|
▪ Si nė koluaret e
qarqeve akademike shkencore ashtu edhe
nė opinionin e gjer, asnjė metodė
tradicionale gjer mė sot, nuk ka
shkaktuar aq kundėrthėnie dhe bujė tė
madhe sensacionale, sikurse
PSIKOKIRURGJIA, apo operimi shpirtėror
me gishta, pa brisk, pa anestezion, pa
gjak, pa dhembje, si dhe komplikime
tjera tė mundshme post - operative. Kėtu
kemi tё bёjmё me njё metodė tė vjetėr
dhe tejet efikase operative tradicionale
qė na vjen nga FILIPINET, e qė me tė
madhe aplikohet nga disa individė tė
veēantė me prirje tė jashtėzakonshme.
Nga shumė psikokirurg tradicional
botёror, qė nė mėnyrė tejet efikase e
aplikojnė kėtė metodė, si mė tė
popullarizuar nė qarqet akademike dhe
publicistike, konsiderohen dy prej tyre:
psikokirurgu filipinas ELEUTERIO
TARTE, dhe meksikani ARIGO.
Edhe pse sot vetėm nė kryeqytetin e
Filipineve Manila, zyrtarisht janė tė
evidentuar mbi 400 sosh, kėta tė dy,
konsiderohen si mė tė njohur, mu pėr
shkak se kanė pranuar qė me kėto aftėsi
tė veta tė jashtėzakonshme tė
nėnshtrohen metodave hulumtuese
shkencore.
1.
Psikokirurgi filipinas ELEUTERIO TARTE
TARTE tanimė legjendė e psikokirurgjisė
tradicionale filipinase, me operimet e
veta pėrmes gishtėrinjve tė duarve,
bėnte vėrtetė shėrim mrekulluese. Ky
kirug popullor ēudibėrės, intervenimet e
veta specifike operative, nuk nguron t'i
demonstronte as para kamerave televizive
dhe fotoreporterėve tė gazetave tė
ndryshme botėrore. Fillimisht duke
kėrkuar egzaminimet pėrfundimtare tė
bėra me metoda bashkėkohore medicinale,
Tarte, oparacionet e veta
psikokirurgjike, zakonisht i aplikonte
tek pacientėt qė kishin tumore, ciste nė
organet e mbrendshme tė trupit, gurėsit
nė veshka dhe nė qesen e tėmthit, etj.
Pasi qё pacientin e vetė e shtrinte nė
njė tavolinė tė improvizuar operative
dhe nė at pjesė ku duhet tė kryhet
operimi ia pėrvjelte teshat e trupit,
TARTE, fillimisht, me njė ritual tė
thjesht tė koncentrimit tė pėrqendruar,
vetėm pėrmes gishtėrinjve tė duarve,
fillonte ndėrhyrjet e veta operative.
 |
 |
Nuk pėrdorte kurfar
brisku dhe paraprakisht nuk aplikonte
ndonjė medikament anestezioni. Operimi
zakonisht zgjaste mė sė shumti 15 minuta.
Gjatė tėrė kohės sė operacionit,
pacienti mbetej i zgjuar dhe nё vetėdije
tė plotė, duke mos ndjerё fare dhembjen.
Pasi tė ishte kryher operimi, tek asnjė
pacient , nė pjesėn e trupit ku ishte
kryer operimi, nuk mund tė vėrehej asnjė
vragė apo shenjė.
2. Meksikani i famshėm
ARIGO
Me fenomenin e PSIKOKIRURGJISĖ janė
marrė dhe sot e kėsaj dite merren shumė
shkencėtarė, e ndėr ta mė i njohur
mbetet Dr. Andrej Puhariq, amerikan, me
prejardhje kroate. Ai nė krye tė njė
ekipi pesė-anėtarėsh reputativ mjekėsor
amerikan, plotė pesė vite, studio
fenomenin PSIKOKIRURGJI, tek njė
psikokirurg laik nga Meksika, i quajtur
ARIGO, i cili nė masė ishte i njohur me
nofkėn "kirurg me brisk tė ndryshkur".
Pesė vite pa ndėrprerė Dr. Puhariqi me
ekipin e vetė shkencor, pėrcillte
intervenimet kirurgjike tė Arigos, ashtu
qė nė fund vendos qė edhe vet t'i
nėnshtrohet njė operacioni tė tillė nga
njė tumor nė kėmbė. Nė lidhje me kėtė
operacion tė bėrė nė vete, Dr. Puhariq
nė njė publikim tė tij shkruante:"...nuk
ndjeva kurrfarė dhembje. Mirėpo, duke
ditur se brisku dhe duart e Arigos fare
nuk ishin tė pastra dhe se lėkura ime
para operacioni, as qė ishte sterilizuar,
gjithmonė kisha frikė pėr mundėsinė e
paraqitjes sė infeksionit dhe ndoshta
edhe tė helmimit tė gjakut. Qė tė
reagoja me kohė, nė rast se paraqiten
kėto simptoma, bėra tė gjithė
parapėrgatitjet e duhura tė veprimit.
Plagėn e kisha tė lidhur me njė fashe tė
thjeshtė tė cilėn ēdo ditė e hapja dhe e
fotografoja. Pėr ēudi asnjė infeksion
nuk u paraqit e, qė ishte mė e befasuese,
plaga ime qe mbudhur dhe shėruar
plotėsisht pas tri ditėsh, qė pėr
medicinėn tonė ėshtė gjysma e kohės e
duhur zakonisht."Analizat dhe studimet e
Dr. Puhariqit, janė botuar dhe publikuar
nė shumė editime shkencore anė e kėnd
botės, dhe ato zakonisht merren si
pikėnisje pėr studiues tjerė qė i
pėrvishen metodave kėrkimore tė
mėtejshme tė kėtij fenomeni ende tė
pasqaruar sa duhet.
Si sqarohet fenomeni i
psikokirurgjisė?!
"Operimi psikik kryhet kryekėput pėrmes
aktivitetit specifik shpirtėror dhe
mental tė shėruesit" - thonė pėr
psikokirurgjinė studiuesit e shumtė tė
kėtij fenomeni. " Me besim tё fortė nё
vete dhe pas disa ushtrimeve paraprake
tė ngritjes shpirtėror, te shėruesi
tradicional ёshtё krijuar aftėsia e
caktuar vizionare e kontrollit dhe
manipulimit me energjitė mė tė lartė tė
niveleve hyjnore, e qė, ndėrtimi dhe
pėrmbajtja e kėtyre niveleve energjetike
ende mbeten tė panjohura pėr shkencėn e
sotme. Psikokirurgu laik, gjatė kėtij
operacioni, shfrytėzon procesin e vetė
mental, tė cilin, pėrmes koncentrimit tė
fortė, e sjell nė gjendjet tė caktuara
psikike qё shprehet nё formė tё gjysmė
transi. Pasi qė ta ketė arritur kėtė
gjendje mental, gjatё operimit, ai e
bėnė orientimin dhe kanalizimin e kėsaj
energjie nė trupin e sėmur tė pacientit".
Bazuar nė deklaratat e kėtyre
psikukirurgėve qė flisnin pėr kėto
aftėsi tė veta tė jashtėzakonshme
operative, nė to thuhet se ata realisht
nuk operojnė, por janė vetėm si
ndėrmjetėsues tė njė procesi qė kryhet
vetvetiu, e qė nė mėnyrė automatike
udhėhiqet nga njė fuqi mė e lartė
hyjnore. Energjia e cila rrezaton nga
duart e shėruesit depėrton nė trupin e
pacientit, duke bėrė kėshtu veprime tė
njėjta sikurse i bėnė brisku i kirurgut
nė mjekėsinė bashkėkohoreNė
psikokirurgji, realisht nuk eliminohet
organi, por thjesht zhduket sėmundja.
Disa studiues tė kėtij fenomeni mendojnė
se, nė fakt vepruese ėshtė vetė ajo
energjia e caktuar qė rrezaton nga dora
e shėruesit, e cila pasi rregullon
baraspeshėn energjetike mė parė tė
ērregulluar nė indet e organit tė sėmur,
dhe nga ky veprim shkaktohet shėrimi.
Ėshtė tejet interesante tė theksojmė se,
nga ana shumė studiuesve qė edhe vetė
janė kirurg nga profesioni, pranohet se,
krahasuar me metodat e tanishme
bashkėkohore tė operimit qė bėhen me
brisk, metoda laike e opirimit pėrmes
psikokirurgjisė ėshtė shumė mė e
parrezikshme. Nė rend tė parė aty fare
nuk ka nevojė pėr medikamente anestezike;
nuk duhen investime finacijare nė
pajisje tejet tė shtrenjta bashkėkohore
kirurgjike; pacienti pas operacionit
ngrihet menjėherė dhe fare nuk ka nevojė
pёr hospitalizim dhe kurim shtesė post-operativ.E
pabesueshme por e vėrtetė. Njeriu dhe
aftėsitė e tia tė pakufishme, pėr
kapshmėrinė e nivelit tė arėsyes tone,
ende mbeten si enigmė mė e madhe e tė
gjitha kohėrave?!
Adnan Abrashi-NANDA
|