|
▪ Fjala ėshtė pėr
fenomenin e vetėvrasjes, dukuri kjo, qė
nė shoqėrinė tonė tė re "moderne"
kosovare, vit pėr vit po jep shenja
brengosėse tė njė rritje marramendėse.
Kosova e jonė, deri mė
dje njė regjion me popullatė tė shėndosh
qė bėnte mė sė paku vetėvrasje, sot
radhitet nė mesin e shteteve me
pėrqindje mė tė madhe statistikore tė
atyre qė atakojnė ndaj jetės sė vetė.
Sinjali i kuq kaherė ėshtė ndezur, por,
fatkeqėsisht, sot te ne, me kėtė fenomen,
mė tepėr merren gazetarėt dhe mediet, se
sa ata qė jenė mė kompetentė. Duke
dashur qė edhe ne si revistė tė japim
njė kontribut sado tė vogėl nė kėtė
drejtim, pėrmes kėtij artikulli,
fenomenin e vetėvrasjes do ta
prezantojmė nga kėndvėshtrimi i saj
psikologjik dhe preventiv. Pra, nga
shkaktarėt dhe mundėsia e parandalimit
tė njė akti tė tillė .Pėr fillim,
gjithnjė duhet filluar me atė pyetje tė
madhe: PSE?Ekzistojnė shumė shkaqe qė
mund ta shtyn njė person tė bėjė
vetėvrasje. Nga ato mė tė shpeshta mund
tė konsiderohen:
- Marrėdhėniet tė
ērregulluara familjare, keqtrajtimet,
dhuna, etj.;
- Mossuksesi gjatė
shkollimit;
- Paaftėsia e komunikimit
me moshatarėt. Personi potencial pėr
vetėvrasje ndjehet i izoluar dhe i
papranuar nga rrethi;
- Humbja e dikujt mė tė dashur pėrmes
vdekjes, ndarjes, ēkurorėzimit...;
- Shtatzėnia tek femrat
dhe proceset fiziologjike - hormonale qė
ndollėn nė organizmin e saj;
- Dėshpėrimi i madh dhe
nėnēmimi;
- Ambiciet e tepėrta tė
prindėrve dhe presioni i madh
psikologjik qė bėjnė fėmijės sė tyre. Ky
presion i pandėrprerė, nė psiken e njomė
tek fėmijėt ta krijon ndenjen e gabuar
tė bindjes: "Patjetėr duhet tė jem mė i
miri, mė i suksesshmi, mė i dalluari...
nėse nuk jam, do t'i dėshpėroj ata,
andaj mė mirė ėshtė qė t'mos jem fare")
- Riatdhesimi,
rivendosja-humbja e gjithė asaj tė
njohur dhje ballafaqimi me adaptimin nė
rrethanė tė ri;
- Humbja e sė dashurės,
dashurit;
- Abuzimet e ndryshme me
droga dhe alkool.
Pėr mundėsinė e pengimit
tė ndodhjes sė njė vetėvrasjeje, asnjėra
nga kėta tregues nuk mund tė jenė si
shenja tė sakta dhe tė sigurta
paralajmėruese. Por, sa mė shumė qė kėto
shkaqe tė jenė evidente nė jetėn dhe
sjelljet e atij personi, aq mė shumė
edhe brengosja e jonė duhet tė jetė edhe
mė e madhe.
Nė kėtė moment, ėshtė
shumė me rėndėsi t'i kushtohet vėmendje
kėtyre tshenjave tė sjelljes, e qė janė
sinjale tė njė ndryshimi tė shprehur nga
sjelljet e zakonshme tė atij personi.
Kėto shenja paralajmėruese si tregues mė
tė shpeshtė mund tė jenė:
- Ndryshimet e mėdha nė
sjellje ;
- Tėrheqja nga shoqėrimi
me miqtė dhe njerėzit nė pėrgjithėsi;
- Problemet me gjumin dhe ushqimin;
- Humbjen e interesimit
pėr aktivitete, shkollė, lojė, etj.;
- Humbja e interesimit
pėr dukjen personale fizike dhe
higjienėn trupore;
- Personi nuk mahitet dhe
nuk bėnė shaka mė, ose e kundėrta,
gjithnjė mahitet dhe bėnė shaka tė
tepėrta;
- Shpesh shprehet me
fjalėt: "ēdo gjė nė kėtė jetė ėshtė e
keqe", "gjithmonė i pengoj dikujt", "sė
shpejti do ta zgjidhi kėtė problem"...etj.;
- Zakonisht bėhet mė
zemėrgjerė dhe fillon t'i fali tė
tjerėve gjėsendet e veta; rregullon dhe
i bie nė vend disa gjėra qė mė parė i
kishte lėnė mangu, etj.;
- I fton ose bėnė vizita
mė tė shpeshta personave tė dashesh dhe
miqėve mė tepėr se sa zakonisht;
- Nuk i intereson ma
shkolla dhe suksesi nė mėsime ka nė
rrėnje drastike;
- Nuk ėshtė i koncentruar
fare nė asgjė. Ėshtė gjithnjė nė mendime.
Duket i hutuar dhe lėnė pėrshtypje se
gjatė bisedės nuk e dėgjon fare
bashkėbiseduesin;
- Fletė shpesh pėr
vdekjen dhe lexon literaturė qė
trajtojnė mė tepėr tema pėr vdekjen;
- Ka pasur edhe ndonjė
tentim tė mėparshėm pėr vetėvrasje.
Ēka duhet bėrė? Si t'i
ndihmojmė kėtyre personave?
Nėse nė sjelljet e
pėrditshme tė fėmijėt, mikut apo ndonjė
person tjetėr, i parandiejmė ose hasim
nė shenja tė sipėr cekura, ato mund tė
na parathonė njė mundėsi potenciale tė
njė tentative nė tė ardhmen pėr kryerjen
e vetėvrasjes nga ai. Nė kėto raste, ne
duhet tė reagojmė shpejtė dhe nė mėnyrė
sa mė adekuate.
Por, si?
Kur dikush ju thotė se ka
ndėrmend tė bėjė vetėvrasje, kurrė mos e
merrni kėtė si shaka. Veprimi i parė
ėshtė BISEDA. Me tė BISEDONI...BISEDONI
dhe vetėm BISEDONI... Kėta njerėz kanė
nevojė tė madhe pėr njė gjė tė tillė.
1. Hapi tjetėr ėshtė NDĖGJIMI. Lejojeni
qė ai person t'ju flas se si ėshtė i
dėshpėruar, i pakėnaqur nga jeta, se ka
probleme... etj. Pa marrė parasysh se sa
negativisht do tė reflektojnė kėto
deklarime, vetė fakti qė ai/ajo ka
vendosur t'ju besohet, ėshtė njė shenjė
tejet pozitive. "Ventilimi" dhe zbrazja
e emocioneve, veē nė hapin e parė do t'i
sjelli njė lehtėsim tė madh atij.
2. MOS TENTONI TĖ JEPNI KĖSHILLA.- Me
njė person potencial tė bėjė vetėvrasje,
kurrė mos tentoni t'i jepni vėrejtje nė
formė: "e ke gabim", "nuk ėshtė mirė ta
bėsh kėtė akt"...etj. Gjatė kėsaj bisede,
po ashtu, kurrė mos praktikoni t'i
pėrdorni ato shabllone tė zakonshme
inkurajuese: "Do tė jetė mirė nė tė
ardhme", "Gjithmonė njeriu duhet tė
mundohet dhe tė sakrifikoj nė jetė", "Mos
qaj", "Duhet tė mendosh pozitivisht"...etj.
Kur mos e provokoni dhe as mos e sfidoni
me asgjė, ndjenjėn e tij pėr bindjet tė
gabuara qė ai ka pėr jetėn. Mos harroni,
kėta persona e kanė tė zhvilluar
intuitėn dhe shpejtė i parandiejnė
qėllimet e juaja tė sinqerta. Ata, me tė
dėgjuar kėto shabllone standarde si
kėshilla gjoja tė "mirėfillta", do tė
mbyllen dhe nuk do tė jenė mė tė
sinqertė nė komunikim me ju. Pa marrė
parasysh se sa "shokuese" dhe absurde do
tė jenė qėndrimet e bashkėbiseduesit, ju
duhet t'i dėgjoni dhe t'i pėrjetoni ato
sinqerisht. Gjithmonė pranoni se
pajtoheni me tė dhe ai nė tėrėsi ka tė
drejtė
3. Pasi tė vlerėsoni se ėshtė krijuar
besimi i mjaftueshėm reciprok, PYETENI
se mos vallė atij pėr kėto shkaqe i
shkon mendja tė bėjė vetėvrasje? Me kėtė
pyetje mos ja impononi idenė, por, vetėm
bėjeni me dije se jeni tė gatshėm tė
bisedoni edhe pėr kėtė mundėsi. Nėse
merrni nga ai njė pėrgjigje pozitive,
vazhdoni ta pyetni edhe mė tej. Ėshtė me
rėndėsi tė dihet: a e ka menduar ai se
si do ta bėj njė vepėr tė tillė (a
ekziston nė kokėn e tij ndonjė plan
konkret)?; a i ka nė dispozicion tė
gjitha elementet e duhura pėr ta bėrė
kėtė vepėr ( a ekziston mjeti i caktuar);
a ka caktuar momentin se kurrė do tė
vendosi pėr njė hap tė tillė (kohėn).
Shumica, nė kėtė pyetje do tė pėrgjigjen
negativisht, gjė qė, pėr ne, do tė jetė
njė shenjė se plani i tij pėr kryerjen e
aktit tė vetėvrasjes ende nuk ėshtė
definitive dhe kjo mund tė merret si njė
moment mė inkurajues. Nėse veē e
zbulojmė se ekziston PLANI, MJETI dhe
KOHA e kryerjes sė vetėvrasjes, atėherė,
ne do tė kemi njė gjendje mė alarmuese.
Nė kėtė situatė, patjetėr duhet
intervenuar urgjentisht.
4. Nėse veē kemi tė bėni me njė situatė
serioze dhe alarmuese, atėherė, qėndroni
gjithnjė pranė tij dhe kurrė mos e leni
vetėm. Pandėrprerė bisedoni dhe vetėm
bisedoni.... Nė anėn tjetėr, paralelisht
si preventivė, tentoni t'i largoni tė
gjitha sendet qė mund t'i shėrbejnė atij
si MJET pėr kryerjen e vetėvrasjes.
5. Nėse edhe mė tej ndjeheni tė paaftė,
atėherė ftoni nė ndihmė ekspertin
profesional. Mos premtoni dhe mos t'ju
brej ndėrgjegjja se nuk e keni ruajt
fshehtėsinė. Personat qė tentojnė tė
bėjnė vetėvrasje, zakonisht pranojnė
ndihmėn e profesionistit.
Edhe disa karakteristika specifike
pėr vetėvrasjen
Gjatė hulumtimit tė tyre
tė fenomenit tejet tė pėrhapur nė botė
tė vetėvrasjeve, psikologėt: Fareberoėi
dhe Litman, vetėvrasjet i kanė
klasifikuar nė 3 kategori:
1. Kategoria e personave tė rrezikuar me
bindjen "TĖ JESH:
- Kėta persona nė fakt nuk dėshirojnė tė
vdesin, por vetėm tentojnė ta
sinjalizojnė se kanė nevojė tė sinqertė
pėr ndihėm;
- Rrezikshmėria e mundėsisė sė kryerjes
sė aktit tė vetėvrasjes, pėr kėtė
kategori njerėzish ėshtė mė e vogėl;
- Pėrfshihen nė 2/3 e vetėvrasjeve;
- Kryesisht janė tė gjinisė femėrore.
2. Kategoria e peronave tė rrezikuar me
bindjen "TĖ MOS JESH"
- Kėta vėrtetė dhe sinqerisht dėshirojnė
tė vdesin;
- Nuk tregojnė shenjat e tentativės para
aktit tė kryerjes sė vetėvrasjes;
- I pėrzgjedhin metodat mė tė rrezikshme
tė kryerjes sė kėsaj vepre;
- Pėrfshihen nė 3-5% tė vetėvrasjeve tė
kryera;
- Preventiva tek kėta persona jep
rezultate tė vogla;
3. Kategoria e peronave tė rrezikuar me
bindjen "TĖ JESH APO TĖ MOS JESH"
- Janė tė pazakonshėm dhe tė pa definuar.
Aktin e vendimmarrjes ia lėnė fatit;
- I pėrzgjedhin metodat tė rrezikshme tė
kryerjes sė kėsaj vepre, por me njė
ndikim mė tė ngadalshėm tė veprimit;
- Pėrfshihen me 30 pėr qind tė
vetėvrasjeve;
- Pėr kėta ėshtė karakteristike motivi:
"jeta me apo pa fat".
Adnan Abrashi-NANDA |