Adnan Abrashi

adnan_abrashi@yahoo.com

nanda01al@yahoo.com

 

Meny
Latest books
Favorites site
Site statystics
Translate this page

A E NJOHIM NE VĖRTET VETEN?
Dhe me tė drejtė shtrohet pyetja: Kush jemi ne nė tė vėrtet? A jemi ata qė me tė vėrtet mendojmė se jemi, apo ata qė nė tė vėrtet shtiremi se jemi? Jemi ne spektatori apo aktori nė teatrin e jetės, apo de dyja bashkė njėkohėsisht? Jemi ne vėrtet tė sinqertė, tė ndershėm, tė moralshėm, tė devotshėm, tė dashur, human etj. si mendojmė ne vet, apo e kundėrta e kėtyre - si mendojnė tė tjerėt?... Pse vallė nuk mund tė jemi, thjesht, njė Un i vetėm dhe i vėrtet, si pėr vetėn ashtu edhe pėr tė tjerėt? Dhe pėrgjigja do tė ishte po ashtu e thjesht: sepse ne mendojmė se jemi!... Po mendimet, ēfarė janė mendimet?...

Na ndodh pothuajse pėr ēdo ditė qė ta shikojmė veten nė pasqyrė. Por a i shkon kujt ndėr mend tė pyes: A ėshtė ky njė pasqyrim real? A ėshtė ky reflektimi i unit tim tė vėrtet? A jam unė, nė tė vėrtet, ky qė jam? Ne jemi mėsuar ta shohim vetėn ashtu siē dėshirojmė ta shohim, e qė nė realitet, ky ėshtė vetėm njė gjykim subjektiv. Realitetin tonė nuk mund ta kuptojmė duke e shikuar vetėn pėrmes prizmave tė interesit apo dėshirave individuale, personale, por vetėm pėrmes vlerėsimeve objektive gjykuar nga sytė e tė tjerėve. Ne nė pasqyrė shohim vetėm njė pjesė tė vogėl tė personalitetit tonė, dhe ajo qė ėshtė mė paradoksalja: njeriu qė mė sė keqi mund tė na vlerėsoj, jemi ne vet. Uni unė ėshtė shumė mė kompleks se sa ne mendojmė dhe, po aq enigmatike janė edhe pyetjet: Ē’ėshtė Uni nė tė vėrtet? Nga se pėrbėhet ai? Kur krijohet personalitetit ynė dhe nga sa Un-a pėrbėhet ai?... Edhe pse psikologėt, neurologėt, sociologėt etj. janė munduar t’i definojė karakteristikt qė ndikojnė nė krijimin e unit tonė, pra identitetit tonė, megjitahtė akoma mbetet edhe shumė pėr tė dėshiruar.
Hulumtimet e shumta shkencore kanė rezultuar se rrethi i jashtėm, duke filluar nga anėtarėt e familjes, shokėt, miqtė, kolegėt, etj. janė nė gjendje tė japin vlerėsim shumė mė objektiv rreth personalitetit tonė se sa ne vet, pasi nė realitet, ne anojmė gjithnjė kah vetėvlerėsimi, ose thėnė mė konkretisht, mbivlerėsimi i aftėsive tona dhe plotėsimi i nevojave dhe kėrkesave nė pėrputhshmėri me interesat e ngushta personale ose pėr shkak tė botėkuptimeve kundėrthėnėse dhe censurės etiko-morale, fetare, shoqėrore etj. nuk arrijė ta pasqyrojmė realitetin objektiv - atė qė ne vėrtet ndjejmė nė brendi. Pra, ne e gėnjejmė, me apo pa vetėdije, nė vazhdimėsi vetveten. Dhe nga kjo del se pasqyrimi ynė i jashtėm, nė realitet ėshtė vetėm njė makijazh para syve tė tjerėve, siē e thamė edhe mė lartė, varėsisht prej interesave! Atė qė ne nė tė vėrtet e ndjejmė nė brendi tė qenies sonė, nuk e shprehmi pothuajse asnjėherė besnikėrisht. Ne ndryshojmė mendimin, qėndrimin, gjykimin, pozitėn etj. nė varėsi, ose mė mirė tė themi, nė pėrshtatje tė rolit qė ne duhet ta luajmė nė skenėn e teatrit tė quajtur jetė.
Tė gjithėve na ėshtė i njohur vlerėsim kontrovers i personaliteteve tė ndryshme, qofshin ata tė afėrm, shokė, kolegė pune, fytyra publike etj. Ndryshe e percepton vetėn njė mikė, shok, koleg pune dhe krejt ndryshe e vlerėsojnė tė tjerėt atė - varėsisht prej kėndvėshtrimit! Perceptimi nga kėndvėshtrimi personal dhe ai nga kėndi i syrit tė huaj ėshtė njė dukuri me tė cilėn edhe konfrontohem nė pėrditshmėrinė tonė. Nė kėtė proces jetėsor, tė gjithė ne, jemi pėrherė nėn vėzhgim tė huaj, por njėkohėsish jemi edhe vetė vėzhgues ndaj tė tjerėve, pavarėsisht se ku ndodhemi: nė shtėpi, rrugė, punė, kafene etj. Dhe kėtė proces mund ta quajmė - krijimi i pėrshtypjes. Psikologėt kėtė e quajnė - efekt heuristikė (shkathtėsi, zotėsi pėr tė zbuluar gjėra tė reja). Kjo pėrshtypje, ky efekt, kjo fotografi, krijohet duke filluar nga dukja e jashtme, veshja, mimika, sjelljet, qėndrimet etj. Bile, nganjėherė, vetėm edhe njė ndryshim minimal, njė pėrshtypje ndoshta tepėr e parėndėsishme nė dukje, arrin tė krijoj perceptime krejt tė reja pėr personalitetin e caktuar, pėr vetit e tė cilit deri pak mė parė kemi pasur bindje krejt tjetėr.
Eksperimente nė kėtė drejtim kam konstatuar se pėrshtypja e parė, e kapur pėrmes shqisave tona perceptuese dhe e skanuar nga truri, pason pas 150 milisekondave. Dhe kjo pėrshtypje (fotografi e parė) pastaj ndryshon, plotėsohet ose pėrpunohet, varėsisht prej informacioneve tė mėvonshme qė burojnė gjatė kėtij procesi heuristikė. Krijimi i pėrshtypjeve, mendojnė studiuesit, ndikohet shumė edhe nga vetit tona tė personalitetit tė akumuluar gjatė gjithė procesit jetėsor, e tė cilat gjendėn tė deponuara (memorizuara) nė sferėn e ndėrdijes. Dhe kėto informacione, nė momente tė caktuar aktivizohen, pavetėdijshėm dhe ne arrijmė tė krijojmė pėrshtypje tė caktuara, qoftė subjektive, qoftė objektive. Kėto pėrshtypje shoqėrohet me ndjesi tė ndryshme qė provokojnė edhe gjendje tė caktuara emotive, tė cilat pasqyrohen edhe nė botėn e jashtme dhe qojnė nė vlerėsime racionale ose iracionale si tė vetės ashtu edhe tė individėve tė tjerė.
Dy kėrkues amerikan, Joseph Luft dhe Harry Ingham, duke studiuar sjelljet e njerėzve, kanė arritur nė konkluzion se personaliteti ynė nuk pėrbėhet vetėm prej njė “Un-i”, por prej katėr “Un-ve”. Pra, katėr pjesėve, fushave, sferave etj. tė cilat sė bashku pasqyrojnė personalitetit tonė. Mirėpo, kėto katėr fusha (un-a) qė i bartim nė vete, ėshtė vėshtirė t’i kemi sė bashku nėn kontroll: shpeshherė ato e plotėsojnė njėra-tjetrėn, mirėpo shpesh edhe e konkurrojnė njėra-tjetrėn. Dhe kur njėra prej tyre arrin tė marr pushtetin, atėherė ajo edhe bėhet pjesė e identitetit tonė, pra ne edhe identifikohemi me karakteristikat e asaj fushe tė personalitetit, nė sytė e tė tjerėve.
Kėta dy kėrkues mendojnė se janė tri nga ato pjesė tė personalitetit, qė nė pėrgjithėsi mund tė na e bėjnė jetėn mė tė vėshtirė. Nėse ndonjėra prej kėtyre fushave fuqizohet, mund tė reflektoj pasoja fatale nė paraqitjen tonė tė jashtme.
Kėshtu i pėrshkruaj kėto katėr fusha tė uni-t tonė, qė sipas tyre, janė pėrbėrėsit e personalitetit tonė:

1-Uni i pavetėdijshėm (i panjohur edhe pėr mua edhe pėr tė tjerėt): Aty janė tė deponuara njohurit e pashfrytėzuara, talenti, por edhe mėnyra e tė sjellurit, tė cilėn ne, vėshtirė ose fare nuk mund ta kontrollojmė. Aty mendohet sė ėshtė e memorizuar edhe pėrvoja jonė jetėsore e kultivuar qė nga fėmijėria, qė nė tė shumtėn e rasteve, mė vonė, bėhet edhe pasqyrė e vetive tona tė personalitetit. Psikologėt pėrpiqen qė tė depėrtojnė nė kėtė fushė tė panjohur tė un-it, pėr tė mbledhur njohuri tė reja pėr tė mėsuar mė shumė rreth personalitetit tonė.

2-Uni i fshehur (i njohur vetėm pėr mua): Secili e posedon kėtė fushė: dėshirat sekrete, ndjenjat ose obsesionet, pėr tė cilat kemi bindjen se, mu pėr kėto, tė tjerėt na refuzojnė ose na lėndojnė. Ne llogarisim me kėto reaksione, prandaj edhe i fshehim kėto ndjenja prapa njė maske mbrojtėse tė brendshme. Dėshirat tona, mendimet tona por edhe sekretet e “errėta”, nuk duhet t’i dijė asnjėri, ato duhet tė mbesin pjesė e personalitetit, tė njohura vetėm pėr ne.

3-Uni i verbėr (i njohur pėr tė tjerėt): “Nuk mė intereson se ēfarė mendojnė tė tjerėt pėr mua”. Kjo ėshtė moto e njerėzve qė timon e tyre e drejton uni i verbėr. Uni i verbėr pėrfshinė shumė dukuri qė pėr ne, kushtimisht nuk janė tė “njohura”, por, qė tė tjerėve u bien nė sy, pa i vėrejtur ne ato. Pra, ato qė tė tjerėt i dinė pėr ne, por qė ne vetė nuk arrijmė t’i dimė ose nuk dėshirojmė t’i dimė. Kėtu kemi tė bėjmė me gjėrat qė pėr arsye tė ndryshme nuk dėshirojmė t’i bėjmė publike, por nganjėherė i shprehin nė formė heshtjeje. Ose, ndoshta, pasi ne vetė qėllimisht i shmangemi bisedave qė kanė tė bėjnė me kėtė fushė tė personalitetit.

4-Uni i hapur (i njohur pėr mua dhe tė tjerėt): Kjo fushė e uni-t pėrfshin gjithēka qė ne vetėdijshėm e vlerėsojmė. Kjo ėshtė fusha e personalitetit tonė, nė tė cilėn ne i shpalosim vlerat tona tė vėrteta. Kush arrin qė kėtė dritare tė uni-t ta hapė mjaftueshėm, ai arrin tė fitoj edhe besimin e tė tjerėve - arrin tė bėhet i suksesshėm, sepse tė tjerėt e pranojnė si tė sinqertė. Kjo do tė thotė, qė tė arrihet baraspesha maksimale mes pasqyrimit tonė dhe atij, shikuar nga kėndvėshtrimi i tė tjerėve.
Mirėpo, kėta dy hulumtues amerikanė nuk janė tė parėt qė kanė gjurmuar nė kėtė sferė, qė edhe sot e kėsaj dite ka mbetur akoma dukuri enigmatike. Qėndrime e tyre rreth vetive tė personaliteti i kanė shpalosur edhe shumė filozof, psikologė, sociologė e personalitete tė famshme, pėrmes teorive tė tyre. Por ndėr mė tė qėndrueshmet deri nė ditėt tona mbetet teoria e “babait tė psikologjisė”, Sigmund Freud-it.
Edhe Freud-i mendon se personaliteti pėrbėhet prej tri fushave, por tė cilat janė tė gėrshetuara mes veti, e jo tė ndara (plotėsuese ose konkurruese mes veti) sikurse i pėrshkruajnė dy hulumtuesit amerikanė. Sipas Freud-it, fusha e parė “id-i” (ai - ana fizike) pėrbėn pjesėn e personalitetit tė cilin individi e ka trashėguar nga tė parėt e vet. Id-i synon tė arrijė me ēdo kusht kėnaqjen i instinkteve, pa asnjė konsideratė pėr norma etiko-morale. Mirėpo, pasi ne jetojmė nė njė shoqėri, po e quaj tė “civilizuar”, ne jemi tė detyruar qė sjelljet tona t’ia pėrshtatim kushteve tė pėrcaktuara nga ajo shoqėri. Dhe kėtu pastaj aktivizohet pjesa e fusha e dytė e personalitetit, tė cilėn Freud-i e quan “ego” (uni - ana shpirtėrore, mendore). Ego-ja duke e analizuar me kujdes situatėn objektive, pėrpiqet qė kėto nevoja, ose mė mirė t’i quajmė epshe, t’i plotėsoj tėrthorazi, dhe shfrytėzon rastin sa herė qė i jepet mundėsia pėr realizimin e tyre. Ndėrsa fushėn e tretė tė personalitetit, ai e quan “superego” (mbiuni - ana intelektuale). Kjo pjesė e personalitetit, qė sipas Freud-it pėrbėhet nga parimet, normat, dispozitat morale etj., lirisht mund tė quhet edhe ana kozmetike e individit, makijazhi artificial, filtri i epsheve tona. Dhe nė realitet, kėtu Freud-i ka plotėsisht tė drejtė, sė paku kėshtu ėshtė mendimi im! Tė gjitha sjelljet tona nė situata publike, ēfarėdo qofshin ato, bile edhe nė ambiente familjare, dominohen nga kjo fushė e personalitetit! Ne nė realitet, tė tjerėve ua prezantojmė vetėm maskėn tonė, e jo realitetin qė fshehėt brenda ego-s sonė. Gjithēka qė nė e shprehim para tė tjerėve, sė pari e pėrpunojmė, analizojmė pėrmes egos, dhe tek pastaj, varėsisht prej situatės, pėrmes filtrit (superegos), ne ua prezantojmė tė tjerėve si qėndrim tonin, qe nė realitet ėshtė vetėm njė aktrim i ēastit. Mirėpo, nė jetė njeriu ka nevojė tė aktroj, bile nė shumė raste kjo ėshtė e domosdoshme qė tė mund ta mbaj ritmin me tė tjerėt. Nė fakt, jeta ėshtė njė lojė teatrale, ndėrsa ne, pra, secili individėt, jemi artistė me role tė ndryshme. Dhe nėse nuk dimė tė aktrojmė, bėhemi figura groteske para tė tjerėve, pra pėrqeshemi. E pėr tė qenė i suksesshėm nė jetė, duhet tė “aktrojmė” sa mė mirė! Nuk ėshtė e rėndėsishme se kush je ti - fytyra jote e vėrtet, por se si t’i arrin t’u ofrohesh tė tjerėve - me ēfarė makijazhi ke arritur ta mbulosh fytyrėn e vėrtet!!!
Dhe me tė drejtė shtrohet pyetja: Kush jemi ne nė tė vėrtet? A jemi ata qė me tė vėrtet mendojmė se jemi, apo ata qė nė tė vėrtet shtiremi se jemi? Jemi ne spektatori apo aktori nė teatrin e jetės, apo de dyja bashkė njėkohėsisht? Jemi ne vėrtet tė sinqertė, tė ndershėm, tė moralshėm, tė devotshėm, tė dashur, human etj. si mendojmė ne vet, apo e kundėrta e kėtyre - si mendojnė tė tjerėt?... Pse vallė nuk mund tė jemi, thjesht, njė Un i vetėm dhe i vėrtet, si pėr vetėn ashtu edhe pėr tė tjerėt? Dhe pėrgjigja do tė ishte po ashtu e thjesht: sepse ne mendojmė se jemi!... Po mendimet, ēfarė janė mendimet?...
Dhe ne sa herė qė gjendemi para pasqyrės, shohim vetėm atė qė dėshirojmė tė shohim, por mos harroni: kjo figurė qė e shohim nė pasqyrė nuk ėshtė Uni ynė i vėrtet, por vetėm reflektim i mendimeve tona, sepse ne, jemi ata qė mendojmė se jemi!

Sabir Krasniqi



PSIKOLOGJI
Political analysis of the author

 © 2008 www.Syri3.com. Te gjitha te drejtat e rezervuara