|
▪
Gjurmėve tė njė anekdote
tė treguar nga banorėt e lokal tė
krahinės sė Baden Vyrtenbergut, u ra
pas, hulumtuesi i fenomeneve tė
pazakonshme Rudolf Junges. Nga kėta
banorė, ai kishte dėgjua versione tė
ndryshme nė lidhje me "njeriun e natės",
sikur e thėrrisnin Baronin Ervin fon
Shulenberg, i cili jetonte njė jetė
tepėr tė tėrhequr nga rrethi dhe fare
nuk kontaktonte me askė nga banorėt e
atyshėm. Me tė drejtpėrdrejt mund tė
takoheshin vetėm kryeshėrbėtori me
personelin pėrcjellės tė pallatit ku ai
jetonte, sekretari personal dhe
ndonjėherė vetėm kur kishte nevojė edhe
avokati i tij.
Pasi qė kishte arritur nė
qytetin e kėrkuar, zoti Jurgens u vendos
nė njė hotel lokal, me pozitė mu afėr
pallatit tė Baronit. Me plotė durim dhe
besim nė vete, aty qėndroi nė pritje tė
momentit sa mė tė pėrshtatshėm tė vėnies
sė ndonjė kontakt eventual me kėtė njeri
tė ēuditshėm, pėr tė cilin, nė kėto anė,
thureshin tregime nga mė tė ndryshme.
Kishte kaluar njė javė dhe asgjė nga
takimi i dėshiruar. Edhe pse entuziazmi
dhe durimi i tij ishte i madh, sikur
filloi t'i hurbaste nga pak shpresat. I
gjetur nė kėtė ballafaqim me veten,
vendos qė tė shkonte drejtpėrdrejt tek
sekretari i Baronit z. Herbert Shmit, nė
mėnyrė qė nga ai, tė kėrkonte aranzhimin
e njė takimi me Baronin. Por, nė kėtė
kėrkesė tė tij, sekretari menjėherė ia
preu shkurt dhe qartė:
- "Njė gjė e tillė ėshtė
e pamundshme. Baroni ėshtė tepėr i
lodhur nga pleqėrie dhe nuk dėshiron qė
ta bezdis askush".
Edhe pse Junges morri
kėtė pėrgjigje negative ajo pėr tė nuk
qe e papritur. Edhe pėrpos kėtij
dėshtimi, ai ende vazhdoi tė qėndronte
nė hotelin e tij, i vendosur se njė ditė
patjetėr do ta realizonte kėtė takim.
Pas dy javėsh shpreseje, njė ditė pa
pritmes nė recepcion arriti njė njeri qė
e kėrkonte mu atė. Ju prezantua si
shoferi personal i baronit fon Shulenbur.
Duk ja bartur preferencėn e vete baronit
qė ta takohet me tė, ai parashtroi edhe
njė kusht:
- "...Nė kėtė takim duhet
tė vini vetėm dhe nė orėt e vona tė
mbrėmjes".
Rudolfi i gėzuar dhe i
befasuar me kėtė ofertė kaherė tė pritur,
menjėherė u pajtua me kushtet . Nė
ndarje, vetėm e njoftoi shoferin se
ditėn e takimit me vete do tė merrte njė
magnetofon tė vogėl pėr ta incizuar
bisedėn.
Dhe...ēasti
i takimit kaherė tė pritur mė nė fund
erdhi.
Nė kohėn e saktė tė terminit tė caktuar,
shoferi i baronit tanimė kishte arritur
nė hotel. Rudolfi shpejt u gjet nė
karigėn e fundit tė automjetit luksoz i
cili kishte filluar tė gjarpėronte nė
drejtim tė pallatit tė mikpritėsit.
Ndoshta pse gjatė tėrė
kohės ishte i zhytur thellėsisht nė
mendime, pėr Rudolfin rruga kishte
kaluar shumė shpejt. I kujtohej vetėm
momenti kur veten e kishte parė para
hyrjes kryesore.
- "Pamja e pallatit lente
njė pėrshtypje vėrtetė magjepse" -
shkruante mė vonė ai nė publikimet e
veta - Ēdo gjė aty na pėrkujtonte stilin
e vjetėr aqitektural e qė sot vėshtirė
mund tė hasėsh diku tjetėr. Po ashtu
edhe enterieri ishte i ruajtur dhe nė
gjendje tejet tė mirė.
Nė hyrje tė pallatit
Rudollfin e priti shėrbėtori kryesor i
cili e dėrgoi atė nė sallonin e pritjes.
Nuk vonoi shumė dhe pas disa ēastesh
arriti edhe Baroni. Ai ishte njė njeri i
cili nė shikim tė parė lente pėrshtypje
n se ishte nė moshėn jo mė tepėr se 50
vjeēare. U pėrshėndetėn miqėsisht dhe u
ulėn nė tavolinėn e pritjes pėr tė
vazhduar bisedėn qė ishte edhe qėllimi
kryesor i kėtij takimi.
Para se ta fillonin bisedėn, Rudolfi
menjėherė nxori rekorderin e vetė
minjaturial dhe pasi nė tė shtypi
batonin "REC" e vuri atė mbi tavolinė.
Filloi tė mendoi nė pyetjet qė
dėshironte t'i parashtronte baronit dhe
qė ato ishin tė shumta, por menjėherė
vlerėsoi se duhet t'i reduktoj nė disa
si mė tė rėndėsishme. Kėshtu baroni pa
kuruar ngurrimi filloi tregimin e tij...
Gjatė tėrė jetės ai
kishte qenė njė koleksionar dhe adhurues
i gjėrave tė vjetra, e posaēėrisht atyre
qė e kishin gjenezėn nga civilizimi i
lashtė egjiptian. I udhėhequr nga ky
pasion, njė ditė kishte vendosur qė ta
vizitonte Egjiptin. Meqė kishte
informate se disa njerėz nė Keni
posedonin papiruse tė vjetra origjinale,
kėtė udhėtim tė tij kėtij kontinenti,
kishte vendosur ta bėnte edhe nė disa
vise nė thellėsi tė Afrikės. Gjatė
rrugės pėr nė qytetin Bombasa, befas
sėmuret rėndė nga ethet dhe gati sa nuk
vdes. Nė ndihmė i del njė prift lokal i
cili me disa barna popullore dhe rituale
fetare arrin qė ta shpėtoj. Por, pėrpos
arritjes me sukses tė kėtij shėrimi, nė
kėtė veprim kishte edhe diēka tė
rėndėsishme: prifti e njofton se pas
shėrimit ai do tė jetė i varur nga ky
bar "popullor" dhe patjetėr se sa tė
jetė gjallė duhet ta konsumonte atė.
Bari ēudibėrės nė vete kishte pėrzierje
pluhuri tė ndryshme, qė mė pas ishin
tretur nė gjak tė shtazėve.
E tėra kjo ngjarje kishte ndodhur nė
vitin 1872. Qė nga ajo kohė, Baroni
ēonte njė jetė tė tėrhequr dhe sipas
jetėgjatėsisė qė kishte, trajtohej si
njėri ndėr dėshmitarėt e radhė tė
ngjarjeve tė ndryshme historike. Kjo
kronologji e pasur kohore, mund tė
shihej edhe nga koleksioni i tij tejet i
pasur i gjėsendeve tė ndryshme tė vjetra,
tė cilave do t'ia kishin zilinė ēdokush.
Shėrimi nga sėmundja
vdekjeprurėse dhe pirja e barit "magjik",
atij ia shpėtoi jetėn, nė njėrin anė,
por nė anėn tjetėr, gjatė tėrė jetėn i
solli kokėēarje tė mėdha. Si duket bari
nė vete pėrmbante substanca qė ia kishin
ērregulluar metabolizmin. Vėrtetė se
tani ndjehej shumė mė vital dhe mė rinor,
por, nga ana tjetėr, ai fare nuk mund ta
duronte dritėn dhe rrezet e diellit,
sepse ato i shkaktonin skuqjen dhe
djegien e lėkurės duke ja verbėruar edhe
sytė. Qė nga kjo kohė, dhe mu pėr kėto
shkaqe, Baroni ishte i detyruar, qė me
qėllim tė mbajtjes sė organizmit tė vetė
nė gjendje tė mirė, ēdo ditė, patjetėr
duhet tė pinte gjakun e shtazėve.
Nė pyetjen e Rudolfit se
mos baroni nė vete kishte prirje tė
lugatit, ai ia plasi gazit dhe ju
pėrgjegj:
- "Ndoshta prisni qė tani
t'mė rriten edhe dhėmbėt dhe tė filloj
t'ju kafshoj?" "Jo"- i tha mė tej ky - "nuk
jam lugat, sepse tė qosh njė jetė pak ma
ndryshe nga tė tjerėt nuk ėshtė asgjė e
jashtėzakonshme. Mėnyra e tillė e jetės
sime shumė kė e ka bėrė tė dyshojnė nė
mua, mos jam i kėtillė apo i atillė. Unė
para se gjithash jam njeri dhe i besoj
Zotit. Kjo ėshtė e vėrteta qė duhet ta
publikosh patjetėr"!
Me kaq pėrfundoi biseda e
tyre. U pėrshėndetėn dhe ranė dakord qė
tė takoheshin sėrish. Sot baroni i
jashtėzakonshėm Ervin fon Shulenberg i
ka 175 vjet. Ai veten e mban mjaftė mirė
dhe jeton njė jetė tė izoluar por
tėrėsisht tė qetė.
Edhe pse nga ky rrėfim
shumė gjėra janė tė qarta, pėr fund,
ende mbetet enigmė, pse ai nuk ka lejuar
kurrė askė, dhe as mikun e vetė Rudolfin
qė ta fotografinon.?!
Adnan Abrashi-NANDA |