Adnan Abrashi

adnan_abrashi@yahoo.com

nanda01al@yahoo.com

 

Meny
Librat e fundit
Faqe tė preferuara
Numratori

FEJA DHE PSIKOLOGJIA (V)
Sa u pėrket atyre tė cilėt organizimet fetare i konsiderojnė pjesė pėrbėrėse dhe tejet tė rėndėsishme tė fesė, ata pohojnė se, pjesėtarėt tė cilėt i pėrkasin njė feje tė pėrbashkėt pėr t'i mbrojtur botėkuptimet e tyre fetare dhe pėr t'i mėkėmbur ato duke u drejtuar kah disa rrugė tė organizimeve, kanė nxjerrė nė shesh disa organizata tė kėtilla. Kėto organizata fetare me vetėkontributin e prijėsve fetarė dhe me idenė e pėrhapjes sė mendimeve tė veta, arrijnė deri te realizimi i qėllimeve tė tyre. Format themelore tė kėtij lloj organizimi janė grupėzimet: medhhebet (sektet), tarikatet e kėshtu me radhė.

61 Ėshtė temė e cila ėshtė bėrė diskutim i rėndėsishėm mes psikologjisė sė fesė dhe sociologjisė sė fesė, rreth asaj se brenda kornizave tė hulumtimeve empirike tė jetės fetare (fetarėsisė), ēėshtja e indikacioneve (tabelave) qė pėrdoren gjatė studimeve tė ndryshme. Kėto lloje tipologjish nė ditėt e sotme si tema tė dimensioneve tė fetarėsisė, dalin nga vetė fakti se brenda njė shoqėrie vijnė nė pyetje mėnyra e matjes, vėrtetimit dhe ardhjes nė pėrfundim tė shkallės sė fetarėsisė sė njeriut, llojet e sferave tė jetės sė njeriut qė janė nėn ndikimin fetar dhe nė ēfarė shkalle ėshtė ndikimi i fesė tek njerėzit.

62
6. Studimet empirike tė realizuara mbi fetarėsinė Punimet empirike tė realizuara mbi fetarėsinė datojnė qė prej pas Luftės sė Parė Botėrore nė Amerikė, tė realizuara nga ana e njė grupi sociologėsh dhe psikologėsh. Numri i punimeve tė kėtilla nė veēanti shtohet mes viteve 1954-1965. Tėrheq vėmendjen fakti se brenda kėtyre viteve nga ana e hulumtuesve ėshtė bėrė zhvillimi i hulumtimeve tė cilat matin dhe vėrtetojnė shkallėn e fetarėsisė.

63 Kėto hulumtime studiuesve tė jetės fetare u kanė mundėsuar qė nėpėrmjet metodės eksperimentale shkencore tė vijnė deri nė pėrfundime sa mė objektive. Punimet empirike tė realizuara nė lidhje me jetėn fetare (fetarėsinė) nė Jugosllavinė e vjetėr janė bėrė me metodėn e anketimit. Njė pjesė e konsiderueshme e kėtyre punimeve duke hulumtuar llojet e fetarėsisė sė njerėzve, nė anėn tjetėr kanė tentuar qė nėpėrmjet kėtyre punimeve t’i nxjerrin nė shesh edhe llojet e ateizmit (mosnjohjes sė Zotit). Njė ndėr ata tė cilėt pėrkrahin idenė se ateizmi ėshtė ēėshtje tė cilėn duhet studiuar nė fushėn e psikologjisė sė fesė ėshtė edhe Antoine Vergote.

64 Sa pėr ilustrim do tė sjellim disa shembuj tė punimeve tė kėtyre trojeve nė lidhje me fetarėsinė apo jetėn fetare. Punimi “Socijalisticko Društvo i Religija” (Feja dhe shoqėria socialiste) i autorit Esad Cimic, i cili nė njė perspektivė sociologjike i ka studiuar rrethanat nė lidhje me jetėn fetare dhe ateizmin nė Bosnjė e Hercegovinė, ka arritur tė bėjė klasifikime tė fetarėsisė dhe jofetarėsisė. Ai ka ardhur nė pėrfundimin se popujt qė jetojnė nė kėto troje shumica prej tyre janė grup i “besimtarėve tradicionalė”, njė pakicė e “besimtarėve tė papėrcaktuar” dhe nė aspekt tė pėrqindjes grupi mė i vogėl janė grupi i “besimtarėve tė vetėdijesuar (racionalistė)”. Grupin e ateistėve shumicėn e pėrbėjnė “ateistėt me ndjenja”, ndėrsa grupi i “ateistėve tė vetėdijesuar (racionalistė)” ka qenė shumė i vogėl.

65 Hulumtimi i Pantic J. Dragomir me titullin “Klasicna i svetovna religioznost: socijalno-psihološko istraživanje stanovnika Beogradskog regiona” (Fetarėsia klasike dhe shekullare: Hulumtim psiko-social i banorėve tė rrethit tė Beogradit), krahas fetarėve tradicionalė (fetarėsisė tradicionale), ka studiuar edhe anuesit ndaj shekullarizmit dhe ateizmit si dhe faktorėt tė cilėt ndikojnė nė qėndrimet e tyre.
Pėrfundimi nė tė cilin ka arritur ai tregon se tipologjitė janė kėto: fetarėsi e fuqishme e fortė), fetarėsi e mesme (kėtu i pėrfshinė tė papėrcaktuarit nė ēėshtjet fetare si dhe ata qė fare nuk interesohen pėr fenė) dhe fetarėsi e dobėt. Nė tė njėjtėn mėnyrė, nė aspektin e animit jofetar ekziston njė gjendje e njėjtė sikur te fetarėsia.66 Nė vitin 1972 nė Maqedoni nga ana e Stefan M. Kostovskit ėshtė realizuar njė punim i titulluar “Religijata kaj selskoto naselenie vo Dolni Polog” (Dukuria e fetarėsisė te popullata e fshatrave tė Pollogut tė Poshtėm), i cili e ka hulumtuar fetarėsinė nė dimensione tė ndryshme. Ndaj kėsaj nėpėrmjet anketimit ka arritur t’i formulojė dhe t’i nxjerrė llojet e fetarėsisė. Temat qė i ka bėrė lėndė studimi kanė qenė: format e fetarėsisė dhe shenjat e pėrhapjes (dimensioni adhurimor i fesė), pėrhapja e sistemit tė besimit fetar (dimensioni i besimit), gjendja e shkallės sė pėrhapjes sė aktiviteteve etare dhe mėsimit fetar (dimensioni intelektual i fesė), ndikimi i fesė nė marrėdhėniet ndėrnjerėzore (dimensioni i ndikimit tė fesė). Nė veēanti ėshtė ndalur nė dy llojet e fetarėsisė: nė lloj tė bindur tradicional-fetar aktiv dhe lloj i fetarit skeptik - tė pavendosur. Po ashtu ka theksuar se ky lloj klasifikimi haset edhe tek ateistėt. Studimet dhe hulumtimet qė u pėrmendėn pak mė lart, nė pėrgjithėsi si shembull kanė marrė dhe shfrytėzuar ndarjen e dimensioneve tė fetarėsisė tė shkencėtarėve Glock dhe Stark.

FUND
http://ndryshe.allgoo.us
RELIGJIONE
Analiza politike tė autorit

 © 2008 www.Syri3.com. Te gjitha te drejtat e rezervuara