1996 nė
Institutin-Roslin tė Skocisė ku si
rezultat i hulumtimeve komplekse
shkencore tė ripėrsėritjes se njė gjeni,
u krijua delja Dolly". Shkencėtarėt
Skocezė ia arritėn qė nga njė qelizė e
vetme e deles tė ripėrsėrisin tė njėjtin
tip, pra tė krijojnė prototipin identik
nė ēdo aspekt. Pas kėtij eksperimenti tė
suksesshėm nė Skoci, filluan punėn
institutet e ndryshme nė shumė qendra
botėrore. Mė 1997 u arrit klonimi i
minjve; mė 1998 klonim i viēit
Marguerite; mė 1999 klonimi i derrave;
nė vitin 2000 u arrit pėr herė tė parė
me sukses edhe klonimi i majmunit; mė
2003 klonimit i kalit "Prometea" dhe nė
prill 2005 klonimi i parė i njė qeni, tė
quajtur "Snuppy". Kėto suksese tė
njėpasnjėshme tė klonimit tė shtazėve tė
ndryshme, bėn me dije se klonimi i parė
i njeriut ėshtė nė prag!

Derisa eksperimentimet e
shumėfishimit identik me shtazė lejohen
edhe me ligj, eksperimentet e klonimit
tė qenies njerėzore kanė hapur debate tė
shumta. Vet, ish Kryetari Klinton kėrkoi
nga komisioni bioteknik tė dalė me njė
qėndrim rreth kodit etik nė fushėn e
biogjeneve. Edhe ministria gjermane e
Shkencave dhe Hulumtimeve kėrkuan
marrjen e masave pėr ndėrprerjen e
ēfarėdo lloj keqpėrdorimi nė kėtė fushė.
Deputeti britanik, D. Akllen beson se
kjo vė ne dyshim gjithė natyrėn e
njeriut. Mendoj se kjo do tė ēoj nė
zhdukje e njeriut. Ne po krijojmė njė
nenspecie, dhe njeriu nė tė ardhmen,
nėse kjo vazhdon, do tė jetė vetėn njė
vepėr dhe jo njeri i vėrtet". Nė kėtė
drejtim kritika tė rrepta dėrguan edhe
bashkėsitė fetare duke i paralajmėruar
shkencėtarėt qė tė heqin dorė nga
manipulimet me krijesat e Perėndisė,
sepse kjo mund t'ju hakmerret keq!
Me gjithė kritikat e shumta, nė dhjetor
tė vitit 2000, Parlamenti britanik jep
dritėn e gjelbėr dhe mundėson
eksperimentime klonuese pėr nevoja
terapeutike. Sipas rregullave tė rrepta",
shkencėtarėt mundet tė eksperimentojnė
me embrionet klonuese, por ato, nuk
guxojnė tė jenė mė tė vjetra se 14 ditė.
Gjithashtu, lajmet mė tė reja nga
Berlini lėnė tė supozohet se dhe
Parlamenti gjerman, pas atij britanik,
do tė mundėsoj njė eksperimentim tė
kėtij lloji (parlamenti gjerman e ka tė
ndaluar me ligj qė nga viti 1990
manipulimin me gjene). Por manipulimi me
gjene (pėr qėllime humane, mjekėsore,
shkencore etj.) lejohet edhe nė Finlandė,
Danimarkė, Spanjė e shumė vende tė tjera.
Kjo u vėrtetua edhe gjatė votimin tė njė
deklarate kundėr klonimit nė shkurt tė
vitit 2005 nė Kombet e Bashkuara, ku mbi
30 shtete u deklaruan pro klonimit.
Nė dhjetor tė vitit 2000,
shkencėtari amerikan, Gregory Stock, nė
intervistėn pėr revistėn gjermane Fokus"
thotė se fėmija i parė i klonuar pritet
tė lind brenda pesė viteve tė ardhshme".
Me 26 janar tė vitit 2001, njė grup prej
tre shkencėtarėsh nėn udhėheqjen e
shkencėtarit italian, Severino Antinori,
bėri me dije, se klonimi i njė embrioni
njerėzor do tė mund tė realizohet brenda
18 muajve". Pėrndryshe, Antinori u bė i
njohur nė botė nė vitin 1994, kur arriti
qė njė grua 62 vjeēare ta bėjė nėnė. Qė
tani, ai i ka nė dispozicion 50 qifte qė
janė lajmėruar vullnetarisht.
Nga tempoja rapide e
zhvillimit tė shkencės, shihet qartė se
ajo po i afrohet pikave kulminante. Lajmi
epokal i njeriut tė parė tė klonuar sė
shpejti do ta trondit botėn. Njė homo i
klonuar nė laborator nuk ėshtė mė utopi".
Kėtė e thonė ekspertet me njė siguri tė
plotė.
Francis Collons, njė
udhėheqės i kėrkimeve tė gjeneve, nė
konferencėn e World-Life-Science qė u
mbajt mė 2001 nė Lyon tė Francės thotė
se ėshtė i bindur se njeriu do tė
lirohet nga kufizimet biologjike dhe do
ta merr nė duart e veta kontrollin
evolutiv". Ai mendon se brenda disa
vitesh njeriu i modifikuar gjenetik do
tė jetė si qenie standarde. Shkencėtarėt
do tė mund tė manipulojnė me gjenet dhe
tė mundėsojnė lindjen e fėmijėve tė
shėndosh, duke larguar tek ata gjenet e
sėmura, tė trashėguara nga prindėrit.
Pra me kėtė do tė mundėsohet edhe
ndryshimi i dėshiruar i statusit
biologjik pėr ta avancuar vetveten. Edhe
kėshilltari pėr ēėshtje etike i ish
Kryetarit amerikan Klinton, Eric Meslin
ėshtė thellė i bindur se njeriu sė
shpejti do tė klonohet. Nuk mund tė
ndaloht ky proces" - thotė ai. Panos
Cavos, shkencėtar amerikan dhe anėtar i
treshit nė grupin e Antinorit, nė njė
emision televiziv gjerman, thotė: Djalli
ka dalė nga shishja. Mė mirė ta krijojmė
ne atė se sa njė diktator i kėsaj bote (aludonte
nė Sadam Hyseinin)."
Shumė autorė nė artikujt
e tyre lėnė tė dyshosh, shikuar nga
zhvillimet e hovshme tė shkencės nė
pėrgjithėsi, se qysh sot nėpėr
laboratorė tė ndryshme tė botės veē
krijohen klonime tė qenies njerėzore! Me
teknologjinė qė disponon sot njerėzimi,
nuk duhen investime dhe mund i madh pėr
t'i mundėsuar kushtet e njė laboratori
pėr klonim. Pėr te krijuar njė "Frankenshtajn"
nevojitet vetėm njė qelizė e shėndosh.
Andaj edhe shtohet dyshimi dhe frika se
kjo do t'u mundėson diktatorėve tė
ndryshėm tė krijojnė kopjen e vetė dhe
atė, jo vetėm njė, por disa pėrnjėherė.
Derisa disa tmerrohen nga kėto
parashikime, tė tjerėt ngazėllohen duke
shpresuar se do tė rilindin idolet e
tyre. Veē janė paraqitur grupet tė
ndryshme me shuma tė caktuara tė hollash
qė kėrkojnė kopjet e idoleve tė tyre siē
ėshtė ai i American for Cloning Elvis",
qė shpresojnė se pėrmes djersės nė
kėmishėn e Elvis Prislit do tė
mundėsohet rilindja e tij. Pastaj nė
grup tjetėr, www.clonejesus.com qė
shpresojnė nė rilindjen e Krishtit etj.
Shumė tė tjerė shpresojnė nė rilindjen e
mė tė dashurve tė tyre qė kanė pėsuar
nga sėmundjet ose fatkeqėsitė, duke i
kthyer ata prapė nė jetė pėrmes sistemit
tė klonimit. Gjithashtu, njė sekt nė
Amerikė ofron pavdekėsi". Pėr 200.000
dollar amerikanė ata ju garantojnė
shėrbim komplet tė klonimit personal pas
vdekjes.
Derisa skeptikėt kanė njė
prizėm tjetėr shikimi pėr kėtė drejtim,
shkencėtarėt kėtė e konsiderojnė si
metodė terapeutike qė do t'i ndihmoj
shumė njerėzimit, sidomos tani pas
zbėrthimit tė alfabetit gjenetik nga
shkencėtari amerikan Craig Venter.
Marrja e njė embrioni nga njė qelizė
njerėzore dhe shumėfishimi i saj,
ngjallė shpresa tė mėdha nė lėmin
medicinal. Mė kėtė sistem, shkencėtarėt
shpresojnė se do tė arrihet eliminimi i
shumė sėmundjeve tė rėnda e tė
pashėruara gjerė mė tani siē janė:
kanceri, AIDS, parkinsoni etj. Ky sistem,
sipas shkencėtarėve, do t'ua kthej
shpresat edhe shumė tė sėmurėve qė
presin transplantim tė organeve nga mė
tė ndryshmet. Gjithashtu, do tė ndikoj
edhe nė shėrimin e lėndimeve tė palcės
kurrizore si dhe tė sistemit nervor, pra
do tė jetė njė hapė shumė i rėndėsishėm
pėr mjekėsinė. Kjo metodė e klonimit
terapeutik nuk ėshtė njė hapė kah Desingbaby",
por njė metodė e re e shėrimit pėrmes
linjave qelizore" thotė Henning Beier,
Drejtor i Institutit Anatomik nga
Klinika Universitare e Aachenit.
Se kur do t'i shijoj
rrezet e kėsaj bote qenia njerėzore e
klonuar dhe a do tė paraqes ardhja e tij
shpresėn apo tmerrin, varet shumė nga
normat morale, etike, mjekėsore, ligjore
etj. Por siē duket kjo do tė ndodh sė
shpejti, kur te kihet parasysh fakti se
sot nė mbarė rruzullin tokėsorė punojnė
intensivisht nė kėtė drejtim me dhjetėra
grupe shkencėtarėsh.
Sido qė tė jetė, ēėshtjet
mbesin tė hapura dhe prognozat janė tė
ndryshme. Krahas prioriteteve pozitive
dhe shpresėdhėnėse pėr mjekėsinė,
megjithatė doza e frikės sa vjen e
shtohet, pasi mundėsit e keqpėrdorimit
pėrmes gjeneve nė sferat mė tė thella tė
qenies njerėzore, kurrė nuk kanė qenė mė
tė mėdha dhe mė tė rrezikshme se sot.
Sabir KRASNIQI |