Adnan Abrashi

adnan_abrashi@yahoo.com

nanda01al@yahoo.com

 

Meny
Librat e fundit
Faqe tė preferuara
Numratori

DEMI (Taurus) 21 prill - 20 maj
MOTOJA E TIJ (E SAJ): Unė kam...
KARAKTERISTIKAT: Stabil, i durueshėm, i qėndrueshėm, inert. Ka vullnet tė jashtėzakonshme. Dėshiron shtėpinė dhe familjen. Anon kah situata materiale. Nuk heq dorė lehtė. Adhuron gjėrat luksoze, stolitė, veshmbathjet elegante. Mund tė jetė jashtėzakonisht i bukur ose i shėmtuar.
PLANETI: Venera
PROFESIONET: Artet e bukura, kreator moide, kultivues i luleve[, ėmbėltori, tregtar, ekonomist, piktor, muzikant, mjek, skulptor, shkencėtar.
DOBĖSITĖ: Posesivja (pronor). Eksplodon lehtė.

Dekada e I 21- 30 prill
Dekada e II 01- 10 maj
Dekada III 11- 20 maj

2010 pėr ju do tė jetė njė vit zhvillimesh, sidomos nė planin profesional, tė ideve dhe tė tė jetuarit tė jetės nė mėnyrė tė ndryshme nga sa e keni jetuar deri tani, me mė shumė dinamizėm dhe shpejtėsi, aq shumė sa do tė merrni rezultate shumė tė dukshme.
Nė fakt, pėr periudha tė gjata tė vitit do tė jeni tė mbrojtur nga Mėrkuri, i cili do t'ju ndihmojė tė bėni zgjedhjet e duhura dhe tė komunikoni nė mėnyrė mė tė drejtpėrdrejtė, tė vendosur dhe sidomos tė shpejtė, pėr tė arritur tė menaxhoni gjėrat qė ju interesojnė mė shumė, ndryshe nga si keni vepruar nė tė shkuarėn, duke habitur shumė ata qė ju rrinė pranė dhe ju njohin shumė mirė.
Dy periudhat, nė tė cilat Mėrkuri do tė jetė pėr njė kohė tė gjatė aleati juaj janė kėto: nga 2 prilli deri nė 10 qershor dhe nga 27 korriku deri nė 3 tetor.
Pėrfitoni nga ky hark kohor pėr tė menaxhuar mė sė miri afatet tuaja administrative, pėr tė zgjidhur probleme me natyrė ligjore, pėr tė programuar njė investim afatgjatė, por sidomos pėr tė sqaruar pėrgjegjėsitė tuaja nė njė projekt, apo nė ambientin e punės ku ju punoni, duke evituar kėshtu tė merrni mbi supe gjėra qė nuk u pėrkasin.
Mėrkuri do t'ju bėjė tė jeni tė prirur pėr ndryshime, pėr tė bėrė dredhi, por edhe tė bėni shumė gjėra njėkohėsisht, gjė qė nė pėrgjithėsi nuk e bėni dot dhe u vė nė ankth.
Nga 18 prilli dhe 12 maji mundohuni tė shmangni firmosjen e kontratave, tė merrni pjesė nė projekte tė reja, tė blini gjėra tė rėndėsishme, pasi mund tė rezultojnė investime tė kėqija nė tė ardhmen, mund tė kenė zgjatje burokratike, ose pengesa qė nuk do t'i bėjnė gjėrat e lehta. Nė kėtė hark kohor, nėse mundeni, pėrqendrohuni nė ēlodhjen totale tė trurit dhe vėzhgoni me kujdes atė ēfarė ndodh rreth jush, pa u shqetėsuar shumė pėr tė tjerėt, duke u bėrė edhe pak tė pandjeshėm pėrballė problemeve tė jashtme dhe tė shtyni pėr nė mes tė muajit maj ēdo iniciativė.
Kini parasysh qė gjithnjė nė periudhėn prill-qershor, sidomos nėse jeni tė lindur nė dekadėn e tretė, mundeni qė sėrish tė mbėshteteni te Saturni, i cili do tė rikthehet nė shenjėn e Virgjėreshės dhe do t'ju japė aftėsinė pėr tė pėrcaktuar atė qė u intereson vėrtet, duke caktuar njė herė e pėrgjithmonė atė qė ėshtė prioritare nė jetėn tuaj, sidomos nė fushėn profesionale.
Ky qiell, mund tė jetė shumė i favorshėm pėr tė krijuar njė raport tė mirė me fėmijėt, motrat e vėllezėrit, apo miqtė, duke rigjetur njė harmoni, e cila kishte humbur nė muajt e kaluar.
Ndėrsa periudha nga fundi i korrikut dhe fillimi i tetorit, kur Mėrkuri do tė jetė nė njė distancė 120 gradė nga Virgjėresha, ėshtė veēanėrisht njė periudhė e pėrshtatshme pėr tė udhėtuar, pėr tė zbuluar interesa tė reja, tė bėni njohje qė mund tė bėhen tė nevojshme nė aspektin profesional, kjo dhe sepse duke mos pasur mė Marsin te shenja e Luanit do tė jeni mė pak tė irrituar.
Kėtė verė, sidomos nė muajin gusht, nėse keni punė mos u tėrhiqni dhe shtyjini projektet pėr pushime, pasi mund tė gjenit njė ambient pune shumė tė pėrsosur, tė aftė tė kėnaqin vetėvlerėsimin tuaj, sidomos duke nisur nga ditėt e para tė shtatorit, ku Jupiteri ėshtė shkėputur nga shenja e peshqve, do t'ju lejojė tė merrni shumė mirėnjohje dhe tė arrini rezultate shumė tė kėnaqshme.

Jeta sentimentale

Po nė gjithė kėto impenjime nė fushėn sociale dhe atė profesionale, do tė ketė hapėsirė pėr dashurinė? Sigurisht qė po, edhe pse mė shumė se nė njė rast do tė jeni tė detyruar tė bėni sakrifica tė mėdha pėr tė bėrė dy gjėra bashkė, veēanėrisht nė pjesėn e dytė tė vitit, dhe saktėsisht nga 8 shtatori kur Venusi duke hyrė nė shenjėn e Akrepit do t'ju mbėshtesė deri nė fillim tė vitit 2011.
Nė pjesėn e parė tė vitit dhe saktėsisht deri nė mėngjesin e 7 qershorit keni Marsin, i cili nga shenja e Luanit formon njė paralel me diellin, duke bėrė lidhjet miqėsore dhe lidhjet sentimentale tė lėvizshme, pasi tė themi tė vėrtetėn jeni ju qė do tė jeni tė paqėndrueshėm dhe mė pak tė ndjeshėm se zakonisht pėr tė gjitha ato gjėra qė nuk ju pėlqejnė te partneri, dhe nuk do tė mundoheni tė gjeni njė rrugė tė mesme.
Kini parasysh, sidomos nėse jeni tė lindur nė dekadėn e tretė, Neptuni ju pengon tė keni njė vizion tė qartė pėr gjithēka. Do tė ishte mė mirė tė mos bėni zgjedhje tė gabuara dhe pėrfundimtare tė shtyrė vetėm nga njė moment tė mbytur nga stresi i punės. Kėshilla ėshtė tė pėrpiqeni gjithnjė tė gjeni dialogun, por pa bėrė dialogė qė nuk tė ēojnė nė njė rrugė zgjidhje: mos kini frikė tė shprehni pakėnaqėsitė tuaja, atė ēfarė ju mungon nė lidhjen tuaj nė ēift dhe nxirrni nė pah atė ēfarė dėshironi nė tė vėrtetė, pa pasur frikė se mund tė ofendoni ndjeshmėrinė e personit tjetėr, pasi ndonjėherė mosthėnia e gjėrave mund tė shkaktojė mė shumė dėm, se ato tė meta qė thuhen me zemėr dhe me sinqeritet.
Megjithatė, stina juaj e dashurisė fillon pasditen e 31 marsin, kur Venusi hyn nė shenjėn tuaj, duke qėndruar deri nė orėt e para tė 25 prillit. Gjatė kėsaj periudhe do tė jeni shumė tėrheqės dhe tė aftė tė ndillni ata qė ju rrethojnė, por nė tė njėjtėn kohė do tė arrini tė bėni takime tė reja, tė cilat do t'ju ngacmojnė egon dhe do t'ju ngrohin zemrėn, duke ju bėrė tė ndiheni protagonistė absolutė tė jetės suaj, duke u shtyrė tė bėni ndonjė ngatėrresė tė vogėl, e cila do tė jetė njė adrenalinė e vėrtetė, gjė qė nuk mund tė mos ju bėjė tė ndiheni mirė.
Takimet e bėra mes 15 dhe 16 prillit mund tė kenė diēka magjike, gjėra si martesa, tė celebruara nė kėtė ditė, apo dhe nisje e njė bashkėjetese.
Njė tjetėr periudhė veēanėrisht e begatė pėr sa i pėrket ndjenjave ėshtė ajo mes 10 korrikut dhe orėt e para tė 7 gushtit, kur Venusi u bėn veēanėrisht tė ndjeshėm, duke u bėrė shumė pasionantė, flirtues, romantikė, qė do t'i bėjnė netėt verore me tė vėrtetė tė "nxehta". Shumė nga ju gjatė kėsaj periudhe mund tė provojnė eksperienca tė ndryshme nga zakonisht.

Familja

Familja nė kėtė 2010 do tė jetė veēanėrisht e kujdesshme nė raportet me motrat dhe vėllezėrit, sidomos nėse janė tė vegjėl, me kushėrinjtė dhe me fėmijėt. Do tė jenė pikėrisht fėmijėt ata qė do tė kenė njė rol kryesor nė menaxhimin e familjes dhe qė do tė kėrkojnė mė shumė kujdes nga ju dhe pjesėmarrje nė jetėn e tyre. Duhet tė jepni prova qė jeni nė gjendje tė duroni tekat e tyre, madje dhe akuzat e sulmet qė ndonjėherė do tė jenė edhe tė pajustifikueshme: pėrpiquni tė jeni sa mė tė qėndrueshėm dhe shmangni pėrballjet, lėreni tė kalojė inati i momentit dhe mė pas jepni kėshillat e nevojshme.

Shėndeti

Pėr sa i pėrket shėndetit do tė bėni mirė tė mbani nėn kontroll gjithēka pėr sa u pėrket infeksioneve, probleme tė lidhura me dieta tė ērregullta, me pasoja tė irritimit tė zorrėve dhe sidomos tė keni kujdes nga alergjitė dhe t'i parandaloni ato, pasi sistemi juaj imunitar mund tė jetė aq i pambrojtur, saqė mund t'ju shkaktojė ndonjė shqetėsim mė shumė se zakonisht.
HOROSKOPI PĖR VITIN 2010
Analiza politike tė autorit

 © 2008 www.Syri3.com. Te gjitha te drejtat e rezervuara