Adnan Abrashi

adnan_abrashi@yahoo.com

nanda01al@yahoo.com

 

Meny
Latest books
Favorites site
Site statystics
Translate this page

TREGIMI I FATIT
Shpesh dėgjojmė se ka njerėz qė deklarojnė se kanė dije nga bota e padukshme ose pėr tė ardhmen. Kėta njihen me emra tė ndryshėm, si p.sh.: fallxhor, astrolog, magjistar, palmit (ata qė lexojnė fatin e dikujt nga shenjat mbi pėllėmbė) etj. Fallxhorėt ose njerėzit qė pretendojnė se lidhen me shpirtrat e vdekur pėrdorin metoda tė ndryshme nga tė cilat ata thonė se marrin (nxjerrin) informacion, p.sh.: leximi i gjetheve tė ēajit, vizatimi i vijave, shkruarja e numrave, leximi i pėllėmbės, horoskopi, vėshtrimi i topave prej kristali, falli me letra, shikimi i filxhanit, hedhja e shkopinjve etj. Nė kėtė material do tė trajtojmė forma tė ndryshme fallesh duke pėrjashtuar magjinė.

Praktikantėt e metodave tė fshehta, tė cilėt thonė se zbulojnė tė padukshmen dhe parathonė tė ardhmen, mund tė ndahen nė dy kategori kryesore:

1. Ata qė nuk kanė ndonjė dije ose sekret por qė u thonė klientėve tė tyre incidente tė pėrgjithshme qė ndodhin te shumica e njerėzve. Kėta shpesh bėjnė njė numėr ritualesh pa kuptim dhe pastaj thonė hamendje tė pėrgjithshme (tė menduara mė parė). Disa prej hamendjeve tė tyre, pėr shkak se janė tė pėrgjithshme, dalin tė vėrteta. Shumica e njerėzve priren pėr tė kujtuar ato pak thėnie qė dalin tė vėrteta dhe shpejt harrojnė shumicėn qė nuk del e vėrtetė. Kjo tendencė ėshtė rezultat i faktit se pas ca kohe tė gjitha thėniet bėhen mendime gjysmė tė harruara nė nėnvetėdije derisa diēka ndodh dhe i rikujton ato. P.sh. ėshtė bėrė gjė e zakonshme nė Amerikėn e Veriut qė tė publikohen nė ēdo fillim viti thėnie tė ndryshme tė fallxhorėve tė famshėm. Kur u bė njė shqyrtim i thėnieve tė ndryshme pėr vitin 1980 u zbulua se vetėm 24% e thėnieve ishin tė sakta.
2. Grupi i dytė janė ata qė kanė kontakte me xhind. Ky grup ėshtė mė i rėndėsishėm, sepse ai zakonisht pėrmban mėkatin e rėndė tė shirkut dhe ata qė pėrzihen me tė priren tė jenė shumė tė saktė nė informatat e tyre dhe kėshtu paraqesin njė fitne (sprovė) tė vėrtetė si pėr muslimanėt ashtu dhe pėr jo muslimanėt.

Bota e xhinėve

Disa njerėz janė pėrpjekur tė mohojnė realitetin e xhinėve, tė cilėve Allahu ne Kuran u ka kushtuar njė sure tė tėrė, suren El Xhin. Duke u mbėshtetur nė aspektin gjuhėsor tė fjalės xhin, e cila vjen nga folja xhane (جَانَّ), jexhunu: “tė mbulosh, fshehėsh, ata thonė se fjala xhin i referohet (i drejtohet) “tė huajve tė zgjuar”. Tė tjerė bile thonė se njė xhin ėshtė njė njeri qė s’ka mendje tė vėrtetė nė kokėn e tij, por ai ka natyrė zjarri.
E vėrteta ėshtė se xhinėt paraqesin njė tjetėr krijesė tė Allahut e cila bashkekziston me njeriun nė Tokė. Allahu i krijoi xhinėt para se Ai tė krijonte njerėzimin dhe i krijoi kėto dy krijesa (xhinėt dhe njerėzit) nga elemente jo tė njėjta. Allahu thotė: “Ne e krijuam njeriun nga balta e argjilit, tė zi e tė prishur (me erė tė keqe). E xhinėt i krijuam mė parė nga zjarri, nga flaka e fortė.” (15:26-27). Ata u quajtėn xhin sepse nuk mund tė shikohen nga syri i njeriut. Aishja transmeton se i Dėrguari (s.a.u.s.) tha: “Melekėt u krijuan nga drita dhe xhinėt nga zjarri pa tym.” Transmeton Muslimi.
Xhinėt mund t’i ndajmė nė tri kategori tė gjėra sipas mėnyrės sė ekzistencės sė tyre. I Dėrguari (s.a.u.s.) ka thėnė: “Ka tre lloje xhinėsh: Njė lloj fluturon nė ajėr gjithė kohėn, njė tjetėr lloj ekziston si gjarpėrinj dhe qenė dhe lloji i kufizuar nė tokė, i cili banon nė njė vend ose endet rreth tij” (Tebarani dhe Hakimi). Xhinėt mund tė ndahen gjithashtu nė dy kategori sipas besimit tė tyre: besimtarė dhe jobesimtarė. All-llahu na tregon pėr xhinėt besimtarė nė suren El Xhin: “Ėshtė e vėrtetė se prej nesh ka besimtarė (muslimanė) dhe prej nesh ka qė janė jashtė rrugės (jobesimtarė), e kush e pranoi Islamin, tė tillėt mėsynė rrugėn e shpėtimit. Ndėrsa ata qė lėshuan rrugėn, ata u bėnė lėndė e Xhehenemit.” (S.Xhin:14-15).
Ēdo njeri ka njė xhin qė e shoqėron atė dhe ky xhin quhet Karin (shok, bashkudhėtar). Ai ėshtė pjesė e testimit tė njeriut nė kėtė jetė. Xhini inkurajon dėshirat mė tė ulėta tė njeriut dhe pėrpiqet nė mėnyrė tė vazhdueshme pėr ta mėnjanuar atė nga rruga e drejtė. I Dėrguari (s.a.u.s.) duke komentuar kėtė gjė ka thėnė: “Secilit prej jush i ėshtė shoqėruar njė shok prej xhinėve.” Sahabėt pyetėn: “Edhe ty o i Dėrguari i Allahut?!” Dhe i Dėrguari (s.a.u.s.) u pėrgjigj: “Edhe mua, vetėm se All-llahu mė ka ndihmuar mua kundėr tij dhe ai ėshtė nėnshtruar. Tani ai vetėm mė nxit tė bėj tė mira.” (Muslimi).
Njeriu nuk mund tė arrijė kontrollin mbi xhinėt, pasi kjo ishte njė mrekulli e veēantė e dhėnė tė Dėrguarit Sulejman (a.s.). Nė fakt, kontakti me xhinėt, nė rrethana tė tjera veē zotėrimit ose rasteve aksidentale, shumė shpesh bėhet nga kryerja e veprimeve ofenduese ndaj Zotit, tė cilat janė tė pėrbuzura dhe tė ndaluara nė fe, (Ibn Tejmijeh “Ese mbi xhinėt”). Qėllimi i xhinėve tė kėqij (shejtanė) ėshtė qė tė tėrheqė sa mė shumė tė tjerė nė mėkatin mė tė rėndė, adhurimin e tė tjerėve veē All-llahut ose bashkė me Tė.
Kontakti dhe kontrata me xhinėt bėhet nga fallxhorėt, tė cilėve xhinėt mund t’u japin informacion pėr tė ardhmen. I Dėrguari (s.a.u.s.) ka pėrshkruar se si xhinėt marrin informacion pėr tė ardhmen. Ai ka treguar se xhinėt ishin tė aftė tė udhėtonin nė drejtim tė kufijve mė tė ulėt tė qiellit dhe tė dėgjonin ca informacione pėr tė ardhmen qė engjėjt i transmetonin midis tyre. Pastaj ktheheshin nė tokė dhe ushqenin me informacione njerėzit me tė cilėt kishin lidhje (Buhariu dhe Muslimi).

Kjo ndodhte shpesh para profetėsisė sė Muhammedit (s.a.u.s.) dhe fallxhorėt nė atė kohė ishin shumė tė saktė nė informacionin e tyre. Kėshtu qė ata ishin tė aftė tė fitonin pozitė nė oborret mbretėrore dhe gėzonin shumė popullaritet, bile edhe adhuroheshin nė disa vende. Pasi i Dėrguari (s.a.u.s.) filloi misionin e tij, situata ndryshoi. All-llahu i urdhėroi engjėjt qė tė ruanin me shumė kujdes kufijtė mė tė ulėt tė qiellit dhe shumica e xhinėve u gjuajtėn me meteorė dhe yje goditės. All-llahu e ka pėrshkruar kėtė fenomen nė Kur'an:
“Dhe vėrtetė ne (xhinėt) kemi hulumtuar tė arrijmė qiellin po atė e gjetėm pėrplot roje tė forta dhe me shkėndija (zjarri qė djeg). Dhe mė parė hulumtonim nė vend vėshtrimin pėr tė dėgjuar, e kush pėrpiqet tė dėgjojė tashmė, ai has nė pusinė e shkėndijės sė zjarrtė.” (72:8-9). “Dhe atė (qiellin) e kemi ruajtur prej ēdo djalli tė mallkuar. Pėrveē atij qė vjedh (pėrgjon) ēka dėgjohet, po edhe atė e ndjek ylli i zjarrtė (e djeg).” (15:17-18).

Ibn Abbasi ka thėnė: “Kur i Dėrguari (s.a.u.s.) dhe njė grup prej shokėve tė tij u nis pėr nė Tregun Ukaadh, shejtanėt u bllokuan nga dėgjimi i informacionit nė qiell. Meteorėt u lėshuan mbi ta, kėshtu ata u kthyen te populli i tyre. Populli i tyre i pyeti ēfarė kishte ndodhur dhe ata ia treguan. Disa sugjeruan se diēka do kishte ndodhur kėshtu qė ata u shpėrndanė nėpėr Tokė pėr tė gjetur shkakun. Disa prej tyre ndeshėn tė Dėrguarin (s.a.u.s.) dhe shokėt e tij kur ata ishin nė namaz dhe dėgjuan Kur'anin. Ata thanė me veten e tyre se ky duhet tė ishte shkaku qė i bllokoi ata nga dėgjimi. Pastaj ata u kthyen te populli i tyre dhe i thanė: “… Ne kemi dėgjuar njė Kur'an qė tė mahnit, ai udhėzon nė tė vėrtetėn, prandaj ne i besuam atij, Zotit tonė kurrsesi nuk do t’ia shoqėrojmė mė askėnd.”(72:1-2). (Buhariu dhe Muslimi).
Kėshtu qė xhinėt nuk mund tė mbledhin mė informacion pėr tė ardhmen aq lehtė sa ē’e merrnin para misionit tė tė Dėrguarit (s.a.u.s.). Pėr shkak tė kėsaj ata tani e pėrziejnė informacionin me shumė gėnjeshtra. I Dėrguari (s.a.u.s.) ka thėnė: “Ata (xhinėt) do ta kalonin informacionin poshtė derisa ai arrin buzėt e magjistarit ose fallxhorit. Shumė herė njė meteor i arrin ata pėrpara se ata t’ua transmetojnė informacionin. Nėse ata e kalojnė atė para se tė goditen, ata do t’i shtojnė atij 100 gėnjeshtra.” (Buhariu).

Aishja transmeton se kur ajo e pyeti tė Dėrguarin (s.a.u.s.) pėr fallxhorėt ai u pėrgjigj se ata nuk ishin asgjė. Ajo pastaj pėrmendi se fallxhorėt ndonjėherė u thoshin gjėra qė ishin tė vėrteta. I Dėrguari (S.a.u.s.) tha: “Kjo ėshtė njė pjesė e tė vėrtetės tė cilėn xhini e vjedh dhe e llomotit nė veshin e shokut tė tij, por ai e pėrzien atė me 100 gėnjeshtra” (Buhariu dhe Muslimi).

Xhinėt janė nė gjendje tė informojnė njerėzit me tė cilėt lidhen pėr tė ardhmen relative. P.sh. kur dikush shkon te njė fallxhor, xhini i fallxhorit merr tė dhėna nga xhini i personit (sqaruam mė parė se ēdo person ka njė xhin) pėr planet qė ky njeri ka bėrė para se tė shkojė atje. Kėshtu qė fallxhori ėshtė i aftė t’i thotė personit se ai do kėtė ose atė, apo shko kėtu ose atje. Me anėn e kėsaj metode fallxhori i vėrtetė ėshtė nė gjendje tė mėsojė pėr tė kaluarėn e tė huajit nė detaje tė hollėsishme. Ai ėshtė nė gjendje t’i tregojė njė personi krejtėsisht tė huaj pėr tė emrat e prindėrve tė tij (tė personit), ku ka lindur ai, ēfarė ka bėrė nė fėmijėri (ky person) etj. Aftėsia pėr tė pėrshkruar shumė saktė tė kaluarėn ėshtė njė prej shenjave tė fallxhorit tė vėrtetė qė ka kontakt me xhinėt. Kjo pėr shkak se xhinėt janė nė gjendje tė pėrshkojnė distanca tė mėdha menjėherė, tė mbledhin sasi gjigante informacioni rreth gjėrave tė fshehta, sendeve tė humbura dhe ngjarjeve tė pavėzhguara. Provė pėr kėtė aftėsi ėshtė historia e pėrmendur nė Kur'an pėr tė Dėrguarin Sulejman (a.s.) dhe Belkisėn. “Njėri prej xhinėve tė vrazhdė (Ifrit) tha: “Unė do ta sjell atė ty, para se tė ngrihesh nga vendi yt, unė pėr tė kam fuqi dhe jam i sigurt!”” (27:39).


Ligji islam pėr tregimin e fatit

Pėr shkak tė mėkatit tė mohimit qė pėrfshihet nė tregimin e fatit, Islami mban njė qėndrim shumė tė ashpėr ndaj tij. Islami kundėrshton ēdo lloj shoqėrimi me ata qė praktikojnė tregimin e fatit duke pėrjashtuar rastin e kėshillimit (nga ana e atyre qė kanė dije tė mjaftueshme) tė tyre pėr tė hequr dorė nga kėto praktika tė ndaluara.


Shkuarja te fallxhorėt

I Dėrguari (s.a.u.s.) ka vendosur rregulla tė qarta tė cilat ndalojnė ēdo shkuarje te fallxhorėt. Ai ka thėnė se: “Namazi i kujtdo qė i afrohet ndonjė fallxhori dhe e pyet atė pėr ndonjė gjė nuk pranohet pėr 40 ditė dhe netė” (Muslimi).
Ndėshkimi nė kėtė hadith ėshtė thjesht pėr afrimin te njė fallxhor dhe pyetja e tij pėr kureshtje. Ky ndalim mbėshtetet gjithashtu edhe nga hadithi i Muaui ibn Hakem es-Sulemit, nė tė cilin ai thotė: “O i Dėrguari i All-llahut, ka disa njerėz prej nesh qė shkojnė te fallxhorėt.” I Dėrguari (s.a.u.s.) iu pėrgjigj: “Mos shkoni tek ata.” (Muslimi).

Ky ndėshkim i ashpėr ėshtė caktuar pėr shkuarjen tek fallxhorėt pasi ėshtė hapi i parė nė drejtim tė besimit te fallxhorėt. Nė qoftė se dikush shkon atje duke dyshuar se a ėshtė i vėrtetė tregimi i fatit apo jo, dhe nė qoftė se disa prej thėnieve tė fallxhorit dalin tė vėrteta (siē e treguam se bashkėpunojnė me xhin pėr tė kaluarėn, ndėrsa pėr tė ardhmen vetėm 1/100 mund tė dinė), ai me siguri do tė bėhet njė besimtar i zjarrtė dhe i zellshėm i fallxhorėve.

Besimi te fallxhorėt

Islami e cilėson mosbesimtar ēdokėnd qė shkon te fallxhori dhe beson se ai di tė padukshmen dhe tė ardhmen. Ebu Hurejra dhe Hasani trasmetojnė nga i Dėrguari (s.a.u.s.) se ai ka thėnė: “Kushdo qė i afrohet njė fallxhori dhe beson ēfarė ai thotė, ka mohuar atė qė iu shpall Muhammedit.” (Ahmedi dhe Ebu Daudi).
Njė besim i tillė i jep krijesave disa prej cilėsive tė All-llahut nė lidhje me dijen e tė padukshmes dhe tė ardhmes. Pra, ai rrėzon Teuhidin Esma ue Sifat (Njėshmėrinė nė Emrat dhe Cilėsitė e All-llahut) dhe paraqet shirk nė kėtė aspekt teuhidi. Pėr analogji, nė kufėr (mohim) pėrfshihet edhe leximi i librave ose shkrimeve tė fallxhorėve, dėgjimi i tyre nė radio ose shikimi nė televizion, sepse kėto janė mjetet mė tė zakonshme me anėn e tė cilave sot fallxhorėt pėrhapin thėniet e tyre. All-llahu thotė qartė nė Kur'an se askush veē Tij nuk e njeh tė padukshmen, madje as i Dėrguari (s.a.u.s.). All-llahu thotė: “Ēelėsat e fshehtėsisė janė vetėm tek Ai, atė (fshehtėsinė) nuk e di askush veē Tij …” (6:59).
Allahu i ka thėnė tė Dėrguarit Muhammed (s.a.u.s.): “Thuaj: “Unė nuk kam nė dorė pėr veten time as ndonjė dobi, as ndonjė dėm, veē ēfarė do All-llahu. Sikur ta dija tė fshehtėn, do tė shumoja pėr vete tė dobishmet e nuk do mė prekte gjė e keqe….”” (7:188).
Prandaj tė gjitha metodat e ndryshme qė pėrdoren nėpėr botė nga fallxhorėt ose treguesit e fatit janė tė ndaluara (p.sh. shikimi i filxhanit tė kafesė, hedhja e fallit me letra, horoskopi, orakulli etj. sh.p.). All-llahu thotė nė Kur’an: “S’ka dyshim se vetėm All-llahu e di kur do tė ndodhė kijameti, Ai e di kur e lėshon shiun. Ai e di se ē’ka nė mitra, e veē Tij nuk e di kush ēfarė do t’i ndodhė nesėr, dhe askush nuk e di, veē Tij, se nė ē’vend (ose kohė) do tė vdesė. All-llahu ėshtė mė i Dijshmi, mė i Njohuri.” (31:34).

Ne duhet tė kemi kujdes me librat, revistat, gazetat apo dhe individėt tė cilėt, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, thonė se e dinė tė ardhmen ose tė padukshmen. P.sh. kur njė musliman qė merret me parashikimin e motit parashikon shi, borė ose kushte tė tjera klimatike pėr tė nesėrmen, ai duhet tė shtojė shprehjen “Insha’All-llah” (nė dashtė All-llahu). Gjithashtu, kur mjekja muslimane e informon pacienten e saj se do tė lindė njė fėmijė nė kėtė apo atė ditė, ajo duhet tė shtojė “Insha All-llah”, sepse kėto parashikime janė vetėm vlerėsime tė bazuara mbi informacion statistikor.

Ebu Emineh Bilal Philips

Pėr syri3.com, dėrguar nga DAUT IBRAHIMI


RELIGJIONE
Political analysis of the author

 © 2008 www.Syri3.com. Te gjitha te drejtat e rezervuara