|
Meny
FAQJA KRYESORE PARAPSIKOLOGJIAMISTIKARELIGJIONEFILOZOFIPSIKOLOGJITREGIME MISTIKENDRYSHMEPARASHIKIME TE FATITSHĖRIME ALTERNATIVEPOEZIMITOLOGJIFILOZOFĖT DHE JETSHKRIMET HOROSKOPI PĖR VITIN 2010AFORIZMA ANALIZA POLITIKE LIBRA VIDEO KONTAKT Librat e fundit
Faqe tė preferuara
TV-OPINION
Barcaletashqip.com Revista "KOSOVARJA" ALREKLAMA .COM NDRYSHE FORUM TURIZMI SHQIPTAR ALB4LOVE.COM Sabir Krasniqi Pashtriku Numratori
|
KARAKTERISTIKAT: I kujdesshėm, i matur, i hareshėm, kalon mirė me shokėt. Ėshtė estet i madh. Disponon bukurinė, madhėshtinė, me ten tė ndritshėm (rrezatues). Nė punė ėshtė diplomat, nė shtėpi joskofiar. Dėshiron punėn grupore. Elegant, shije tė mirė. PLANETI: Venera PROFESIONET: Jurist, studiues, aktor, kėngėtar, politikan, piktor, pianist, diplomat, arkitekt, edukator, arsimtar. DOBĖSITĖ: Kapricioz, shpenzon shumė Dekada e I 23 shtator- 03 tetor Dekada e II 04- 13 tetor Dekada e III 14- 22 tetor Hyrja e Saturnit nė shenjėn tuaj ka hapur njė stinė tė jetės, nė tė cilėn ėshtė e nevojshme tė merrni nė konsideratė gjithēka qė deri tani e keni konsideruar si njė problem qė duhet evituar, qė e keni mbajtur nė njė cep tė jetės suaj, por qė tani kėrkon me patjetėr t'i jepet njė zgjidhje pėrfundimtare. Sigurisht qė nuk ėshtė gjithnjė e lehtė, por as aq e vėshtirė sa mund tė duket nė fillim. Saturni do t'ju japė forcėn dhe energjinė e nevojshme pėr tė mos lėnė mė gjėra pezull, pėr t'u dhėnė mė shumė qartėsi gjėrave qė nė njė mėnyrė, apo nė njė tjetėr ishin pėr ju burim ankthi, ngacmonin qetėsinė tuaj dhe mbysni momente tė gjata tė ditės. Mė nė fund ka ardhur momenti tė hidhni pas shpine gjithēka qė i pėrket tė kaluarės dhe tė merrni pėrgjegjėsi tė reja, tė projektoni nė mėnyrė tė kujdesshme dhe konkrete ato qė janė kėrkesat tuaja, edhe pse kjo tė kėrkojė, pikėrisht nė kėtė fazė fillestare tė hiqni dorė nga shumė gjėra dhe disa sakrifica, por qė me kalimin e kohės do tė kompensohen, duke qenė se Saturni ėshtė investitori i vetėm i besuar i zodiakut. E gjithė kjo nuk duhet t'ju bėjė tė mendoni se 2010 do tė jetė njė vit shumė i rėnduar dhe i vėshtirė, apo tė cilit do t'i mungojnė anėt pozitive. Kujtoni vetėm qė do tė keni Marsin nė sektorin mė brilant tė horoskopit tuaj deri nė mėngjesin e 7 korrikut, gjė qė do t'ju lejojė tė mbėshtetni nė njė energji tė madhe, qoftė fizike, qoftė mendore, e cila ėshtė e nevojshme pėr tė bėrė tė gjitha ato gjėra qė kėrkojnė vendosmėri dhe rezistencė, por qė mbi tė gjitha u japin mundėsinė tė ndėrmerrni dhe tė konkretizoni iniciativa tė reja, duke bėrė kėshtu njė ndryshim tė dukshėm nė jetėn tuaj tė pėrditshme. Sfera profesionale E gjitha kjo mund tė sjellė dhe ndryshime pozicionesh nė vendin e punės, siē mund tė jetė prishja e bashkėpunimeve tė vjetra, apo tė ndryshuarit vend, apo sektor pune, por, pasi keni hequr lodhjen e fillimit, e cila mė shumė ėshtė shkaktuar pėr shkak tė ambientit, por qė mė vonė do kuptoni qė ishte gjėja mė e mirė pėr ju, ishte ajo ēka kishit kohė qė e prisnit, por qė nuk keni pasur kurajėn ta bėni asnjėherė. Le tė themi qė kėtė vit pėr ju, ėshtė Saturni ai qė zgjedh, duke u detyruar tė bėni zgjedhje paksa ekstreme pėr natyrėn tuaj. Por, ėshtė pikėrisht kjo qė u duhet pėr tė ecur pėrpara, pėr t'u rritur, pėr tė afirmuar mėnyrėn tuaj tė re tė ekzistuarit, pėr tė parė perspektiva tė reja jete dhe mbi tė gjitha pėr tė aktualizuar ndryshimin tuaj, tė cilit kishit kohė qė e ndjenit tė nevojshėm, por duhet tė vinte ky moment qė tė fillonit tė punonit pėr kėtė ndryshim. 2010 mund tė jetė viti nė tė cilin mund tė ndodhė gjithēka, por ama kėrkon njė sakrificė fillestare dhe mbi tė gjitha njė objektiv tė pėrcaktuar qartė pėr atė ēka ėshtė me tė vėrtetė prioritare nė jetėn tuaj. Mos u fshihni pas mėnyrave dhe sjelljeve shumė formale, tė cilat u bėjnė tė dukeni si jo shumė tė vendosur dhe jo shumė tė motivuar pėr tė ēuar pėrpara prioritetet tuaja tė reja. Nė punė duhet tė tregoni mė shumė gatishmėri dhe mbi tė gjitha duhet tė dini t'i pėrballoni sfidat me kurajė dhe vendosmėri, ka shumė mundėsi qė t'ju jepen raste me tė vėrtetė tė veēanta, por qė kėrkojnė pėrgjegjėsi tė reja. Me fjalė tė tjera mos prisni ndonjė dhuratė kėtė vit tė ri, por raste tė sigurta qė do tė japin rezultate vetėm me kalimin e kohės. Kėtė vit do tė kuptoni gjithashtu se sa e nevojshme mund tė ketė qenė tė punoni pa ndihma, mbėshtetje dhe sugjerime, pasi ajo qė keni marrė ka qenė vetėm dhe ekskluzivisht e juaja, fryt i njė pune qė mban ekskluzivisht firmėn tuaj. Muajt e verės mund tė jenė stresues pėr ju pėr sa i pėrket fushės profesionale, kjo pėr shkak tė kundėrvėnies qė Jupiterit, i cili nga 6 korriku deri nė 9 shtator, mund t'ju vėrė nė provė dhe mund tė mos ua lehtėsojė rrugėn pėr shkak tė ndonjė vonesė financiare, apo mėrzitje burokratike qė pėrkohėsisht mund tė ngadalėsojnė ecurinė e projekteve qė keni nisur. Do tė bėnit mirė tė kushtonit vėmendje maksimale rreth datės 8 gusht, kur nė qiell do tė krijohet njė kuadraturė kozmike qė do tė prekė Diellin tuaj, sidomos nėse jeni lindur nė dekadėn e parė. Asgjė e rėndė, por mund t'ju ndodhė tė pėrballeni me njė emergjencė tė vogėl, diēka tė paparashikuar qė mund tė shtyjė shumė tė gjithė projektet e tjera qė kishit bėrė mė pėrpara. Mundohuni tė mos humbisni qetėsinė dhe t'i pėrballoni problemet me radhė, pasi kjo do t'ju ndihmojė tė bėni zgjedhjet e duhura, tė cilat pavarėsisht vonesave mund tė rezultojnė shumė frytdhėnėse nė tė ardhmen. Familja Gjithnjė nė verė familja do tė kėrkojė kujdes mė tė madh, sidomos prindėrit tuaj, qė pėr njė arsye, apo pėr njė tjetėr do tė zėnė gjithė mendimet tuaja. Me shumė mundėsi do tė bėhet fjalė pėr t'i mbėshtetur nė situata tė caktuara, tė cilat nė fakt do t'ju marrin kohėn qė kishit planifikuar pėr tė harxhuar pėr realizimin e projekteve tuaja, por qė me kalimin e kohės do tė vini re qė dhe prindėrit tuaj do dinė tua kthejnė vėmendjen dhe do tė ndiheni shumė mirė, jo vetėm pėrballė tyre, por edhe me veten tuaj. Sfera sentimentale Nė dashuri Marsi nė pjesėn e parė tė vitit do t'ju bėjė veēanėrisht dinamikė, kreativė tė gatshėm tė kapni rastet ashtu si u paraqiten dhe pse duhet thėnė qė shumė vėshtirė mund tė bėheni pjesė e ndonjė aventure, apo e njė lidhjeje qė do t'ju bėnte tė ndiheshit tė qetė. Pėr shumė prej jush, Saturni, me ndihmėn pozitive tė Marsit, mund tė sjellė njė takim shumė tė rėndėsishėm, apo tė stabilizojė njė takim qė ka ndodhur qė nė vitin 2009 dhe t'ju bėjė tė shijoni kėnaqėsitė e njė lidhje qė ditė pas dite do tė forcohet dhe do tė bėhet shumė intime dhe familjare, lidhje qė kishit kohė qė nuk e pėrjetonit, por kjo mund tė ndodhė vetėm nė pjesėn e dytė tė vitit. Dhe sigurisht ėshtė njė moment me tė vėrtetė i veēantė, magjik pėr shumė arsye, sidomos kur Venusi i vendosur nė njė paralel me Ujorin nga pasditja e 18 janarit deri nė mėngjesin e 11 shkurtit, do t'ju japė mbėshtetjen e nevojshme pėr tė qenė akoma mė shumė tėrheqės dhe karizmatikė, madje shumė mė shumė se sa ėshtė e nevojshme. Kėtė periudhė me tė vėrtetė qė mund tė guxoni dhe t'ia dilni mbanė tė merrni shumė pėr sa i pėrket fushės sė ndjenjave, qoftė pėr ju qė jeni vetėm, qoftė dhe pėr ata qė janė tė lidhur. Nga 25 prilli deri nė 19 maj, Venusi do t'ju ofrojė mundėsi tė tjera takimesh, por do tė pėrkrahė gjithashtu dhe dialogun e mirėkuptimin nė ēift, pra favorizon kalimin e ndonjė keqkuptimi qė mund tė keni, duke u pėrpjekur tė rihapni dhe njė herė bisedat edhe nė ato lidhje qė dukeshin sikur ishin tė destinuara tė mbaronin. Takime interesante do tė ketė nė ditėt e 14 dhe 15 korrikut. Por, stina juaj e vėrtetė e dashurisė fillon me hyrjen e Venusit nė shenjėn tuaj nė ditėn e 7 gushtit dhe mbyllet nė 8 shtator. Nė kėto ditė do tė keni mundėsi tė mėdha takimi, por do ta keni gjithashtu tė lehtė dhe tė fitoni terren nė njė histori qė ishte tretur me kalimin e kohės, ose qė thjesht kėrkonte skena romantike, tė cilat kishit kohė qė nuk i bėnit, kjo pėr arsye tė ndryshme. Ndėrsa pėr shumė tė tjera ky muaj mund tė jetė dhe njė muaj ku mund tė vini tė provė sharmin tuaj dhe tė kuptoni se sa jeni tė dashuruar me tė vėrtetė dhe se sa u pėlqeni tė tjerėve, por bėni kujdes, pasi mund tė bini nė kurthin qė tė dashuroheni me njė tip tė njėjtė si ky i juaji dhe dihet qė dy njerėz tė njėjtė jo gjithmonė gjejnė kėnaqėsi duke qėndruar me njėri-tjetrin. Shėndeti Shėndeti nuk paraqet rreziqe, edhe pse duhet tė keni kujdes pėr gjithēka qė ka tė bėjė me kockat, sidomos nėse jeni praktikues sporti, pasi mund tė jeni protagonistė tė incidenteve tė vogla qė mund tė krijojnė patologji, pėr tė cilat duhet t'u nėnshtroheni kurave tė njė ortopedi. Parashikoni dhe njė kontroll te dentisti dhe ndonjė kurim tė shkurtėr, pasi kjo do evitojė zmadhimin e problemit, po ashtu dhe shpenzimet. |
HOROSKOPI PĖR VITIN 2010
Analiza politike tė autorit
|