|
Kush ėshtė Norin Renjer?
U lind nė Masachuset tė SHBA-ve. Mė vonė
shpėrnguljet nė Orlando tė Kalifornisė,
ku punėsohet si agjente e marketingut nė
njė kompani tė madhe dhe tė mirėnjohur
hoteliere.
Sa i pėrket fenomeneve jashtė-shqisore,
ajo gjithnjė ka qenė skeptike, e
veēanėrisht pėr mundėsinė e parathėnies
sė gjėrave para se ato tė ndodhin. Asaj
ende i kujtohet nėna e ndjerė, e cila me
pėrbuzje i pėrqeshte falltoret duke i
quajtur "JEVGE GĖNJESHTARE", "SHARLATANE"
- qė kanė tė vetmin qėllim t'i
mashtrojnė njerėzit mendjelehtė dhe t'ju
marrin paratė. E edukuar me kėso bindje,
edhe vetė ishte e tillė.
Jeta e saj e bujshme e marrjes me
fenomene jashtė-shqisore fillon qė nga
viti 1976, kur pėr herė tė parė, nga njė
mike, i mėson fshehtėsitė e metodės sė
meditimit. Gjatė njė seance tė
pėrbashkėt meditative, Norin zgjohet nga
transi i thellė dhe vėren se dy shoqet e
saja bashkėshoqėruese, e shikonin tė
habitura. Njėra prej shoqeve i
falėnderohet pėrzemėrsisht pėr
pėrcjelljen e porosive nga nėna e saj e
vdekur. Befasohet pa masė me atė ēfarė
dėgjonte pėr veten. Sa ishte nė meditim,
asgjė nuk i kujtohet. Fillimisht, filloi
tė ndjehej e brengosur, por kjo ndjenjė
mbėshtetej edhe me njė dozė krenarie.
Zbuloi
se dispononte me aftėsi tė
jashtėzakonshme paranormale. Ēasti i
pėrshkruar i pėrjetimit gjatė meditimit,
pandėrprerė e ngacmonin kėrshėrinė e saj.
Nė fillim nuk dinte se ēfarė tė bėnte.
Kishte momente kur i shkonte mendja t'i
braktiste kėto mendime, por kot. Ajo
ishte thellėsisht e sfiduar dhe tanimė
nuk kishte rrugėdalje tjetėr. Nga t'ia
nis? Me tė madhe filloi tė lexonte
literaturė tė kėsaj natyre dhe
pandėrprerė bėnte eksperimente. Nė
fillim, kėto eksperimente i zbatonte me
tė afėrmit, pastaj, kurė veē kishte
fituar njė siguri mė tė madhe, edhe me
persona tjerė tė panjohur. Gjatė kėtyre
hulumtimeve, ajo vėrejti se me prekjen e
njė sendi tė personit tjetėr, mund tė
thotė mjaft pėr fatin e tij.
Parathėnia e fatit pėr tė tjerėt, asaj i
ishte shndėrruar nė pasion, por dhe nė
njė ves tė keq. Me kėdo qė rrinte,
patjetėr tentonte tė thoshte diēka pėr
fatin e tij. Por, nė njė moment, kjo
shprehi e keqe qe fatale pėr karrierėn e
saj. Njė ditė, sa ishte nė darkė zyrtare
me disa klientė afariste, tentoi qė t'ju
thoshte diēka pėr fatin e tyre. Ky
veprim mjaftoi qė t'i binte nė vesh
"boss"-it tė saj, dhe ai menjėherė e
largoi na puna.
Pushimi nga puna Norin e godet rėndė, si
materialisht, ashtu edhe moralisht,
sepse puna qė ajo e kryente ishte tejet
atraktive dhe paguhej mirė.
E ballafaquar me problemin e papunėsisė,
ajo ishte nė hamendje tė vėrtetė: ose tė
kėrkojė njė punė tjetėr dhe kurrė mė mos
ta pėrsėrisė gabimin e parė, ose njė
herė e pėrgjithmonė t'ju kthehet
aftėsive tė veta jashtė-shqisore.
Vendoset pėr variantin e dytė dhe
punėsohet nė njė restorant. Aty, e
veshur si JEVGE, pas pushimit tė muzikės,
me tė holla parashikonte fatin e
mysafirėve. Kėtu edhe mė tepėr e pėrsos
kėtė "zanat" tė ēuditshėm dhe njoftohet
me shumė njerėz tė popullarizuar nga
lėmenjtė e ndryshėm tė jetės shoqėrore,
politike dhe kulturore. Pas punės, siē
thoshte, atraktive nė restorant, Norin
shpėrngulet nė SHARLOTSVIL tė Virgjinisė,
ku i fillon ngritja e popullaritetit si
"ekstrasenzore detektive". Kontakti i
saj i parė me policinė, ishte zgjidhja
me sukses i rastit tė vrasjes sė njė
qytetari nė HEMPTON. Ky qe veē fillimi i
"zanatit" tė ri. Kulmin e aftėsive tė
saja parathėnėse e arriti nė vitin 1981,
kur e kishte parashikuar atentatin nė
kryetarin e atėhershėm tė SHBA-ve REGAN.
Pas kėtij rasti, NORIN RANJER
pėrfundimisht vendoset nė Orlando dhe
punon si kėshilltare ekstrasenzore e
forcave policore, ku 80 pėr qind tė
krimeve qė janė kėrkuar nga ajo, deri mė
tani i ka zgjedhur pozitivisht.
Policia e respekton Norin shumė dhe
aftėsitė e saja i pėrdor vetėm nė raste
tė fundit kur pėr zbardhjen e krimit nuk
bėjnė punė metodat konvencionale
kriminalistike.
Testimi televiziv
"Quhem Norin Renijer. Nėse mė jepni
emrin e viktimės dhe ndonjė send nga
vendi i krimit, unė do t'ua zbuloj
kriminelin". Norin, tejet e sigurt nė
vete, me kėtė fjali hyrėse paraqitet
para kamerave tė kanalit televiziv
reputativ amerikan "ABC". Emisioni
titullohej "Testimi" dhe kishte pėr
qėllim qė publikisht, para miliona
shikuesve, tė bėjė verifikimin e
aftėsive ekstrasenzorike dhe
parapsikologjike tė individėve tė prirė.
Transmetimi bėhej drejtpėrdrejt dhe nėn
mbikėqyrjen rigoroze profesionale nga
ana e ekspertėve eminent nė kėtė lėmi.
"Duke e ndjerė energjinė psikike" tė
sendit qė kishte me veti viktima nė
ēastin e krimit - deklaron Norin nė
vazhdim tė prezantimit tė saj - pėrmes
njė ekspansioni psikik qė mė paraqitet
si vegim, unė mund ta shoh qartė nė
vizione kriminelin. Kur e preki sendin
nga trupi i viktimės, mė vjen sikur
shikoj njė film. Vėrtet, pamjet qė mė
shprehen si figuracione janė tė
turbulluara, por kjo nuk mė pengon ta
njoh kriminelin.
Shpeshherė, kam nevojė tė shkoj nė
vendin e krimit dhe pėrmes meditimit,
shumė e pėrqendruar, t'i pėrjetoj
insertet nga rrjedha e ngjarjes.
Ndonjėherė, kur disa detaje tė
fizionomisė sė kriminelit nuk mė
dallohen aq qartė, e vrojtoj viktimėn
drejtė nė sy dhe kėshtu mė kompletohen
tiparet e pamjes komplete. Besa, ka
momente, kur nė vizione mė paraqitet e
tėrė rrjedhja e vrasjes. Kjo, t'ju them
tė drejtėn, ėshtė njė punė tejet e
mundimshme dhe kam lodhje tė madhe
psikike, por, njė gotė me verė tė mirė -
shprehet nė shaka Norin - mė bėn pėrsėri
tė jem e freskėt!".
Realizuesit e emisionit "Testim", kishin
siguruar material pėr tri vrasje tė
kryera nė Kaliforni. Krime kėto, qė veē
ishin zgjedhur nga policia me sukses. Tė
gjitha sendet nga vendi i ngjarjes qenė
futur nė njė zarf tė mbyllur dhe tė
vulosur. Nga tri zarfe qė udhėheqėsi i
emisioni ia parashtron z. Norin, ajo
zgjedh njėrėn prej tyre. Pėrveē
mysafirėve tė shumtė, nė studio ishte
prezent edhe inspektori i lartė i
policisė Xhon Perkin, i cili vetė me
sukses i kishte zgjedhur tė tria rastet.
Nė atmosferėn e qetėsisė sė plotė dhe
nėn tingujt e ngulfatur tė njė muzike tė
lehtė serioze, Norin e fillon seancėn e
vet tė ēuditshme hetuese. Nė tė gjitha
pėrshkrimet qė i deklaronte nė vazhdim,
pėrgjigja mė e shpeshtė e inspektorit
ishte. "Ėshtė e saktė!". Nė kėtė
transmetim televiziv tė drejtpėrdrejtė,
Norin kishte arritur qė me mjaft
pėrpikėri t'ia qėllojė edhe emrin e
viktimės. Ajo ishte njė grua plakė, e
vrarė nė shtėpinė e vet, nga njė kushėri
i saj, pėr shkaqe tė trashėgimisė.
Pėrshkrimi i vrasjes dhe detajet e dhėna
policisė ishin 85 pėr qind tė sakta.
Vetėm disa tiparet e fytyrės dhe disa
elemente tė kallėzimit tė kryerjes sė
krimit, nuk qenė tė qarta.
Juria profesionale e emisionit televiziv
"Testimi", paraqitjen e z. Norin e
vlerėsoi me notėn mė tė lartė - DHJETĖ!
Adnan Abrashi-NANDA |