|
Meny
FAQJA KRYESORE PARAPSIKOLOGJIAMISTIKARELIGJIONEFILOZOFIPSIKOLOGJITREGIME MISTIKENDRYSHMEPARASHIKIME TE FATITSHĖRIME ALTERNATIVEPOEZIMITOLOGJIFILOZOFĖT DHE JETSHKRIMET HOROSKOPI PĖR VITIN 2010AFORIZMA ANALIZA POLITIKE LIBRA VIDEO KONTAKT Librat e fundit
Faqe tė preferuara
TV-OPINION
Barcaletashqip.com Revista "KOSOVARJA" ALREKLAMA .COM NDRYSHE FORUM TURIZMI SHQIPTAR ALB4LOVE.COM Sabir Krasniqi Pashtriku Numratori
|
Nė faqet e saj flitet pėr historinė e te pareve tanė, ilirėve, pra pėr historinė e shqiptarėve qė kanė jetuar nė faqen perėndimore tė Ballkanit, ku shtriheshin fiset ilire. Illyricum Sacrum pėrmban gjithashtu harta, skica dhe ilustrime tė shumta pėr tė parėt tanė, tė cilat nuk gjenden askund veē nė kėtė vepėr tė madhe. Sipas prof. Aleksandėr Stipēeviē, vepra Illyricum Sacrum ėshtė njė arritje kapitale e historisė europiane. Ajo ka rėndėsi tė dorės sė parė si burim tė dhėnash pėr historinė mesjetare tė Ballkanit Perėndimor. Vėllimi i parė ka dalė nė vitin 1751, kurse i fundit nė vitin 1909. Shtatė vėllimet e para janė pėrgatitur nga Daniele Farlati, kurse dy vėllimet e fundit nga Jakobo Coleti. Treqind e dy vjet mė parė, nė vitin 1702, Papa Klementi XI i drejtohet ipeshkėvit tė Tivarit, imzot Vinēenc Zvajevikut: Dėshiroj tė pėrmbushėsh njė vizitė pastorale nė trojet e Arbnisė. Tė shkosh atje dhe tė shikosh nga afėr kryeipeshkėvitė, ipeshkvitė, dioqezat dhe famullitė. Pasi tė keni bėrė kėtė punė dua nga ju njė raport tė hollėsishėm pėr gjendjen e kishave tė Arbnisė dhe tė besimtarėve dhe mė nė fund dua tė di, a e pėrdor ai popull gjuhėn e vet, tė folmen arbneshe? Duke i shkruar ipeshkėvit tė Tivarit, Papa Klementi XI, qė quhej ndryshe edhe Papa Albani, pėr shkak tė origjinės shqiptare, kėrkonte gjallėrimin e jetės katolike nė Shqipėri, si dhe ruajtjen e gjuhės sė kėtij vendi. Sipas Klementit XI, shqiptarėt ishin tė vendosur nė ruajtjen e traditave tė tyre. Si shqiptar, Papa Klementi XI ishte i pari qė kishte kuptuar se shqiptarizimi i kishės katolike ishte mjeti mė i mirė pėr tė ruajtur fenė dhe kombin nė kėtė vend qė kėrcėnohej gjithnjė e mė shumė nga dyndjet osmane. Duke iu pėrgjigjur letrės sė Atit tė shenjtė, kryeipeshkėvi i Tivarit, Vinēec Zmajevik, kalon qytet mė qytet e katund mė katund duke plotėsuar me pėrkushtim tė thellė urdhrin e shenjtė tė Papės. Pas ekspeditės nė Arbni, ai i shkruan Papės: ... ju solla dheut rreth e rreth, gjithėmbarė e pashė vuajtje shumė o Atė i shenjtė. Qytetet e lulėzuara ishin vėnė nėn haraē, pashė kala tė rrėnuara, forcėn tonė tė prishur, e kisha tė pėrlyera. Pashė pleq tė vuajtur, meshtarė duke qarė, barinj tė travajur, murtajėn qė bėnte kėrdinė. Zemra ime, bashkuar me mjerimin e popullit tim, donte tė mė ndahej copa. Nė fund, ipeshkėvi i Tivarit e mbyll kėshtu letrėn e tij: Konstatimet e mia do tė ishin tė pavlera sikur tė mos ndėrmerreshin hapa tė menjėhershėm pėr ti ardhur nė ndihmė popullit tė Arbnisė qė ėshtė, nė tė njėjtėn kohė, edhe populli juaj o Atė i Shenjtė!Pas kėtij letėrkėmbimi Papa Klementi XI vendosi qė nė Mėrēi tė Lezhės mė 14 e 15 janar, 1703 tė mbahej kuvendi i Arbnit. Me vendim tė Papa Klementit XI u themelua kolegji pėr arbėreshėt e Italisė nė Shėn Mitėr Koronė. Ai dha 4000 skude pėr njė vend tė pėrhershėm nė Kolegjin Urban tė Propagandės Fide nė Romė, vend i cili do tė mbahej nga njė shqiptar. Me iniciativėn e tij u hap katedra e gjuhės shqipe nė Romė. Sipas Papa Klementit XI, rimėkėmbja e Arbnisė, domethėnė ringritja e ndėrgjegjes kombėtare mund tė vinte duke ruajtur gjuhėn, fenė dhe historinė e tė parėve. Sipas Papės, kėto ishin simbole tė unitetit kombėtar. Ashtu si nė vitin 1702, dhjetė vite mė vonė, Papa Klementi XI i drejtohet pėr bashkėpunim njė intelektuali, studiuesi dhe historiani, z. Daniele Farlati, pėr tė ndėrmarrė njė ekspeditė tė gjerė nėpėr dheun e tė parėve tė tij, nėpėr Iliri. Kėshtu nisi puna pėr korpusin Illyricum Sacrum, tė cilit Daniele Farlati do ti kushtonte gjithė jetėn e tij. Farlati, njė ilirolog i hershėm Me kėtė vepėr Farlati bėhet njė nga personalitetet mė tė mėdha tė ilirologjisė. Ai ėshtė mė i madhi, pėrfaqėsuesi mė dinjitoz qė njohim deri mė sot. Nuk ekziston nje ilirolog tjetėr qė mund tė konkurrojė me tė pėr periudhėn antike, deri nė Mesjetė. Me dokumente dhe fakte ai argumenton prejardhjen tonė shumė e shumė kohė para se tė vinin sllavėt nė Ballkan. Ai davarit mjegullat shekullore e saktėson kohėn ilire, helene, romake dhe bizantine. Ai, paraqet themelet e ndėrlikuara mbi tė cilat u ngrit shteti ilir dhe jeta e paraardhėsve tanė. Pėr tė kryer studime tė tilla nuk ėshtė e lehtė. Duhet shumė kohė, shumė dije, dokumente e dėshmi qė mund ti gjesh pas njė hulumtimi tė gjatė e nė vende tė ndryshme. Burimet e informacionit janė gati tė paarritshme. Por edhe kur i gjen, nuk ėshtė e lehtė ti deshifrosh. Mendoni se ēpunė kolosale i ėshtė dashur Farlatit pėr tė ndėrtuar pa asnjė tė metė mozaikun e ilirėve qė jetonin nė faqen perėndimore tė Ballkanit. Nėse historiografisė sonė i heqim Farlatin, atėherė prejardhja jonė do tė ishte e dyshimtė, e mangėt, e cunguar. Tė dhėna pėr kėtė periudhė kanė paraqitur edhe studiues tė tjerė, por roli dhe saktėsia e Farlatit janė tė padiskutueshme. Tė gjithė ata qė duan tė flasin pėr ilirėt dhe historinė e shqiptarėve, patjetėr duhet tė mbėshteten e tė citojnė Daniele Farlatin. Ai ėshtė institucion. Ai pėrfaqėson bankėn mė tė madhe tė tė dhėnave pėr Ilirinė. Nėntė vėllimet e Illyricum Sacrum Nga Volumi i parė deri tek i nėnti janė dashur 150 vjet punė e palodhur pėr tė krijuar kėtė korpus, qė flet jo vetėm pėr prejardhjen e shqiptarėve, por edhe pėr historinė e ilirėve qė jetonin nė pjesėn perėndimore tė Ballkanit. Autor i vetėm pėr shtatė volumet e para tė kėtij korpusi ėshtė Daniele Farlati. Pas vdekjes sė tij, Jakobo Koleti, pėrfundoi volumin e tetė e tė nėntė tė Illyricum Sacrum. Formati i faqeve tė kėtij korpusi ėshtė sa ai i revistave tė sotme, 38 X 25 cm. Nė Shqipėri tri nga shtatė vėllimet e Daniele Farlatit Sot pėr sot, nė Shqipėri gjenden tri vėllime tė Daniele Farlatit, njė vėllim qė ndodhet nė AQSH, njė vėllim nė Bibliotekėn Kombėtare dhe njė vėllim qė gjendet nė Shkodėr. Vėllimet e tjera nuk i kemi. Ato gjenden nė Vatikan, nė Venedik, nė Kroaci, nė Muzeun e Vjenės etj. Edhe nė kėto vende, kopjet e Illyricum Sacrum janė tė rralla. Me njė iniciativė tė marrė nga shtėpia botuese ARBI nė Prishtinė, ashtu siē u veprua me Acta et Diplomata res Albanie mediae a etatis ilustrantia tė Shuflait, pritet tė veprohet edhe me nėntė vėllimet e Farlatit e Coletit pėr Illyricum Sacrum Korpusi Illyricum Sacrum 1751 Venedik Vėllimi I Autor Daniele Farlati 1753 Venedik Vėllimi II Autor Daniele Farlati 1765 Venedik Vėllimi III Autor Daniele Farlati 1769 Venedik Vėllimi IV Autor Daniele Farlati 1775 Venedik Vėllimi V Autor Daniele Farlati 1800 Venedik Vėllimi VI Autor Daniele Farlati 1817 Venedik Vėllimii VII Autor Daniele Farlati 1819 Venedik Vėllimi VIII Autor Jacobo Koleti 1909 Split Vėllimi IX Autor Jacobo Koleti Shkruan: Ismet KROSI |
NDRYSHME
Analiza politike tė autorit
|