Adnan Abrashi

adnan_abrashi@yahoo.com

nanda01al@yahoo.com

 

Meny
Librat e fundit
Faqe tė preferuara
Numratori

RELIGJIONET, PREJARDHJA DHE LLOJET (I)
Religjioni (latinisht: religiare qė don tė thotė tė lidhesh), si formė mė e vjetėr e vetėdijes dhe botėkuptimit njerėzor, konsiderohet si njė lidhje e komunitetit tė caktuar shoqėror tė klanit, fisit, individit me njė qenie mbinatyrore.

Religjioni ėshtė sistem i besimeve dhe ritualeve qė i drejtohen njė qenie supreme – tė shenjtė. Religjioni ekziston qė nga ekzistimi i njeriut dhe ka tė bėjė me mėnyrat e organizuara shoqėrore tė mendimit, ngjarjeve dhe veprimeve qė aludojnė ne ekzistimin e supernatyrės.

Religjionet e para kanė qenė tė formės anemiste (besimi nė fuqitė hyjnore) dhe totemiste (besimi nė ndonjė qenie, shtazė, bimė apo gjėsend), por mė pas formohen trajtat e tjera tė religjionit tė cilat janė politeizmi (besimi nė shumė perėndi) dhe monoteizmi (besimi nė njė perėndi).

Ka shumė mendime e keqkuptime nė definimin e religjionit.

Nė komunitetet e para tė njerėzimit pėrfytyrimet religjioze ishin tė lidhura nė mėnyrė direkte me pasqyrimet ose shprehjet imagjinare tė realitetit natyror e shoqėror, tė fenomeneve natyrore, tė lidhjeve tė rrjedhės sė tyre tė shkaqeve e tė fakteve si dhe marrėdhėnieve shoqėrore tė atėhershme.

Pėrkufizimin e fesė, B. Wilson e jep edhe duke pohuar se ēfarė nuk ėshtė feja.

Sė pari, feja nuk mund tė identifikohet me monoteizmin. Shumica e feve pėrfshijnė shumė perėndi e nė disa fe tė caktuara nuk ka fare zotėr.

Sė dyti, feja nuk mund tė identifikohet me porositė morale. Ideja qė zotėt janė tė interesuar se si sillemi nė kėtė botė ėshtė e huaj pėr disa fe.

Sė treti, nuk ėshtė patjetėr qė feja tė lidhet me shpjegimin se si bota u bė sikurse ėshtė. Sė katėrti, feja nuk mund tė identifikohet me tė mbinatyrshmen. Konfucianizmi ėshtėi lidhur me pranimin e harmonisė natyrore tė botės.

Karakteristikat qė i kanė tė gjitha fetė janė se fetė pėrfshijnė njė kompleks simbolesh, qė revokojnė ndjenjat e nderimit ose frikės dhe janė tė lidhura me ritualet ose ceremonialet. Ritualet e lidhura me fenė janė tė shumėllojshme.

Veprimet e tyre mund tė pėrfshijnė tė folurit, tė kėnduarit, ngrėnien e llojeve tė caktuara tė ushqimit, pėrmbajtja nga mosveprime tė ndryshme etj. Edhe pse ekziston njė numėr i madh i feve, ato kanė njė pikė tė pėrbashkėt: tė adhurohet njė qenie qė ekziston mbi tė gjithė pjestarėt e tij.

SHUMĖLLOJSHMĖRIA E FEVE

ANIMIZMI

Animizmi ėshtė sistem i besimit qė nuk pranon ndarjen e trupit dhe tė shpirtit, tė shpirtit nga materia. Kėshtu, ėshtė i bazuar nė besimin se shpirtėra tė tillė tė personalizuara gjinden nė kafshė, bimė dhe objekte tjera materiale, duke kryesuar nė njė shkallė ekzistencėn e tyre. Kjo gjithashtu aludon edhe nė atė se unifikimi i materies dhe shpirtit luan njė rol nė jetėn e pėrditshme.

Fillimisht, shpirtėrat ishin tė sqaruara si shumė tė ngjajshme me personat dhe tek mė vonė, nė religjionet jo-animiste nė njė drejtim tė njė zhvillimi ato humbin karakteristikėn e tyre materiale dhe bėhen nė njė shkallė mė tė lartė tė “gjallėruara”.

Antropologjisti Britanez Sir Edward Burnett Tylor nė Kultura Primitive (1871) argumenton se ky besim ėshtė mė primitivi dhe forma mė esenciale e religjionit. Megjithėse animizmi nė vetvete nuk ėshtė religjion nė sensin e zakonshėm tė Perėndimit, ai pėrmban burimin mbi tė cilin religjionet janė ndėrtuar.

Origjina

Shumė autoritete pranojnė se ideja e shpirtit ėshtė bėrthama krijuese e sistemit animist, se shpirtėrat janė vetėm shpirtėra qė e bėnė veten tė pavarur, dhe se shpirtėrat e kafshėve, bimėve dhe objekteve janė tė ndėrtuara nė analogjinė e njeriut.

Psikologu Zigmun Frojd mendonte se njeriu primitiv erdhi me sistemin animist duke vėshtruar fenomenin e fjetjes (duke pėrfshirė edhe ėndėrrat) dhe tė vdekjes qė aq shumė i pėrngjajnė atij, dhe duke u orvatur tė sqarojnė ato forma. Pikėfillimi i teorizimit tė kėtillė duhet tė jetė problemi i vdekjes. Atė qė njeriu primitiv e vėshtronte si ēėshtje natyrore ishte zgjatja e pakufishme nė jetė – pavdeksia. Ideja e vdekjes u pranua mė vonė dhe me dyshim.

Termi

Animizmi ishte term i pėrdorur nga antropologjisti Sir E. B. Tylor si teori e propozuar e religjionit nė librin e tij Kultura Primitive tė vitit 1871. Ai e pėrdori me domethėnien “besim nė shpirtėra” (mistik, supernatyror, joempirik ose qenie tė imagjinuara).

Larmia

Sot, animizmi ekziston nė shumė shtete si nė Zambi, Republikėn Demokratike tė Kongos, Bangladesh, Indi, Gabon, Indonezi, Japoni, Laos, Papua Guinea e Re, Peru, Filipine, Kanada, Rusi, Suedi, Tailandė, dhe SHBA.

V A ZH D O N ...
RELIGJIONE
Analiza politike tė autorit

 © 2008 www.Syri3.com. Te gjitha te drejtat e rezervuara