|
▪ Decenieve tė
fundit, mjekėt dhe shkencėtarėt
ballafaqohen me rastet e jashtėzakonshme
qė nuk mund tė shpjegohen me njohuritė
tona ekzistuese tė shkencės
bashkėkohore.
Konkretisht, fjala ėshtė
pėr pėrjetimet mrekulluese tė individėve
tė shumtė, pas gjendjes sė komės,
vdekjes klinike, transit psikik... pra,
pas pėrjetimit tė ndjenjės "nė kufi tė
vdekjes" dhe tė rikthimit tė sėrishėm nė
jetė. Edhe pse instrumentet tejet tė
ndjeshme medicinale, nė ato momente nuk
shėnonin asnjė aktivitet tė vetėdijshėm
tė trurit, dėshmitarėt, pas kėsaj
gjendjeje, ktheheshin me rrėfimtarė tė
fascinuar tė pėrjetimeve tė ndryshme, qė
krahasuar me rastet e njėjta tė izoluara
nga vendet e ndryshme tė botės, kėto
rrėfime nė mes veti kishin pėrmbajtje
analoge. Rasti mė i popullarizuar i
kėtij lloji nė botė ėshtė ai i Beti Idit,
e cila, eksperiencėn personale tė
pėrjetuar tė fenomenit "NDE", e ka
pėrshkruar nė veprėn e vet tė njohur: "Nė
pėrqafim tė dritės", vepėr kjo
"bestseller" nė SHBA, e shitur nė 5
milionė ekzemplarė. Beti Idi ėshtė njė
grua psikikisht dhe fizikisht normale, e
cila kishte jetė tė zakonshme. Ishte
nėnė e shtatė fėmijėve dhe me burrin e
saj jetonte nė harmoni bashkėshortore.
Nė moshėn tridhjetė vjeēare, qe e
detyruar t'i nėnshtrohet njė intervenimi
kirurgjik. Menjėherė pas operimit,
derisa pushonte nė shtratin e kurimit
pas operativ, papritmas fillon tė ndiejė
se si trupi i saj bėhej i lehtė dhe bie
nė komė.
"... Aty pėr aty shpirti
im ērrėnjoset nga gjoksi dhe fillon tė
ngrihet lart..." shkruan Beti nė veprėn
e saj. "Ndjenja e parė nė atė moment
ishte njė lehtėsim i kėndshėm. Nuk
vėrejta asgjė qė do tė dukej jonormale.
Nuk kishte asgjė tė panatyrshme nė atė
pėrjetim. E mbushur pėrplot me ndjenjėn
e lirisė sė pakufishme, ndjeva se
fillova tė ngrihem nė lartėsinė e
tavanit. Nga kjo lartėsi, vėrejta nė
shtrat njė trup tė shtrirė. U bėra
kureshtare ta zbuloj se kujt i takon ky
trup dhe u lėshova poshtė. E njoha! Qe
imi! Menjėherė, nė atė ēast kuptova se
isha larguar nga jeta. Kisha vdekur! Nuk
u dėshpėrova. Pėrkundrazi u ndjeva e
lumtur. Tripi im, qė ishte i shtrirė aty
poshtė, m'u duk si njė rrobė e vjetruar
qė e kisha braktisur. Nuk kisha mė as
dhembje pas operative, qė, sa isha nė
trupin tim, qenė tejet tė forta. Isha e
kapluar tėrėsisht nga ndjenja e gėzimit,
sepse unė tanimė isha trup tjetėr, pa
peshė dhe tejet tė lėvizshėm!".
Mė pas, siē e pėrshkruan
Beti nė veprėn e saj, nė praninė e afėt
u paraqitėn tri silueta qė dukeshin si
tė pleqve dhe u prezantuan se vijnė nga
"e kaluara e pėrhershme".
"E njoftojmė qė ka
vdekur e re, duke e inkurajuar se nuk do
tė brengoset pėr kėtė". Me tė kuptuar se
tanimė, vėrtet, ishte e vdekur, Betit,
nė atė moment, i kujtohen bashkėshorti
dhe fėmijėt. Pasi vėren se mund tė
lėvizė, furishėm drejtohet kah shtpia e
saj. Nė atė ēast, nė sallonin e shtėpisė
sė tyre familjare, e shikon burrin dhe
fėmijėt se si pa brenga kryenin veprimet
e zakonshme ditore. Aty pėr aty tenton
tė depėrtojnė dhe tė hulumtojė nė
thellėsinė e shpirtit tė tyre. Nė kėtė
zhytje, te ēdonjėri, veē e veē, vėren se
nė fluidet eterike si mbėshtjellėse tė
trupit tė tyre tė quajtur shpirt si
klishe, paraprakisht, ishin tė kalitura
fatet e tyre. Pasi u sigurua se
ardhmėria e tė dashurve tė saj ishte e
mirė, u ndje e lumtur. Mė pas nga
largėsia dėgjon njė tingėllimė sikur tė
kėmbanave tė vogla. Aty pėr aty, njė
forcė e madhe tėrheqėse e shpie kah njė
hapėsirė thellėsie qė ngjante si tunel,
nė fundin e tė cilit, ajo sheh njė dritė
verbuese. Gjatė kėtij udhėtimi qė ndodhi
me njė shpejtėsi marramendėse, nuk ishte
e frikėsuar fare, sepse ajo qė e kishte
pėrmbushur atė hapėsirė tė atij tuneli
ishte ndjenja e fortė e dashurisė.
Si u transformua shpirtėrisht?
Sikur
tek Beti, ngjashėm edhe me tregimet e
tjera tė dėshmitarėve tė ndryshėm, me tė
arritur nė fund tė tunelit tė errėt, nga
shihej drita e fortė, paraqitet njė
figurė flakėruese drite, me kontura tė
qarta tė njė plaku me mjekėr tė gjatė,
tė cilit mund t'i bėheshin pyetja pėr
shumė gjėra tė paqarta nga situata. Atė,
ajo krijesė flakėruese drite nė formė
plaku, pas shumė kėshillave dhe
udhėzimeve tė tjera tė bėra, e njofton
se duhet tė kthehet nė tokė, sepse ende
nuk i kishte ardhur koha ta braktiste
jetėn materiale, me kusht qė tani e
tutje duhej ta ndėrronte nė tėrėsė
mėnyrėn e zakonshme tė tė jetuarit dhe
tė menduarit. Kėshtu, Beti kthehet nė
spital, hyn nė trupin e saj tė shtrirė
nė shtrat dhe zgjodhet nga gjendja e
pėrcaktuar prej mjekėve si "vdekje
klinike".
Vazhdon tė jetojė, por
jo mė si Beti e dikurshme, por e
transformuar shpirtėrisht.
I nxitur nga dėshmitė e shumta dhe nga
pėrshkrimet tėrėsisht analoge tė
personave tė ndryshėm anė e kėndej botės,
mbi pėrjetimet e tyre pas gjendjes sė
komės, transit psikik, vdekjes klinike...,
dy shkencėtarė tė mirėnjohur amerikanė,
autorė tė veprės sė famshme dhe mė e
lexuar "Jeta pas jetės", Dr. Kened Ring
dhe Rajmond Mudi, formojnė Shoqatėn e
parė ndėrkombėtare nė botė pėr
hulumtimin e fenomenit "NDE" (shkurtesa
nga anglishtja: near death experience-eksperienca
"afėr vdekjes"), Dr. Kened Ring,
profesor i psikologjisė nė Universitetin
Konektiket, nė SHBA, nė lidhje me kėtė
fenomen tejet specifik dhe kontradiktor,
si dhe pėr rezultatet e arritura nė kėtė
drejtim, deklaron:
"Kur, nė vitin 1976, sė
bashku me kolegun tim Dr. Rajond Mundi,
kemi filluar tė punojmė nė kėso rastesh,
nė rend tė parė deshėm tė bindemi se mos
kemi tė bėjmė me ėndrra ose
halucinacione. Fillimisht, mu ky ishte
shkasi t'i hyjmė kėsaj pune. Por, tė
gjithė bashkėbiseduesit tanė qė i
intervistonim, pėr pėrjetimet e tyre "gjatė
vdekjes", jo vetėm se na flisnin aq
bindshėm, duke i pėrshkruar nė detaje tė
gjitha situatat, por asnjė taktikė e
parapėrgatitur nga se, si grackė e
verifikimit tė mundėsisė sė gėnjeshtrės
nga ana e tyre, nuk i dėshmoi dyshimet
tona. Ishim mė se tė bindur, se nė kėto
tregime, vėrtet, misterioze, nukkemi tė
bėjmė me ėndrra dhe as halucinacione, e
mė sė paku gėnjeshtrat. Pra vetes kishim
njė sfidė pėr njė fenomen, vėrtet,
misterioz. Pasi u bindėm se ka diēka,
vėrtet, sfiduese nė kėtė ndėrmarrje,
filluam t'i hulumtojmė teknikat e njėjta
qė tė ēojnė nė kėtė gjendje tėndryshme
shpirtėrore, sikure ėshtė medimit,
transi psikik, krizat mistike dhe
religjioze. Vėrtetuam se gjendja mė e
pėrafėrt psikike e fenomenit tonė
studimor, ishte gjendja shpirtėrore "OOBE"
(anglisht: out of the body eksperience -
udhėtimi jashtė trupit), e cila mund tė
pėrjetohet si nė situatat e shfaqjes sė
gjendjes "NDE", po ashtu, edhe nė mėnyrė
plotėsisht tė vetėdijshme, nga ana e
personave paraprakisht tė ushtruar mirė
pėr udhėtime jashtėtrupore. Gjatė "gjumit
anastezik", para operimit, shumica e
pacientėve e ndiejnė veten se rrinė
pezull nė ajėr, duke pasur mundėsinė qė
ta shohin nė detaje vijimin e
operacionit tė bėrė nė trupin e tyre!",
thekson nė vazhdin dr. Ring. "Ka pasur
raste qė disa pacientė, nė kėtė gjendje,
ta quajmė ashtu - kome, tė udhėtojnė tek
tė afėrmit e tyre nė largėsi tė mėdha
dhe pas krahasimit tė kėtij udhėtimi me
skenat e para qė tė moment nga largėsia,
dėshmohet se "udhėtimi astral", vėrtet
ka ndodhur!".
Madhėshtia e Adem Kolgecit
Kėshtu (nė lidhje me
kėtė fenomen) thekson personaliteti
eminent i shkencės serioze oficiale tė
psikologjisė, dr. Ring, por unė si autor
i kėtij shkrimi, gjatė hulumtimit tim
kurioz tė fenomenit tė "udhėtimit
astral", bashkėpunoja, me mikun tim tė
nderuar, z. Adem Kolgecin, njė shėrues i
suksesshėm alnternativ nė Kosovė, i cili
nė shumė terapi tė veta shėruese tek
pacientėt, pos tė tjerash, me sukses
zbatonte teknikėn e Hipnozės. Ademi mė
njoftoi pėr njė rast nė fshatin Mamushė,
afėr Prizrenit dhe, pasi qė pacientja
ishte e pėrkatėsisė turke, e unė e
flisja mirė tuqishten, mė ftoi t'i bėj
sugjestionet hipnotike nė gjuhėn e saj
amtare...
Ajo vuante nga njė "neurozė
konversive" dhe, pos tė tjerash, ishte e
preokupuar nga malli i flaktė pėr tė
vėllanė binjak nė Gjermani, tė cilin nuk
e kishte takuar katėr vjet. Ademi mė
udhėzoi qė tė hipnotizoj (kuptohet nė
gjuhėn turke) dhe me sugjestione ta
dėrgoj tek i vėllai i saj nė Gjermani.
Kjo kėrkesė e Ademit m'u duk pak si
qesharake, por nuk e kundėrshtova.
Ashtu veprova. Dhe, nė
gjendje transi hipnotik, pėrmes dhėnies
sė sugjestioneve, pacientėn tonė e
takova me tė vėllanė e saj. Pėrjetimi
ishte, vėrtet, mbresėlėnės. Ajo fliste
me tė, filloi ta pėrqafojė dhe ēmallej
me sytė e pėrlotur... Pasi e ktheva nė
gjendje tė vetėdijshme, pacientja jonė
ishte e bindur se ėshtė takuar me tė
vėllanė nė Gjermani, ka qenė nė dhomėn e
tij dhe ka biseduar me tė. E
pėrshkruante nė detaje edhe si dukej
dhoma e tė vėllait. Pas kėsaj terapie,
ajo nuk pat mė nevojė pėr kurime tė
tjera. Ishte e shėruar tėrėsisht.
Udhėtimi i vetėdijshėm jashtė trupit,
ose fenomeni "NDE", ėshtė njė fenomen qė
ishte i njohur dhe kultivuar qė nga
civilizimet e hershme njerėzore. Pėr ata
lexues, qė ju intereson mė gjerėsisht
kjo temė, fatmirėsisht, kėto ditė, nėpėr
libraritė dhe libėrshitėsit tjerė anė e
kėnd Kosovės, ėshtė nė shitje libri me
temė tejet interesante pėr kėtė fenomen,
pėrkthyer edhe nė gjuhėn shqipe, me
titull "Jashtė trupit", e autorit
boshnjak Ahmed Bosniq. Por, fatkeqėsisht,
kjo vepėr ka ngjallur interesim tė vogėl
nga lexuesit kosovarė shqiptarė.
Sido qė tė jetė, pėr
fund, mund tė bėjmė njė konstatim, tė
cilin e vėrteton nė shkrimet e veta edhe
dr. Ring: Tė gjithė pacientėt qė e kanė
pėrjetuar kėtė gjendje tė fenomenit "NDE",
pas kthimit nė "jetėn e sėrishme,
nukjanė mė ata qė kanė qenė mė parė.
Ndjehen tėrėsisht tė
transformuar, shpirtėrisht mė tė qetė,
tė gėzuar dhe tė lumtur pėrherė. Ata, mė
nuk i frikohen vdekjes dhe jetėn nė tokė
e konsiderojnė si njė fazė kalimtare.
Shumica prej tyre, fitojnė edhe aftėsi
tė jashtėzakonshme tė parathėnies sė
gjėrave, parashikimit dhe shėrimit.
Adnan Abrashi-NANDA |