Adnan Abrashi

adnan_abrashi@yahoo.com

nanda01al@yahoo.com

 

Meny
Latest books
Favorites site
Site statystics
Translate this page

Si tė visheni pėr mė shumė fat?
Qė nga ekzistimi i njeriut, ai pėrdor njė arsenal gjėrash dhe simbolesh pėr tė pasur sa mė shumė fat dhe suksese. Fatit i beson njeriu nė ēdo situatė: edhe kur kėndon, edhe kur qan, edhe kur lufton, edhe...
Fati ėshtė lindur me njeriun. Qė kur ekzistojnė sprovat pėr ekzistencė, ekziston edhe fati dhe ka njė simbolikė shumė tė gjerė pėrdorimi. Nė praktikėn e pėrditshme s’ka njeri, i cili nuk i beson fatit dhe qė nuk mbėshtet nė tė. Fati ėshtė mjeti i vetėm, te i cili shpesh njerėzit e vendosin shpresėn e fundit tė jetės ose tė tė arriturave tė dėshiruara. Njeriu ndihet tejet kėndshėm, kur dikush i thotė: “Paē fat!”.
Nėse hyhet nė detaje, ekziston njė arsenal shumė i gjerė i simbolikės qė llogaritet se sjell fat te njeriu. Edhe nė kohėt mė mistike, dhe nė cilėndo periudhė kohore qė ekziston, dihet tė ketė ekzistuar ky mjet i intuitės dhe shpirtit tė njeriut. Njeriu qė nga natyra ka luftuar pėr ekzistencė, qė ka zhvilluar luftė tė pakompromis me vetė natyrėn, nė qafė ka bartur njė simbol tė fatit. Ne mund tė mos e dimė me emėr simbolin e tillė tė fatit, por ai ka kryer misionin e vet. Njerėzit edhe nė shtėpi kanė pėrdorur diēka tė fatit: qoftė bimė dekorative, qoftė gur tė ēmuar, qoftė ndonjė fosil, qoftė dhėmb tė ujkut... Tė gjitha kėto, kanė luajtur rolin e fatit nė ekzistencė. Kur njerėzit kanė pasur sukses nė misionin pėr ekzistencė, ata u janė pėrulur simboleve tė fatit, duke llogaritur se ajo qė ka pasur rolin e fituesit, ėshtė simboli i fatit.
Nė historikun e njerėzimit, jeta nė fise dhe nė klane, zakonisht, i ka avancuar edhe ngjyrat e fatit, duke i vizatuar nė fytyrė dhe nė trup. Ata kanė imituar edhe shpezėt, edhe kafshėt, edhe qeniet e tjera tė fatit. Njė pjesė e kėsaj kulture, zakonisht, edhe sot bartet nė pjesė tė ndryshme tė botės, ku ende s’ka shkelur civilizimi dhe industria. E njohur si jeta e xhunglės, fati zakonisht e ka misionin e vet tė parė, si nė shėndet, nė ekzistencė dhe nė hapin vendimtar tė ardhjes sė fėmijės nė jetė.
Elizabeta e Parė, mbretėresha e famshme e Anglisė, kishte veshjen e saj tė fatit, ani pse e kishte dashuri tė vetme popullin dhe avancimin. Megjithatė, nuk i mungonte prirja pėr t’u veshur me veshjet e fatit.
Edhe sot, miliona njerėz nė botė i besojnė veshjes sė fatit, madje kėtė gjė edhe e kanė sjellė deri nė piedestalin publik, pa insistuar tė fshehin diēka sado tė vogėl. Klubi i futbollit “Milan”, qė fitoi Kupėn e Kampionit tė Evropės, ngjyrė tė fatit e ka fanellėn e bardhė. Klubi i futbollit “Liverpul”, fatin duket se e ka nė ngjyrėn e kuqe. Reprezentacioni i Brazilit e ka fatin nė fanellėn e verdhė. Dhe, sado qė sot tė arriturat synohen mbi planet dhe projektet shkencore tė shkollės sė profilizuar pėrkatėse, fati luan rolin e vet tė pamohueshėm. Nėse njė skuadėr sportive e humb lojėn e rėndėsishme dhe nėse nuk i ka pasur gjatė ndeshjes veshjet e veta tė fatit, me siguri, ka pėr ta pohuar, pa e fshehur, se fati ka munguar pėr shkak tė mungesės sė fanellave tradicionale tė fatit, edhe pse diēka e tillė mund tė mos jetė e saktė. Gjithnjė dihet se dikush e fiton lojėn dhe dikush e humb, por edhe dihet se veshjet e fatit luajnė rolin primar.
Nė edukatėn e njeriut tė sotėm ka edhe diēka shumė personale qė fshihet nė kėtė mister. Veshja e fatit, zakonisht, ėshtė diēka qė ekziston nė vetėdijen e njeriut, kur ata kanė pėr tė bėrė njė punė suksesi, me tė cilėn lidhet karriera jetėsore. Edhe nėse nuk e thonė, e kanė nė vetėdije. Pra, nuk ėshtė e thėnė tė thuhet, por ekziston. Kur njerėzit udhėtojnė me aeroplan, i mbėshteten vetėm fatit. E dinė se nė qiell nuk mund tė ketė stacion, ku mund tė ndalet fluturakja. E dinė se atje nuk mund tė pėrdoren frerėt dhe tė ndalet aeroplani pėr tė evituar gabimin teknik, ani pse e dinė se tė gjitha ato janė tė mundshme tė ndodhin! Njė numėr i konsiderueshėm i pasagjerėve qė udhėtojnė shpesh me aeroplan, mbajnė me vete simbole fati ose veshje tė fatit me ngjyrat, tė cilat u kanė shėrbyer gjatė jetės pėr suksese. Besohet se nuk ėshtė rastėsi. Hakmarrja e natyrės dhe Zotit mbi mėkatin dhe mėkatarin, ka dėshmuar se mbi njeriun gjithnjė jeton diēka qė i kthehet nė bumerang pėr tė bėrat dhe tė pabėrat. Hakmarrja gjithnjė ka demantuar pabesueshmėrinė mbi marrjen e hakut. Prandaj, gjithnjė ekziston mundėsia e njė procesi qė ndėrlidhet me fatin, cenimin, krimin dhe shpirtligėsinė.

Simbolet e fatit nė luftė

Mund tė mos dimė saktėsisht se tė gjithė ushtarėt qė shkojnė pėr paqe nė vatrat e krizave, bartin ndonjė simbol qė u sjell fat dhe pavdekėsi. Janė gjėra tė karakterit tė natyrės personale, por ekzistojnė si tė tilla. Ushtarėt besojnė se po qe se bartin nė trup ndonjė pjesė krahu tė lakuriqit, nuk i godet plumbi. Lakuriqi njihet si qenie fluturuese qė i shmanget rrezikut. Prandaj, jo pak ushtarė dhe ushtarakė, tė cilėt janė tė pranishėm nė luftėra dhe vatra krizash, para se tė nisen, pajisen me diēka tė tillė, qė shton shpresėn se ai simbol, nė fund tė fundit, do t’i thyejė tė gjitha rregullat pėr ta mbrojtur atė nė ēdo situatė, edhe kur ajo nuk ka dalje. Simbolet e fatit kanė pasur pėrdorim tė gjerė edhe nė luftėrat e armatės turke nėpėr botė.
Si njėri nga arsenalet mė tė pamohueshme tė pėrdorimit tė simboleve nė luftėra, ėshtė edhe bartja e puplave tė pulės sė egėr. Simbolikisht, bartja e puplės sė saj sjell fat nė ēdo tė keqe tjetėr, duke e mposhtur tė keqen. Shpejtėsia e saj nė mbytjen e gjarprit dhe pamundėsia qė ajo tė vdesė nė aksidentin ekzistencial, merret si shkaku i parė qė pupla e saj ka simbolikė fati, qė nga mitologjia. Njerėzit janė lidhur, gjithnjė, simbolikisht me ato qenie qė tregojnė mbrojtjen, sepse kjo u ka shėrbyer atyre pėr ta siguruar ekzistencėn dhe prosperitetin.

A mbėshteten zogjtė nė fat?

Pėrveē njeriut, ekziston edhe njė shpend, i cili i pėrket grupit tė papagajve, e tė cilėt mbėshtesin lidhjen e tyre tė jetės mbi fatin. Ky shpend njihet me emrin “Zogu i parajsės”. Nuk ka asnjė piktor qė mund tė krijojė aso ngjyrash qė janė nė trupin e tij. Nė secilėn pjesė tė trupit natyra i ka dhuruar njė mori ngjyrash. Janė tė paktė nė numėr, por ekzistojnė nė disa vende. Vendet ku ata jetojnė janė me natyrė piktoreske dhe tė veēanta. “Zogu i parajsės” ėshtė, kryesisht, me ngjyrė tė kaltėr, por ka edhe me ngjyrė tė kuqe, me ngjyra tė kombinuara etj. Mashkulli, nė vjeshtė e braktis tė dashurėn e vet, kurse nė ēdo pranverė bėn luftė fati pėr ta gjetur njė tė dashur tjetėr. Mashkulli ndėrton folenė shumė mė ndryshe se zogjtė e tjerė. Shtėpia e ndėrtuar pėr femrėn paraqet shijen qė ka zogu mashkull. Zogu mashkull, kur e ndėrton “shtėpinė”, vendos para saj gjėra tė bukura, si copėza gurėsh kristali, lule, kapakė guacash, koleksion fosilesh ose gjėsende tė tjera. “Zogu i parajsės” ka shije pėr tė bartur nga gurėt e varrezave gjėsendet mė me vlerė qė lėnė njerėzit mbi tė dashurit e tyre. Ata kanė aftėsinė tė vjedhin edhe lojėra tė fėmijėve nė kopsht, pėr t’i grumbulluar para “shtėpisė” sė tyre! Tė gjitha kėto i bėn pėr tė qenė femra e tyre e ardhme e kėnaqur dhe e bindur se ka gjetur partnerin e shijes sė vet. Mashkulli kur heton se njė femėr i ėshtė ofruar “shtėpisė”, pėr nė sqep mban njė gjė me ngjyrė qė t’i sjell fat!
Nė anė tjetėr, femra e “Zogut tė parajsės”, ėshtė njė zonjė e rėndė dhe shumė e bukur. Ajo nuk bėn asnjė punė. Ēdo gjė e pret tė gatshme. Madje, bėn edhe zgjedhjen e “shtėpisė”, sipas shijes qė ka.
Sidoqoftė, edhe nė literaturėn fetare ekziston premisa: Fėmijėn e porsalindur uroje pėr fat, kurse kohėzgjatjen e jetės ia ka caktuar tjetėr kush...

Magjistarja (Kosovare)
PARASHIKIME TE FATIT
Political analysis of the author

 © 2008 www.Syri3.com. Te gjitha te drejtat e rezervuara