Adnan Abrashi

adnan_abrashi@yahoo.com

nanda01al@yahoo.com

 

Meny
Librat e fundit
Faqe tė preferuara
Numratori

FILOZOFĖT - THEMISTOKLIU
Themistokliu(Greq. Θεμιστοκλῆς); ka jetuar rreth 524–459 p.e.r, burrė shteti i Greqisė sė vjetėr dhe prijės ushtarak nė periudhėn e luftėrave greko-persiane, ishte njė politikan dhe gjeneral i shkathėt. Kur grekėt sprapsėn me sukses sulmin e parė tė persėve, Themistokliu i bindi athinasit tė financonin ndėrtimin e flotės sė tyre me tė ardhurat e minierave tė argjendit tė Lorionit, tė cilat sapo ishin zbuluar. Me kėtė iniciativė, Themistokliu e pėrgatiste qytetin e tij tė luante njė rol vendimiar nė disfatėn e flotės sė Kserksit nė Salaminė, qė i dha fund kėrcėnimit pers ndaj Greqisė. Ai e bėri Athinėn njė fuqi tė madhe detare dhe njė shtet grek, i cili dominonte mbi shtetet e tjera.

Pa qenė i lidhur me njė familje tė fuqishme apo me njė parti, si rivalėt e tij, Themistokliut i duhej tė mbėshtetej vetėm nė intuitėn e vet politike, nė pasionin dhe nė energjinė e tij. Me gjithė kundėrshtimin e fuqishėm, kėmbėngulja e tij e shndėrroi nė politikė tė vėrtetė besimin e tij tė patundur pėr rėndėsinė e detit. Ai asnjėherė nuk ngurronte tė pėrdorte dredhinė pėr tė siguruar epėrsinė ndaj persėve dhe spartanėve. I goditur nga ostrakizmi, prej armiqve tė tij politikė, ai vdiq nė mėrgim, i akuzuar pėr tradhti.

Themistokliu arriti tė siguronte njė pozitė politike tė rėndėsishme, nė njė kohė kur fitorja e athinasve mbi despotin pers, Dar, e kishte pėrforcuar mendimin demokratik. Themistokliu kishte drejtuar trupa nė betejėn e Maratonės. Nė sistemin e ri demokratik tė vendosur nga Klisteni, njė kėshill prej 10 gjeneralėsh zgjidhej ēdo vit nga Asambleja. Ndryshe nga funksionet e tjera, ishte populli ai qė i zgjidhte gjeneralėt, tė cilėt mund edhe tė rizgjidheshin.

Themistokliu pėrfitoi nga pozita e tij si gjeneral pėr tė pasur njė ndikim tė madh mbi jetėn politike. Njė institucion i ri demokratik, ostrakizmi, kodifikoi dėbimin politik, gjė qė i lejoi Themistokliut tė largonte nga qyteti rivalėt e tij kryesorė, Aristidin dhe Ksanthipin. Suksesi politik i Themistokliut e theu monopolin e aristokratėve lidhur me vendimet politike dhe hapi perspektiva tė reja liberale.

Themistokliu nuk u mjaftua me forcimin e flotės athinase. Ai futi njė sistem tė ri, sipas tė cilit ēdo athinas i pasur duhej tė financonte mirėmbajtjen e njė anijeje lufte dhe stėrvitjen e vozitėsve tė saj. Gjeneralėt morėn nė ngarkim operacionet nė tokė dhe nė det. Porti i Pireut u zmadhua dhe u fortifikua. Pas plaēkitjes sė Athinės nga persėt, Themistokliu parapėlqeu ta zhvendoste qendrėn e qytetit nė Pire, por atij iu desh tė hiqte dorė nga kjo ide dhe ndėrtoi muret e gjata ndėrmjet dy qyteteve. Themistokliu e sprapsi kundėrshtimin e Spartės pėr ndėrtimin e fortifikatave, duke u hequr sikur do tė hynte nė bisedime. Ai shoqėroi vetė njė delegacion nė Spartė pėr tė pėrfunduar njė marrėveshje, ndėrkohė qė i gjithė populli ndėrtonte murin rrethues me njė lartėsi qė do tė bėnte tė mundur mbrojtjen e qytetit. Kur muri pėrfundoi, ai shpalli se Athina kishte tė drejtė tė vendoste vetė dhe deklaroi se Athina ishte e barabartė me Spartėn.

Pa dyshim, ostrakizmi i Themistokliut ishte kurdisur nga armiqtė e tij politikė. Politika e tij antispartane e kishte armiqėsuar me njė grup tė fuqishėm athinasish tė pasur, tė cilėve u pėlqenin idetė e Spartės. I mėrguar nė Argos, nė jug tė Greqisė, Themistokliu e zgjeroi propagandėn e tij kundėr Spartės. Lidhjet e tij me gjeneralin tradhtar tė Spartės, Pausaniasin, bėnė qė ai tė akuzohej pėr tradhti. Duke u larguar nga Greqia, ai gjeti strehim pranė mbretit pers, Artakserks. Themistokliu nuk synonte tė bėnte ndonjė komplot me Persinė kundėr Greqisė. Ai ndiqte vetėm yllin e tij, kudo ku ai e drejtonte. I pakuptuar dhe i braktisur nga bashkėqytetarėt e tij, ai u nis pėr nė Persi, vend ku u trajtua me nderime tė mėdha. Ai u emėrua guvernator i Magnezisė. Kur vdiq, u pėrcoll si njė hero nga banorėt e Magnezisė, tė cilėt ngritėn njė statujė pėr nder tė tij.

Kserksi po pėrgatiste haptazi pushtimin e Greqisė: pėrpjekja e tij pėr tė vendosur njė urė anijesh mbi Helespont e provonte kėtė. Kėto pėrgatitje i alarmuan grekėt pėr rrezikun e afėrt. Pėrfaqėsuesit e shteteve greke u mblodhėn nė Kanalin e Korintit pėr tė siguruar njė mbrojtje tė pėrbashkėt. Sparta mori drejtimin e ushtrive aleate. Politika e Spartės kishte si bosht mbrojtjen e Peloponezit. Pas qėndresės heroike, por tė kotė, tė Leonidhės dhe tė 300 spartanėve tė tij, pėr tė mos i lejuar ushtritė perse tė hynin nė Greqi nėpėrmjet Grykės sė Termopileve, gjeneralėt spartanė vendosėn tė sprapseshin pas Kanalit tė Korintit. Ndonėse epėrsia detare e athinasve, qė ishte siguruar nga Themistokliu, njihej prej tė gjithėve, shtetet e tjera nuk qenė tė gatshme t'i jepnin Athinės rolin e udhėheqėses. Ato donin tė kishin nė krye njė udhėheqės spartan.

Sipas strategjisė sė Spartės, ndeshja me flotėn perse duhej tė ndodhte pranė Kanalit tė Korintit, por Themistokliu arriti ta bindte prijėsin spartan tė ndryshonte vendimin e tij. U thirr njė kėshill tjetėr dhe Themistokliu i skandalizoi gjeneralėt, pasi ai e hapi seancėn pa u prezantuar nga prijėsi spartan. Vetėm nė saje tė shantazhit, duke kėrcėnuar se do ta braktiste aleancėn bashkė me ushtrinė athinase, Themistokliu arriti tė impononte strategjinė e tij. Pėr tė filluar betejėn u zgjodh ngushtica e Salaminės.
Frika se mos grekėt ziheshin nė grackė nė ngushticė, pothuajse e hodhi poshtė edhe njė herė kėtė vendim. Por Themistokliu i dėrgoi mbretit pers informata tė rreme, sipas tė cilave athinasit do tė ktheheshin kundėr aleatėve tė tyre. Mbreti hyri menjėherė nė limanin e Salaminės dhe flota perse u shkatėrrua.

Njė vit pas betejės sė Salaminės, spartanėt mposhtėn pjesėn tjetėr tė ushtrisė sė Kserksit nė Plate dhe, kėshtu, persėt u larguan pėrfundimisht nga Greqia. Por qe Athina, qė, nė saje tė fitores sė saj tė shkėlqyer tė Salaminės, mori drejtimin e shteteve greke nė fund tė luftės. Themistokliu i pengoi pėrpjekjet e Spartės pėr tė vendosur sundimin e saj nė shtete t ė veriut. Spartanėt kėrkuan tė merrnin pushtetin nė Thesali dhe tė ndėshkonin ēdo shtet qė u ishte nėnshtruar persėve. Ata dėshtuan nė tė dyja kėto tentativa, pjesėrisht pėr shkak tė Themistokliut, pjesėrisht pėr shkak tė korruptimit tė prijėsve tė tyre. Athina e shfrytėzoi fitoren e saj tė Salaminės, duke organizuar njė aleancė ndėrmjet shteteve greke, Lidhjen e Delosit, e cila do tė kishte nė dispozicion njė flotė lufte pėr tė penguar ēdo tentative pushtimi nga ana e persėve. Duke rivalizuar me Spartėn se cili shtet do tė kishte ndikim mė tė madh nė botėn greke, Athina, nė saje tė flotės sė vet, kishte nėn kontroll nė mėnyrė tė padiskutueshme detin Egje.

Gjenerali spartan u dallua pėr aftėsinė e tij ushtarake, duke fituar betejėn e Platesė kundėr njė ushtrie mė tė madhe nė numėr, tė drejtuar nga njė gjeneral pers jo mė pak i aftė, Mardoniosi. Kur Sparta e dėrgoi Pausaniasin nė Anatoli, pėr tė ēliruar grekėt e Azisė nga zgjedha e persėve, ai adoptoi mėnyrėn e veshjes dhe zakonet e armikut. Sparta e humbi menjėherė mundėsinė pėr tė qėndruar nė krye tė konfederatės greke. Grekėt e Azisė do t'i drejtoheshin Athinės. Pausaniasi, pas fitores sė Platesė, komplotoi me mbretin pers, me qėllim qė tė pėrmbyste qeverinė spartane dhe tė bėhej vetė mbret, sipas modelit lindor. Kur komploti u zbulua, ai gjeti strehė nė tempullin e Athinasė, por autoritetet e mbyllėn atje, ku dhe vdiq nga uria. Tė dy, fitimtari i Platesė, si edhe ai i Salaminės, tradhtuan shtetin e tyre.

JETĖSHKRIMET - KURESHTI NGA JETA E THEMISTOKLIUT

* Themistokliut i pėlqente lavdia qė kur ishte fėmijė. Pas betejės sė Maratonės lavdėrimet e mėdha tė athinasve pėr Miltiadhin i prishėn humorin dhe Themistokliu ra nė mendime. Kaloi netė tė tėra pa gjumė dhe nuk shkonte tė dėfrehej. Kur e pyeti njė miku i tij pėr shkakun e kėsaj gjendjeje ai u pėrgjigj:
- Trofetė e Miltiadhit ma prishin gjumin e natės.

* Njė kėngėtar i shquar iu lut Themistokliut t'i bėnte njė favor pėr diēka qė nuk ishte e drejtė.
- I dashuri im, - iu pėrgjigj Themistokliu, - ti do pranoje sikur unė tė kėrkoja qė tė kėndoje me nota false para publikut.

* Njė athinas kishte njė vajzė pėr tė martuar. Ishin dy kandidatė qė kėrkonin vajzėn. Njeri ishte burrė i pasur por budalla, tjetri ishte burrė i varfėr por i zgjuar. Babai i vajzės shkoi tė kėshillohej me Themistokliun i cili i tha:
- Unė do tė parapėlqeja njė burrė pa pasuri ndaj njė pasurie pa burrė.

* Themistokliu kishte njė djalė qė e donte shumė. Kur ua paraqiti miqve tė tij, tha:
- E shikoni kėtė fėmijė tė vogėl? Ky e qeveris gjithė Greqinė. Me qė ata nuk po kuptonin gjė ai shtoi:
- Ai komandon nėnėn e tij si i do qejfi, nėna e tij mė komandon mua qė komandoj athinasit, tė cilėt komandojnė gjithė Greqinė.

* E pyetėn Themistokliun se ēfarė dėshironte tė ishte Akil apo Homer? - Po ti, - iu pėrgjigj Themistokliu, - ēfarė do tė dėshiroje tė ishe, fitues nė lojėrat olimpike, apo trumpetier qė shpall fituesin?

* Pas betejės sė Salaminės magjistratėt e Athinės donin tė dilnin se kush ishte gjenerali mė me merita ndaj atdheut. Ata shpallėn njė referendum dhe kėrkuan qė nga grupi i gjeneralėve tė jepnin dy emra.
Tė gjithė gjeneralėt vunė nė fillim emrat e tyre dhe tė dytin vunė ernrin e Themistokliut. Atėherė magjistratėt vendosėn qė i pari tė ishte i padyshim, Themistokliu.

* Nga mosmirėnjohja e disa qytetarėve tė Athinės Themistokliu emigroi tek armiku i tij Kserksi. Ai e priti shumė mirė dhe e ēmonte zotėsinė e tij. E caktoi tė qeverisė njė provincė. Kur shpėrtheu njė luftė e re midis Greqisė dhe Persisė, Kserksi i ofroi Themistokliut komandėn e ushtrisė persiane. Themistokliu u vu nė mėdyshje tė madhe. Ai nuk donte tė luftonte kundėr atdheut tė tij dhe nga ana tjetėr nuk dėshironte tė tregohej mosmirėnjohės ndaj mirėbėrėsit tė tij tė madh. Atėherė ai zgjodhi rrugėn e vetvrasjes.

Dėrguar nga Valentin Batalaku


FILOZOFI
Analiza politike tė autorit

 © 2008 www.Syri3.com. Te gjitha te drejtat e rezervuara