Adnan Abrashi

adnan_abrashi@yahoo.com

nanda01al@yahoo.com

 

Meny
Librat e fundit
Faqe tė preferuara
Numratori

FEJA DHE PSIKOLOGJIA (IV)
5. Dimensionet e fesė

Hulumtuesit tė cilėt mendojnė se pėr ta studiuar fenė e individit apo tė ndonjė grupi nuk mjaftojnė vetėm besimet dhe shpeshėsia e adhurimeve, bėjnė pėrpjekje me tė cilat fenė e studiojnė brenda shumė dimensioneve tė llojllojshme. Nė veēanti kjo metodė mė sė shumti ėshtė e pėrvetėsuar nga sociologė dhe psikologė qė merren me ēėshtjet e besimit dhe fesė. Qėllimi fundor i tyre ėshtė qė duke e studiuar fetarėsinė nga aspekte
dhe dimensione tė llojllojshme dhe duke ofruar komente dhe tipologji, nė mėnyrė sa mė tė efektshme ta kuptojnė jetėn fetare. Meqenėse studimi ka tė bėjė me temėn tė cilėn ne e trajtojmė, kėtu do ta cekim punimin tė cilin sė bashku e ka realizuar Glock dhe Stark-u, tė cilėt pėr klasifikimin kryesor tė dimensioneve fetare, si bazė i kanė marrė pesė dimensionet e saj pėr tė cilat edhe ne kėtu nė mėnyrė tė shkurtėr do tė mundohemi tė japim disa sqarime. Sipas mendimit tė kėtyre dijetarėve, dimensionet e fesė janė kėto:

a. Dimensioni ideologjik

Ky ėshtė njė dimension qė ka tė bėjė me anėn teorike tė besimit i cili mbėshtetet nė themelet e besimit fetar. Ky lloj i lidhshmėrisė fuqinė e vet e gjen dhe shpreh nė tė besuarit. Njeriu fetar, ka bindje tė caktuara tė cilat kėtė individ e lidhin me Krijuesin
dhe e fusin nė marrėdhėnie me tė.

46 Kėtė dimension e pėrbėjnė mendime tė cilat njeriun e lidhin me njė botė jashtė qenies dhe fuqisė sė tij

47 ose, thėnė mė ndryshe me botėn tjetėr apo me qenie mbi botėn.

48

b. Dimensioni i adhurimeve (riteve fetare)

Ky ėshtė dimension qė nė vete ngėrthen aprovimet (aplikimet) fetare dhe si i tillė i pėrmbledh adhurimet sikur qė janė lutja, namazi, haxhxhi (pelegrinazhi), ritet, sakrifica (kurbani), tė cilėt janė shprehje e pėrjetėsimit fetar. Kėto janė disa fjalė ose lėvizje tė cilat shprehin lidhshmėrinė dhe robėrimin ndaj Zotit ose janė sjellje fetare qė kanė pėr qėllim afrimin me Tė. Kur jemi te ky dimension H. Peker thekson qartė se te adhurimet roli i vullnetit ėshtė shumė i rėndėsishėm.

49 Sa u pėrket shkaqeve qė janė tė lidhura me adhurimet, nė pėrgjithėsi aty shprehet falėnderimi ndaj Zotit dhe mirėnjohja ndaj begative tė dhėna.

50 Thėnė shkurt, ato janė disa lėvizje qė i mbajnė tė gjalla marrėdhėniet apo lidhshmėrinė tonė me Zotin.

51

c. Dimensioni i pėrvojės

Nė kėtė dimension bėjnė pjesė intuita, ndjenjat (emocionet), ndjeshmėritė dhe tėrėsia e pėrkapjeve qė zėnė vendin mė tė rėndėsishėm nė jetėn fetare tė njeriut dhe tė cilat e mbajnė ndikimin e Qenies Hyjnore dhe nėpėrmjet tyre e informojnė besimtarin nė lidhje me to.

52 Elementet mė tė rėndėsishme tė kėtij dimensioni janė ndjenjat, sikur
frika fetare, dashuria, habia, lidhja e ngushtė, qėndrueshmėria, siguria-besimi, strehimi, dorėzimi, shpresa, durimi, mirėnjohja, nderi, lartmadhėrimi, pikėllimi e tė tjera.

53 Nė ndjenjėn fetare frika dhe dashuria janė pranė njėra tjetrės. Schleiermacher pohon se ndjenjėn fetare e formon “lidhshmėria absolute”.

54 Ndėrkaq Paviqeviqi drejtimin e ndjenjave fetare kah “qenia e botės tjetėr” nga aspekti psikologjik e konsideron mė se normal. Sipas tij, tė kesh aspirata ndaj asaj nuk pengon asgjė.

55.

ē. Dimensioni intelektual

Nė bazė tė mendimeve tė njė grupi tė konsiderueshėm autorėsh, ky dimension konsiderohet pjesa mė kryesore e fetarėsisė. Kėtu ka pėr qėllim personin i cili sadopak ndjehet fetar nė lidhje me temat fetare dhe burimet e tyre, dhe qė ka njohuri pėr kėto ēėshtje. Gazaliu paraqet mendimin se “hulumtimi i disa argumenteve nė lidhje me besimet fetare dhe nė suaza tė intelektit tė shėndoshė, krijimi i njė bindjeje tė sinqertė mbi gjithėsinė, realizojnė dimensionin intelektual tė fesė”.

56

d. Dimensioni i ndikimit

Nė kėtė dimension hyjnė tė gjitha tekstet fetare qė i udhėzojnė njerėzit pėr veprat qė duhet bėrė, e nė tė njėjtėn kohė me ndikimin fetar pėrcaktojnė llojin e botėkuptueshmėrisė te njerėzit. Dimensioni i ndikimit si i tillė, mund tė thuhet se mė sė shumti ka tė bėjė me relacionin njeri-njeri se sa me atė njeri-Zot.

57 Feja ėshtė faktor i tillė qė ka fuqinė tė ndikojė nė rregullimin e jetės sė njeriut, nė planifikimet e tij tė ardhmėrisė, nė marrėdhėniet qė i ka me tė tjerėt, thėnė shkurt, nė tė gjitha poret e jetės sė tij. Duhet cekur atė se krahas atyre pesė dimensioneve tė fesė tė cilat ne kėtu nė mėnyrė tė shkurtėr u munduam t\'i sqarojmė, sipas psikologėve dhe sociologėve tė fesė ose sipas atyre qė merren me studimin e ēėshtjeve fetare, ekzistojnė edhe dimensione tė tjera tė fesė. Njėri ndėr ta ėshtė G. Allporti. Ai paraqet dy lloje tė ndryshme tė fetarėsisė: edhe atė me burim tė jashtėm (extrinseque) dhe fe me burim tė brendshėm (intrenseque). Nė modelin e fesė me burim tė jashtėm, feja nuk ėshtė faktori pėrcaktues i gjithė veprimtarisė, mirėpo ajo ėshtė mjet qė pėrdoret nga disa pėr t’i arritur qėllimet e tyre personale dhe poseduesit e kėsaj prirjeje fenė e pėrdorin me qėllim tė realizimit tė idealeve dhe planeve tė tyre jetėsore. Ndėrsa sa i pėrket atij me burim tė brendshėm, ose poseduesit tė njė prirjeje tė lindur nga brenda, nė fe i gjen motivimet kryesore tė jetės sė tij, dhe tė gjitha nevojat tjera tė kėsaj jete i vė nė konsiderim tė rendit tė dytė. Tipat e kėtillė planifikimet e tyre mundohen t\'i bazojnė nė burimet fetare dhe ēdo gjė e sjellin nė pajtim me burimet fetare.

58 Po qe se nga aspekti Islam bėjmė njė vlerėsim rreth kėtyre ēėshtjeve, mund tė themi se ky model nė plan tė parė e nxjerr dimensionin e tasavvufit (pra atė mistik). Njė pikėpamje e ndryshme e dimensioneve fetare ėshtė e paraparė nga ana e Pantiqit, i cili nė hulumtimin e tij, sjelljet e njerėzve ndaj institucioneve fetare i konsideron si njė dimension fetar tė veēantė nga tė tjerėt. Qėllimi i autorit kėtu nuk ėshtė vetėm forma e organizimit ose pėrbėrjes sė institucioneve fetare, por nė rend tė parė vijnė veēoritė nė lidhje me qėndrimet e njerėzve fetarė ndaj xhamisė apo kishės. Ekzistojnė edhe njerėz tė tillė tė cilėt pohojnė se simbolet luajnė rol tė rėndėsishėm nė fe dhe kėto simbole i konsiderojnė si dimension i veēantė i fesė. Pohimet e tyre i bazojnė duke thėnė se nėn simbolet ekzistojnė disa shenja nėpėrmjet tė cilave disa njerėz arrijnė tė thellohen nė mendime abstrakte, ndjenja tė ndryshme ose udhėzohen nė disa ide tė cilat jashtė kėtyre simboleve nuk mund t\'i realizojnė. Kėto simbole mund tė jenė fetare ose jashtė kontekstit tė fesė. Sa pėr ilustrim pohojnė se kisha ėshtė ajo qė tė pėrkujton “shtėpinė e Zotit”, ose njė simbol jofetar sikur gjarpri i cili ėshtė njė simbol i pėrhershmėrisė

VAZHDON...

http://ndryshe.allgoo.us
RELIGJIONE
Analiza politike tė autorit

 © 2008 www.Syri3.com. Te gjitha te drejtat e rezervuara