Adnan Abrashi

adnan_abrashi@yahoo.com

nanda01al@yahoo.com

 

Meny
Latest books
Favorites site
Site statystics
Translate this page

FILOZOFĖT - VOLTERI
Fransua Mari Aruet (Franēois-Marie Arouet), qė mė pas u quajt "Dė Volter", u lind mė 21 nėntor 1694 dhe ishte bir i njė noteri parisian. Nxėnės i kolegjit jezuit "Luigji i Madh", duke filluar nga viti 1704 ai shkroi vargjet e para dhe tragjedinė e tij tė parė (tė humbur) nė moshėn dymbėdhjetėvjeēare. Duke lėnė kolegjin mė 1711, prirja e tij prej shkrimtari u ndal. Megjithėse i filloi studimet pėr drejtėsi nėn trysninė e tė atit, i braktisi ato shumė shpejt. Njė satirė kundėr Regjencės sė Filipit tė Orleanit, qė iu atribua djaloshit tė ri, i kushtoi njė qėndrim prej njėmbėdhjetė muajsh nė Bastijė. Gjashtė muaj pas lirimit, Volteri dorėzoi nė teatėr tragjedinė Edipi, qė pati njė sukses tė madh dhe i dha emėr si autor tragjik. Mė 1723, botimi i La Henriades, epope e ngjizur gjatė burgimit dhe kushtuar Francės sė Hanrit III (qė e kishte titulluar nė fillim Liga ose Hanri i Madh), e bėri edhe mė tė famshėm. I kėrcėnuar mė 1727 pėr t'u futur pėrsėri nė burg pėr paturpėsi tė tepruar, shkrimtari parapėlqeu tė emigronte nė Angli. Gjatė dy viteve qė kaloi pėrtej Manshit, Volteri u interesua pėr teoritė e reja tė Isak Njutonit mbi shkencat fizike dhe natyrore, si dhe pėr filozofinė politike tė Xhon Lokut.

Kjo periudhe do tė ishte vendimtare pėr jetėn dhe veprėn e tij tė ardhshme. Letrat filozofike, tė shkruara nė mėrgim dhe tė botuara mė 1734 nė Francė, u sekuestruan nga Parlamenti i Parisit, u dėnuan si armike tė fesė dhe tė shtetit dhe u dogjėn publikisht. Pėr t'i shpėtuar njė burgimi tė ri, Volteri u strehua nė Sirei, nė Lorenė, nė kėshtjellėn e markezes sė Shatėlesė, ku iu kushtua studimeve tė tij filozofike, historisė dhe shkencave fizike dhe natyrore. Njė lidhje e lumtur prej pesėmbėdhjetė vjetėsh me "Emilinė hyjnore" i dha mundėsinė tė punonte - nė shoqėrinė e markezes - mbi komente tė gjata mbi shkrimet e Njutonit dhe tė Laibnicit. Mė 1749, vdekja e zonjės sė Shatėlesė e goditi rėndė dhe e bėri tė pranonte njė ftesė nė Potsdam tė Frederikut II tė Prusisė, me tė cilin kishte letėrkėmbim qė nga viti 1736. Pas prishjes sė miqėsisė me Frederikun e Madh mė 1753, Volteri u nis pėr tė banuar nė Gjenevė.

Aty, brenda disa javėve, shkroi novelėn filozofike Shpirtkulluari ose Optimizmi (1758-1759). Mė 1758, bleu fshatin dhe senjorinė e Femeit, nė mes tė rrugės midis Gjenevės dhe Francės, ku shkroi dhe iu pėrkushtua konkretisht pėrmirėsimit tė kushteve tė jetės tė fshatarėve, qė ishin "shtetasit" e tij. Volteri vdiq nė Paris mė 30 maj 1778.

Deistėt njihnin ekzistencėn e njė zoti krijues, por nuk besonin qė ai merrte pjesė nė jetėn e botės jashtė ligjeve natyrore tė fiksuara nga krijimi fillestar. Manifesti i parė i deistėve ėshtė njė vepėr e Xhon Tolandit, Krishtėrimi pamister 1696). Kjo mėnyrė tė menduari u pėrhap nė shekullin XVIII midis intelektualėve falė, mes tė tjerash, shkrimeve tė Volterit.

Rreth sė njėjtės kohė, si Volteri, edhe filozofi dhe juristi Monteskjė (1689-1755) qėndroi pėr njė kohė mė tė gjatė nė Angli. I ndikuar thellė nga Loku, por edhe i impresionuar nga realiteti i Kushtetutės angleze, ai riformuloi njė teori tė sė drejtės natyrore dhe pėrpunoi atė tė ndarjes sė pushteteve midis pushtetit ligjvėnės, ekzekutiv dhe juridik Mendimi antiabsolutist i Monteskjėsė, paraqitur te Pėr shpirtin e ligjeve (1748), pati njė jehonė tė madhe nė gjithė Europėn.

Pėr Volterin, progresi i iluministėve nuk u kufizua nė shkencat e natyrės. Iluministėt duhej gjithashtu tė kryesonin betejėn pėr lirinė e shpirtit dhe nė luftėn kundėr obskurantistėve fetarė, sidomos atyre tė Kishės Katolike, qė kėrkonin tė pengonin idenė e vizionit modern tė botės.
Ajo qė ne kuptojmė me fjalėn "filozof " ndryshon nga njė vend nė tjetrin. Nė vendet anglo-saksone dhe nė Gjermani, njė filozof ėshtė njė profesor universiteti, specialist i filozofisė; nė Francė, mund tė jetė edhe njė shkrimtar qė ndėrhyn nė debatin publik, duke botuar libra dhe artikuj shtypi mbi ēėshtjet politike dhe morale dhe qė ndihmon nė kėtė mėnyrė pėr tė formuar njė opinion.

Modeli nistor i kėtij lloji tė dytė filozofi ėshtė Fransua Mari Arue, qė u pagėzua vetė "Volter" (ose mė mirė "Dė Volter", pėr tė mos mbetur i vulosur nga inferioriteti i klasės sė tij tė origjinės, borgjezisė). Lindur dhe rritur nė Paris, Volteri (Voltaire) u njoh qė nė rininė e tij si shkrimtar teatri, redaktor artikujsh dhe autor pamfletesh nė vargje satirike kundėr disa personaliteteve tė rėndėsishme tė Oborrit. Lavdinė e parakohshme e pagoi me njė qėndrim prej pothuaj njė viti nė Bastijė, burgu i shtetit tė monarkisė. Aty iu fut redaktimit tė njė epopeje nė vargje mbi mbretin Hanri IV, qė u kishte dhėnė fund luftėrave fetare nė Francė nėpėrmjet ligjit tė Nantės (1598). Ai po tregohej shumė guximtar duke i thurur lavde njė mbreti tolerant, nė kohėn kur sapo kishte vdekur Luigji XIV, qė kishte shfuqizuar ligjin e Nantės (ligji i Fontenblės, 1685) dhe i kishte dhėnė Kishės Katolike statutin e fesė sė shtetit. Beteja pėr tolerancėn mbeti pėr tėrė jetėn njė mendim i ngulėt vetjak i Volterit, sepse toleranca qe themeli edhe i lirisė sė mendimit qė e kėrkonte si shkrimtar. Ai pati kėshtu deri nė vdekje njė kundėrshtar tė caktuar: Kishėn, qė mbronte me thonj e me dhėmbė monopolin e shpjegimit tė zanafillės sė botės dhe qė kishte ēuar rregullisht nė turrėn e druve botimet e kundėrshtarėve tė saj, madje edhe botuesit dhe autorėt e tyre, kur kishte rast t'i shtinte nė dorė dhe t'i dėnonte pėr herezi, siē ndodhi me tmerrin e paharruar tė ekzekutimit tė filozofit italian Xhordano Bruno (1548-1600), torturuar dhe djegur i gjallė, si dhe i shumė tė tjerėve.Britma e luftės e Volterit, e pėrmendur shpesh nė fund tė letrave tė tij, qe gjithmonė "Ec L'inf." ("Tė shtypim tė poshtrėn!").

Liria e mendimit ka kuptim vetėm kur shoqėrohet me lirinė e tė botuarit, kur njerėzit mund tė debatojnė lirisht pėr mendimet e tyre dhe pa pėrdorur mjete pėr t'i imponuar ato me dhunė. Volteri punoi pėr kėtė me botimet e tij, por edhe me anėn e njė letėrkėmbimi tė bollshėm, qė mbush njėqind e shtatė vėllimet nė botimin e fundit tė plotė tė veprave tė tij. Kėto letra i dhanė mundėsi tė ndikonte mbi grupet mė tė rėndėsishme tė opinionit publik francez, domethėnė tė fisnikėrisė dhe tė borgjezisė sė lartė, qė ishin shumė tė hapura ndaj ideve tė iluministėve. Nė kohėn e Volterit, nė Francė borgjezia ende nuk ishte e bindur se idetė vlejnė sipas peshės sė arsyetimeve dhe jo nė funksion tė rangut tė personit qė i paraqet. Nga ana tjetėr, nė Angli, ku arsyeja e shtetit kėrkonte telorancėn duke patur parasysh thėrrmimin e feve dhe tė sekteve dhe ku fisnikėria sipėrmarrėse filloi tė pėrzihej me borgjezinė tregtare, formimi i kėtij opinioni publik "borgjez" ishte shumė i pėrparuar dhe liria e mendimit e kishte ndjekur natyrshėm tė njėjtėn udhė.

I kėrcėnuar pėr tė pėrfunduar pėrsėri nė Bastijė dhe i urdhėruar tė zgjidhte midis burgut dhe mėrgimit tė pėrkohshėm, Volteri parapėlqeu tė nisej pėr nė Angli. Ai mėsoi tė njohė sistemin mekanist tė Isak Njutonit dhe tė filozofit Xhon Lok, nxėnėsit e tė cilit e kishin zhvilluar drejt deizmit duke punuar mbi marrėdhėnien midis arsyes shkencore dhe fesė. Volteri e pranoi pėrparėsinė e anglezėve nė fushėn e iluminizmit dhe nxitoi t'u tregonte francezėve vonesėn e tyre nė Letra mbi anglezet (1728). Ai e ndjente se Franca nuk ishte e gatshme pėr tė zhvilluar sistemet e reja filozofike, por mund tė popullarizohej pėrparimi i mendimit, siē ishte arritur ndėrkaq nė Angli. Talenti prej shkrimtari i jepte atij mė shumė se kujtdo aftėsinė pėr t'i pėrhapur kėto ide.
I kthyer nė Francė mė 1729, Volteri iu fut pėrhapjes sė shkencės njutoniane dhe teorisė deiste tė botės: edhe pa vėnė nė dyshim ekzistencėn e njė zoti, fetė e tjera ishin flakur si naive dhe tė rrezikshme.Volteri i cilėsonte "paragjykime" tė gjitha paraqitjet metafizike apo morale tradicionale pėr tė cilat nuk ekzistonin themele tė arsyeshme, duke u dhėnė kėshtu njė koncept beteje "ala franceze" iluministėve. Paragjykimet sundojnė shkencat fizike dhe natyrore, veēanėrisht mjekėsinė; ato janė nė themel tė tė gjitha pabarazive shoqėrore; dhe janė pėrsėri paragjykimet qė karakterizojnė fenė zyrtare, kasta e priftėrinjve duke u mbėshtetur mbi faktin se njerėzit qė nuk janė tė arsimuar me arsyen, besojnė gjėrat mė tė errėta.

Volteri luftoi po ashtu pėr dinjitetin dhe lirinė e individit, nė radhė tė parė pėr vetveten: marrėdhėniet e tij me mbretin Frederiku II i Prusisė e bėnė tė besonte - por vetėm pėr njė kohė - se njė filozof dhe njė monark absolut mund tė flasin si i barabarti me tė barabartin. Nė betejėn e tij kundėr Kishės, u bind se njė njeri nuk ka nevojė pėr bekimin e njė prifti pėr t'iu njohur merita e tij. Mė 1791, revolucionarėt mbartėn triumfalisht eshtrat e filozofit - qė ishte varrosur jashtė Parisit - nė Panteon, nė kishėn e vjetėr Sentė-Zhenevievė, e shndėrruar nė mauzole kushtuar "njerėzve tė mėdhenj" tė "atdheut mirėnjohės".

JETĖSHKRIMET – KURESHTI NGA JETA E VOLTERIT

* Nė njė udhėtim Volteri zbriti nga karroca pėr tė kėmbyer kuajt. Aty pranė ishte njė plak afėrsisht nė moshėn e tij. Diku e kishte parė, iu afrua dhe pastaj i tha:
- Ju ngjani ēuditėrisht me njė fėmijė qė kam njohur gjashtėdhjetė vjet mė parė po nė kėtė vend. Pastaj i tregoi edhe emrin e fėmijės. Atėhere Volteri mori vesh se ky plak ishte fėmija qė kishte njohur gjashtėdhjetė vjet tė shkuara.

* Njė udhėtar francez kaloi nėpėr zallishtet e malit Athos (Greqi). Atje takoi rrugės njė plak tė moshuar qė po shėtiste.
Kur plaku mori vesh se udhėtari ishte francez, iu afrua dhe e pyeti:
- Ju lutem, mė thoni, a rron zotni Volteri?
Udhėtari francez u kthye nė atdhe dhe ia tregoi kėtė episod filozofit tė madh. Volteri u emocionua shumė.

* Kur vajti nė Angli, Volteri shkoi pėr vizitė te poeti anglez Kongrev. Ai nuk dėshironte aspak qė tė pėrmendeshin veprat e tij, prandaj i tha Volterit:
- Ju lutem mos mė flisni pėr poezitė e mia. Mė quani si njė njeri tė thjeshtė.
Po tė ishit njeri i zakonshėm, nuk do tė kisha marrė mundimin qė t'ju vizitoja, - ia ktheu Volteri.

* Kur po shfaqej njė tragjedi e Volterit, Monteskjenė e zuri gjumi. Volteri, qė ishte sė bashku me tė, e zgjoi dhe i tha: - Zoti kryetar, mos kujtoni se jeni nė audiencė!?

* Njė mbrėmje nė Potsdam, pas njė dreke tė shkėlqyer, Volteri bėri portretin e njė princi tė mirė qė e krahasoi me njė despot dhe tiran: Tė gjithė e dėgjuan me shumė vėmendje fjalėn e filozofit tė madh, kurse mbreti i Prusisė u trondit shumė nga gojtaria e Volterit dhe nisi tė qajė. Volteri e ndėrpreu fjalėn e tij, i hodhi njė sy mbretit dhe thirri:
- Vėshtroni, vėshtroni! Tigri po qan!

* Njė abat i dėgjuar shkroi njė satirė kundėr Volterit. Ai kur e takoi filozofin i tha pėr t'u justifikuar:
- Ėshtė e nevojshme qė tė jetoj edhe unė.
- Unė nuk shoh ndonjė nevojė tė tillė, - i tha prerė Volteri.

* Nė moshėn tetėdhjetėvjeēare Volteri ishte dobėsuar dhe zbehur shumė. Megjithatė, ai mbahej gjallė dhe vazhdonte tė punonte, tė lexonte dhe tė shkruante. Njė njeri qė e vizitoi tha:
- Ai ėshtė njė i vdekur qė kanė harruar ta varrosin.

* Nė Fėrne Volteri ndėrtoi njė kishė. Nė fasadėn e saj shkroi : "Deo erexit Voltaire"). Me tė tallur u thoshte vizitorėve duke treguar mbishkrimin:
- Dy emra tė mėdhenj qė kanė mbirė sė bashku.

* - Babai i Volterit dėshironte ta bėnte tė birin gjyqtar, meqenėse nė atė kohė postet zyrtare nė Francė bliheshin, ai ishte gati tė shpenzonte shumė qė tė shihte tė birin nė atė post.
- I thonė babait tim, - iu pėrgjigj Volteri atyre qė e kėshillonin ta dėgjonte prindin, - se nuk di tė bėj njė punė tė nderuar qė blihet. Unė do tė fitoj njė vend pune qė nuk kushton asgjė.

* Qysh fėmijė u fut nė kolegjin jezuit "Luigji i madh". Nė kėtė kolegj nuk ndizej zjarr derisa tė ngrinte uji nė pilėn e Kapelės. Atėhere Volteri qė mėrdhinte shumė; pėr tė bėrė qė tė ngrinte sa mė shpejt uji i shenjtė dhe tė ndizeshin stufat, mblidhte nė kopėsht copa akulli dhe i hidhte fshehurazi nė ujin e shenjtė.

* Volteri shkonte nėpėr sallonet e aroistokracisė, por gjuha e tij thumbuese dhe shpirti i tij ironik bėnin qė tė kishte shumė armiq. Duka Rohan, qė rridhte nga njė fis i madh fisnikėsh, u mėrzit nga qėndrimi i Volterit dhe pyeti:
- Kush ėshtė ky djalosh qė pėr tė mė kundėrshtuar e ngre zėrin kaq lart? Volteri iu pėrgjigj qetė qetė me ballin lart:
- Zotni dukė, unė jam njė njeri qė nuk mbaj nė shpatulla ndonjė emėr tė madh, por ama e nderoj shumė emrin tim.
Duka doli i indinjuar. Disa orė mė vonė Volteri po shkonte udhės dhe dy vetė e kapėn dhe e rrahėn me shkopinj. Duka ishte nė njė karrocė aty pranė dhe po shikonte skenėn e turpshme tė organizuar prej tij. Ndėrkohė, ai i porositi njerėzit, qė po kryenin aktin e ulėt:
- Mos e goditni nė kokė, brenda mund tė ketė ndonjė gjė tė mirė.

* I dėrguan Volterit njė tragjedi shumė tė dobėt dhe iu lutėn qė tė jepte mendimin pėr tė.
- Volteri e lexoi tė gjithė me vėmendje tė madhe, e vuri tragjedinė mbi tryezė dhe u tha tė pranishmėve:
- E shikoni? Tė shkruash njė tragjedi si kjo ėshtė njė gjė mjaft e lehtė. E vėshtirė ėshtė tė shkruash pėr atė qė e ka bėrė kėtė tragjedi.

* Volteri qysh nė fėmijėri kishte pasion tė madhe pėr poezinė. Ai shkruante vargje gjithė ditėn. Vėllai i tij mė i madh ishte i dhėnė pas fesė dhe diskutonte shpesh pėr ēėshtje fetare. Babai i tyre thoshte:
- Kam dy djem, tė ēmendur: njeri nė prozė dhe tjetri nė poezi.
Njė mik erdhi t'i thoshte Volterit se ai ishte dėnuar qė librat e tij tė digjeshin nė zjarr.
- Aq mė mirė, - u pėrgjigj filozofi, - librat e mi janė si gėshtenjat qė sa mė shumė tė piqen nė zjarr aq mė tė mira bėhen.

* Volteri ishte shumė i njerėzishėm. Megjithėse ishte armik me Rusoin kur mėsoi se ai ishte pėrndjekur i ofroi strehim nė kėshtjellėn e tij. Rusoi iu pėrgjigj:
-I nderuari zotėri, unė nuk ju dua aspak dhe nuk kėrkoj prej jush as mėshirė e as nderim.

* Volteri ishte shumė kėrkues me aktorėt. Nė provat e tragjedisė sė tij ai studionte veprėn dhe bėnte mjaft ndreqje. Njė natė nuk mbylli sytė dhe nė orėn tre zgjoi shėrbėtorin, e dėrgoi tek aktori qė luante rolin e tiranit, qė tė korigjonte njė batutė. Shėrbėtori i tha se nė atė orė tė gjithė flinin, por Volteri iu pėrgjigj:
- Shko, vrapo. Tiranėt nuk flenė kurrė.

* Aktorėt ishin aq tė lodhur prej Volterit sa zonjusha Desmare, aktore e parė, nga frika se autori do t'i bėnte korigjime tė reja, nuk donte ta merrte rolin. Volteri i foli aktores sė zemėruar, qė kishte mbyllur derėn, nėpėrmjet vrimės sė ēelėsit. Ajo ia mbylli edhe vrimėn e bravės qė tė mos e dėgjonte. Volteri atėhere bėri njė gjellė tė mrekullueshme me thėllėza tė pjekura dhe e ftoi. Nė sqepin e dymbėdhjetė thėllėzave kishte nga njė kartelė tė vogėl ku ai shkroi ndreqjet pėr rolin qė do tė luante aktorja.

* Volteri i priste shumė kollaj tė huajt qė e vizitonin nė pallatin e tij nė Fėrne. Njė prej vizitorėve, i pėrkėdhelur nga sjellja e njerėzishme, shprehu dėshirėn tė rrinte disa javė nė kėshtjellė. Volteri iu kthye atėhere duke qeshur:
- Mė duket se ju nuk doni t'i ngjani Don Kishotit. Ai i mori gjellėtoret pėr kėshtjella, kurse ju po i merrni kėshtjellat pėr gjellėtore.

* Njė kritik e lavdėroi pėr qartėsinė e stilit tė tij. Volteri me modesti i tha:
- Pėrrenjtė e vegjėl janė tė kthjellėt, dhe a e dini pse? Sepse nuk janė tė thellė.

* Njė ditė shkoi nė Fėrne njė punėtor, tė cilin e ndaluan tė hynte. Ai deshi tė takohej me ēdo kusht me Volterin. Nga kėmbėngulja e tij u krijua potere. Nė mes tė kėsaj zhurme tė madhe Volteri doli i zemėruar nė dritare dhe thirri:
- Po mė sė fundi, ē'dreqin doni?
- Oh, asgjė tjetėr veēse t'ju shikoja, - u pėrgjigj punėtori. Edhe unė bėj atė qė bėni ju, bėj fenerė e ndriēoj botėn.
Nga kėnaqėsiae pėrgjigjes Volteri e priti me pėrzemėrsi.

* Nė oborrin e Frederikut II po flitej. Njė zotni gjerman mburrej me bukurinė e gjuhės gjermane. Volteri i tha se gjuha gjermane ishte shumė e ashpėr dhe tė fuste frikėn kur e dėgjoje. Pastaj shtoi:
- Besoj se kur Zoti dėboi nga parajsa tokėsore paraardhėsit tanė, duhet tė ketė folur nė gjermanisht.
- Mund tė jetė ashtu, - u pėrgjigj mbreti Frederik,
duke marrė pjesė nė bisedė, - por gjarpri qė gėnjeu Evėn padyshim i foli frėngjisht.

* Njė njeri i tha Volterit tė mos punonte shumė dhe tė mos pinte kafe me tepri.
- Kėshtu si po bėni ju, - i tha ai, - po vrisni veten tuaj.
- I dashur mik, - iu pėrgjigj Volteri, - unė kam lindur i vrarė.

* Nė vitin 1778 njė prift takoi Volterin dhe i kėrkoi t'i ndėrronte besimin fetar. Filozofi e dėgjoi me durim tė madh dhe pastaj i tha:
- Ju lutem a mund ta di se kush ju ka dėrguar?
- Kush mė ka dėrguar? Po vetė zoti mė ka dėrguar.
- Shumė mirė, - e mori prapė fjalėn Volteri, - mė jepni letėrkredencialet.

* Volteri justifikohej me kėtė frazė pėr pensionin qė i kishte dhėnė nipit tė Kornejit, i cili ishte nė fatkeqėsi.
- Eshtė detyrė e ēdo ushtari qė tė ndihmojė nipin e gjeneralit tė tij.

* Dikush e shqetėsoi pėr shumė kohė Volterin me letra tė gjata dhe tė kota. Volteri mė sė fundi i mėrzitur i shkroi:
- Zotni, unė jam i vdekur dhe prandaj nuk mund t'u pėrgjigjem mė letrave tuaja.
Mirėpo ai, qė nuk donte tė jepej, vazhdoi t'i shkruante Volterit me kėtė adresė:
"Zotit Volter, nė botėn tjetėr".

* Volterit iu desh tė largohej nga Franca pėr shkak tė ideve dhe librave tė tij. Njė herė u kthye fshehurazi dhe nė kufi doganierėt i bėnė tė vetmen pyetje:
- A keni gjė me vete?
- Zotėrinjtė e mij, - u pėrgjigj Volteri, - e vetmja gjė qė dua tė fus kontrabandė ėshtė personi im.

* Kur Volteri ishte nė oborrin e Frederikut tė Madh tė Prusisė njė gjeneral i kėrkoi t'i korrigjonte disa kujtime tė shkruara. Ndėrkohė, njė shėrbėtor i mbretit i dha Volterit disa vjersha tė Frederikut.
- E shikoni? - i tha Volteri gjeneralit, - mbreti mė dėrgoi ndėrresat e palara pėr t'i larė, tė tuat do t'i laj njė herė tjetėr.

* Volteri po shėtiste me disa miq tė tij. Para tyre kaloi njė prift. Volteri hoqi kapelen. Njė nga tė pranishmit e pyeti i habitur:
- Qenkeni pajtuar me zotin?
- Bah, - ia bėri Volteri, - pėrshėndetemi, por nuk flasim me njeri- tjetrin.

* E pyetėn Volterin se ē'ndryshim ka midis tė mirės dhe sė bukurės. - E mira, - tha mjeshtri i madh, - ka gjithnjė nevojė pėr prova, kurse e bukura jo!

* Kur nė Akademinė Franceze po diskutohej pėr disa fjalė qė do tė futeshin nė fjalorin e famshėm, Voltari tha:
- Gjuha jonė ėshtė njė krenari e varfėr, duhet t'i japim lėmoshė kundėr vullnetit tė saj.

* Katerina II e Rusisė i dėrgoi Volterit si dhuratė njė kuti duhani prej fildishi, tė punuar prej dorės sė saj. Volteri i ēoi njė palė ēorape qė i kishte thurrur vetė dhe i shkroi: "Ju mė dėrguat njė punė burri tė bėrė nga njė grua, unė po ju ēoj njė punė gruaje tė bėrė nga njė burrė".

* Volteri e mbante shpesh me vete Biblėn. Miqtė e tij habiteshin me tė se ishte kundėrshtar i librit tė shenjtė.
- Po, a nuk ėshtė e natyrshme qė njė proēes gjyqėsor tė ketė gjithnjė parasysh edhe dokumentet e kundėrshtarit? - thoshte filozofi i madh.

* Nė ditėt e fundit tė jetės Volteri i tha priftit qė erdhi pėr ta parė:
- Keni tė drejtė, duhet hyrė nė rrethin e kishės. Duhet qė njeriu tė vdesė me fenė e prindėrve dhe tė atdheut tė tij.
Kėshtu, po tė kisha lindur nė brigjet e Gangut, do tė jepja frymėn e fundit duke mbajtur nė dorė bishtin e lopės.

* Kur u njoftua vdekja e Volterit, letrari Kol thirri: - Tashti qė vdiq tirani i inteligjencies, nė letėrsi shpallin prapė republikė.


Dėrguar nga VALENTIN BATALAKU - Slloveni
FILOZOFĖT DHE JETĖSHKRIMET
Political analysis of the author

 © 2008 www.Syri3.com. Te gjitha te drejtat e rezervuara