 |
Marsi dhe shqiptarėt |
|
Sipas shumė studiuesve
eminentė tė huaj e shqiptarė, siē janė:
Meyr, Ēabej etj, gjuha shqipe, mė shumė
se ēdo gjuhė tjetėr ballkanike, ruan
emėrtesat e lashta, tė huazuara nga
latinishtja, pėr ditėt e javės e qė
kryesisht lidhen me emra planetėsh qė
janė emėrtuar sipas perėndive, siē janė:
Marsi, Mėrkuri, Saturni, Dielli dhe Hėna.
|
Deri tek ky pėrfundim ėshtė
arritur gjatė pėrpjekjeve pėr shpjegimin e
ditėve tė javės: e enjte dhe e premte. Meqė
ditėt e tjera kanė huazime tė lashta latine si:
e diel - dies Solis dita e Diellit"; e hėne -
dies Lunaea dita e Hėnės"; e martė - dies
Martius; e mėrkurė - dies Mercuri; e shtunė -
dies Saturni, ditėt e enjte dhe e premte, me
sufiksin - te, dalin mė tė errėta pėr shpjegim.
Marsi - Perėndia e luftės tek romakėt e vjetėr
Emrin e enjte, Mjeda e krahason me greqishten e
vjetėr, ené - e treta ditė, dita e pasnesėrme"
si njė numėror rreshtor. Kėtė version e pėlqen
edhe Ēabej si mė tė arsyeshėm, mė tė afėrt dhe
mė tė mbėshtetur nga tė gjitha krahasimet tjera,
edhe pėr faktin se ditėt e javės edhe nė shumė
gjuhė tjera indoevropiane shėnohen shpesh me
numėrorė rreshtorė, si: s.kr. vtornik e martė"
(e dyta), ćetvrtak e enjte" ( e katėrta),
petak e premte" (e pesta); gr. e re: dheftera
e hėnė" (e dyta), triti e martė" (e treta),
detarti e mėrkurė" (e katėrta) etj. Kur tė
krahasohen edhe emrat e muajve, gjithashtu me
prejardhje latine, september shtator", octomber
tetor", november nėntor", december dhjetor"
qė janė emėrtuar sipas numėrorėve rreshtorė: i
shtati, i teti, i nėnti, i dhjeti, si rrjedhojė
e muajt tė parė tė vitit, qė nė periodėn romake
fillonte me 1 mars, atėherė supozimi i mėsipėrm
se java te shqiptarėt e lashtė do tė ketė
filluar tė martėn, dhe se krye-Hyji shqiptar do
tė ketė qenė Marsi, ėshtė i plotkuptimtė.
Emėrtimin Mars e hasim nė dy kuptime: te grekėt,
qė e identifikuan me perėndinė e tyre tė luftės
- Ares, dhe tek romakėt, tė cilėt nė fillim e
njihnin si perėndi tė vegjetimit tė tokės e tė
maleve,e mė vonė si perėndi lufte. Prandaj, edhe
fillimi i vitit tek romakėt fillonte me muajin
mars, me 1 mars, nė muajin e ekunikosit (barasnatės)
tė pranverės, nė muajin e ringjalljes sė natyrės,
qė marrė realisht, ėshtė shumė mė e natyrshme
sesa fillimi i viti, sipas kalendarit tė
krishterė, me 1 janar.
Ndėrsa emėrtimi i Marsit me emra zotėrash lufte,
ka tė bėjė me ngjyrėn e kuqe qė posedon ky
planet. Pėr njerėzit e lashtėsisė kjo dukje e
kuqe e tij lidhej me forca tė panjohura qė
zakonisht posedonin fuqi tė mėdha mbinatyrore.
Pasi ngjyrė tė kuqe ka edhe zjarri dhe gjaku, ky
planet merrej si simbol i luftėrave,
shkatėrrimeve, djegieve etj. Dhe, po tė
shfletohet kronologjia botėrore e krizave tė
luftės, dallohet qartė se shumica e sulmeve
ėshtė ndėrmarrė mu nė muajin mars! Po i
pėrmendim vetėm dy rastet mė tė fundit: sulmi i
pėrbashkėt i SHBA-sė dhe britanezėve ndaj Irakut
qė filloi mė 20 mars tė vitit 2003, si dhe sulmi
terrorist qė ndodhi me 11 Mars 2004 nė
kryeqytetin e Spanjės, Madrid, ku vdiqėn qindra
dhe u plagosėn mijėra vetė. Por, ne do ta
pasqyrojmė kėtu vetėm njė historik tė shkurtėr
tė historisė sonė qė ka lidhshmėri me fillimin e
luftėrave dhe kryengritjeve tė armatosura nė
muajin mars:
- Mė 27 mars 1881, qeveria e Stambollit dhe ajo
e Athinės nėnshkruan marrėveshjen e re kufitare,
qė i mundėsoi Portės sė Lartė veprime ushtarake
ndaj autonomisė shqiptare. Po nė atė muaj, ajo
organizoi njė ekspeditė ushtarake tė pėrbėrė nga
40 batalione nė krye me Dervish Pashėn qė
sulmuan forcat tona nė krye me Sulejman Vokshin.
- Mė 18 mars 1908 forcat turke, pas vrasjes sė
komandantit turk tė xhandarmerisė nė Gjirokastėr,
nisėn ekspeditėn ushtarake kundėr luftėtarit tė
lirisė, Ēerēiz Topulli, qė njihet si Lufta e
Mashkullores.
- Mė 24 mars 1911 filloi kryengritja e madhe e
udhėhequr nga Dedė Gjo Luli qė shumė shpejt u
shtri nė gjithė Malėsinė e Shkodrės. Pas dy javė
luftimesh tė suksesshme, ata arritėn qė mė 6
prill, ta ngritin flamurin shqiptar nė majėn e
Bratilės sė Hotit.
- Mė 22 mars 1913, Konferenca e Ambasadorėve nė
Londėr, vendosi tė copėtojė rėndė trojet
shqiptare duke shkėputur nga Shqipėria gjithė
Kosovėn dhe Ēamėrinė si dhe viset tjera
shqiptare, si: Tetovėn, Dibrėn, Gostivarin etj,
qė pati si pasojė kryengritje tė shumta tė
armatosura.
- Mė 7 mars 1914, arriti nė Durrės, si princ i
Shqipėrisė, gjermani Vilhelm Vid, i zgjedhur nga
fuqitė e mėdha nė Konferencėn e Ambasadorėve nė
Londėr.
- Mė 7 mars 1919, delegacioni i qeverisė
shqiptare qė shkoi nė Konferencėn e Paqes, qė u
mbajt nė Paris (1919-1920), ia paraqiti kėsaj
konference propozimin qė nė krahinat shqiptare
qė kishin mbetur jashtė kufijve tė vitit 1913,
tė vendoseshin forcat e SHBA-sė pėr t'i
administruar ato (90 vite mė vonė forcat e
NATO-s, tė udhėhequra nga SHBA-ja, u vendosėn nė
Kosovė).
- Nė mars 1920, u krijuan disa komitete tė Mbrojtjes
kombėtare" pėr ēlirimin e krahinave tė pushtuara
nga Italia dhe Mbretėria Serbo-Kroate-Sllovene.
Disa muaj mė vonė filloi sulmi i kryengritėsve
shqiptarė nė krahinėn e Vlorės qė sė shpejti u
shndėrrua nė njė kryengritje tė tė gjithė
popullit shqiptar.
- Mė 25 mars 1939, qeveria italiane ia paraqiti
Ahmet Zogut njė traktat pėr nėnshtrimin e
Shqipėrisė. Dy javė mė vonė trupat fashiste
italiane sulmuan Shqipėrinė.
- Mė 11 mars 1981, nė kryeqytetin e Kosovės,
Prishtinė, filluan demonstratat e studentėve pėr
lirinė e popullit shqiptarė tė Kosovės dhe tė
viseve tjera shqiptare nė Jugosllavi e qė u
pėrhapėn nė shumė qendra tė tjera tė Kosovės, si
mė 26 mars nė Prizren etj.
- Mė 23 mars 1989, Kuvendi i Kosovės, me
direktiva nga Serbia, miratoi amendamentet
kushtetuese nėpėrmjet tė cilave u hoq plotėsisht
subjektiviteti politik dhe ekonomik i Kosovės.
Popullata shqiptare e revoltuar nga kjo tradhti
(meqė prej 136 delegatėve shqiptarė nė kėtė
kuvend, vetėm dhjetė prej tyre refuzuan kėtė
miratim) vėrshoi rrugėt me demonstrata masive qė
u shuan me gjak nga okupatori serbomadh.
- Mė 26 mars 1990, populli i Kavajės, pėr herė
tė parė, pas njė periudhe tė gjatė nėn regjimin
komunist, mori guximin dhe shpėrtheu nė njė
demonstratė tė fuqishme antikomuniste, qė u
shtyp me dhunė, por qė ndikoi dukshėm nė
ndryshimet pluraliste nė Shqipėri, tė cilat
pasuan njė vit mė vonė.
Adem Jashari
- Mė 5 mars 1998, forca tė mėdha
ushtarako-policore serbe rrethuan Prekazin
legjendar. Epiqendėr ishin kullat e Jasharajve
ku u zhvilluan luftime tė rrepta pėr tri ditė e
net rresht mes forcave tė UĒK-sė, tė udhėhequra
nga Komandanti Legjendar, Adem Jashari, dhe
makinerisė sė rėndė serbe. Nė kėto luftim ra
heroikisht komandanti, Adem Jashari, dhe 47
anėtarė tė tjerė tė lagjes Jasharaj.
- Mė 24 mars 1999, NATO filloi sulmet ajrore mbi
ushtrinė, policinė dhe forcat paramilitare serbe,
si kundėrpėrgjigje ndaj dhunės dhe masakrave qė
zhvillonin ato mbi popullatėn shqiptare dhe, pas
tre muaj bombardimesh, e detyroi Beogradin tė
kapitullojė dhe e detyroi atė qė t'i tėrheqė tė
gjitha forcat e armatosura nga Kosova.
- Mė 17 mars 2004 shpėrthyen trazirat nė Kosovė
ku humbėn jetėn me dhjetėra dhe u plagosėn me
mijėra protestues. Shkaktar i kėtyre trazirave
ishte mbytja e tre fėmijėve shqiptarė nga fshati
Ēabėr nė lumin Ibėr, si pasojė e kėrcėnimit dhe
ndjekjes nga ekstremistėt serbė, si dhe bllokimi
i aksit rrugor Prishtinė - Shkup nė Ēagllavicė,
po ashtu nga ekstremistėt serbė.
- Mė 8 mars 2005 Kryeministri i Kosovės dhe
luftėtari i lirisė Ramush Haradinaj, bashkė me
dy bashkėluftėtarė tė tij, akuzohet nga
Tribunali i Hagės pėr krime lufte, dhe me 9 mars
2005, ai shkon vullnetarisht nė Hagė.
A ėshtė kjo lidhshmėri reale, qė besohej edhe
nga popujt e lashtė, tė cilėt mu pėr kėtė edhe e
kanė emėrtuar Marsin me emra zotėrash lufte, apo
ėshtė kjo vetėm rastėsi? Pyetje qė hapė debate e
polemika tė shumta! Pėrgjigjja, megjithatė,
mungon!
Sabir Krasniqi |