Adnan Abrashi

adnan_abrashi@yahoo.com

nanda01al@yahoo.com

 

Meny
Latest books
Favorites site
Site statystics
Translate this page

DEPRESIONI 20 pyetje - 20 pėrgjigje
Gjatė proceseve tė shumta nė rrugėtimin jetėsor, pothuajse qė tė gjithė, ballafaqohemi me sfida tė ndryshme. Ato janė, herė mė tė dobėta, e herė-herė tejet tė fuqishme sa qė arrijnė tek ne, tė lėkundin dukshėm ekuilibrin emocional dhe tė shkaktojnė ērregullime tė gjendjes shpirtėrore.
Zakonisht, ērregullimet e gjendjes shpirtėrore ndodhin si rezultat i shumė faktorėve, duke filluar nga dėshtimet e ndryshme gjatė pėrpjekjeve pėr arritjen e ndonjė qėllimi, e deri tek ato mė tė rėndat - humbja e personave mė tė afėrt. Natyrisht, nuk pėrjashtohet as trashėgimia gjenetike. Shkaqe tė tjera qė provokojnė ēekuilibrin emocional, sipas psikologjisė, janė edhe:
- probleme tė ndryshme personale e sociale;
-sėmundjet serioze;
-problemet bashkėshortore, e nė veēanti divorci;
-abuzimet seksuale;
-alkoolizimi dhe substanca tė tjera narkotike;
-traumat nga lufta;
-stresi dhe ankthet, e procese tė tjera, tė papritura e tė pakėndshme, qė ndodhin dhe sjellin ndryshime tė theksuara nė jetė. Dhe si pasoj e gjithė kėtyre faktorėve, njeriu ndihet i paaftė pėr t'u pėrshtatur me situata sociale dhe ballafaquar me problemet jetėsore, pra, ai kaplohet nga njė gjendje e pashpresė dhe dorėzohet para ēdo sfide.
Nė forma tė lehta, ērregullimet e gjendjes shpirtėrore, janė normale, pasi njeriu si qenie emocionale, kuptohet, ka edhe binomizmin e vet, por, kur emocionet qėndrojnė nė njė pikė tė ulėt pėr kohė tė gjatė, kur njeriu humb interesin pėr bukurit dhe dukurit e jetės, atėherė kemi tė bėjmė me shenja, simptoma, se ai po kalon nė njė gjendje DEPRESIVE.
Nė kėtė shkrim, nuk dua ta trajtoj dukurin e depersionit nga kėndvėshtrimi patologjik, pasi as qė jam kompetent pėr kėtė - kjo u takoni psikologėve, e nė veēanti, psikiatėrve, por unė dua tė bėjė vetėm njė pėrshkrim tė pėrgjithshėm tė kėtij ērregullimi tė gjendjes shpirtėrore, pėrmes sistemit pyetje - pėrgjigje. Jam pėrpjekur t'i pėrzgjedhė dhe t'i pėrmbledhė 20 pyetje (bashkė me 20 pėrgjigje), pėrmes tė cilave mendoj se lexuesi (i nderuar i kėsaj web faqeje) do tė krijoj njohuri solide rreth kėsaj sėmundje tė kohės moderne.

1 - Ē'ėshtė depresioni?

Depresioni ėshtė gjendje e pikėllimit tė thellė, i krijuar nga faktor tė ndryshėm, ku personi humb besimin nė vete, shpresat pėr ardhmėri si dhe interesimin pėr aktivitetet e jetės - kur tek ai shuhet ēdo ndjesi kėnaqėsie e gėzimi shpirtėror.

2 - A paraqet pikėllimi i thellė gjithnjė simptomat e sėmundjes sė depresionit?

Jo, nė rastet e mossukseseve nė punė apo nė jetė, ose edhe kur humbim personin e afėrm, pikėllimi ėshtė dukuri e rėndomtė e ēekuilibrit tė pėrkohshėm shpirtėror, por kur kjo gjendje vazhdon pėr njė kohė tė gjatė, pa gjasa pėr tė gjetur rrugėdalje nga ky "tunel i errėt" (siē quhet shpesh depresioni), atėherė mund tė flitet pėr ērregullime patologjike shpirtėrore, pra pėr simptomat e sėmundjes sė depresionit.

3 - Cilat janė arsyet qė na shtyjnė nė pikėllim kronik - tė pafundmė?

Vuajtjet shpirtėrore tė shkaktuara nga rastet tragjike si: humbja e personit mė tė dashur, sėmundjet e rėnda e tė pashėrueshme, invaliditeti i pėrjetshėm, abuzimet e ndryshme - zakonisht seksuale, dėshtimet e pėrsėritura nė jetė etj. Por edhe problemet e ndryshme familjare e sociale si dhe zhgėnjimet sentimentale mund tė jenė faktor serioz pėr provokimin e gjendjes sė pikėllimit tė thellė.

4 - Si reflektohet (duket) bota e personave melankolik?

Gjendje e zymtė shpirtėrore pa ndjesi pėr kohen dhe ardhmėrinė. Pushtim nga dėshpėrimet momentale dhe vėrshimi i dėshtimeve nga e kaluara, tė mbėshtjella me plot hije dyshimi, fajėsi personale, lėndime tė brendshme shpirtėrore. Pra, pesimizėm i plotė dhe krijimi i fuqishėm i bindjes se nuk ka fuqi as shpresė tė ballafaqohet me sfidat e paraqitura.

5 - A luajnė gjenet ndonjė rolė tek sėmundja e depresionit?

Hulumtimet e shumta nė kėtė fushė kanė konstatuar se disa ērregullime tė gjendjes shpirtėrore, pra njė cenueshmėri biologjike e depresionit, mund tė trashėgohet. Kjo ėshtė vėrtetuar nga studimet e kryera nė disa familje, anėtarėt e tė cilave brez pas brezi kanė manifestuar defekte nė ekuilibrin emocional, e nė veēanti nė rastet ekstreme, kur tentimet pėr vetėvrasje por edhe aktet e kryera tė vetėvrasjeve, i kanė pėrcjell breza me radhė.

6 - Pra, burim ose shkaktar i depresionit nuk qenkan vetėm sfidat e rėnda tė jetės dhe problemet e pazgjidhura... por edhe trashėgimia gjenetike?

Konfliktet e personalitet, ndoshta tė akumuluara qė nga koha e fėmijėrisė, e tė nxitura nga rrethanat e pafavorshme negative, nga traumat e rėnda shpirtėrore dhe tė vazhdueshme, konsiderohen si shkaktar kryesor i ērregullimeve patologjike shpirtėrore, por natyrisht qė duhet tė ekzistoj edhe njė lidhshmėri me proceset biologjike, gjegjėsisht me reaksionet (defektet) biokimike qė zhvillohen nė tru. Neurotransmetuesit si: dopamina dhe serotonina rregullojnė disponimin tonė si dhe mundėsojnė ndryshimin e impulseve mes qelizave. Niveli i ulėt i kėtyre neurotransmetuesve, mund tė sjell deri te rėnia e morali dhe kjo situatė tė provokoj pastaj gjendja dėshpėrimi dhe me kėtė tė kontribuoj edhe nė zhvillimin e depresionit.

7 - A ka periudha, kur personi i nėnshtrohet mė shumė ndryshimeve tė disponimit?

Gjithsesi. Gjatė procesit jetėsor kalojmė nėpėr periudha kritike si: puberteti, shkollimi, punėsimi, martesa, lindja, pensionim etj., periudha kėto, qė ndikojnė edhe nė ekuilibrin tonė shpirtėror.

8 - Pse gjinia e bukur ėshtė mė shumė e goditur nga ērregullimet shpirtėrore?

Hulumtimet e bėra tregojnė se ka disa arsye pse gratė janė mė shumė tė prekura nga depresioni: mungesa e kromozomit seksual Y, qė mungon te ato; cikli menstrual, ndryshimet hormonale, ndjeshmėria mė e theksuar emocionale si dhe faktor tė tjerė psikofizik e psikosocial.

10 - A e nxit vetmia neverinė ndaj jetės?

Shumė studiues janė tė mendimit se po, duke u nisur nga parimi themelor se njeriu ėshtė qenie shoqėrore dhe marrėdhėniet ndėrnjerėzore, pra jeta e pėrbashkėt, ndikon edhe nė ekuilibrin emocional, nė kuptimin pozitiv, duke balancuar gjendjen shpirtėrore gjatė situatave frustruese. Por ka edhe tė tjerė, qė mendojnė, se kjo varėt shumė nga stabiliteti nervor i individit, nga karakteri i tij dhe qėllimet e pėrcaktuara nė jetė.

11 - Ēfarė ėshtė qėndrimi i personit depresiv?

Thėnė shkurt e prerė: fundamentalisht negativ ndaj vetės dhe jetės!!!

12 - A ėshtė ky qėndrim fundamental edhe faktori mė i shpeshtė qė i nxitė individėt pėr tė kryer aktit e vetėvrasjes?

Mjerisht po. Fajėsia, e nė veēanti, urrejtja ndaj vetvetes dhe jetės mund tė krijoj apati aq tė thellė, sa qė ai nuk sheh rrugėdalje nga ky "tunel ferri" dhe epilogu i gjithė kėsaj, natyrisht qė pėrfundon tragjikisht - me aktin e vetėvrasjes.

13 - Cilat janė simptomat e gjendjeve tė lehta depresive, qė quhen "depresione stinore"?

Plogėshtia psikike e fizike, lodhja e pabazė, dėshira e madhe pėr gjumė, ikja nga aktivitetet e zakonta, humbja e interesit pėr shoqėrim etj.

14 - Ku ėshtė burimi i kėsaj forme tė ēuditshme depresive, qė ėshtė variabėl, varėsisht prej stinėve?

- Shkencėtarėt supozojnė se ėshtė hormoni i melatoninės. Melatonina, qė ėshtė produkt i hipofizės, sinkronizon anėn tonė biologjike nė varshmėri prej fuqisė sė dritės qė e pranon syri ynė, pra, bėnė rregullimin e ritmit ciklik ditė-natė. Ēdo ēekuilibrim nė kėtė fushė pėrcillet me ndryshime tė lehta tė gjendjes shpirtėrore, tė quajtura, siē e cekėm edhe mė lartė, "depresion stinor".

15 - A ėshtė gjendja depresive gjithnjė konstante?

Pėrgjithėsisht jo, edhe pse mund tė ketė pėrjashtime.

16 - A vėrehet lehtė individi i cili veē gjendet nėn "pushtetin" e depresionit?

Nuk ėshtė e vėshtirė ta vėrejmė, pasi siē e cekėm edhe mė lartė, individi me ērregullime shpirtėrore, kalon gjatė fazave tė ndryshme nė gjendje tė thellė pikėllim, duke u mbyllur nė botėn e vetė dhe duke mos treguar kurrfarė interesimi pėr botėn e cila e rrethon.

17 - Cilat janė simptomat e para tė dukshme qė paralajmėrojnė fillimin e ērregullimeve shpirtėrore?

Humbja e interesit tė pėrgjithshėm pėr kėnaqėsitė e jetės, ndjesia e tė qenit i pavlefshėm, pushtimi i ndjesive dėshpėruese, pushtimi i panikut dhe brengave, shqetėsime gjatė pushimit tė natės, ose edhe pagjumėsia e theksuar, ndryshimet nė oreks, rėnie nė peshė, mungesa e energjisė vepruese dhe ndjesia e rraskapitjes... thjesht, mendime tė vazhdueshme negative ndaj vetės dhe jetės.

18 - A ėshtė e vėrtet se njerėzit, shpesh, nuk dėshirojnė ta bėjnė publike kėtė ērregullim tė gjendjes shpirtėrore, sepse e konsiderojnė si "turp"?

Po, pėr arsye tė paragjykimeve qė kanė, e qė ėshtė shumė gabim, pasi edhe depresioni ėshtė njė sėmundje, si tė gjitha tė tjerat, dhe kėrkon kurim.

19 - Pra, ėshtė e mundur dalja nga ky "tunel i errėt", dhe rikthimi i sėrishėm i disponimit dhe vullnetit pėr jetė!

Gjithsesi. Sipas studimeve tė gjata tė bėrė nė fushėn e psikologjisė dhe psikiatrisė, sėmundja e depresionit ėshtė e shėrueshme, por, natyrisht, pėrveē trajtimit adekuat duhet patjetėr tė mbizotėroj edhe dėshira dhe vullneti i mirė i individit.

20 - Cilat janė trajtimet adekuate qė duhet tė zbatohen qė tė mund tė dilet nga ky "tunel i errėt" shpirtėror?

Ka disa forma dhe mėnyra pėr ta trajtuar dhe kuruar sėmundjen e depresionit: terapia farmaceutike, psikoterapia, terapia muzikale, teknikat e ndryshme tė relaksimit, terapia hipnotike, aktivitete e ndryshme sportive, kulturore etj. Natyrisht, qė gjatė gjendjes sė ēekuilibrimit emocional, gjėja e fundit qė individit i be nė mend, ėshtė tė ndėrmarr diē nė kėtė drejtim, prandaj, m'u nė kėtė fazė ai ka mė sė shumti nevojė pėr pėrkrahje, mbėshtetje tė njerėzve tė besuar, tė familjarėve, tė miqve, tė shoqėrisė dhe institucioneve pėrkatėse. Mbėshtetja e fuqishme shpirtėrore, e kombinuar me llojet e terapive tė ndryshme, jep efektin mė tė mirė shėrues dhe zvogėlon dukshėm mundėsit pėr rikthimin e depresionit. Megjithatė, shumė, shumė e rėndėsishme ėshtė qė mos tė injorohen simptomat e para tė depresionit, por intervenimi tė bėhet nė fazat fillestar, pėr ta parandaluar rrezikun e kalimit tė sėmundjes nga format e lehta (neurozat), tek ato mė tė rėndat (psikozat), tė cilat pastaj kėrkojnė trajtim tė vazhdueshėm dhe tė veēantė!

Sabir Krasniqi
PSIKOLOGJI
Political analysis of the author

 © 2008 www.Syri3.com. Te gjitha te drejtat e rezervuara