|
▪ Me plotė gojė
mund tė konstatojmė se pak kush nga
lexuesit ka dėgjuar pėr kėtė terapi
medicinale, pasi qė, ajo tek ne nė
Kosovė, por nga informatat e sigurta qė
kam, edhe nė Shqipėri, nuk ėshtė e
njohur fare si metodė shėruese.
Zyrtarisht, muzikoterapia nė kėto vise
ballkanike, pėr herė tė parė nė mėnyrė
institucionale, ka filluar tė zbatohet
mė vitin 1993, nė Qendrėn Klinike
Psikiatrike nė Beograd, si njė sektor i
veēantė eksperimental nė kuadrin e saj.
Ndėrsa, nė medicinėn e zhvilluar
bashkėkohore tė shumė shteteve tė
perėndimit, kjo metodė shėruese jo vetėm
se ėshtė tejet e aplikueshme, por ajo
dita ditės pėrsoset me eksperiencė tė re
tė fituar dhe pajiset me mjete teknike
mė tė sofistikuara si fjala e fundit e
teknikės digjitale bashkėkohore.
Muzikoterapia ėshtė njė metodė
psikiatrike shėruese dhe ajo dallon
mjaft nga dėgjimi i zakonshėm i muzikės.
Krahasuar me dėgjimin e muzikės qė ne e
preferojmė zakonisht nė shtėpi apo
gjetiu, kjo metodė specifike shėruese,
kėrkon plotėsimin edhe tė disa
parakushteve standarde, sikurse janė:
paraprakisht diagnoza e parashtruar
qartė e sėmundjes nga mjeku, prezenca e
pėrhershme e psiko-terapeutit tė
kualifikuar gjatė tėrė kohės sa zgjat
seanca, ambienti i caktuar relaksuaes,
mjetet e pėrsosura tė teknikės audio
digjitale, shtrati adekuat nė formė tė
vaske, pėrzgjedhja e toneve dhe ritmit
tė caktuar sipas frekuencės dedikuese tė
veprimit, etj.
Muzika nė psikiatri praktikohet si njė
terapi e suksesshme shėruese pėr kėto
sėmundje: neurozat, fobitė (frikėt),
psikozat, format e ndryshme tė
ērregullimet tė personalitetit, disa
sėmundje organike me prejardhje
psiko-somatike (qė kanė bazėn psikike)
etj.
Tė arriturat e fundit hulumtuese
shkencore nga muzikoterapia, dėshmojnė
se kjo metodė tregohet tejet efikase,
edhe me fėmijėt qė kanė paralizė
cerebrale duke zhvilluar rritjen e
aftėsive psikomotorike tė tyre,
pėrmirėsimin e koncentrimit,
senzitivitetin e tė dėgjuarit, si dhe
ngritjen e shkathtėsive tė ndryshme tė
adaptimeve sociale.
Tek disa eksperienca mė tė pėrparuare,
ka informata inkurajuese se me kėtė
metodė terapeutike shėrohet me sukses
edhe kanceri.
Si vepron kjo terapi?
Ēdo individ, pa marrė parasysh gjininė
dhe moshėn, nga natyra dhe nė mėnyrė tė
lindur, disponon me identitetin e vetė
specifik zanor, ndėrsa, suksesi i vet
terapisė, nėnkupton harmonizimin e
ritmit mental tė pacientit me ritmin e
muzikės qė duhet aplikuar.
Pėr tė pasur sukses muzikoterapia nė
shėrim, duet qė ritmet e muzikės sė
pėrzgjedhur nė tėrėsi tė pėrputhen me
ritmin tonė tė lindur individual.
Ky ritėm individual, formohet qysh sa
jemi nė mitrėn e nėnės, dhe mbėshtetet
nė tonet e zemrės, zėrat e thella qė
krijon qarkullimi i gjakut, tinguj e
zorrėve, ritmit tė frymėmarrjes etj.
Kėto tone tė ndėrtuara nė mėnyrė
natyrale, zakonisht me gjuhėn e muzikės
cilėsohen si "skalla penta-tonike",
gjegjėsisht, ritme qė pėrbėhen prej pesė
toneve.
Nė kėtė kontest, do tė jetė interesante
tė theksojmė se, tė gjitha ninullat kudo
nė botė (kėngė gjumi) ndėrtohen nga ky
ritėm muzikor - "penta-tonik" Ky fakt
dėshmon se, kėto kėngė, jo rastėsisht,
kanė ritme qetėsuese dhe relaksuese,
ashtu qė, me kėndimin apo intonimin e
tyre, stimulohet atmosfera e
pėrshtatshme pėr gjumė.
Njėra ndėr metodat tjera gjatė aplikimit
tė muzikoterapisė ėshtė metoda paralele
e "nxitjes sė fantazisė". Duke e dėgjuar
muzikėn, nga pacienti kėrkohet tė tregoj
se cilės periodė tė moshės sė tij i
pėrket ajo muzikė. Me kėtė metodė tė
nxitjes sė fantazisė, nga bota mentale e
pacientit, me kohė bėhet shkarkimi i
ngarkesave tė ndryshme emocionale dhe
agresiviteti. Kjo teknikė ka dhėnė
rezultate tė shkėlqyeshme nė vėnien e
kontaktit me ata persona, tek tė cilėt
komunikimi verbal ėshtė i vėshtirėsuar,
ose fare i pamundshėm.
Por, muzika nuk ka ndikim vetėm tek
shėrimi i tė sėmurėve, ajo vepron
pozitivisht edhe nė stimimulimin e
funksioneve mbrojtėse imuno-biologjike
tek tė shėndoshit. Dihet se sasia e
tepruar e hormoneve nė gjak shkakton
stresin dhe kjo tajitje hormonale mund
tė balancohet pėrmes dėgjimit tė muzikės.
Pėrveē efekteve pozitive, muzika e
ērregulluar mund tė ndikoj edhe
negativisht nė gjendjen emocionale dhe
nė pėrgjithėsi psiken e njeriut. Merrni
si shembull zhurmėn e madhe dhe sa ajo
krijon efekte negative nė gjendjen tonė
tė disponimit.
Muzikoterapia ėshtė metodė e lashtė
shėruese?!
Edhe pse kėtė prezantim tonė pėr
muzikoterapinė e filluam nga aplikimi i
saj bashkėkohor, realisht ndikimi i
zėrave dhe toneve tė ndryshme nė psiken
e njeriut si dhe mėnyrat e aplikimit tė
tyre praktik, pėr stėrgjyshėrit tanė,
kanė qenė tė njohura me mira vite mė
parė. Civilizimet e lashta tė shumė
popujve, me tė madhe e kanė praktikuar
metoda tė ndryshme zanore tė shėrimit,
sikurse ėshtė muzika dhe ritmet nga
instrumentet e caktuara tradicionale,
artikulimet individuale pėrmes
pėrsėritjes (autosugjestionit),
meditimin pėrmes vibracionit tė
formulave tė ndryshme (pėrsėritja e
fjalės sė caktuar-MANTRA), lutjet dhe
kėngėt fetare, etj.
Sipas psikologjisė bashkėkohore,
sensacionet e tė dėgjuarit ndahen nė dy
grupe tė mėdha: nė TOINE dhe nė
SHUSHURIMA. Tonet i pėrjetojmė nė tė
dėgjuarit e muzikės, ndėrsa shushurimat,
siē janė krismat, fėrshėllima etj. ose i
pėrjetojmė krahas me tone ose
pavarėsisht prej tyre. Tė gjitha tonet
dhe shushurimat qė njeriu mund ti ndjej
nė realitetin objektiv klasifikohen
sipas pragut minimal/maksima tė dėgjimit
prej 16-20.000 valėsh nė sec. Mbi kėtė
maksimum, janė vdekjeprurėse, ndėrsa nėn
kėtė minimum, nuk regjistrohen fare nga
shqisa e jon e tė dėgjuarit.
Sipas mėsimeve tė kėtyre urtėsive tė
lashta, terapia e shėrimit me zėre dhe
tinguj, nuk konsiderohet vetėm si efekt
fizik qė ndjehet si sensacion pėrmes
shqisės sė tė dėgjuarit, por disa tinguj
qė kanė intensitete dhe frekuenca mė tė
ulėta tė valėzimit, regjistrohen edhe
pėrmes shqisave tona tė brendshėm (nėn
16 valė nė sec).
Sikur pjesa e jonė e vetėdijshme, ashtu
edhe ndėrvetėdija, disponon me shqisat e
veta tė caktuara, tė cilat, nė krahasim
me shqisat fizike, edhe kėto
regjistrojnė ngacmime nga rrethi i
jashtėm qė kanė kualitete tė frekuencave
mė tė ulėta.
Ēdo gjė nė natyrė ėshtė harmoni. Simfoni
e pėrsosur, qė vepron sipas ritmit tė
caktuar. Ky ritėm quhet - ritmi hyjnor
apo universal. Pėrveē ritmit universal,
ēdo individ dhe gjallesė tjetėr nė
natyrė, e ka edhe ritmin e vetė specifik
individual, qė do ta quajmė ndryshe si,
"ritėm mikrokozmik".
Vėnia e kėsaj baraspeshe hyjnore duhet
tė jetė qėllimi i pėrhershėm i
ekzistimit tonė si tėrėsi e pa ndarė e
raportit individ-natyrė.
Ēdo ērregullim i kėsaj baraspeshe
shkakton sėmundjen.
Andaj, prej shumė terapive tė mundshme,
si atyre bashkėkohore, ashtu edhe
tradicionale, qė nė esencė, e kanė si
synim rivėnien e kėsaj baraspeshe tė
humbur, ėshtė edhe MUZIKOTERAPIA..
Adnan Abrashi-NANDA |