Adnan Abrashi

adnan_abrashi@yahoo.com

nanda01al@yahoo.com

 

Meny
Latest books
Favorites site
Site statystics
Translate this page

MITOLOGJI - ORFEU
ORFEU (greq. Orfeus, lat. Orfeus) - i biri i zotit Apollon ose i Eagarit, zotit tė ujit dhe muzės Kaliopa, kėngėtari dhe muzikanti rnė i madh i miteve greke.

Ėshtė nė harmoni tė pėrsosur me botėkuptimin antik qė Orfeun e kanė konsideruar nė botė pėr hero: njė nderė e tillė, mė nė fund, nuk i pėrket vetėm burrit, i cili tė tjerėt i tejkalon nė fushėbetejė, por edhe artistit tė spikatur. Tek e fundit, tė barabartė me kėtė e kanė konsideruar edhe trimat e tjerė.Kėshtu p.sh. Argonautėt e ftojnė qė t'u bashkohet nė ekspeditėn pėr postajėn e artė nė Kolhidė. Ka qenė artist i mrekullueshėm: kur tingėllonte lira e tij dhe kėndonte ai, bishat vinin tek ai nga pyjet, shpendėt zbritnin, lisat dhe shkėmbinjtė lėviznin qė tė jenė sa mė afėr - ujku rrinte pranė qengjit dhe i emocionuar e dėgjonte, plepi i egėr nuk e lėvizte asnjė gjeth, madje as platani gembplotė nuk e lėshonte hijen nė lulėn e fushės - nė natyrė zotėronte harmonia dhe paqja e pėrsosur.
Njėsoj sikurse me artin e vet Orfeu u bė i famshėm me dashurinė ndaj gruas sė re, Euridikės. Mirėpo, fati nuk ishte nė anėn e tij qė me tė tė jetojė nė lumturi: duke mbledhur lule Euridika shkeli gjarprin helmues dhe, kur Orfeu vrapoi, pasi qė e dėgjoi britmėn e saj, ajo tani mė ishte e vdekur. E kaploi pikėllimi i thellė qė u shndėrrua nė dėshpėrim dhe pastaj nė njė vendim qė ta kryej veprėn pėr tė cilėn asnjėri prej vdekatarėve nuk ka pasur guxim: vendosi qė tė shkojė nė botėn nėntokėsore dhe ta kėrkojė gruan e vet prej Hadit, zotit tė zymtė. Me mrekullitė e muzikės sė vet Orfeu e zbuti zemrėn e Karonit plak dhe ai, nė anijen e vet, e ēon pėrtej Stiksit, lumė nė botėn nėntokėsore. Atėherė, Orfeu u gjet para Hadit dhe gruas sė tij, Perzefonės. Pasi para tyre e kėndoi kėngėn pėr dashurinė e vet ndaj Euridikės, i luti qė t'ia kthejnė nė emėr tė dashurisė sė vet: prej tyre nuk kėrkon kurrfarė dhurate, por vetėm huanė e thjeshtė, pėr arsye se edhe ashtu sėrish do ta fitojnė mbrapa kur do ta kryejė jetėn e vet tokėsore. Dhe poqese nuk do t'ia japin, i luti pėr hirin tjetėr: le ta marrin atė nė perandorinė e tyre, ku do tė mund tė jetojė pranė hijes sė saj.
Kėnga e Orfeut e ka tronditur tėrė botėn nėntokėsore: Tantali harroi etjen dhe urinė e vet, Sizifi e ndali rrokullisjen e gurit tė vet, rrota e Iksionit u ndal, pėr mė tepėr edhe nė sytė e Erinieve tė pamėshirshme xixilluan lotėt. Kur Hadi pa se edhe Perzefona, gruaja e tij ia plasi vajit, premtoi se do t'ia plotėsojė lutjen vetėm me njė kusht: kur zoti Hermes do ta ēojė mbrapa nga perandoria nėntokėsore do tė shkojė pas tij rrugėve e rrugicave dhe se nuk do ta shikojė Euridikėn e cila do tė ecė mbrapa derisa tė mos arrijnė nė botėn e sipėrme.
Orfeu i entuziazmuar, e pranoi kushtin e Hadit dhe, gjatė tėrė rrugės sė gjatė dhe tė mundimshme, e pėrmbante veten. Mu parra hyrjes nė greminėn e tainarit pas sė cilės tani mė shtrihej perandoria e tė gjallėve, Orfeun e tradhtuan nervat. E ktheu kokėn kah Euridika mos, vallė, ka bredhur apo ėshtė molisur nga uria: por atėherė e pa vetėm hijen e cila zhdukej nė largesi. Kėshtu e shkaktoi vdekjen e saj tė dytė.
Mė kot pėrpiqej Orfeu tė shkojė nė perandorinė e tė vdekurve. Karoni i pamėshirshėm nuk donte mė ta ēojė nė bregun tjetėr tė Stiksit. Shtatė ditė dhe shtatė net rrinte Orfeu i uritur dhe i etshėm nė bregun e Stiksit dhe vajtonte, lutte dhe qante, por e tėrė kjo ishte e kotė. Nė pendimin e thellė u kthye pastaj brigjeve tė lumit Hebra nė Trakinė e vet, ku edhe lindi.
Me Euridikėn Orfeu ndeshet pas katėr vjetve kur qe i detyruar tė pėrfundojė jetėn e vėt tė mundimshme. U vra nga duart e grave trakase, tė cilat e akuzonin pėr arsye se u ikte grave. Njėherė, me rastin e kremteve tė Bakkhut, e panė nė ledinė nėn shkėmbinjėt e Rodopeve dhe tė dehura filluan tė hudhin gurė nė tė. Tė tėrbuara, qė gurėt, tė prekur nga kėnga e Orfeut ndaleshin nė hapsirė, u hodhėn nė tė si tufė shpendėsh rrėmbyes, e shkyen dhe kokėn e liren e tij e hodhėn nė dallgėt e Hebrit. E tėrė natyra u rrėnqeth nga ky krim dhe u mbėshtoll nė pikėllim. Madje edhe shkėmbinjtė ia plasėn vajit dhe nga lotėt e tyre u rritėn lumenjtė. Dhe kur afrohej vjetori i vdekjes se Orfeut, natyra sėrish pikėllohej - por rnė sė shumti qajnė shkėmbinjtė e Rodopeve dhe lotėt e tyre sot e kėsaj dite derdhen nė lumin Hebros (Marica).
Miti per Orfeun e shpreh vlerėsimin grek tė muzikės dhe poezisė. Si dashamir i muzave, Orfeu gėzonte respekt tė gjithmbarshėm. U themelua, madje, edhe sekta mistike e adhuruesve tė tij (Orfikėt).
Tregimi i prekshėm pėr dashurinė dhe vdekjen e tij tragjike qė nga kohėrat mė tė lashta i ka tėrhequr artistėt e tė gjitha degėve tė artit. Lexuesit tė sotėm Orfeun ia kanė afruar me pėrpunimin e fatit tė tij Vergjili (nė Georgikat) Ovidi (nė Metamorfozat). Pamjet nga ky mit janė ruajtur nga antika nė mė se gjashtėdhjetė piktura nė vaza. Mė se dyzet e paraqesin Orfeun qė e sulmonin gratė trakase, dymbėdhjetė Orfeun qė kėndon (mė e vjetra, me siguri nga fillimi i shek. VI para e.s. (dhe sot gjendet nė Villa Gjulia nė Romė), pesė Orfeu nė nėntokė. Prej relieveve antike mė i njohuri ėshtė Hermesi, Orfeu dhe Euridika i Alkmeonit rreth vitit 420 para e.s., i cili e stoliste elterin e zotėrave olmpikė nė Agorėn e athinasve. Mirėpo, sot e dime vetėm nga kopja romake (dhe gjendet nė Muzeun Popullor nė Napoli dhe nė Villa Albana nė Romė). Orfeu ka qenė aq i dashur sa qė piktura me pamjen e tij gjendet madje edhe nė katakombet e krishtera, p.sh. piktura murale Krishti Orfeu me bishėt nė katakomben romake tė Domitilianit, nga mbarimi i shek. III tė e.s. Janė ruajtur edhe shumė figura tė tija nė mozaiqe (p.sh. Orfeu i shek. III. para e.s. nė Muzeun Popullor nė Palermo), pastaj Orfeu nė mesin e bishave, nga fshati Gllavnik afėr Podujevės (Vindenis antik) nga shek. II - III tė e,s., nė mesin e tyre edhe ekzemplarėt nga antika tejet e vonė (p.sh. Orfeu nė mesin e bishave nga shek. VI i e.s. nga Jeruzalemi, qė sot gjendet nė Muzeun Arkeologjik nė Stomboll), pastaj Orfeu i cili i bie lirės, i zbuluar nė qytetin antik Pafos nė Qipro, nga koha romake.
Nga veprat e piktorėve tė kohės sė re tė frymėzuar me mitin pėr Orfeun mė tė njohurat janė Orfeu dhe Euridika e Nicolas Poussinit (Nikolas Pusinit), Instrumenti i Orfeut i R. Saveryut (nga fillimi i shek. XVII, sot gjendet nė Galirinė Kombėtare nė Pragė), Orfeu e merr Euridikėn e Anselm Feuerbachut (Anzetai Fojerbahut), pėr nga koha rreth vitit 1867, Dėshprimi i Orfeut dhe piktura tė tjera me motive Orfeike tė Josef Simes (Jozef Shimes), nė tė shumtėn sot nė koleksionet e Parisit. Prej veprave skulpturale po i pėrmendim Orfeun e Anton Canoves (Anton Kanova), rreth vitit 1800, sot gjendet nė Ermitazhin e Leningradit, Orfeun e madh prej bronze, dhe Orfeun me Euridikėn tė Ogyst Rodenit, dhe gjendet nė Muzeun e Rodinit dhe nė Muzeun Metropolitan nė Nju Jork. Nė mesin e mė tė rinjėve prej tyre ėshtė Orfeu i Osip Zadkinit (nga viti 1948, sot gjendet nė Muzeun e Artit modern nė Paris).

Popullaritetin mė tė madh, kuptohet, Orfeu e ka gėzuar dhe e gėzon nė mesin e mjeshtėrve tė muzikės serioze ashtu edhe asaj tė lehtė. Operėn Orfeu e komponoi, nė vitin 1607 Claudio (Klaudio) Monteverdi. Kristof Vilibald Gluka e krijoi me 1762 Orfeun dhe Euridikėn, njėrėn nga veprat mė tė mėdha tė krijimtarisė operistike botėrore. Franz Liszti (Franc Listi) e komponoi Orfeun, kėngėn simfonike (1854). Mė sė njėqind vjet jeton nė Skene Orfeu nė botėn nėntokėsore opereta klasike e Jacques Offenbachut (Zhak Ofenbahu), e vitit 1858. Nė mesin e veprave mė tė reja qė e pėrpunojnė kėtė temė ėshtė Orfeu, balet i Igor Stravinskit (1947), pastaj Orfeu dhe Rodopa poema simfonike e Cvetan Cvetanovit dhe Koncerti i Orfeut i Pierre Ferrandit (Pjer Ferandi), nė vitin 1953.
Orfeut i kthehen nė mėnyrė tė pareshtur edhe poetėt edhe dramaturgėt, duke filluar prej Angelo Ambroginit (Angjelo Ambrogjini) nė shek. XV (Tregimi pėr Orfeun qė ėshtė drama e parė italiane me tematikė laike) e deri te Rainer Maria Rilke (Sonetėt pėr Orfeun, 1923) dhe i Jean Cocteau (Zhan Kokto), dramė Orfeu, 1924, qė asesi nuk ėshtė e fundit.

Dėrguar nga Valentin Batalaku
MITOLOGJI
Political analysis of the author

 © 2008 www.Syri3.com. Te gjitha te drejtat e rezervuara