Adnan Abrashi

adnan_abrashi@yahoo.com

nanda01al@yahoo.com

 

Meny
Latest books
Favorites site
Site statystics
Translate this page

FILOZOFĖT - ĒARLS SANDERS PĖRS
Pėrs (Charles Sanders Peirce) u lind mė 10 Shtator 1839 nė Kembrixh-Massachusetts SHBA. I jati ishte profesor matematike me emėr nė Harvard. Nė formimin e tij tė hershėm pikasi puna rigoroze nė matematikė, shkencė dhe filozofi, si nė shtėpi, nėn disiplinėn e tė jatit, ashtu edhe nė kolegjin e Harvardit, ku qe student nga mosha 16 vjeē deri nė moshėn 20 vjeēare. Mė vonė, pas marrjes sė gradės sė parė shkencore nė matematikė dhe kimi, punoi tre vjet nė observatorin astronomik tė Harvardit dhe nė vitin 1878 botoi studimet e tij fotometrike. Pėr 30 vjet, nga viti 1861 deri nė vitin 1891, ishte anėtar i Kėrkimeve Gjeodezike dhe Bregdetare tė Shteteve tė Bashkuara. Pėr njė periudhė tė shkurtėr ishte edhe lektor i logjikės nė Universitetin Xhons Hopkins. Por Pėrs nuk u bė asnjėherė anėtar i plotė i ndonjė fakulteti universitar, ndoshta sepse shkėlqimi i tij u la nė hije nga sjelljet e tij tė pazakonta. Duke mos patur pozitė akademike, ai hasi nė rezistencėn dhe indiferencėn e botuesve, prandaj gjatė jetės sė tij u botua shumė pak nga krijimtaria e tij letrare dhe ai nuk pėrfitoi pothuajse aspak nga fama qė i takonte sipas aftėsive tė tij. Dhjetėra vjet pas vdekjes sė tij, veprat e tij u mblodhėn dhe u botuan nė disa vėllime, tė cilat sot mbajnė vulėn e njė arritjeje madhore tė mendimit krijues. Nė vitet e fundit tė jetės sė tij, Pėrs pati vėshtirėsi financiare, shėndet tė lig dhe njė mohim social tė plotė. Miku i tij i ngushtė nė tėrė kėto vėshtirėsi mbeti Uilliam Xheims, i cili jo vetėm e ndihmoi, por u bė shtegu nėpėr tė cilin mendimet origjinale tė Pėrsit mbi pragmatizmin gjetėn rrugėn e tyre nė gjuhėn dhe mendimin e njė brezi tė tėrė nė mbarė botėn.

Nė thelb tė pragmatizmit tė Pėrsit qėndron shpjegimi i ri mbi mėnyrėn sesi fjalėt i fitojnė kuptimet e tyre. Ai e sajoi fjalėn pragmatizėm nga fjala greke pragma( qė do tė thotė veprim ose vepėr), me qėllim qė tė theksonte faktin se fjalėt i marrin kuptimet e tyre nga veprimet e ndryshme. Idetė tona janė tė qarta dhe tė kuptueshme vetėm kur jemi nė gjendje t'i shndėrrojmė ato nė njė mėnyrė tė caktuar veprimi. Pėr shembull, mbiemrat i fortė dhe i rėndė kanė kuptim vetėm sepse ne jemi nė gjendje tė konceptojmė ndikime tė veēanta, qė lidhen me kėto fjalė. Kėshtu, i fortė nėnkupton atė qė nuk mund tė gėrvishtet nga shumė lėndė tė tjera, ndėrsa nėnkupton atė qė bie nė rast se e lėshojmė. Pėr tė nėnvizuar rolin vendimtar tė ndikimeve nė kuptimin e fjalėve, Pėrs argumentonte qė midis njė sendi tė fortė dhe njė sendi tė butė nuk ka absolutisht asnjė ndryshim, sa kohė qė nuk del se ata janė tė ndryshėm. Nisur nga kėta shembuj tė thjeshtė, Pėrs u orvat tė bėnte pėrgjithėsime mbi natyrėn e kuptimit dhe njohjen nė pėrgjithėsi. Mendimi i tij themelor ishte se "ideja jonė pėr diēka ėshtė ideja qė kemi pėr ndikimet shqisore tė saj...". Domethėnė, nė rast se fjalėt duhet tė kenė njė kuptim, ne duhet tė jemi nė gjendje tė pėrdorim formulėn funksionale qė thotė: "nė rast A... atėherė B", qė do tė thotė se ky objekt ose kėto cilėsi nėnkuptojnė qė kėto ndikime mund tė priten. Nė rast se njė fjalė tregon njė objekt ose cilėsi, pėr tė cilėn nuk mund tė konceptohen ndikime praktike, kjo fjalė nuk ka kuptim.

Sigurisht, Pėrs ndikohej mjaft nga gjuha e shkencės, pasi ėshtė veēanėrisht gjuha shkencore ajo qė e pėrmbush provėn e tij pragmatike pėr kuptimin. Ajo, qė kundėrshtonte ai, ishte lloji i racionalizmit qė Dekarti kishte mbrojtur fort nė teoritė mbi njohjen. Patjetėr, edhe empiristėt e hershėm ishin orvatur tė tregonin gabimet e racionalizmit, por Pėrs konstatoi se hipotezat e racionalizmit ishin ende mjaft tė gjalla. Dekarti e kishte lokalizuar tė gjithė mendimin brenda mendjes sė ēdo individi. Pėr tė, siguria intelektuale konsistonte nė idetė "e qarta e tė dallueshme", tė cilat mendja i kapte me intuitė. Pėr Dekartin mendja ishte njė instrument tėrėsisht teorik, qė mund tė funksiononte me sukses e shkėputur nga rrethanat e mjedisit. Pėr tė, tė menduarit ishte kryesisht ēėshtje vetėdije. Kundėr tė gjitha kėtyre hipotezave, Pėrs argumentonte se tė menduarit ndodh gjithmonė nė njė kontekst dhe jo i shkėputur prej tij. Kuptimet rrjedhin jo nga intuita, por nga pėrvoja ose eksperimenti. Pėr kėto arsye, kuptimet nuk janė individuale apo personale, por sociale dhe tė pėrgjithshme. Pėrveē kėsaj, nė qoftė se nuk ekziston ndonjė mėnyrė pėr tė vėrtetuar idetė me anė tė ndikimeve ose pasojave tė pėrgjithshme tė tyre, kėto ide janė pa kuptim. Tė jesh nė gjendje tė dallosh midis tė kuptimshmes dhe tė pakuptimshmes, ėshtė veēanėrisht e rėndėsishme, mendonte Pėrs, kur njė njeriu i imponohen sisteme mendimi tė ndryshme dhe tė kundėrta.

Pėrs mendonte qė besimi zė njė pozicion mjaft tė rėndėsishėm ndėrmjet mendimit dhe veprimit. Besimet udhėheqin dėshirat tona dhe formojnė veprimet tona. Por besimet "lindin" nga dyshimet. Kur "ngacmimi i dyshimit" shkakton njė luftė pėr arritjen e besimit, kėtu fillon edhe aktivizimi i mendimit. Pėrmes mendimit, ne pėrpiqemi tė ngulitim besimet tona, me qėllim qė tė kemi njė udhėrrėfyes pėr veprim. Sipas Pėrsit, ne mund t'i ngulitim besimet tona nė disa mėnyra. Ėshtė metoda e kėmbėnguljes, me anėn e sė cilės njerėzit kapen pas besimeve tė tyre dhe nuk pranojnė tė ushqejnė dyshime pėr to, ose tė shqyrtojnė argumentet apo provat pėr njė kėndvėshtrim tjetėr. Njė metodė tjetėr ėshtė t'i drejtohesh autoritetit, si nė rastin kur personat me autoritet kėrkojnė pranimin e ideve tė caktuara si tė vėrteta, nėn kėrcėnimin e ndėshkimit. Njė metodė tjetėr ėshtė ajo e metafizikut apo filozofit si Platoni, Dekarti apo Hegeli, tė cilėt, sipas Pėrsit, do ta zgjidhnin ēėshtjen e besimit duke pyetur nėse njė ide ėshtė "e pranueshme pėr orsyen". Pėrs nuk ishte dakord me kėto metoda, pikėrisht sepse, sipas pikėpamjes sė tij, ato nuk mund ta arrinin qėllimin e tyre, domethėnė, tė vendosnin ose tė ngulitnin besimin. Ajo qė u mungonte atyre ishte lidhja me pėrvojėn dhe sjelljen.

Pėr rrjedhojė, Pėrs parashtroi njė metodė tė katėrt, metodėn e shkencės, virtyti themelor i sė cilės, mendonte ai, ishte mbėshtetja konkrete tek pėrvoja. Ndryshe nga metodat e kėmbėnguljes, autoritetit dhe arsyes, tė cilat mbėshteten tė gjitha tek ajo qė zotėron njeriu brenda mendjes sė tij vetėm si pasojė e tė menduarit tė tij, metoda e shkencės ndėrtohet mbi mendimin se ekzistojnė gjėra reale, karakteristikat e tė cilave janė krejt tė pavarura nga mendimet tona pėr to. Pėr mė tepėr, pėr shkak se kėto gjėra reale ndikojnė nė shqisat tona sipas ligjeve tė caktuara, mund tė marrim me mend se ato ndikojnė tek ēdo vėzhgues nė tė njėjtėn mėnyrė. Prandaj besimet, qė mbėshteten tek kėto gjėra reale, mund tė verifikohen dhe "ngulitja" e tyre mund tė jetė mė tepėr njė veprim i pėrgjithshėm sesa personal. Nė fakt, nuk ka ndonjė mėnyrė pėr tė pranuar ose pėr tė mos rėnė dakord me njė pėrfundim tė arritur nėpėrmjet tri metodave tė para, pasi ato nuk tregojnė ndonjė gjė, pasojat ose ekzistenca reale e sė cilės tė mund tė provohen. Metoda e kėmbėnguljes ėshtė qartazi iracionale; metoda e autoritetit pėrjashton argumentin; ndėrsa metoda e arsyetimit apriori, pėr shkak se realizohet e shkėputur nga faktet, lejon pranimin e disa shpjegimeve tė ndryshme pėr gjėrat, siē ishte rasti i sistemeve metafizike alternative tė krijuara nga racionalistėt nė Kontinent.

Ato, qė e ngrinin lart metodėn shkencore tė Pėrsit pėr zgjidhjen e kontradiktave midis besimeve alternative ishin ata elemente tė saj, qė kapėrcenin dhe shmangnin paragjykimin individual. Nga njėra anė, metoda e shkencės kėrkon qė njeriu tė deklarojė jo vetėm tė vėrtetat qė beson, por edhe mėnyrėn sesi ka mbėrritur tek ato. Rrugėt, qė ai ndjek, duhet tė jenė tė hapura pėr kėdo qė pėrpiqet tė ecė nė tė njėjtat gjurmė, pėr tė provuar nėse do tė arrihen tė njėjtat rezultate. Pėrs e vinte shpesh nė dukje kėtė karakter tė pėrgjithshėm apo tė pėrbashkėt tė metodės sė shkencės. Sė dyti, metoda e shkencės ėshtė mjaft vetėkritike. Ajo ia nėnshtron pėrfundimet e saj provave tė vėshtira dhe, sa herė qė ėshtė e nevojshme, pėrfundimet e njė teorie rregullohen pėr t'ia pėrshtatur ato provave dhe zbulimeve tė reja. Ky, thotė Pėrs, duhet tė jetė edhe qėndrimi mendor i kujtdo nė lidhje me besimet e tij. Sė treti, Pėrs e ndiente se shkenca kėrkon ekzistencėn e njė shkalle tė lartė bashkėpunimi midis gjithė anėtarėve tė komunitetit shkencor. Ky element i metodės, ky bashkėpunim, ėshtė njė forcė tjetėr, qė nuk e lejon individin ose grupin ta formulojė tė vėrtetėn sipas interesave tė tij. Pėrfundimet e shkencės duhet tė jenė tė tilla qė tė mund t'i nxjerrin tė gjithė shkencėtarėt. Po kėshtu, nė ēėshtjet e besimit dhe sė vėrtetės duhet tė jetė e mundur qė kushdo tė arrijė tė njėjtat pėrfundime. Kėtu Pėrs parashtroi metodėn e hulumtimit empirik si themelin pėr ēdo trajtim tė pėrbashkėt tė besimit. Kjo do tė thotė qė, nė analizė tė fundit, ēdo ide duhet tė ketė njė pasojė praktike, domethėnė, pasojė nė praktikė. Ai vuri nė dukje se "rezultati pėrfundimtar i mendimit ėshtė ushtrimi i vullnetit. Thelbi i shkencės, siē e kuptonte Pėrs, ndonėse jo siē e kuptojnė tė gjithė shkencėtarėt, ėshtė se shkenca ėshtė metodė pėr kryerjen e diēkaje. Pėr kėtė arsye, Pėrs e konsideronte mendimin njė mėnyrė tė tė kryerit tė diēkaje. Por, para se njerėzit, tė jenė nė gjendje tė bėjnė diēka, ata duhet tė kenė njė besim, nga ana e tij besimi kėrkon mendim. Pėrs kishte argumentuar se vetėm mendimi i provuar, me anėn e kritereve tė pėrvojės dhe tė eksperimentit, mund t'u siguronte njerėzve bazėn mė tė sigurt pėr besim i cili, nga ana e tij, do tė pėrcaktonte shprehitė e tyre pėr veprim. Punimet e tij u botuan shumė pak gjatė jetės sė tij por vet vepra ėshtė shumė e madhe; qindra mijė faqe nė dorėshkrim qė mbetėn gjatė kohė nė errėsirė. Pėr fat tė keq, nuk arrijti tė kompletoj sintezėn e filozofisė sė tij. Vdiq mė 19 Prill 1914 nė Milford, Pennsylvania SHBA.
Veprat kryesore: Photometric Researches (1878), Studies in Logic (1883), Chance, Love and Logic: Philosophical Essays, edited by Morris Raphael Cohen, 1923, Semiotic and Significs: The Correspondence between C. S. Peirce and Victoria Lady Welby 2nd edition 2001, Reasoning and the Logic of Things collects in one place Peirce's 1898, The Essential Peirce (1992–98), Pragmatism as a Principle and Method of Right Thinking collects Peirce's 1903 Harvard, Philosophy of Mathematics: Selected Writings collects important writings by Peirce on the subject, many not previously in print. Edited by Matthew E. Moore(2010). Mathematical logic and foundations, some noted articles On an Improvement in Boole's Calculus of Logic (1867),Description of a Notation for the Logic of Relatives (1870),On the Algebra of Logic (1880),A Boolean Algebra with One Constant (1880 MS),On the Logic of Number (1881),Note B: The Logic of Relatives (1883),On the Algebra of Logic: A Contribution to the Philosophy of Notation (1884/1885),The Logic of Relatives (1897),The Simplest Mathematics (1902 MS),Prolegomena To an Apology For Pragmaticism (1906,on existential graphs).

JETĖSHKRIMET – KURESHTI NGA JETA E ĒARLS SANDERS PERSIT

* Pėrsin nė fillim e quajtėn talent i rrallė, dhe koshient pėr talentin qė kish. Megjithate, nuk arrijti asnjėherė tė emėrohet mėsimdhėnės univerziteti. Pavarėsia nga ēdo lloj sheme e jetės amerikane tė kohės se vet, nuk i pėrgjigjej moralit qė mbretėronte, paranoja qė e pėrcjellte gjatė jetės (disa thonė e arsyeshme) si dhe besimet inortodokse e shėndruan nė tė padėshiruashėm nė qarqet univerizitare. Gjatė 30 vjetė, punoi si laborant kurse 26 vitet e fundit i kaloi me gruan e tij tė dytė krejtėsisht i varfur nė njė fermė nė Pennsylvani, ku fitonte kohė pas kohe disa qindarka pėr tė mbijetuar, e kjo, nga konferenca qė i organizontepėr tė miku i tij James si dhe nga ndonjė artikull qė botonte kohėpaskohe.

* Pragmatizmi lindi nė fund tė shekullit XIX si kontributi mė origjinal i mendimit amerikan nė sipėrmarrjen filozofike. Formulimi i parė teorik kėsaj lėvizjeje iu dha nga Ēarls S. Pėrs; ajo u pėrhap gjerėsisht dhe u bė popullore nėpėrmjet shkrimeve tė shkėlqyera dhe tė qarta tė Uilliam Xheimsit; pėrveē kėsaj, ajo u zbatua metodikisht nė problemet e pėrditshme tė institucioneve amerikane nga Xhon Djui. Secili prej kėtyre filozofėve shprehu njė aspekt tė ndryshėm, madje njė lloj tė ndryshėm pragmatizmi. Fillimisht Pėrs ishte i interesuar pas logjikės dhe shkencės, Xheims shkroi pėr psikologjinė dhe fenė, ndėrsa Djui u mor tėrėsisht me problemet e etikės dhe tė mendimit social, tė cilat ai i shprehu veēanėrisht nėpėrmjet filozofisė sė tij tė edukimit. Tė gjithė kėta filozofė ishin bashkėkohės, tė tre vinin nga Anglia e Re dhe, megjithė interesin e tyre tė pėrbashkėt ndaj aspekteve praktike tė jetės sė pėrditshme, ata ishin akademikė mjaft tė zotė. Ajo, qė i bashkonte, ishte bindja e tyre se midis mendimit dhe veprimit duhet tė ekzistojė njė lidhje e ngushtė. Nocioni i pėrhapur qė pragmatizmi ekzalton njeriun "praktik", qė e urren mendimin teorik dhe parapėlqen "kryerjen e gjėrave", ėshtė vetėm gjysmė i vėrtetė. Sigurisht, filozofėt pragmatistė shihnin pak vlerė nė mėnyrat e tė menduarit, tė cilat deri diku nuk kishin ndonjė rėndėsi nė jetėn e pėrditshme. Nė tė njėjtėn kohė, ashtu si Sokrati, i cili mendonte se "jeta e pashqyrtuar nuk vlen tė jetohet", ata arritėn nė pėrfundimin se sjelljes, qė nuk mbėshtetej nė mendim, i mungonte njė pėrbėrės i rėndėsishėm. Prandaj pėr pragmatistėt e parė termi praktik do tė thotė mėnyra nė tė cilėn mendimi tėēon nė veprim.

* Si lėvizje filozofike, pragmatizmi u themelua me qėllim qė tė ndėrmjetėsonte midis dy prirjeve tė kundėrta nė mendimin e shekullit XIX. Nga njėra anė ishte ndikimi nė rritje i empirizmit, utilitarizmit dhe shkencės, tė cilave teoria e evolucionit e Darvinit u kishte dhėnė mundėsinė pėr pretendimin mė tė fundit dhe mė tė fortė nė lidhje me mendimin autoritar rreth njeriut. Prirja e kėsaj tradite ishte nė drejtim tė vėshtrimit tė botės dhe njeriut si pjesė e njė procesi mekanik ose biologjik nė tė cilin mendja zinte statusin ose tė vėzhguesit, ose tė pasqyruesit tė kėtyre proceseve fizike natyrore. Me njė fjalė, mendja ishte nė bisht tė gjėrave, formohej nga ndikimet jashtė saj dhe nuk ishte njė instrument krijues, e aftė pėr tė formuar mendimin dhe pėr tė prirė historinė. Nga ana tjetėr ekzistonte tradita qė buronte nga filozofia racionaliste e Dekartit dhe kalonte nėpėr idealizmin kritik tė Kantit, idealizmin absolut tė Hegelit dhe idealizmin romantik e tė ripėrtėrirė tė neohegelionėve tė fund shekullit XIX. Nė kėtė traditė mendjes i jepej nė pėrgjithėsi njė fuqi e pallogoritshme, kėshtu qė filozofėt filluan tė ndėrtojnė teori pėr tėrė natyrėn e gjėrave, domethėnė, gjithėsinė si tė tėrė. Midis kėtyre dy traditave thellohej njė hendek gjithnjė e mė i madh. Nga pikėpamja shkencore, njė pjesė e mirė e filozofisė racionoliste dhe idealiste u mohua pasi i mungonin tė dhėnat objektive. Nga kėndvėshtrimi racional dhe idealist, hamendjet e shkencės pėrbėnin njė kėrcėnim ndaj aspekteve tė dallueshme qenėsore tė njeriut, ndaj bindjeve tė tij morale dhe fetare, tė cilat i kishin dhėnė njeriut ndjenjėn e qėllimit dhe tė arsyes nė shfrytėzimin e energjive tė tij. Pragmatizmi u pėrpoq tė ndėrmjetėsonte midis kėtyre traditave dhe tė bashkonte atė qė ishte mė e rėndėsishme nė secilėn prej tyre. Me traditėn empirike pragmatistėt binin dakord se nuk kemi njė konceptim tė gjithė realitetit, se gjėrat i njohim nga shumė kėndvėshtrime dhe se duhet tė vendosim pėr njė trajtim pluralist tė njohjes. Me racionalistėt dhe idealistėt ata binin dakord se morali dhe feja dhe, me njė fjalė, tėrė sfera e vlerave, pėrbėnin njė aspekt tė rėndėsishėm tė pėrvojės njerėzore. Por tani, pėrfundonin pragmatistėt, diskutimet pėr Zotin, tė mirėn, vullnetin e lirė dhe ēėshtje tė tilla, nuk duhet tė trajtohen vetėm nga pikėpamja "intelektualiste", ku njeriu interesohet kryesisht pėr harmoninė verbale; nė vend tė kėsaj, aforizmi pragmatik shtronte pyetjen se ē'rėndėsi do tė kishte po tė pranohej njė teori apo njė tjetėr; ē'rėndėsi do tė kishte po tė thonim, pėr shembull, se njeriu zotėron vullnet tė lirė ose se ai nuk e ka kėtė.

* Mund tė jepej argumenti qė pragmatizmi pėrfaqėsonte njė tentativė pėr tė justifikuar ose pėr tė dhėnė arsyet pėr mendimin teorik, duke kėrkuar vetėm qė mendimi tė pėrfundojė nė ndonjė farė veprimi. Nė kėtė mėnyrė, pretendimet e ligjshme tė shkencės, lidhur me tė dhėnat empirike dhe vėzhgimin e fakteve, mund t'i bashkangjiten sipėrmarrjeve njerėzore tė vullnetit dhe tė besimit. Njeriu nuk do tė ndodhej mė pėrballė zgjedhjes sė pashpresė ose tė ishte shkencėtar dhe tė mohonte si kryekėput subjektiv tė gjithė mendimin moral dhe fetar, nga njėra anė, ose, nga ana tjetėr, tė pranonte shkencėn dhe pretendimet morale e fetare, por tė mos pranonte tė vlerėsonte ndonjė kontradiktė midis tyre, duke menduar se, nė qoftė se kontradikta tė tilla ekzistonin, ato duhej tė injoroheshin. Me njė fjalė, pragmatizmi unifikoi pėr njerėzit sferat e faktit dhe tė vlerės, duke bėrė tė mundur qė ata tė pėrdornin si shkencėn ashtu edhe filozofinė nė mėnyrė koherente dhe krijuese.

* Pragmatizmi ėshtė tema kyqe nė veprėn e Pėrsit qė shqyrton nė «Si t'i qartėsojmė idetė tona». «Pragmatizmi -thot - ėshtė tė konsiderosh cilat janė efektet praktike qė na mendojmė se mund tė jenė tė prodhuara nga objekti i konceptit tonė. Konceptimi i tė gjitha efekteve ėshtė koncepti i plotė i objektit». Pragmatizmi pra ėshtė filozofi e sinjifikimit ku koncepti definohet nga pėrgjithėshmėria e efekteve praktike. Kur dy koncepte me emėrtime tė ndryshme pėrbėjne efektet e njėjta praktike, formojnė njė koncept; kur dy koncepte kanė tė njėjtin emėr por kanė efekte tė ndryshme, na kemi dy koncepte tė ndryshme. Njė koncept sjell njė besim (bindje) mbi tė. Bindja ėshtė njė zakonshmėri mentale qė udhėheq akcionin.

* Pėr Pėrsin, ēdo egzistence ėshtė duale sepse pėrbėhet nga akcioni dhe reakcioni. Gjithėsia ėshtė proces i pafund, i bazuar nė ligje por megjithate ėshtė diēka evolutive. Kėtė koncept ai e quan tychisme.

* Pėrsi ėshtė paraardhės i Sir Karl Raimund Popper-it. Ndikoi drejtpėrsėdrejti mbi Wiliam James dhe John Dewey si dhe mbi Quinee, Hilary Putnam, Umberto Eco, dhe John Deely. Konsiderohet Aristoteli i Amerikės pėr shkak tė analitikės dhe njohurive enciklopedike qė pati. Gjatė jetės qė shum pak i kuptuar.

Dėrguar nga VALENTIN BATALAKU - Slloveni
FILOZOFĖT DHE JETĖSHKRIMET
Political analysis of the author

 © 2008 www.Syri3.com. Te gjitha te drejtat e rezervuara