Adnan Abrashi

adnan_abrashi@yahoo.com

nanda01al@yahoo.com

 

Meny
Latest books
Favorites site
Site statystics
Translate this page

Disa kėshilla pėr jetėn nga Prof. EQREM ĒABEJ
Prof. Eqrem Ēabej nė degėn Gjuhė Letėrsi Shqipe tė Fakultetit tė Historisė e tė Filologjisė jepte kursin e plotė tė leksioneve Historia e Gjuhės Shqipe, vepėr origjinale e tij. Nė dhjetor 1965 gjatė ligjeratave brenda njė ore, profesori nuk shpjegoi lėndė nga teksti, por duke i konsideruar studentėt kolegė, iu dha disa kėshilla pėr jetėn e tyre tė ardhėshme:
»Ju do tė bėheni mėsues. Mėsuesia nuk ėshtė profesion, ajo ėshtė mision. Ju do tė punoni pėr formimin e njeriut. Gabimet qė mund tė bėjnė profesionistėt e ndryshėm, mund tė korrigjohen me disa shpenzime, por gabimet qė mund tė bėni ju me nxėnėsit, janė tė pakorrigjueshme. Po ta formosh shtrembėr karakterin e njė njeriu, ėshtė shumė, shumė e vėshtirė, nė mos ėshtė e pamundur, ta ndreqėsh atė.
Ju duhet tė edukoni pėrmes sjelljes suaj, pėrmes shėmbullit tuaj. Nė rast se ju silleni keq, edhe sikur tė mbani dhjetra leksione morali, ose leksione pėr nevojėn e sjelljes sė mirė, nxėnėsit nuk do tė pėrfitojnė asgjė, ata do tė ndikohen kryesisht prej sjelljes suaj. Shembulli tė bėn ta ndjekesh njeriun.
Kur punoni, punoni seriozisht dhe me ritmin e duhur. Mos u merrni me muhabete gjatė punės. Kur tė pushoni, pushoni vėrtet. Mos pėrzieni punėn me pushimin dhe pushimin me punėn. Ata tė cilėt gjatė punės bėjnė muhabete dhe gjatė pushimit pėrpiqen tė kryejnė ndonjė punė tė mbetur nė mes, nuk arrijnė rezultatet e duhura.
Mos jini kategorikė.
Gjithcka shikojeni me sy kritik.
Mos e konsideroni veten tepėr tė rinj dhe tė paformuar pėr tė shprehur dyshime, pėr tė hapur diskutime, kur mendoni ndryshe.
Mos kini turp tė pyesni pėr gjėra qė nuk i keni tė qarta. Gjėrat e paqarta nuk mbahen mend.
Mos bėni asnjė punė shkel e shko.
Mos filloni tė shkruani dicka pa e pasur tė qartė nė kokėn tuaj.
Mos lini asnjė punė pa e pėrfunduar plotėsisht dhe si duhet.
Mos merrni dhe mos lejoni t’ju marrin dinjitetin nėpėr kėmbė.
Jeta e njeriut ėshtė njė fragment i planeve, dėshirave dhe ėndrrave tė tij, prandaj kushtojuni planeve, dėshirave dhe ėndrrave tuaja mė kyreysore....«

Dėrguar nga Valentin Batalaku - Slloveni
AFORIZMA
Political analysis of the author

 © 2008 www.Syri3.com. Te gjitha te drejtat e rezervuara