Adnan Abrashi

adnan_abrashi@yahoo.com

nanda01al@yahoo.com

 

Meny
Librat e fundit
Faqe tė preferuara
Numratori

FEJA DHE PSIKOLOGJIA (III)
Psikologjia Sociale dhe tema e saj

Fjala e parė e togfjalėshit Psikologji Sociale ka kuptimet e veta tė cilat do tė ceken pak mė poshtė. Ndėrsa sa i pėrket fjalės sė dytė e qė ėshtė “Sociale” ka kuptimin e proceseve sociale dhe sjelljeve ndėrnjerėzore. Termi psikologji pėrbėhet prej fjalėve “psiko”-shpirt dhe “logos”-shkencė (njohuri). Nėse vijmė nė pėrfundimin se psikologjia ėshtė shkencė qė studion shpirtin, duhet tė kemi parasysh se ajo merret me shpirtin. Kėtu do ta pėrmendim Zimbardo-n (1979), i cili psikologjinė e pėrkufizon nė katėr shkallė tė ndryshme:
Nė aspekt tė shkallės shkencore: Hulumtimi i sjelljeve tė ndryshme tė njeriut dhe llojeve tė gjalla dhe shkaqet e tyre duke i pėrdorė vėzhgimin e kujdesshėm dhe provat e sakta si metoda studimi.
Nė shkallė tė kuriozitetit (courios): Psikologjia nė vete pėrmban pyetjet me tė cilat mundohet tė arrijė deri te e vėrteta, tė kuptuarit e mėnyrės dhe shkakut tė ngjarjeve (dukurive) dhe nė fund, zbėrthimi i fshehtėsive tė natyrės njerėzore. Nga aspekti i shkallės sė gjithanshme ėshtė: Njė mėnyrė e tė menduarit se si gjallesat ia dalin nė fund me rrethin e tyre dhe mėnyrėn se si ndikohen nė mes vete. Ndėrsa nė aspekt tė shkallės pragmatike: Njihet si mjet i cili pėrdoret pėr zhvillimin e cilėsisė (karakteristikave) tė jetės njerėzore.

36 Tani kur i kthehemi pėrkufizimit tė psikologjisė sociale, vėrejmė para nesh njė tablo tė shumėngjyrshme. Pėr kėtė arsye ne do t'u qasemi ēėshtjeve qė psikologjia e fesė i merr pėr lėndė studimi-hulumtimi. “Psikologjia sociale ėshtė shkencė e cila me metoda shkencore hulumton (studion) jetėn dhe pėrvojat (pėrjetimet) e individit nė lidhje me rrethin e stimuluesve (paralajmėruesve) socialė”. Kėto gjendje stimuluese sociale pėrbėhen ose formulohen prej njerėzve (individėve dhe grupeve) tė rrethit kulturor-social.

37 Me njė pėrkufizim tjetėr do tė kishim thėnė se psikologjia sociale nėnkupton studimin nė mėnyrė shkencore tė sjelljes ndėrnjerėzore (interpersonal behavior) dhe ngjarjeve apo dukurive.

38 Me fjalė tė tjera “Psikologjia sociale ėshtė degė shkencore qė ka pėr
qėllim tė studiojė sjelljen, ndjenjėn ose mendimet e njė individi me sjelljen apo vetitė e individėve tė tjerė si formohen dhe nė ēfarė aspekti ndikohet prej tyre”.

39 Qėllimi fundor i psikologjisė sociale ėshtė qė tė gjejė ligje pėrkatėse pėr zhvillimin, ndryshimin dhe natyrėn e vėrtetė tė ngjarjeve tė sjelljes ndėrnjerėzore. Nga ky aspekt kuptojmė se ajo hulumton (analizon thellė) ndikimin social ndėrmjet njerėzve dhe individit nė grup, turmė, nė marrėdhėniet formale ose tė afėrta. Ky lloj hulumtimi mund tė realizohet nė tri shkallė themelore edhe atė: shkallėn e sjelljes, njohjes (informuese) dhe ndjenjės. Nė shkallėn e sjelljes kėrkohet njė lidhje midis llojit tė sjelljes, frekuencės dhe fuqisė me veēoritė e marrėdhėnieve ndėrnjerėzore. Nė shkallėn e njohjes gjurmohen pėrkapjet e personit, periudhat mendore dhe veēoritė e qėndrimit dhe pritjeve (shpresave). Ndėrsa, shkallėn e tretė e pėrbėjnė gjurmimi i
ndjenjave, emocioneve (ngacmimeve) nė marrėdhėniet midis njerėzve.

40 Psikologjia sociale si njė disiplinė e fokusuar mbi marrėdhėniet njerėzore, me kėtė cilėsi ėshtė nė rrugė pėr t'u bėrė njėra ndėr degėt shkencore parėsore tė shoqėrive moderne. Ajo ėshtė njė mes, disiplinė e fushėveprimit e cila nė vete ngėrthen rrymat sociologjike dhe psikologjike. Psikologjia sociale studion sjelljen e individit apo
individėve brenda kornizave tė ndikimit social. Analiza psiko-sociale dallon nga analiza sociale e cila aspak nuk i vė nė konsideratė veēoritė njerėzore ose nga ajo psikologjike, e cila nuk i vė nė konsideratė veēoritė e shoqėrisė nė tė cilėn gjendet individi, nė atė mėnyrė qė veten e drejton nė studimin e ndikimit tė shkallės personale
me atė shoqėrore d.m.th. i bashkon veēoritė e individit me ato tė shoqėrisė. Duke e bėrė kėtė, nė shkallė tė analizės psiko-sociale qėndrohet nė marrėdhėniet kauzale mes, nė raste tė shumta, ndryshimit tė pavarur tė dukurisė sociale, ndryshimit personal dhe
njė ndryshimi tė varur i cili shtrihet nė dimensionin sjellor-social.

41 Nga e gjithė ajo qė u cek deri mė tani nė lidhje me fushėstudimin e psikologjisė sociale, mund tė thuhet se psikologjia sociale pėrkufizohet si degė shkencore qė i studion sjelljet dhe marrėdhėniet e njeriut brenda shoqėrisė. Kėtu duhet cekur edhe atė se brenda sjelljeve dhe marrėdhėnieve, mund tė futen edhe simbolet apo pėrvojat fetare qė i pėrjetojnė individi ose shoqėria. Prej kėtu na bėhet me dije edhe lidhja e ngushtė ndėrmjet psikologjisė sė fesė dhe psikologjisė sociale. Nė kėtė punim do tė hulumtohen marrėdhėniet ndėrmjet identitetit social dhe jetės fetare brenda perspektivave tė psikologjisė sociale dhe psikologjisė sė fesė.

4. Disa pikėpamje nė lidhje me jetėn fetare

Feja si dukuri e cila lidhshmėrinė e saj e mban me atė qė ėshtė mbinatyrore, si pikėsynim tė vetin ka qė t’i afrojė dhe bashkojė tė gjitha aspektet e jetės dhe botės. Ky bashkim nuk mbėshtetet vetėm nė rregullimin e disa termave por pėrkundrazi, ajo ėshtė njė lidhshmėri dhe njė tėrėsi e gjallė. Njeriu fetar nė lidhshmėri apo marrėdhėnie tė kėtilla, merr pjesė me tė gjitha pėrmasat e personalitetit tė vet. Pikėrisht kėtu duhet cekur se jeta fetare ėshtė ajo e cila nė vete i ngėrthen tė gjitha dimensionet e jetės sė
njeriut.

42 Jeta fetare si njė ndėr temat mė tėrėsore tė psikologjisė sė fesė, nė vete i pėrmbledh tė gjitha ato dukuri dhe pėrvoja qė i ngėrthejnė tė gjitha aspektet e jetės sė njeriut. Jeta fetare nga njė pikėpamje mund tė pėrkufizohet si tėrėsi ndjenjash, mendimesh dhe sjelljesh qė janė tė lidhura me diēka tė pafund e tė mbirealtė. Duhet cekur se: “Nė
pėrjetimet psikike qė kalojnė nė jetėsimin fetar marrin pjesė ndjenjat, mendimet, gjendjet dhe tė gjitha qėndrimet fetare”.

43 Jeta fetare, ėshtė ajo e cila nė individ apo nė shoqėri na bie nė sy si njė tėrėsi e disa lėvizjeve. Ajo pėrbėhet prej dy komponentėve: asaj qė ka tė bėjė me besimin dhe asaj qė ka tė bėjė me sjelljet (adhurimet). Nė kėtė kontekst besimi dhe adhurimet janė
thelbi i jetės fetare dhe kėta dy komponentė janė nė lidhshmėri tė ngushtė dhe tė fortė midis vete. Besimi si pjesė pėrbėrėse e jetės fetare nė aspektin shpirtėror, ėshtė ngjarje psikologjike. Meqenėse adhurimet janė rezultat apo sjellje tė cilave pėrjetėsimi u vjen
nga rrėnja e besimit (imanit), edhe ato i kanė themelet e tyre psikologjike. Thelbi i jetės fetare ėshtė besimi. Vetėm nė atė vend ku shihet besimi, adhurimi gjen jetė.

44 Besimi ėshtė njė pėrjetim psikik dhe si i tillė pėrbėn anėn subjektive tė fesė. Ai nuk ėshtė vetėm njė besim i zakonshėm. Aty vėrehet njė lidhje e fortė e vullnetit pėr njė fuqi absolute, ku individi gjen tė vėrtetėn dhe rehatinė e kėnaqėsinė shpirtėrore. Me
kėtė besim njeriu vjen deri te ndjenjat me tė cilat arrin ta kuptojė rehatinė e brendshme tė tij. Njeriu qė beson ėshtė i lumtur, ėshtė ai i cili ballafaqimin e tij me ngjarjet e pėrditshme e bėn me pjekuri dhe mbėshtetje tė vėrtetė nė Zotin. Adhurimet janė sjellje ose vepra tė cilat mbėshtetjen e tyre e gjejnė nė burimet fetare (shpalljet) dhe si traditė fetare e cila me format dhe mėnyrėn e saj bėn lartmadhėrimin
e Zotit. Po sikur besimi, i cili e ndriēon jetėn e njė fetari dhe ushqimin e fuqinė i merr nga ibadeti, po ashtu edhe adhurimi ėshtė njė nevojė shpirtėrore. Me adhurimin kemi pėr qėllim tė pėrmendurit e Zotit, eliminimin e qėndrimeve shtazarake, dashurinė ndaj
njerėzve tė tjerė dhe mėshirėn ndaj tyre.

VAZHDON...

http://ndryshe.allgoo.us
RELIGJIONE
Analiza politike tė autorit

 © 2008 www.Syri3.com. Te gjitha te drejtat e rezervuara