|
▪ Pėrfaqėsuesit e
kėsaj shenje janė: origjinalė,
ekstravagantė, por mund tė jenė edhe
ekscentrikė. Janė artistė tė lindur, tė
cilėt askush kurrė nuk i ka kuptuar nė
kohėn e duhur.
Simbol i PESHKUT ėshtė
flijimi dhe altruizmi. Kjo shenjė ėshtė
nėn ndikimin e JUPITERIT fisnik dhe tė
NEPTUNIT kreativ, tė cilėt tek kėta
pėrfaqėsues mxisin konflikte e
shqetėsime, inspiracione tė mistershme
dhe ndjeshmėri akute emotive.
Pėrfaqėsuesit e kėsaj
shenje janė tė ndijshėm, tė butė, tė
kėndshėm, tė sinqertė, fisnikė, por
tejemotivė. Jetojnė nė botėn e tyre
romantike, tė ndėrtuar me elementet mė
poetike, por ngandonjėherė plotėsisht
jorelale. Pothuajse janė tė predisponuar
pėr ART, dhe me vetė kėtė edhe pėr
vuajtje e tragjikė. Ata aq humbasin nė
fantazinė e tyre tė madhe, saqė shpesh e
humbasin ndjenjėn me realitetin.
Janė tė prirur pėr
melankoli e pesimizėm, edhe pse dinė t'i
tejkalojnė vėshtirėsitė jetėsore, duke
iu falėnderuar fuqisė sė shpirtit tė vet
dhe prirjes pėr humor, kėtij "izmi" tė
fatkėqinjve tė mėdhenj. Plot imagjinatė,
shpeshherė ėndėrrojnė syhapur.
Lehtė iu pėrshtaten
situatave, si uji qė ndėrron formėn,
edhe pse intimisht pėrherė i mbesin
besnik vetvetes, idealeve tė veta tė
mirėsisė, madje edhe nė shakullimat mė
mizore.
Vėshtirė i sjellin
vendimet, duke iu frikėsuar
pėrgjegjėsisė pėr nisjativė. Kanė
karakter tė pasigurt. Por, kur njėherė e
gjejnė rrugėn, dinė tė jenė ambiciozė,
madje edhe tė pathyeshėm.
I udhėheq shqisa e
gjashtė: Intuicioni, instikti,
parandjenjat. Natyra e tyre dualiste i
ēon nė dy kahje: t'i pėrshtaten botės
dhe t'i kėnaqin tė tjerėt; dhe nė anėn
tjetėr: t'i mbesin besnik zėrit tė
brendshėm.
PESHQIT janė idealistė e
fatalistė, vėshtirė tė kuptueshėm nga
rrethi. Jeta e tyre ėshtė plot ngritje e
rėnie. Ndonjėherė duken artisitikisht
egocentrikė, narcisoidė, tė imponueshėm.
Tė gjithėve mund t'iu
ndihmojnė, pėr vete duke ruajtur tė
drejtėn tė vuajnė, duke deklaruar se
janė tė pafat.
Arma e tyre pėrvetėsuese
janė sytė e lėngėsht, shikimit tė tė
cilėve ėshtė vėshtirė t'i iket. I kanė
tė shprehur sytė, tenin.
Intelektin ua mbulojnė
emocionet, pa shumė logjikė e vetėmohim.
Shpesh kaotikė, difuzė, krejt nė vizione,
ngjyra.
PESHQIT janė poetė tė
lindur e ėndėrrimtarė, tė shqetėsuar e
imagjinativė. Mbi tė gjitha janė fisnikė
e simpatikė, tė mėshirshėm. NEPTUNI iu
fal aftėsi pėr pėrceptime tė brendshme,
shqisėn e gjashtė.
Peshqit udhėheqin me
botėn e fshehtėsive dhe mistereve... dhe
iluzioneve.
Nuk mendojnė shumė, lehtė
i sjellin vendimet, pastaj rėndom qahen.
Duhet kontrolluar botėn e
tyre mistike, sepse plagėt e tyre
emocionale vėshtirė shėrohen.
Po u armatosėn me doza mė
tė mėdha tė realizmit, disiplinės dhe
prakticitetit, do ta kenė mė lehtė e mė
bukur. Ata dėshirojnė tė jenė tė mundur
dhe viktima, edhe pse dinė edhe tė
protestojnė. Peshqit janė rėndom tė
tėrhequr, dėshirojnė tė vuajnė e tė
brengosen. Temperamenti i tyre ėshtė si
flaka e qiririt: nė ēast brilant, i
hareshėm, spirituozė; shpejt pastaj
melankolik dhe letargjik. Por, nuk duhet
frikėsuar kėsaj: tė kėtillė janė tė
gjithė njerėzit e mėdhenj. Por, pėr tė
pasur sukses, duhet tė jenė mė tė qetė,
mė tė organizuar, mė "pėr vete", andaj
edhe mė depėrtues, duke mos u shėrbyer
me devizėn: "Ēdo gjė - tė gjithėve"!
Karakterin e kanė plot
kundėrthėnie; pėr shumicėn e njerėzve tė
pakuptueshėm, tė ēuditshėm, si tė
mbuluar me njė lloj mjegulle. Fjala e
rėndė peshqve iu shkakton dhembje tė
rėndė.
FEMRAT-PESHK:
ėshtė perėndeshė e butė nate nė mėndafsh.
Sėmuret nga fjala e rėndė.
E tejndijshme. Plot vizione, ide tė
fshehta. Dehet me romantikė. Ajo
vendosmėrisht e kėrkon idealen. Dėshiron
tė shkruajė poezi dhe letra miqve. Di tė
gėzohet, tė shqetėsohet; tė qajė dhe ēdo
gjė ta pėrjetojė thellėsisht. Di tė
vuajė dhe tė falė. Kėnaqet e jeton nė
dėgjimin e muzikės dhe nė shkrimin e
letrave tė gjata. Rėndom ėshtė shumė e
bukur, sharmante, origjinale. Shikimi i
saj ēuditėrisht i butė - fascinon. Sytė
qė janė pasqyrėza tė shpirtit i ka nga
ngjyra e liqenit. Zėrin e ka vibrues qė
depėrton nė zemėr. Ato janė poeteshat e
Zodiakut. Nuk ka ėndėrrimtare dhe
dashnore mė tė mėdha se ato.
MASHKULLI-PESHK:
rėndom dėshiron tė ėndėrrojė dhe aty
rėndom e humb kohėn e ēmueshme: jeta dhe
vlerat rrjedhin pėrskaj tij, por ai nė
hutimin e tij - s'i vėren.
TĖ LINDUR NĖ KĖTĖ
SHENJĖ: Krishti, Mojsiu,
Nostradamusi, Mikelangjelo, Leonardo da
Vinēi, Vivaldi, Bahu, Shopeni,
Shopenhaueri, E. Kue, Renoari, Bunjueli,
Ajnshtajni, D.Kish etj.
KOMBINOHEN: Pajtohen
shumė me GAFORREN, edhe me SHKORPIONIN.
Por, mund t'iu rekomandohen edhe "tokėsorėt":
DEMAT, VIRGJĖRESHAT, BRICJAPI (deri nė
30 vjet-ujorėt, pas 30 vjetėve -
tokėsorėt).
ASTROMEDICINA: Mund tė
kenė probleme me kėmbė, shputat e
rrafshta, depresionet; ėshtė i prirur tė
helmohet. Terapia mė e mirė pėr ta ėshtė
Muzikoterapia, si dhe aktivitetet tjera
artistike, shoqėria e hareshme, lėvizjet,
gjumi i mirė. |