Adnan Abrashi

adnan_abrashi@yahoo.com

nanda01al@yahoo.com

 

Meny
Librat e fundit
Faqe tė preferuara
Numratori

LUANI (Leo) 23 korrik – 22 gusht
MOTOJA E TIJ (E SAJ): Unė dua...
KARAKTERISTIKAT: Dėshiron tė jetė nė qendėr tė vėmendjes, nė ballė tė aksionit. E do jetėn, fėmijėt, pushtetin. Dėshiron tė komandoj, bezdisė. Ėshtė atoritativ, shpirtmadh dhe fisnik (bujar). Sharron gjatė komplimenteve. Me vite e humb edhe elanin jetėsor. Nėse hyn nė rrugė religjioze, ėshtė ekskluziv dhe dogmat.
PLANETI: Dielli
PROFESIONET: Organizator, shef, politikan, artist, aktor, bankar, argjendar.
DOBĖSITĖ: Snobizmi

Dekada e I 23 korrik- 02 gusht
Dekada e II 03- 12 gusht
Dekada e III 13- 23 gusht


Pjesa e parė e vitit, dhe ekzaktėsisht deri nė mėngjesin e 7 korrikut, sheh Marsin, planetin e pėrditshmėrisė suaj, duke qenė se do tė ndalojė nė shenjėn tuaj pėr njė kohė shumė mė tė gjatė se zakonisht.
E gjitha kjo do tė thotė qė do tė keni nė anėn tuaj njė rezervė tė madhe energjie, sa fizike, aq edhe mendore dhe njė dėshirė tė madhe pėr tė bėrė, pėr tė realizuar, dhe pėr tė pasur bashkėpunėtor Saturnin, i cili do tė qėndrojė gjatė nė shenjėn e peshores. Kjo nuk do tė jetė shumė e vėshtirė, sidomos nėse do arrini tė mos harxhoni potencialin tuaj nė investime faraonike dhe qė nė vetvete nuk kanė njė qėllim nė realitet.
Ėshtė mirė tė pėrvishni mėngėt dhe tė nisni me rregull, duke i marrė gjėrat me radhė, pėr tė mos u pėrfshirė nė "beteja" tė kota, tė cilat vetėm mund t'ju bėjnė tė humbisni kohė pėr gjėrat qė doni tė realizoni me tė vėrtetė.
Nė fakt, ėshtė e nevojshme, sidomos nga 2 prilli deri nė 10 qershor, tė mos merreni me polemika, rivalitete, prova force dhe fuqie.
Sigurisht qė nuk do tė mungojnė mendimet ndryshe, vonesa, ndryshime programesh, por mė mirė se sa tė inatoseni dhe tė kundėrviheni kundėr tė gjithėve dhe gjithēkaje, mundohuni tė kuptoni ēfarė mund tė bėni mirė, si mund tė pėrfitoni nė njė ngjarje tė paparashikuar, qė nė vend qė t'ju vonojė pėr tė realizuar gjėrat qė keni pėr zemėr, mund tė rezervojė surpriza tė kėndshme dhe t'ju hapė rrugė tė reja.
Nė kėtė pjesė tė parė tė vitit duhet tė mėsoni tė jeni mė strategjikė, shumė mė tė kujdesshėm pėr lėvizjet qė bėjnė rivalėt tuaj, sesa tė humbisni nė egocentrizmin tuaj tė zakonshėm, i cili jo vetėm qė nuk u gėzon, por mund tua pėrkeqėsojė gjėrat nė kėtė periudhė tė jetės suaj, sidomos nėse doni tė realizoni njė sėrė gjėrash qė prej shumė kohėsh i kishit lėnė nė hije.
Pėr shumė prej jush mund tė nisė njė cikėl i ri jete, nė tė cilin, reflektimi, dėgjimi, pritja bėhen virtyte dhe kualitete, tė cilave asnjėherė nuk u keni dhėnė rėndėsi. Viti 2010 nuk ėshtė njė vit gjatė tė cilit duhet tė harxhoni energjitė kot, duke qenė se ju presin objektiva mjaft ambicioze dhe tė mbushura me punė, kjo veēanėrisht nė sektorė dhe ambiente qė nuk i kishit frekuentuar kurrė mė parė.
Vera pėr ju do tė jetė burim ndryshimesh dhe iniciativash tė mėdha, dhe pse duhet thėnė qartė, ėshtė shumė pak, krahasuar me atė ēka ju pret nė 2011, sidomos nėse nė 2010 keni bėrė investime tė mira.
Me fjalė tė tjera, ky ėshtė viti, gjatė tė cilit duhet tė pėrgatisni terrenin pėr ndryshimet e mėdha dhe epokale tė jetės suaj, frytet e para tė tė cilave do t'i shijoni pikėrisht nė verė dhe ekzaktėsisht gjatė qershorit dhe gushtit, kur Jupiteri dhe Urani, tė dy momentalisht kalimtarė nė shenjėn e Dashit, do t'ju japin mundėsinė tė jetoni momente protagonizmi absolut, por njėkohėsisht do tė hapin dhe rrugė tė reja, tė cilat duhet tė pėrshkohen me kujdes.

Sfera profesionale

Nė fushėn profesionale ėshtė mirė tė mos merrni rreziqe tė mėdha nė kėtė vit tė ri dhe edhe pse do t'ju ofrohen gjėra tė reja, mos i braktisni ato tė vjetrat, mos vini nė rrezik gjithēka qė pėr ju ėshtė e sigurt, pasi asnjėherė mė parė si nė kėtė moment tė jetės suaj ju do tė keni nevojė pėr baza solide pėr tė ecur mė pas nė sipėrmarrje tė reja, por duhet tė keni parasysh qė nė mėnyrė absolute duhet tė ndryshoni ēdo sjellje arrogante dhe kryeneēe, pasi njė teprim sigurie nga ana juaj mund t'ju kushtojė shtrenjtė, duke qenė se Neptuni nė kundėrvėnie nga shenja e ujorit nuk u favorizon pėr tė mbajtur njė vizion tė qartė pėr gjithēka.
Pėr ata qė duan tė ndryshojnė punėn, mund tė mbėshteten nė muajt e verės, por ndryshimet radikale, pėrfundimtare, nėse nuk janė shumė tė nevojshme, do tė shtyhen pėr vitin 2011, kur tė keni ide dhe perspektiva reale shumė mė tė qatra dhe tė sigurta.
Nga ana tjetėr, edhe fitimet tuaja mund tė kenė njė rritje, por duhet tė prisni dhe shpenzime tė mėdha, me kosto mė tė mėdha se sa e kishit parashikuar nė fillim, sidomos duke nisur nga muaji i shtatorit, pėr shkak tė kuadratimit tė Venusit me shenjėn e Akrepit, i cili u shtyn tė shtrėngoni pak rripin, tė bėni ndonjė sakrificė tė vogėl pėr tė arritur rezultate tė mira, shumė mė konkrete sesa nė tė shkuarėn.

Sfera sentimentale

Nė dashuri pasioni, sidomos nė pjesėn e parė tė vitit, ėshtė padroni dhe me siguri do tė ndiheni shpesh tė pėrfshirė nga dėshira pėr tė jetuar emocione tė forta, tė pėrballeni me situata qė vėnė nė njė provė tė vėshtirė rezistencėn tuaj fizike, qė u vėnė pėrballė skenarėve erotiko-pasionante qė prej shumė kohėsh nuk i kishit jetuar me kaq shumė pasion.
Pėrderisa bėhet fjalė pėr aventura, ku jeni vetė protagonist, nuk do tė keni probleme tė mėdha, por nėse doni me tė vėrtetė ta shndėrroni aventurėn e njė natė nė diēka mė shumė, vlerėsoni me qetėsi dhe racionalitet situatėn, pasi jo gjithnjė pėrkon me atė ē'ka ju kėrkonit.
Kėtė vit do tė keni mundėsi tė mėdha pėr tė stabilizuar jetėn tuaj nė lidhje, kjo falė Saturnit, i cili ju shtyn tė zyrtarizoni lidhjet tuaja, por nė tė njėjtėn kohė u kėrkohet dhe njė sens i madh pėrgjegjėsie dhe sakrifice, gjė qė jo gjithnjė e keni pėlqyer.
Viti tė do jetė i mbushur me kombinime yjesh shumė tė favorshme dhe pozitive nė dashuri, duke nisur nga e para qė pėrkon me kalimin e Venusit nė shenjėn e Dashit nga 7 deri nė 31 mars, mbėshtetja e fortė e Mėrkurit do tė sjellė takime pasionante, me intensitet tė lartė emotiv dhe seksual, por qė nė tė njėjtėn kohė do tė intensifikojė lidhjen mė partnerin e zakonshėm, duke hapur njė rigjetje intimiteti qė kishte kohė qė nuk e kishit ndier.
Por, stina juaj e dashurisė nuk mbaron me kaq, ajo vazhdon nga 14 qershori deri nė mėngjesin e 10 korrikut, kur venusi do tė kalojė transit nė shenjėn tuaj. Ata qė janė singėll do tė kenė mundėsi tė mėdha takimesh dhe njohjesh me njerėz qė pėr shumė nga ju mund tė bėhen tė rėndėsishėm me kalimin e kohės, ndėrsa ata qė janė tė lidhur munden qė mė nė fund tė gjejnė njė stimul mė shumė pėr tė ndjekur, por pa harruar qė ėshtė mė se e mundshme tė jetojnė njė lidhje tė shkurtėr paralele.
Takime me njė tė ardhme tė sigurt mund tė bėhen nė gusht, kur Venusi, sidomos rreth datės 8, mund tė sjellė ndryshime rrėnjėsore nė jetė, tė paktėn nga pikėpamja e lidhjeve dhe ndjenjave, duke u shtyrė tė merrni dhe pak pėrgjegjėsi qė vėshtirė se do t'i kishit pranuar nė momente tė tjera tė jetės.

Familja

Nga shtatori e nė vazhdim kushtojini mė shumė vėmendje raporteve ndėrpersonale nė pėrgjithėsi, por edhe nė familje mund tė keni momente tensioni, pėr shkak tė problemeve shumė tė vjetra, qė nuk janė zgjidhur prej kohėsh dhe qė kėtė periudhė kėrkojnė njė zgjidhje pėrfundimtare.
Pėr disa prej jush mund tė bėhet fjalė pėr pritje ligjore apo trashėgimie, tė cilat asnjėherė nuk i keni pėrballuar me qartėsi dhe kriter.

Shėndeti

Shėndeti do tė jetė mjaft i mirė nė pjesėn e parė tė vitit, kjo falė mbėshtetjes sė Mėrkurit, por kjo energji qė u falin kėto planetė duhet harxhuar pa teprime dhe jo nė situata ekstreme, pasi mund tė shkaktojnė nė trupin tuaj shqetėsime tė tipit kardiak, tė lidhura kėto pikėrisht me mbledhjen e stresit dhe tensioneve tė tepruara. Ndėrsa, nga vjeshta mund tė jetė e nevojshme njė vozitė te dermatologu, pasi mund tė keni ndonjė problem me lėkurėn tuaj.

HOROSKOPI PĖR VITIN 2010
Analiza politike tė autorit

 © 2008 www.Syri3.com. Te gjitha te drejtat e rezervuara