|
Meny
FAQJA KRYESORE PARAPSIKOLOGJIAMISTIKARELIGJIONEFILOZOFIPSIKOLOGJITREGIME MISTIKENDRYSHMEPARASHIKIME TE FATITSHĖRIME ALTERNATIVEPOEZIMITOLOGJIFILOZOFĖT DHE JETSHKRIMET HOROSKOPI PĖR VITIN 2010AFORIZMA ANALIZA POLITIKE LIBRA VIDEO KONTAKT Librat e fundit
Faqe tė preferuara
TV-OPINION
Barcaletashqip.com Revista "KOSOVARJA" ALREKLAMA .COM NDRYSHE FORUM TURIZMI SHQIPTAR ALB4LOVE.COM Sabir Krasniqi Pashtriku Numratori
|
KARAKTERISTIKAT: Senzual (me shumė epshe), misterioz, besnik, ka imagjinatė tė pasur. Ėshtė trashėgimtar i hijshėm. E do shtėpinė, familjen. Nuk ka shumė vullnet, ėshtė i pėrkushtuar pijes. Zakonisht edhe nėnėn e ngushton me ndjeshmėri tė tepėrt. Kjo ėshtė shenja mė emotive nė astrologji. PLANETI: Hėna PROFESIONET: Fotograf, aktor, marinar, historian, shkrimtar, piktor, moler, tregtar, ekonomist, udhėtar, arsimtar, psikoterapeut. DOBĖSITĖ: Tepėr i ndjeshėm, koprrac. Dekada e I 22 qershor- 01 korrik Dekada e II 01- 12 korrik Dekada e III 13- 22 korrik 2010 ėshtė njė vit, nė tė cilin duhet tė mėsoni tė jeni mė tė kujdesshėm pėr gjėrat qė bėni, tė thoni atė qė mendoni realisht pa harxhuar kohė, duke pyetur tė tjerėt nėse ajo qė thoni i lėndon, por mbi tė gjitha ėshtė e nevojshme qė tė mbani pėrgjegjėsi tė plotė tė jetės suaj, nė tė gjitha kėndvėshtrimet, duke lėnė mėnjanė moralizma dhe ndjenja faji, duke vepruar si njerėz tė rritur dhe tė pėrgjegjshėm, nė mėnyrė praktike dhe konkrete. Me fjalė tė tjera ka ardhur momenti pėr tė punuar pėr veten tuaj, pėr tė rifituar terren pėr gjėrat qė deri mė tani i keni lėnė pas dore, ose i keni lėnė mėnjanė, duke pritur kush e di se ēfarė. Duhet menjėherė tė pėrvishni mėngėt dhe tė filloni tė veproni me vendosmėri, duke bėrė tė qarta ato qė pėr ju janė objektiva pėr t'ju arritur, duke bėrė njė plan tė qartė dhe tė caktuar mirė tė qėllimit qė doni tė arrini, pa ua lėnė tė tjerėve nė dorė realizimin e gjėrave qė keni pėr zemėr. E gjitha kjo, sigurisht qė do tė kėrkojė sakrifica, heqje dorė nga gjėrat qė pėr ju janė tė rėndėsishme, por Saturni, (qė pėr pjesėn mė tė madhe tė vitit do tė jetė pėrqendruar te shenja e Peshores), atė qė jua merr, jua kthen mė vonė bashkė mė interesat, pastaj Jupiteri nė njė distancė kėndore 120 gradė nga shenja e Peshqve, duke nisur nga orėt e para tė 18 janarit do tė jetė aleati juaj, dhe pas kėsaj nuk duhet tė prisni shumė pėr tė ribėrė, atė gjė nga e cila kishit hequr dorė. Pra, do t'ju duhet shumė tė punoni nė tė gjithė ato sektorė tė jetės, tė cilėt i keni lėnė pak pas dore kohėt e fundit, nuk jeni kujdesur ashtu si duhet dhe qė tani janė tė mirė pėrcaktuara. Por, cila ėshtė fusha e jetės, nė tė cilėn duhet tė veproni mė shumė? Nė tė vėrtetė nuk ka, nė kuptimin qė do jeni ju vetė qė do vendosni se cila do jetė parėsore, ose mė mirė akoma do jetė afti juaj ai qė do ta caktojė, qė do t'ju adresojė atje ku keni njė boshllėk, njė mungesė, njė vuajtje. Pėr shumė nga ju nė plan tė parė do tė jetė familja, dhe prindėrit nė veēanti dhe ka shumė mundėsi qė tė merrni mė shumė se 1 pėrgjegjėsi, duke zgjidhur njė herė e mirė dhe konfliktet qė keni brenda familjes. Asnjėherė mė parė si nė kėtė vit, ka mundėsi tė zgjidhėsh, madje dhe tė arrish tė gjesh strategji tė ndryshme pėr tė qėndruar pranė me figurat e rėndėsishme tė jetės suaj familjare, dhe tė rikuperoni pjesėn mė tė madhe tė kohės tė humbur mbas vuajtjeve tė kota, duke nisur njė kėndvėshtrim mė autentik dhe dashamirės. Nė kėtė punė do t'ju ndihmojė Jupiteri, i cili ndikon nė jetėn tuaj familjare dhe do t'ju ndihmojė tė mbyllni pozitivisht ēėshtjet qė i pėrkasin njė tė shkuare tė dhimbshme dhe tė rikuperoni emocionet, tė cilat mendonit se nuk do t'i ndienit mė kurrė. Ka njė datė gjatė tė cilės duhet tė tregoheni shumė tė kujdesshėm, dhe kjo ditė ėshtė 7 gushti, sidomos nėse jeni lindur nė dekadėn e parė, pasi nė qiell do tė formohet njė kryq i madh nė shenjat kardinale, nė tė cilėn do jenė tė pėrfshira plot 7 planetė. Do tė jetė njė moment i vėrtetė diskutimi, ku mund tė ndodhin ngjarje shumė tė forta, tė cilat do t'i japin jetės suaj njė kuptim ndryshe, duke u shtyrė nė territore qė asnjėherė mė parė nuk i keni eksploruar. Mos kini frikė, mos e lini vetėn tė pėrfshiheni nga frika e fillimit dhe besojini rrugėve tė fatit, pasi do tė drejtoheni drejt njė vetėdije tjetėr dhe drejt njė maturimi ndryshe, i cili do tė ndodhė nėpėrmjet provave mjaft tė forta, por jo tėrėsisht negative. Jeta sentimentale Por, edhe jeta emocionale do tė kėrkojė shumė energji dhe impenjim, duke ju vėnė pėrballė sfidave shumė tė vėshtira, duke ju vėnė pėrballė raporteve fillimisht shumė tė vėshtira pėr t'ju drejtuar dhe pėr t'ju ndėrtuar, ose duke ju vėnė pėrballė vendimeve shumė tė pėrcaktuara, nėse jeni ēift, qė ju shtyjnė tė merrni njė pozicion, tė cilat mund tė shtojnė vuajtjen dhe gjendjen e keqe emocionale. Pėr shumė nga ju, veēanėrisht nėse jeni tė lindur nė dekadėn e parė, mund tė jetė rasti tė bėni njė takim me njė njeri mė tė madh se veten, ose qė menjėherė do t'ju kėrkojė tė merrni pėrsipėr pėrgjegjėsi tė mėdha, sidomos nėse jeni me tė vėrtet tė motivuar pėr tė krijuar familje dhe tė hiqni dorė nga ato iluzionet romantike qė vitet e fundit u kanė mbajtur larg njė historie serioze, e cila mund t'ju rezervonte dhe planet pėr tė ardhmen. Por, edhe nėse jeni ēift, duhet me patjetėr tė sqaroni atė ēka dėshironi me tė vėrtetė dhe mė pas tė merrni pėrgjegjėsitė tuaja, tė mos i kaloni partnerit pėrgjegjėsi pėr gjithēka ndodh, pasi siē e thamė dhe mė sipėr, ky ėshtė viti perfekt qė ju tė bėni protagonistin e jetės suaj. Pra, nėse duhet tė pėrcaktoni njė herė e mirė tė ardhmen e njė lidhjeje tė gjatė prej kohėsh, do ta bėni nė mėnyrėn mė tė mirė, duke vlerėsuar tė mirat dhe tė kėqijat, ndoshta duke kėrkuar edhe ndihmėn e njė mikut tuaj, por ama duhet t'i jepni zgjidhje pėrfundimtare kėtij problemi, sepse sa mė shumė tė kalojė koha, aq mė i madh do tė bėhet ky problem. Pavarėsisht kėsaj, dashuria rezervon gjithsesi momente me tė vėrtetė tė bukura nė shumė periudha tė vitit, duke nisur nga 11 shkurti deri nė mėngjesin e 7 marsit, kur Venusi, bashkė me Jupiterin do tė jenė nė njė kuadrat me shenjėn e peshqve, duke sjellė nė jetėn tuaj raste takimesh me tė vėrtetė tė shkėlqyera, por edhe rikthime tė mundshme flakėsh, tė cilat pėr shumė arsye do tė rihapin skenare romantike, por do t'ju fusin dhe nė mendime, do tė duhet t'i bėni llogaritė njė herė e pėrgjithmonė, me fantazmat e sė shkuarės, gjė e cila do t'ju ndihmojė tė kaloni nostalgjitė, gjėra qė nuk mundėt t'i thonit, apo tė jetonit dhe gjithēka tjetėr qė kishte mbetur pezull dhe qė mė nė fund do tė gjejė njė zgjidhje. Stina mė e mirė e dashurisė pėr ju ėshtė nga 20 maji deri nė orėt e para tė 14 qershorit, kur Venusi do tė kalojė nė mėnyrė transitore nė shenjėn tuaj, duke ju favorizuar nė nisjen e dashurive tė reja, ose asaj lidhjeje qė keni do t'i japė njė dozė tė mirė pasioni dhe romanticiteti. Ekziston mundėsia e disa ēasteve magjike, surreale, me njerėz qė mund tė vijnė nga larg dhe qė nė njė farė mėnyrė trondisin rutinėn tuaj tė pėrditshme. Ėshtė kalimi i Venusit tek Akrepi nga 8 shtatori deri nė fillim tė vitit 2011 ( pėrveē njė pauze mes 8 tetorit dhe 19 nėntorit) qė do tė sjellė pasione tė mėdha, dashuri tronditėse dhe njė sensualitet tė madh, tė cilat do t'ju lejojnė tė bėni pėr vete botėn dhe atė qė pėlqeni me tė vėrtetė, duke e pritur vitin 2011 tė lumtur, tė plotėsuar nga njė dashuri e cila me siguri do dijė t'ju bėjė tė lumtur dhe tė sigurt nė emotivitetin tuaj. Familja Nė familje klima do tė jetė pėrgjithėsisht e qetė, madje pėr ndonjė prej jush ky vit mund tė ketė rezervuar surpriza tė kėndshme, duke sjellė njė pjesėtar tė ri nė familje. Vėmendja juaj do tė jetė e pėrkushtuar drejt prindėrve kėtė vit, do tė jenė pikėrisht ata qė do tė kenė nevojė pėr mbėshtetjen tuaj, si financiare, ashtu dhe shpirtėrore. Nėse keni ēėshtje pronash, apo trashėgimish tė lėna pezull, ky vit duhet tė cilėsohet si njė vit i mbarė pėr t'ju dhėnė zgjidhje kėtyre problemeve. Shėndeti Pėr sa i pėrket shėndetit duhet tė bėni mė shumė kujdes pėr dhėmbėt dhe kockat, dhe sidomos pėr shpinėn tuaj, pasi nėse nuk merrni pėrgjegjėsi qė nuk ju takojnė dhe nėse bindeni qė tė mbani gjithēka nėn kontroll, do tė jetė pikėrisht shtylla kurrizore ajo qė do t'ju bėjė tė jeni tė kujdesshėm, pėr kėto probleme duhet tė keni kujdes tė veēantė, sidomos gjatė periudhės tė verės. |
HOROSKOPI PĖR VITIN 2010
Analiza politike tė autorit
|