Adnan Abrashi

adnan_abrashi@yahoo.com

nanda01al@yahoo.com

 

Meny
Latest books
Favorites site
Site statystics
Translate this page

MAGJIA TEK SHQIPTARĖT (I)
Riti e magjia

Mbijetojat e besimeve tė lashta, me rrėnjė nga kohėt e paganizmit, qė janė tė shumta nė popullin tonė, janė ruajtur kryesisht nė rite e nėpėrmjet riteve, nė skenarė mitiko-ritualė, praktikuar nė ditė tė caktuara tė vitit, nė festa, nė ngjarje tė shėnuara tė jetės sė njeriut, sipas rastit, me qėllime shėrimi e parandalimi tė sėmundjes, tė sė keqes, pėr mbarėsi nė familje, nė ekonomi e mė tej.

Si i vėrejmė nga shqyrtimi i brendėsisė sė tyre, ato janė ruajtėse e pėrforcuese tė kodeve tė tė besuarit e pėrjetimit tė tyre, tė fshehtėsive tė pakuptueshme (mistereve), nė ndjenja e nė mendime tė njerėzve.

Nė shqyrtimet e mėposhtme nė kėtė monografi ritet e skenarėve mitiko-ritualė do tė zėnė njė vend tė gjerė, ndaj edhe sqarimi paraprak i disa prej kėtyre dukurive dhe praktikave me natyrė religjioze u quajt i nevojshėm pėr t'i bėrė gjėrat edhe mė tė qarta.

Rite, ceremoni, doke, zakone, tradita: tė tėra janė terma, emėrtime a kategori qė shėnojnė veprime, ide, sinteza e rregulla me natyrė sociale, praktikuar nė familje, nė bashkėsitė fshatare a urbane, nė qytete ose nė bashkėsitė mbi baza pune, zejesh e mjeshtėrish tė caktuara.

Ėshtė krejt e natyrshme qė ēdo rit tė emėrtohet me termat pėrkatės, tė afėrme me tė, por jo ēdo ceremoni, doke, zakon a traditė ėshtė rit; ta zėmė, njė ceremoni tepėr e gjerė e dasmės ose e vdekjes mund tė ketė vetėm elementė tė veēantė qė hyjnė nė pėrmbajtjen e ritit, tė tjerat janė thjeshtė doke, zakone, tradita e aspak rite.

Kėngėt, vallet, lojnat, skenat humoristike, bisedat pyetje-pėrgjigje me natyrė arsyetuese, nė pėrgjithėsi nuk janė rite, po veprime pėr t'u argėtuar, si pjesė tė ceremonive tė dasmės.

Zakonet pėr tė larė fytyrėn ēdo mėngjes ose pėr tė larė duart nė ēdo rast para ngrėnies, nuk janė aspak rite, por vetėm zakone me natyrė higjienike.

Janė rite vetėm ato veprime, nė thelbin e tė cilave qėndron besimin nė tė mbinatyrshmen, nė hyjnoren, ose tė paktėn, nė rrėnjėt e tyre tė origjinės, kanė lidhje me kuptimin e
pėrmendur mė sipėr.

Kanė natyrė riti veprime tė tilla: Nė rrugė brenda fshatit tė dhėndrrit kalon nusja me krushqit e dy gra shkojnė duke kėrcyer, duke vallėzuar pas krushqve qė ecin me nusen, e me kėrcim prishin gjurmėt e kalit me synim qė tė mos mund tė bėjnė magji dashakeqėt.

Pasi zbret nusja nga kali nė oborr tė shtėpisė, njė burrė i fuqishėm, kalorės i zoti, i hypėn kalit e i jep atij me trok (me shpejtėsi) andej e kėtej pėr disa minuta; edhe kjo bėhet kundėr magjive qė mund tė jenė bėrė pėr tė dėmtuar ēiftin qė martohet. Ka ndodhur qė nė natėn e parė tė fjetjes sė dhėndrrit me nusen, nga kontakti seksual nusja tė ketė pasur shumė hemoragji e tė jetė sėmurė, madje, sidomos kur nusja ishte nė moshė tepėr tė re, edhe tė ketė vdekur, pra pėr shkaqe veprimesh thjeshtė fiziologjike tė rėnduara.

Nė raste tė tjera, burri pėr disa ditė ose dhe dy a tre muaj, nuk ka bėrė dot veprim seksual me nusen, ndoshta pėr arsye emocionesh, pėr shkak papjekurie seksuale ose nga difekte tė tjera fiziologjike, thjeshtė tė natyrshme; ka ngjarė dhe kėshtu, pas martesės ėshtė sėmurė burri ose kanė ndodhur fatkeqėsi tė ndryshme nė familje, nė jetėn bashkėshortore, ēka ėshtė krejt e natyrshme tė ndodhin kėto gjėra tė dhimbshme nė raste tė veēanta. Ka ndodhur qė gruaja pėr vite tė tėra nuk ka lindur fėmijė, aq tė kėrkuar nė jetėn patriarkore.

Tė tėra fatkeqėsitė e kėtij lloji janė shpjeguar, sipas besimeve popullore, me magjitė e bėra nga dashakėqinjtė, nga njerėz qė janė tė prirur t'ju sjellin brenga, sėmundje, dhimbje tė tjerėve.

Kundėr kėtyre fatkeqėsive veprohet me rite, magji mbrojtėse e shėruese, me magji tė bardha mė tė cilat besohet se mund tė bėhen jo vepruese magjitė dėmtuese, magjitė e zeza.

Janė rite dasme pėr mbarėsi, pėr pllenim nė lindje fėmijėsh, veprimet qė kryhen me kulaēin e nuses ku hanė nga pak tė gjithė prej tij; posa zbret nusja nga kali, marrin njė djalė tė vogėl (5-8 vjeē) dhe e sjellin pėr nėn bark tė kalit e mbi shpinė tė tij, pra nė formim rrethi, tre herė me radhė; kjo quhet tė kapėrcyerit e kalit; ato qė bėhen posa zbret nusja nga kali: duke e lėnė nė kėmbė pranė portės sė shtėpisė e sipėr kokės sė saj venė disa kėsula burrash, njėra mbi tjetrėn, mundėsisht e para duhej tė ishte e dhėndrit.

Me rite lidhen edhe veprimet qė kryhen pasi e fusin nusen nė vatėr dhe e vendosin nė karrige, i venė mbi gjunjė djalin qė ka kėrcyer kalin, mandej ai zbret nga gjunjėt e i zbath opingat nuses e aty gjen njė monedhė; zakonisht njė a dy lekė. Rit ėshtė dhe "tė lėshuarit e nuses mė ujė", pra: tė ēuarit e nuses te burimi a te pėrroi: nusja, e shoqėruar nga krushqit e dasmorėt shkon e mbushėn ujėt qė e pinė nga pakė tė gjithė duke bėrė urime.

Para se tė flenė bashkė ēifti i posamartuar, tė afėrmit e dhėndrrit bėjnė tė rrokulliset njė djalė nė krevatin e tyre. Nė krevat tė nuses sė re venė njė armė ose mjete tė tjera qė mbajnė burrat, po kurrė gjėra tė grave. Tė tėra kėto rite e tė tjera si kėto bėhen pėr mbarėsi nė jetėn e ēiftit tė ri e sidomos me synim qė nusja tė lindė fėmijė, veēanėrisht djem e jo vajza.

Me anė tė ritit pėrforcohet ndjenja e besimit, lidhja shpirtėrore me hyjnoren; ripėrtėrihet kujtesa pėr domosdoshmėrinė e zbatimit tė kodit tė besimit me njė fisnikėri e pėrkushtim tė veēantė.

Nė rite, nė skenarė mitiko-ritualė, shprehen simbolikisht e, si ide mė tė pėrgjithshme, kėrkesa ndaj hyjnores pėr mbrojtje nga fatkeqėsitė, pėr mbarėsi, pėr begati nė ekonomi e mirėqėnie nė jetėn familjare.

Pra me rite veprohet praktikioht e kėrkohet tė pėrmbushen synime tė caktuara, tė thuash konkrete.

Riti nė jo pak raste, ashtu si na paraqitet nė shek. XIX-XX, nė pėrgjithėsi e ka humbur funksionin e dukshėm tė zanafillės e tė kohėve tė herėshme dhe praktikohet vetėm si njė normė, si njė doke e trashėguar ndėr shekuj e qė ruhet me arsyen se "kėshtu na e kanė lėnė tė parėt". Po edhe nė kėto raste ekziston doemos njė ndjenjė e dukshme, edhe pse e mjegulluar, mbarėsi-prurėse, mbrojtėse, pėrtė mėnjanuar rrezikun nga e keqja.

Ritet pėrgjithėsisht kanė natyrė magjike. Ato janė veprime qė bėhen pėr tė plotėsuar dėshirat pėrmes rrugėve jo tė natyrshme: me mjete misterioze (tė pakuptueshme), pasqyrė e njė mendėsietepėrfėminore, me anė tė pėrgjasimit (mimetikė), me anė tė shoqėrimit (asocizrai), me anė tė fjalėve (lutje, urime, mallkime ose formula tė ndryshme magjike pa kuptim), me anė veprimesh frikėsuese ("me pre lungėn"): bėhen veprime magjike sikur gjoja po e prėt atė, pėr ta bėrė qė nga frika ajo tė zhduket e i sėmuri tė shėrohet.

Nė popull magjistaret e magjistarėt quhen me emrat: magjistare, mgjicė, mgjitare, shtrigė e tjerė, dhe vetėm ato qė bėjnė veprime pėr t'u bėrė keq njerėzve.

Nė Kosovė, nė Rrafsh tė Dukagjinit, Lugu i Drinit, besohet se "Natėn e kėshėndellave, kush i hyp shkopit kaluer e merr dhė (dheun) prej bashtinet tė huej, e e qet nė tė vetėn e thotė:"Kėtu ngarko, kėtu shkarko"e kjo dihet se bie bereqetin nė arėn e tij tue e tėrhequn nga ara e tjetri t(M. Prelaj, Kosova...,f. 186).

Ka dhe veprime rituale magjike tė kėsaj natyre, me tė njėjtat synime, po me strukturė pak ndryshe.

Kėshtu, nė viset Dibėr, Mat, Mirditė, nė ditėt e Shėn Gjergjit njė grua e zhveshur lakuriq shkon me njė kosh para duarsh, nė mesnatė nė errėsirė e qėndron nė kufi tė arės sė saj dhe tė asaj tė fqinjit. Drejton grykėn e koshit nga ana e arės sė fqinjit e thotė: "Ngarko! Ngarko! Ngarko!" e pastaj e kthen nga ara e saj e thotė: "Shkarko! Shkarko! Shkarko!" me besimin se ara e saj do tė thithė dhe bereqetin e arės sė fqinjit, kėshtu do tė bėjė drithė shumė pėr familjen. Ajo nuk arsyeton se pėr tė prodhuar mė shumė duhet qė toka tė ketė strukturė tė pėrshtatshme pėr ato lloje bimėsh qė mbillen aty, duhet mandej puna e bujkut, plehu e ujitja aq sa e ka tė nevojshme rritja e bimėve.

Ka dhe plaka qė bėjnė veprime magjike me penj, me qime, me jashtėqitje mini, maceje, qeni a njeriu, pėr t'u bėrė keq armiqve tė shtėpisė, tė lagjes a tė fshatit tė saj. Kanė ekzistuar ndėr Shqiptarė gjithfarė skenarėsh magjiko-ritualė keqbėrės.

Po sjellim dy gjedhe:"Njeni po pat inad kundra shoqit e kėtij don me i marrė shėndetin, do tė ketė me doemos njė fije folkut t'anmikut tė vet, qi do ta ven mbi nji vorr, ase nėn kryet tė ndo'i tė dekunit. Me tė shpejtė njeri i atij folkut ka me u thithė emeu zverdhė nė ftyrė, si i dekuni, mandej ka me mbetė ashtu e me lėngue pėrgjithmonė'.(Z. Harapi,Mėnijt,Folklorė I, Shkodėr, "Sht.Z.P", 1940, f.79)

"Pėr tė mbyllur fatin e njė goce ose tė njė djali (qė tė mos gjejnė burrė a nuse), marrin njė pė dhe matin njė gomar nga kryeja e ne bishti, pastaj dhe nga kurrizi, ijė mė ijė; kėtė pė e venė nė nji hok (kuti), duke thėnė tri herė: "Mbyll fatin e akcilit ose akcilės!" (Pėrmendin emrin pėrkatės). Kutinė e mbajnė tė mbyllur, dhe ditėn e Shėn Gjergjit e hedhin nėgropė tė nevojtores".(I. Dalliu, Magjitė..., "Dituria", 1928, nr.4,f. 149).

Nė disa raste e, kėta jo tė paktė, magjitė e magjistarėt keqbėrės ekzistojnė vetėm nė besimet popullore, nė fantazi, po jo nė tė vėrtetė si veprime rituale-magjike.

Kėshtu, dikur, pėr fatkeqėsi tė ndryshme qė ndodhnin nė fshat, si vdekje fėmijėsh, vdekje grash nė lindje e sipėr, natyrisht pėr arsye kushtesh tė njė niveli tė ultė nė jetesė, ose ngordhje tė bagėtive, ta zėmė: e kaut tė lavrės, sėmundje e epidemi qė preknin njerin e tjetrin a grupe tė tjera njerėzish, thuhej se kėto fatkeqėsi i kanė shkaktuar mgjitoret ose shtrigat.

Ndėrsa shtrigat, ashtu si na paraqitėn nė besimet popullore, kanė disa funksione tėrėsisht tė veēanta nė krahasim me magjistarėt.

Nė jo pak raste i vėrejmė me funksione tė pėrziera, funksione tė njėjta, pra kėtu kemi njė fuzionim figurash tė ndryshme tė mitologjisė popullore, si mbijetoja tė njė kohe tė lashtė.

Nė raste tė kėtij lloji, si mė sipėr, ēdo fatkeqėsi mundoheshin ta shpjegonin me veprime magjish, me syrin e keq. Nė disa raste mund tė pėrcaktohen magjistricat, natyrisht nė pėrfytyrimet popullore e jo nė tė vėrtetė.

Ka raste qė nė fshat tė ketė njė a dy plaka tė shkreta, pa burra e pa djem, tė varfėra e tė mbyllura nė punėt e tyre, qė nuk i bėjnė njeriut asnjė tė keqe, nuk bėjnė asnjėfarė lloji magjie. Edhe pse tė tilla, krejt tė pafajshme, pėr ēdo fatkeqėsi qė ndodhte nė fshat, fajėsonin si shkaktare tė ashtuquajturat magji qė qėnkan bėrė nga kėto plaka.

Nė raste tė veēanta, me tė njėjtat arsye, pėr fatkeqėsi nė persona, kafshė a gjėra tė veēanta fajsojnė njerėz tė veēantė, burra a gra, qė paskan syrin e keq e qė me anė tė tė shikuarit shplakuakan, sėmurkan qenėsa tė veēantė, prandaj dhe ruheshin prej tyre ose bėnin kundėrmagji me synim qė syri i keq i kėtyre njerėzve tė caktuar tė mos mundet tė shplakojė fatkeqėt.

Kėshtu, pėr kėtė u varnin fėmijėve nė trup hudhra, ose dhėmbė ujku, guacka deti a ndonjė send tjetėrqė konsiderohej prishės i magjisė.

Nė disa raste pėrdorej bloza e thėngjijt pėrtė ruajturfėmijėt, kryesisht nga magjitė, nga syri i keq, nė disa raste tė tjera atyre u nxihej nė disa vende fytyra me thėngjij.

Gratė apo burrat e veēantė, "tė specializuar" si magjibėrės, nė magji shėruese, nė prishje magjish "tė bėra nga mgjicat''a shtrigat, e kėta natyrisht ishin mė tė rrallė, quheshin: dies a diese, distara distare, shefcė, shtjeskė e me emra tė tjerė, por kurrė midis besimtarėve nuk thuhej e as nuk besohej se edhe kėta bėnin veprime me natyrė magjike tė keqe.

Kėta njerėz profesionistė, distarė, mėtojnė se me veprimet e tyre (qė doemos janė magjike): me fjalė e formula tė fshehta qė i pėshpėrisin, me disa lėngje e pėrgatitje tė ndryshme, me prekje tė trupit tė tė sėmurit, me nxirje tė fytyrės sė fatkeqit, me lėvizje a veprime tė ndryshme tė tyre, shėrojnė njerėzit; gratė qė nuk lindin fėmijė i bėjnė tė lindin; kėta a kėto prishin magjitė keqbėrėse dhe tė shplakuarit nga syri i keq: Dikush ka lėshuar grindje nė njė familje e ata me veprimet e tyre rituale-magjike "prishin magjitė" e, si rrjedhojė, grindja nė familje pushon.

Zakonisht, ritet qė mund t'i kryejė ēdo njeri, siē janė ato pėr Ditė Vere, pėr Nevruz, pėrShėn Gjergj, pėrShėn Gjon, nė pelegrinazhet nė msle, nė Njė Shtator, Kolendarėt e Nata e Buzmit, rite tė lindjes, tė martesės, tė vdekjes, rite nė sėmundje a nė inicime, quhen thjeshtė rite, ndonėse nė brendinė e tyre kanė natyrė magjike.

Shpesh herė edhe studjuesit i trajtojnė si rite, duke pėrmendur tepėr rrallė fjalėn magjike.

Ndėr mitologė ka mendime tė ndryshme pėr pėrcaktimet rit dhe magji.

Disa thonė se jo ēdo rit ėshtė magji. Kėshtu ritet, lutje tė animizuara qė lidhen thjeshtė me shpirtra tė shenjtė e me shenjtorė, sipas tyre, nuk janė magji. Disa studiues mendojnė se nuk janė rite me natyrė magjike ato qė bėhen pėr mirė.

Tė tjerė mendojnė se ritet, lutjet qė u pėrkasin feve monoteiste nuk kanė tė bėjnė aspak me dukuri magjie, se kėto lidhen me perėndinė supreme tė gjithėpushtetėshme, tė gjithėfuqishme, qė sipas tyre, ėshtė njė realitet i qartė, i dukshėm.

Nėse disa rite tė monoteizmit nė jetėn familjare duket se pėrfshijnė brenda edhe elementė magjikė, kjo, sipas tyre, ndodh sepse kėtu kemi njė sinkretizėm nė mes tė riteve pagane qė nė pėrgjithėsi kanė dhe natyrė magjike dhe riteve tė fesė monoteiste qė nuk janė tjetėr veēse lutje pėrfalje mėkatesh, lutje perėndisė supreme qė t'u sjellė mbarėsi e mirėqenie.

Nė tė vėrtetė, si e mendojmė ne, problemi ėshtė mjaft i ngatėrruar, po tė nisemi nga synimet qė duan tė arrijnė besimtarėt me anė tė kėtyre riteve e kėtyre lutjeve.

Disa specialistė tė mitologjisė janė tė mendimit se edhe pse magjia i ka rrėnjėt shumė tė lashta nė periudha para religjoze, para animiste,

Ajo jeton nė shoqėrim me tėrė religjionet, qofshin ato pagane, qofshin dhe ato monoteiste; ata theksojnė se nė fetė monoteiste ritet magjike janė mė tė pastruara nga elementė primitivė, mė tė fisnikėruara e tė lidhura me ide tė jetės shpirtėrore e morale.

Monoteizmi, magjitė e egra e primitive siē janė: sakrifica njerėzore, shėmtim, damkosje e deformim i trupit, rite torturuse tė njerėzve e tjerė, i ka luftuar e i ka fshirė me kohė nga jeta e shoqėrisė, pėr ku ka mbizotėruar ndikimi i tij.

VAZHDON....

Mark Tirta


MISTIKA
Political analysis of the author

 © 2008 www.Syri3.com. Te gjitha te drejtat e rezervuara