Adnan Abrashi

adnan_abrashi@yahoo.com

nanda01al@yahoo.com

 

Meny
Latest books
Favorites site
Site statystics
Translate this page

AFORIZMA NGA SAMI FRAFĖRI
Ēdo ditė e jetės sate ėshtė njė faqe e biografisė sate, kujdesu ta shkruash mirė,sepse njė faqe e keqe ndyn gjithė librin.

Njeriu duhet tė pėrpiqet tė mėsojė ēdo gjė, jo tė tregojė veten e tij.

Zgjuarėsia ėshtė njė dritė hyjnore, ndriēimi i sė cilės ndrit jo vetėm sipėrfaqen e sendeve, por edhe brendinė e tyre.

Mė i forti i njerėzve ėshtė ai qė ėshtė i zoti tė pėrmbajė vetveten.

Ajo qė qeveris botėn nuk ėshtė as forca, as ligji, por ėshtė mirėsjellja dhe edukata.

Bota ėshtė njė shesh i ekspozuar shiut dhe erės; ai qė nė kėtė shesh e ruan dritėn e pėrpjekjes e tė kuptimit dhe nuk e shuan, ėshtė filozof i vėrtetė.

S’ka njeri tė pafajshėm nė botė; i mėnēuri nuk i thotė djalit mos gabo, por e kėshillon tė gabojė sa mė pak.

Nuk i takon gjė dhėmbit tė skiles qė qėndron e mbyllur nė strofkun e vet.

Njerėzit ndryshojnė nga njėri-tjetri nga koka, jo nga kėmbėt.

Miqėsia ėshtė si drita e shkrepėtimės; sa mė i errėt tė jetė vendi, aq mė shumė ndriēon.

Rruga e jetės ėshtė drejtėsia, mos u ndaj nga rruga pėr tė hyrė nėpėr rrugica.

Njeriu mentar nuk flet pėr veten e tij dhe pėr punė qė i pėrkasin atij vetė.

Kush ve interesat e pėrgjithshme mbi tė tijat, ėshtė njeri me tė vėrtetė.

Jeta e njeriut ėshtė njė pe i dredhur nga lumturia dhe fatkeqėsia. Po tė ishte dredhur vetėm nga fatkeqėsia, do tė ishte kėputur shpejt, po tė ishte pėrbėrė vetėm nga lumturia, do tė ishte tepėr i ashpėr dhe nuk do tė hynte nė punė.

Gabimi i atij qė punon me dėshirė dhe endje, ėshtė mė i mirė se tė qėlluarit e atij qė punon pa dashur.

Grada e qytetėrisė dhe e moralit tė njė populli kuptohet nga kėngėt dhe lojėrat e tij.

E vėrteta ėshtė njė lloj ujė i nxehtė qė del nga toka, i cili shkrin dėborėrat dhe akujt qė ka pėrqark, i bėn pėr vete dhe shtohet duke shkuar dhe sado qė mund tė ngrijė duke u ftohur ajri, pa kaluar shumė kohė prapė bėhet siē ka qenė (ujė i rrjedhshėm).

Gjithėsecili dėshiron t’i shohė njerėzit e mėdhenj, por mė mirė ėshtė tė shohėsh veprat e tyre, d.m.th. tė shohėsh ata vetė, sepse idetė e tyre s’kuptohen nga fytyrat e tyre, por dallohen nga veprat e tyre.

Kush nuk merret vesh me vėllanė, s’merret vesh fare me bashkėqytetarėt e tij.

Njeriu tė mos ketė frikė nga ligji, tė ketė turp nga bota, tė ketė frikė nga ndėrgjegjeja e tij.

Mendojmė se njeriu vdes dhe shkon, mirėpo tė vdekurit janė ata qė edukojnė fėmijėt tanė, qė na mėsojnė dituritė dhe shkencat, kur marrim nė dorė njė libėr dhe e lexojmė nė vetmi nė njė ēip dhe, sipas rastit, ata na bėjnė tė qeshim apo tė qajmė.

Ai qė pranon kėshilla, ėshtė mė i madh se ai qė jep, sepse, sa lehtė ėshtė tė japėsh kėshilla aq rėndė ėshtė t’i pranosh.

Dyshimi ėshtė gur argjendari i sė vėrtetės, kush dyshon nė marrėdhėniet e
pėrditshme, s’gabon asnjėherė, kush dyshon nė veprimet e veta, bėhet filozof.

Njė kokėrr gruri nuk e mbush dot hambarin, por ndihmon kokrrat e tjera qė e kanė mbushur.

Ai qė i pėrgjigjet me ligėsi mirėsisė sate, bėhet mjet pėr tė bėrė tė njohur mirėsinė tėnde dhe ligėsinė e vet.

Forca e mendimit hy nė punė mė shumė se tehu i shpatės; prandaj ruaje atė dhe mbaje gati pėr ta pėrdorur nė kohėn e duhur.

Shkalla e parė e marrėzisė ėshtė tė kujtosh se je i menēur.

Njeriu ka nevojė pėr arsim ashtu si bima pėr ujė. Ashtu sikundėr qė thahet pema kur ėshtė e njomė, po nuk u vadit, edhe njeriu thahet shpirtėrisht po nuk u edukua qysh nė fėmijėri (vogėli), sepse nuk i mbetet gjė pėr t’i shėrbyer njerėzimit.

Njeriu nuk ėshtė i pėrjetshėm, le tė pėrpiqet tė jetė e pavdekshme ajo qė do tė thotė dhe ajo qė do tė bėjė.

Gjėrat qė numėrohen tė shenjta, si mendja, njohuria dhe dituria, nga shkaku i lakmisė pėr famė e madhėshti, s’mund t’u qėndrojnė disa dėshirave tė kota, ndėrsa dashuria mund ēdo gjė. Dashuria duron varfėrinė, nevojėn, urinė, mundimin, poshtėrimin - ēdo gjė. Dashuria e ndryshon skėterėn nė parajsė. Nė qoftė se kėrkohet njė shenjė e botės shpirtėrore nė botėn lėndore, ajo shenjė ėshtė dashuria.

Fjalėt dhe punėt e njerėzve tė mėdhenj nuk janė sipas vendit e kohės sė tyre, ata mund t’i pėrshtaten ēdo kohe dhe ēdo vendi.

Kush bazohet nė forcėn, bie pėr tokė po sa tė thyhet forca, por ai qė bazohet nė drejtėsinė, ėshtė i mbėshtetur nė njė godinė tė fortė qė nuk shembet kurrė.

Mendja e njė kombi ėshtė arsimi, zemra e tij - morali i pėrgjithshėm.

Derguar nga V. Batalaku



AFORIZMA
Political analysis of the author

 © 2008 www.Syri3.com. Te gjitha te drejtat e rezervuara