Adnan Abrashi

adnan_abrashi@yahoo.com

nanda01al@yahoo.com

 

Meny
Latest books
Favorites site
Site statystics
Translate this page

FILOZOFĖT - GILGAMESHI
Gilgameshi (rreth vitit 2700-2800 p.e.s.) ėshtė njeriu qė dinte gjithēka dhe heroi kryesor i njė poeme epike tė Mesopotamisė, e cila u paraprin poemave tė Homerit me pothuajse njė mijėvjeēar. Epopeja e Gilgameshit zhvillohet nė epokėn e Sumerit, njė nga qytetėrimet e para tė botės. Ajo mbeti e pranishme nė kulturėn mesopotamike edhe pas zėvendėsimit tė sumerėve, nė luginėn e Tigrit dhe Eufratit, nga popujt semitė.

Historianėt kanė pėrcaktuar me siguri ekzistencėn e njė mbreti tė quajtur Gilgameshi aty nga mesi i mijėvjeēarit tė tretė para erės sonė. Sumeri ėshtė qytetėrimi i parė, nga i cili na kanė mbėrritur dokumente tė shkruara dhe Gilgameshi pėrmendet nė shumė pllaka. "Lista e mbretėrve Sumerė" e pozicionon atė nė vendin e pestė, pas Delyzhit. Ashtu si edhe mbreti Artur, bėmat dhe sjellja e Gilgameshit janė ngritur nė qiell, por tregimet pėr mbretėrimin e tij mbeten njė nga burimet historike kryesore tė qytetėrimit sumer.

Mbretėria e Sumerit qe dėshmitare e lindjes sė qyteteve tė para tė njerėzimit, tė cilat ishin vendosur nė deltėn e Mesopotamisė, vend midis lumenjve. Gilgameshi ishte mbreti i njėrit prej kėtyre qyteteve, Urukut. Nė fakt, bėhej fjalė pėr "qytete-shtete". Qyteti mbrohej nga njė mur rrethues i fortė dhe nė tė kishte tempuj tė mėdhenj dhe banesat.

Tokat bujqėsore jashtė murit rrethues u pėrkisnin, zyrtarisht, perėndive dhe priftėrinjtė e tempullit ua ndanin fshatarėve. Njė pjesė e tė korrave i pėrkiste tempullit, pėr tė plotėsuar nevojat e priftėrinjve dhe pėr tė siguruar rezerva. Njė gjė e tillė u lejonte perėndive tė ushqenin popullin nė rast zije buke. Nė qytetet antike, Prifti i Madh ishte po aq i fuqishėm sa edhe vetė mbreti.

Gjatė festave tė Vitit tė Ri, Prifti i Madh pėrvetėsonte simbolet e pushtetit tė mbretit dhe ia kthente ato vetėm pasi sundimtari t'u kishte bėrė homazhe perėndive. Mbreti merrte pjesė nė mėnyrė aktive nė jetėn fetare tė qytetit. Ēdo vit ai duhej tė festonte "martesėn e tij tė shenjtė" me Perėndeshėn e Madhe (ose me njė prostitute tė tempullit, qė zėvendėsonte hyjninė).

Ishtarja ishte perėndesha e madhe e Urukut. Si e tillė, ajo i propozon Gilgameshit tė martohet me tė. Refuzimi qė i bėri mbreti asaj do tė sillte pasoja tė rėnda. Zemėrimi i Ishtarit pruri shtatė vjet thatėsire dhe urie. Por perėndesha duhet tė betohej pėrpara perėndive tė tjera se priftėrinjtė dhe tempujt e saj kanė rezerva tė mjaftueshme pėr tė ushqyer popullin gjatė gjithė kėsaj kohe. Kjo ishte epėrsia mė e madhe e sistemit fetar sumer.
Nė qytet-shtetet e para roli i mbretit ishte shumė i pėrcaktuar dhe i kufizuar. Nė fillim, sundimtari zgjidhej nga elita aristokratike e shoqėrisė sumere, domethėnė nga perėt e tij. Nuk kishte dinasti qė e trashėgonin fronin. Nė listen e mbretėrve, babai i Gilgameshit cilėsohej si "lily", domethėnė i ēmendur ose demon. Pra, zgjedhja e mbretit bazohej mbi meritėn dhe jo mbi lidhjet familjare. Pushteti i mbretit varej nga talenti i tij si luftėtar. Misioni i tij kryesor ishte mirėmbajtja e murit rrethues dhe mbrojtja e qytetit. Thuhej se muret e Urukut ishin po aq legjendare sa edhe vetė Gilgameshi. Ka shumė tė ngjarė qė rrėfimi pėr betejėn epike tė heroit me "ruajtėsin e pyllit tė cedrave" tė bėjė fjalė pėr njė ekspeditė tė vėrtetė dhe tė suksesshme nė pyjet e veriut, me qėllim marrjen e druve pėr ndėrtim, lėndė kjo shumė e ēmuar nė njė vend ku tulla e dheut ishte materiali i vetėm i disponueshėm.

"Epi i Gilgameshit" nuk ėshtė vetėm tregimi i njė aventure heroike, edhe pse peripecitė janė tė shumta. Gilgameshi dhe miku i tij besnik, Enkidu, nisen nė ekspeditė kundėr Humbabės, ruajtėsi i pyllit tė cedrave. Ata pėrballen me Demin Qiellor, i dėrguar nga perėndesha Ishtar. Pas vdekjes sė Enkidusė, Gilgameshi vihet nė kėrkim tė Uta-napishtimit, heroit, tė cilin perėnditė e shpėtuan nga pėrmbytja, pėr t'i kėrkuar sekretin e pavdekshmėrisė.
Temat kryesore tė trajtuara nė epope kanė karakter fetar, gjė qė i lejon poemės tė mos jetė thjesht tregim aventurash. Gjatė gjithė poemės, marrėdhėniet ndėrmjet njerėzve dhe perėndive shprehen nė mėnyra tė ndryshme, duke vėnė nė dukje linjat kryesore tė fesė mesopotamike. Ato nuk ishin asnjėherė pa rrezik: perėnditė mund t'i ndihmonin njerėzit, por ato edhe mund t'ua vėshtirėsonin shumė jetėn. Ato kėrkonin njė pėrkushtim tė plotė, por nuk jepnin garanci pėr tė qenė tė mėshirshme.

JETĖSHKRIMET – KURESHTI NGA JETA E GILGAMESHIT

* Gilgameshi, siē shkruhet nė epopenė kushtuar atij, ndonėse ishte dy tė tretat hyjnor dhe njė e treta njerėzor, ishte vetėm i dėrguari i perėndive nė tokė.

* Shamas, perėndia diellore, i qėndron pranė Gilgameshit gjatė aventurave tė tij. Ishtarja, perėndesha e dashurisė, kėrkon ta ndėshkojė, pasi ai kishte refuzuar dashurinė e saj. Perėnditė mesopotamike drejtoheshin nga emocionet njerėzore, mėshira, xhelozia dhe zemėrimi.

* Pėr t'u bėrė i pavdekshėm, Gilgameshi ndjek udhėzimet e Utnapishtimit. Ai niset nė kėrkim tė Bimės sė Jetės, qė gjendej nė njė botė tė nėndheshme, tė cilėn ai e arrin duke vėnė nė kėmbė gurė tė rėndė. I pandjeshėm ndaj plagėve tė gjembave, ai e sjell bimėn nė sipėrfaqen e tokės. Triumfues, ai vendos tė kthehet nė Uruk, pėr tė ndarė bimėn me pleqtė e qytetit. Por pėrpara se tė arrijė, bimėn ia vodhi njė gjarpėr, qė zhduket pėrnjėherė, duke marrė me vete, nė arratinė e tij, shpresėn e pavdekėsisė sė Gilgameshit. Morali i legjendės ėshtė se vetėm perėnditė janė tė pavdekshme, ndėrsa njeriu duhet tė dijė tė kėnaqet, duke pėrdorur sa mė mirė kohėn qė i ėshtė caktuar nė tokė.

* Tregimi i pėrmbytjes nė epin e Gilgameshit i ngjan shumė tregimit biblik tė Barkės sė Noes. Nė tė dyja rastet, njė familje mbijeton, duke ndėrtuar njė barkė sipas udhėzimeve tė njė perėndie. Tre zogj dėrgohen si zbulues, pėr tė konfirmuar ekzistencėn e njė toke tė dalė mbi sipėrfaqen e ujit. Sumerėt e konsideronin pėrmbytjen njė ngjarje historike. Zbulimi i njė shtrese tė trashė balte nė gėrmimet e Urit u duk se solli njė konfirmim pėrfundimtar. Por arkeologėt modernė vlerėsojnė se pėrmbytja e Urit qe thjesht njė dukuri lokale dhe jo pėrmbytja universale e pėrmendur nga Bibla dhe nga poemat sumere.


Dėrguar nga VALENTIN BATALAKU



Latest articles
Political analysis of the author

 © 2008 www.Syri3.com. Te gjitha te drejtat e rezervuara