Adnan Abrashi

adnan_abrashi@yahoo.com

nanda01al@yahoo.com

 

Meny
Latest books
Favorites site
Site statystics
Translate this page

Format e parashikimit tw fatit




Rrënjët e para të dëshmimit material për interesimin e njeriut në parashikimin e së ardhmes, zënë fill që nga parahistoria. Vizatimet më të vjetra të zbuluara në shpellat e Francës, që kanë një lashtësi prej 15.000 vjetësh, tregojnë për aftësitë e jashtëzakonshme parathënëse të shamanëve fisnor të asaj kohe, rreth aplikimit të metodave dhe formave të ndryshme parathënëse, në drejtim të ruajtjes së mirëqenies së tyre të përbashkët kolektive.







Sikurse na dëshmojnë edhe shumë të dhëna materiale të zbuluara kohën e fundit, ekzistimi i fenomenit të parathënies lidhet me njohurinë e ekzistimit të vetë njeriut. Historia njerëzore e të gjitha kohëve është përplot me fakte mbi parathënësit që janë munduar në çfarëdo forme të parashohin ardhmërinë tonë si në hapësirë të ngushtë regjionale, por edhe me përmasa më të gjera botërore.



Edhe pse nevoja për parashikimin e ngjarjeve të caktuara daton që nga lashtësia, mënyrat e parathënies së fatit në ditët e sotme, në të shumtën e rasteve, janë gati tërësisht të njëjta me ato të asaj kohe. Në kuadrin e këtyre metodave mund t'i cekim:



- HAMENDJA DHE PARANDJENJA INTUITIVE, si aftësi parashikuese e fatit dhe ngjarjeve që do të ndodhin në të ardhmen;



- ASTROLOGJIA, apo njohja e mirë e hapësirës qiellore dhe parashikimi i fatit përmes pozitës së yjeve dhe trupave tjerë qiellorë;



- QARTëPAMëSIA, apo parashikimi i fatit përmes parandjenjes intuitive dhe shikimi i ngjarjeve përmes shqisës së gjashtë;
- ONIROMANCIA, apo parashikimi i fatit përmes komentimit të ëndrrave;



- NEKROMANCIA, apo parashikimi i fatit përmes kontaktit të drejtpërdrejt nga shpirti i vdekurve;



- SORTILOGJIA, apo hedhja e shortit;
- KSILOMANCIA, parashikimi i fatit dhe ngjarjeve tjera përmes hedhjes që gurëve dhe të shtagës;



- GEOMANCIA, apo parashikimi i fatit përmes komentimit të shenjave që paraqiten në tokë;



- PIROMANCIA, apo vrojtimi i fatit dhe parashikimi i ngjarjeve të ardhshme përmes zjarrit;



- HIROMANCIA, apo parashikimi i fatit përmes leximit të gjurmëve dhe vragave nga shuplaka e dorës; Si dhe format e komentimit të shenjave dhe sinjaleve të ndryshme që shfaqen në jetën tonë të përditshme;



- KAFFEMANCIA, apo parashikimi i fatit përmes filxhanit të kafesë. Kjo metodë përdor interpretimin e shumë figurave që paraqiten si njolla në sipërfaqen e filxhanit, pasi të pihet kafeja;
- KARTOMANCIA, apo vrojtimi i fatit përmes letrave të lojës. Me këtë teknikë bëhet parashikimi dhe parathënia e fatit duke përdorur kombinimet e shumta nga letrat e zakonshme të lojës, si dhe duke përdorur letra speciale të quajtura "TAROT".



- KRISTALOMANCIA, apo parashikimi i fatit përmes sferës së kristaltë. Kjo metodë parathënies si mjet ndërmjetësues deri te kallëzimi i caktuar, përdor sfera kristalore me madhësi dhe me përmbajtje të ndryshme;



- HEPATOSKOPIA, apo parashikimi i ngjarjeve përmes leximit të porosisë nga organet e shtazëve të flijuara në altarin e flijimit. Si formë më e përhapur e parashikimit të fatit me këtë mënyrë, ishte më i përhapur tek populli SUMER dhe BABILONAS;



- SKAPULOMANCIA, parathënia e ngjarjeve përmes leximit të fatit nga eshtrat e pjesëve të ndryshme të shtazëve; Përveç këtyre formave të cekura të parathënies së fatit, popujt e lashtë janë shërbyer edhe me shenja të ndryshme të lodhjes së fenomeneve natyrore. Shpeshherë si shenja për mundësinë e parathënies së fatit, magjistarët e asaj kohe, shfrytëzonin paraqitjen e dukurive të rralla natyrore sikurse është dukja në qiell e ndonjë komete, ditët e veçanta të shoqëruara me erëra dhe stuhi të forta, murmurima dhe vetëtima, paraqitjet e anomalive të pazakonshme në rrethoren unazore (aurën) e Diellit dhe të Hënës etj. Një mundësi tjetër tejet e përhapur e parathënies së të ardhmes dhe fateve njerëzore në përgjithësi, ishte vrojtimi i lëvizjeve dhe tekeve të shtazëve të ndryshme, veçanërisht, mënyrës së invadimit të insekteve dhe gjarpërinjve në momentet e caktuara.
Te shumë popuj të lashtë, por që kultivohej edhe në traditën e tyre të sotme, është parashikimi i tërmetit dhe kataklizmave të ndryshme natyrore me përmasa të mëdha, e cila mbështetet në vrojtimin e sjelljeve të shtazëve. Zakonisht është besuar se para ndodhjes së ndonjë tërmeti të madh, shtazët shtëpiake janë të shqetësuara dhe sillen ndryshe. Ta zëmë, qeni len pandërprerë dhe kot, kuajt në stalla hingëllojnë, pulat janë të trazuara, minjtë tretohen të shqetësuar... etj. Kjo formë e parashikimit të së ardhmes është më e përhapur në Kinë.



Një besim tjetër paradhënës dhe tejet interesant, e që, me të madhe haset edhe tek ne shqiptarët është se, posa të zgjohemi në mëngjes dhe të përgatitemi t'i fillojmë aktivitetet tona ditore, hapin e parë të kapërcimit të pragut të derës, duhet bërë me këmbën e djathtë. Të gjithëve, që sadopak janë edukuar me edukatë religjioze, do t'ju kujtohet thënia e nënës ose e gjyshes se, gjithnjë në mëngjes kur të dilet jashtë shtëpisë, kapërcimin e pragut të derës duhet bërë me këmbën e djathtë, duke shqiptuar me gjysmë zëri në vete "bismilahi-rrahmani-rrahim". Nëse veprohet kështu, parashikohet se e tërë dita do të na jetë fatlume.



Në lashtësi, po ashtu, është besuar fort se, shprehjet apo veprimet e caktuara që ndodhnin në trupat e mashkullit dhe femrës, na dërgojnë sinjale me porosi parathënëse. P.sh. në Greqinë Antike, të teshtish, komandohej si një shenjë fatsjellëse. Edhe tek ne shqiptarët, teshtitja konsiderohet si një shenjë pozitive. Nëse dikush, ta zëmë, teshtin papritur në momentin kur është duke treguar ndonjë ngjarje, konsiderohet se thotë të vërtetën.



Për të gjitha format e parathënies së fatit që i përmendëm më lart, nuk dihet burimi i tyre i saktë, andaj, ato, edhe sot e kësaj dite, me të madhe i hasim te shumë popuj të botës. Një gjë e njëjtë e metodave të ndryshme parathënëse, është tejet e përhapur edhe në traditën tonë të pasur popullore. Mund të konstatojmë lirisht se, gati çdo regjion i viseve të ndryshme shqiptare, disponon me një fond të pasur të formave dhe mënyrave të ndryshme të parashikimit të fatit. Vërtet, do të ishte interesante sikur ndonjë folklorist apo antropolog të jetë marrë me këtë dukuri.



Pranuar sinqerisht, nga informacionet e mia që kam, një përmbledhje studimore e metodave parathënëse nga tradita e popullit tonë, deri më sot nuk ekziston. Së paku, unë s'kam hasur në një gjë të tillë. Por, edhe nëse vendosim ta bëjmë ndonjëherë një hap të tillë, para se gjithash, duhet të lirohemi nga paragjykimi se, këto dukuri, në asnjë mënyrë nuk duhet t'i konsiderojmë si "dokrra", "mualife", "kotësi", apo "besëtytni pagane" e një nivelit të ultë, por si një segment i veçantë, që do të na shpaloste një visar të pasur të traditës tonë popullore.


Adnan Abrashi-NANDA


PARAPSIKOLOGJIA
Political analysis of the author

 © 2008 www.Syri3.com. Te gjitha te drejtat e rezervuara