Adnan Abrashi

adnan_abrashi@yahoo.com

nanda01al@yahoo.com

 

Meny
Latest books
Favorites site
Site statystics
Translate this page

A MUND TĖ BĖHET NJERIU MILIARDER VETĖM ME MENDIME ? (Pjesa e parė)
Nė Kosovė, kėtė verė, po ndodh njė fenomen i rėndėsishėm: ngado tė shkosh, nė tė gjitha mjediset, nė tė gjitha rrethanat, MENDIMI POZITIV, si tė thuash, ėshtė nė top-listėn e temave tė bisedave. Pėr mendimin pozitiv flitet me admirim nė tė gjitha nivelet dhe tė gjithė e pranojnė se kjo mėnyrė e tė menduarit NJĖMEND ėshtė e ardhmja e njerėzimit. Dhe, nė kėto biseda, emri qė lakohet pėrherė ėshtė: “Kėshtu thotė mendimi pozitiv...” ose: “Kėshtu thotė Daut Demaku...”, pas tė cilit vjen konstatimi: “Dhe ėshtė e vėrtetė..., dhe ka tė drejtė...” etj.
Zotin Demaku e takuam nė Rahovec, pas pėrfundimit tė njė Tribune, ku ai ishte referuesi i parė i tribunės dhe zhvilluam njė bisedė me tė.

www.sa-kra.ch: Z. Demaku, ēka ndodhi kėshtu, kjo ėshtė njė kthesė e madhe nė pranimin e Mendimit Pozitiv te tė gjithė shqiptarėt?

Daut Demaku: Pėr tė gjithė shqiptarėt nuk e di, por pėr Kosovė - PO. Me germa tė mėdha po them PO! Mendimi pozitiv pėrfundimisht ka hyrė nė ēdo familje dhe ėshtė pranuar me dashamirėsi mahnitėse.

Ēka ndodhi?

Nė Kosovė ndodhi ajo qė ka qenė e ditur se do tė ndodhte njė ditė.
Nė anėn tjetėr, janė tė tjerėt, qė thonė se literatura ėshtė e fuqishme, bindėse dhe - ajo e kreu punėn vet.
E vėrteta qėndron diku nė mes. Ėshtė e vėrtetė se ne kemi bėrė punė tė mirė, sepse kemi folur e kemi shkruar, kemi punuar qė t’i hapet rruga kėsaj literature dhe kemi punuar me pėrkushtim e sinqeritet qė tė pėrhapet kjo mėnyrė e tė menduarit pozitiv.
Mirėpo, ėshtė edhe njė faktor i tretė, ėshtė qenia shqiptare midis nesh e literaturės, qė e mati punėn, si thuhet: me peshore tė barnatores, e analizoi nga tė gjitha anėt, dhe, nė fund, u bind se ne po e themi tė vėrtetėn.

Dhe ndodhi mrekullia.

Jam i bindur se populli ėshtė kamera mė e fshehtė nė botė. Kjo kamerė e fshehtė di ēdo gjė, vlerėson me saktėsi kompjuterike ēdo gjė dhe – nuk mashtrohet kurrė. Sepse ky popull e do tė VĖRTETĖN, aq sa e do jetėn.
Kjo sjellje e admirueshme, ky nderim qė e dėshiron gjithkush, e ledhaton sedrėn e njeriut, e kėnaq individin, egon, por ta dini: kjo tė ngarkon edhe me PĖRGJEGJĖSI tė madhe.
Sepse, respekti e nderimi fitohen me mund tė madh, por, pėr besė, mund tė digjen si fija e kashtės, pėr njė ēast.
Faktori i dytė, me rėndėsi jetike pėr depėrtimin e Mendimit Pozitiv nė Kosovė, ėshtė njė begatim i njohurive nga kjo mėnyrė e tė menduarit. Begatimin e bėri shkenca e fuqishme amerikane, fizika kuantike.
Unė them se meritat mė tė mėdha tė pėrhapjes sė shpejtė dhe tė pranimit tė plotė tė Mendimit Pozitiv i ka pikėrisht FIZIKA KUANTIKE. Kjo ėshtė baza shkencore e Mendimit Pozitiv. Dhe kjo bazė ėshtė njėmend shkencė e pastėr. Madje, do tė thosha, fizika ėshtė njė ndėr shkencat mė shkencore nė botė. Ėshtė e ditur se nė gjeometri dhe nė fizikė nuk ekziston toleranca e plus-minusit tė gabimit. Nė kėtė shkencė diēka ose ėshtė ose nuk ėshtė - tolerancė nuk ka.
Para njėzet vjetėsh, kur fillova tė merresha me studimin e kėsaj literature dhe tė kėsaj mėnyre tė tė menduarit, edhe unė, kisha dilema shumė serioze.
Nė njėrėn anė - literatura ishte e mrekullueshme, rruga ishte mahnitėse, shihej e dihej se rezultatet herėdokur do tė ishin kulmore, por - thellė nė mua, jetonte se jetonte njė dilemė: kjo mėnyrė e tė menduarit, a ėshtė besim fetar, a ėshtė ndonjė koncept sektar, a ėshtė fall e magji, a ėshtė mashtrim e sharllatanizėm?...
Kur u binda se baza e kėsaj mėnyre tė tė menduarit ėshtė shkenca, Fizika Kuantike, qė ėshtė aq e pėrparuar nė Amerikė, atėherė tė gjitha dilemat e mia u shuan dhe - atėherė - ndjeva thellė nė shpirt se - brenda tokės dhe qiellit nuk mund tė ketė mė ASNJĖ pengesė, qė mė ndal nė kėtė rrugė. E dija se do tė kishte rėnie e ngritje, pengesa e kthesa, por isha – qind pėr qind, i bindur – se njė ditė do tė dalim FITIMTARĖ.

www.sa-kra.ch: Por, megjithatė, kjo bazė shkencore ka qenė e njohur edhe mė parė, e kėtė verė sikur ka ndodhur KTHESA E MADHE nė Kosovė?

Daut Demaku: Po. Ėshtė e vėrtetė. Por kthesėn e vėrtetė e shkaktoi filmi dokumentar “Sekreti”.

Kur e panė tė gjithė se ēka thonė, qysh flasin e ēka kėshillojnė – nė kėtė film dokumentar - kokat mė tė njohura nė botė pėr pėrdorimin praktik tė Ligjit tė tėrheqjes, kur u bindėn se vetėm me mėnyrėn e kėtillė tė tė menduarit mund tė bėhen miliarderė – shikoni: nuk po them milionerė, por miliarderė – atėherė – kush t’u dilte pėrpara?... Dhe, para sė gjithash e mbi tė gjitha – dokumentari “Sekreti” njėherė e ndihmon njeriun tė krijojė njė bindje, njė qetėsi, njė pikėtakim me bukurinė e ligjeve tė universit e pastaj tė ofron edhe mundėsinė pėr pėrfitime (edhe) materiale.

www.sa-kra.ch: E ju, Z. Demaku, njėmend jeni tė bindur se vetėm me mėnyrėn e tė menduarit mund tė bėhet njeriu miliarder?

Daut Demaku: Nuk ėshtė fjala kėtu pėr BINDJE. Kėtu bėhet fjalė pėr njė tė vėrtetė shkencore. Shkenca nuk i pėrfill bindjet e individit - je apo nuk je ti i bindur - shkenca bazohet nė vėrtetėsinė e ligjeve, nė kėtė rast: nė Ligjin e tėrheqjes – njėrin prej ligjeve qė hyjnė nė kuadrin e tė vėrtetave tė padiskutueshme dhe tė pėrjetshme tė universit.
Ndaluni pak dhe mendoni pėr rastin e multimiliarderit botėror, George Soros.

(Pėr arsye mėsimet mė tė qėndrueshme dhe mė tė plota merren vetėm nga biografitė e njerėzve tė suksesshėm)

E keni idenė kur njė ēun i ri, 14 vjeē, njė hebre i Hungarisė, si fėmijė emigron nė Angli, dhe, thotė:

E kam ditur sekretin e Ligjit tė tėrheqjes, me kokė nė jastėk e kam dėrguar dėshirėn time nė univers dhe sot i kam 4 mijė dollarė tė ardhura nė ēdo minutė. Edhe kur unė fle, nė ēdo minutė mua me vijnė nga 4 mijė dollarė... E kush ėshtė ai njeri, a gjendet njeri i tillė nė botė, qė me punė do t’i fitonte nga 4 mijė dollarė pėr ēdo minutė?...
Por, asokohe “Sekretin” e kanė ditur njė numėr mjaftė i vogėl i njerėzve qė numėroheshin nė gishtat e dorės. Sot sekreti u zbulohet tė gjithėve... Mė nė fund, pse tė flas unė pėr dokumentarin e famshėm, qė po e ndryshon mėnyrėn e tė menduarit nė botė? Merreni DVD-nė, uluni rehat nė kolltuk, shikojeni nė ekran tė televizorit dhe - binduni vetė... Unė asnjėherė prej askujt nuk kam kėrkuar qė tė mė besojė, por kam kėrkuar dhe kėrkoj qė – ta provojė! Nė qoftė se jeta nė ēdo hap tė bind pėr tė vėrtetat faktike, atėherė ėshtė problem yti se ēka do tė bėsh me jetėn tėnde... Mė dhemb shpirti vetėm pėr ata qė u mungon NJOHJA, kur tė arrihet njohja, ecja nė ngritjen shpirtėrore ėshtė ēėshtje e dėshirės sė individit. Nė mėsimet tona nuk ka “duhet”, sepse “duhet” ėshtė dhunė, por ka vetėm “dua”, sepse “dua” ėshtė dashuri...

www.sa-kra.ch: Mė bėtė edhe mua kureshtar: ku gjendet kjo DVD?

Daut Demaku: Nė shumė lokacione tė Prishtinės dhe nė Qendrėn e Mendimit Pozitiv. Ėshtė nė gjuhėn shqipe, e pėrkthyer pėr mrekulli. E shqipėruar dhe lexuar me lehtėsi e qartėsi, qė ta kuptojnė edhe filloristėt... Por, e keni edhe nė tė gjitha gjuhėt e mėdha tė botės, e mund ta gjeni edhe nė www.thesecret.tv
Populli ynė thotė: kush lyp – gjenė! Urdhėroni... Ata qė janė tė interesuar, sigurisht, do ta gjejnė..

www.sa-kra.ch: D.m.th. unė e marr njė DVD, e shikoj nė televizor disa herė dhe kam gjasa tė bėhem miliarder, apo?

Daut Demaku: Jo dhe Po. Jemi njerėz tė rritur, nuk jemi fėmijė tė kėnaqemi me pėrralla. Nėse tė mungon njohja pėr krijimin e energjisė, jo. Nėse di tė krijosh energjinė e duhur – po! Fundja, po tė ishte aq e thjeshtė dhe aq e lehtė, me njė DVD tė bėhesh miliarder -atėherė miliarderėt do tė bėheshin sikur fijet e barit. Por, ėshtė kėtu njė teknikė, njė metodė shumė subtile pėr ruajtjen e energjisė, pėr krijimin e filmit mendor, pėr pėrjetimin e asaj gjendjeje sikur tė ketė ndodhur, pėr gėzimin e plotėsimit tė dėshirės, por - pa akumulim tė energjisė – dėshira nuk mund tė dėrgohet nė univers. D.m.th., fjala ėshtė pėr krijimin e njė filmi tė plotė mendor me njė energji dhe emocion tė duhur...

www.sa-kra.ch: Edhe nė ligjėratė e theksuat kėtė moment: ata qė nuk dinė ta krijojnė dhe ta menaxhojnė energjinė, ata pėrjetojnė shumė dhimbje, duke filluar nga magjia e zezė, sehiret, tė bamet, tė shkelurit, mėsyshi, pastaj dėshtimet nė mėsime, dėshtimet nė profesione, divorcet nė bashkėshortėsi... a na thuani pak mė shumė pėr energjinė?

Daut Demaku: Energjia ėshtė jetė. Pa energji s’ka jetė. I vdekuri s’ka fije energjie, prandaj ėshtė i vdekur.

Besimet fetare i thonė SHPIRT. Shkenca i thotė ENERGJI. Ėshtė e njėjta gjė. Pa shpirt, je i vdekur. Pa energji, je i vdekur. Njė ėshtė, ndryshon emėrtimi.
Njeriu shpirtėrisht i dobėt, ėshtė i prirur t’u besojė e t’u nėnshtrohet tė gjitha lėndimeve nė jetė. Magjia e zezė, sehiret e shėmtitė e tjera, janė tė vėrteta, nėse je i dobėt dhe u beson. Por nėse je i fortė shpirtėrisht dhe nėse nuk u beson – ato shuhen si bryma para diellit. As nuk mund tė tė prekin, as nuk mund tė tė lėndojnė. Pikė.
Njerėzimi, edhe pse nuk e ka njohur Fizikėn kuantike, e ka ditur fare mirė se: s’ka shpirt tė fortė qė nuk mund ta mbajė nė jetė trupin fizikisht tė dobėt, por edhe s’ka shpirt tė dobėt qė nuk mund ta rrėnojė njė trup fizikisht tė fortė. Pse? Mungesa e energjisė e bėn njeriun tė lėndueshėm. Dėshtak. Mjeran. Shqip: QYQAR!
Njeriut pa ngritje shpirtėrore, d.m.th. pa energji tė duhur, mund t’i ndodhin tė gjitha humbjet: nė dashuri, nė biznes, nė mėsime, nė shėndet... ėshtė disi i humbur sikur organizmi pa IMUNITET. Energjia ėshtė mbrojtėsi mė i mirė kundėr tė gjitha dėshtimeve e dėshpėrimeve.
E kundėrta: njeriun e suksesshėm, tė hareshėm, tė shėndetshėm, tė pasur, tė menēur, tė lumtur – e bėn energjia e fortė. Njeriu me energji tė duhur, tė gjitha shėmtitė i kthen te burimi: nėse dikush tė bėn njė magji, energjia jote e kthen magjinė dhe e vret dėrguesin e saj. Nėse ke energji tė duhur, ti je mbret i botės...Je mbretėreshė absolute.. Jetėn e shndėrron nė lojė... Loja lumturinė e bėn pėrvojė...
Tė gjitha ligjet e universit janė pėr tė mirėn e njeriut. Tė marrim terrin, si shembull. A ekziston terri? Po, por JO! Dritėn e prodhojnė dielli, zjarri, ENERGJIA... Kush e prodhon terrin? Njė mijė vjet le tė jetė njė dhomė nė terr, asnjė shtresė e territ nuk krijohet. E po tė mbetet njė dhomė dhjetė vjet e papastruar, shtresat e pluhurit do tė jenė tė dukshme. Pse? Sepse pluhuri ekziston dhe krijon shtresa. Terri nuk ekziston dhe nuk krijon shtresa. E po, ēka tė bėjmė? Ta ndezim dritėn, sepse terri ėshtė vetėm MUNGESĖ e dritės. T’i ndezim DRITAT E MENDJES dhe, besoni, jeta do tė jetė lojė shumė e bukur dhe shumė e kėndshme.

Energjia ta dhuron edhe ESENCĖN, por edhe EKZISTENCĖN.

Kjo ėshtė vlera e energjisė. Nuk do tė doja tė flisja mė shumė pėr vlerėn e krijimit tė energjisė, sepse e di qė shumė njerėz do tė lėndoheshin, nė veten e tyre do t’i gjenin mungesat. Nuk jam i interesuar tė akuzoj, por tė pėrhap mundėsitė pėr kapėrcimin e pengesave.

www.sa-kra.ch: A ekzistojnė mėnyra, metoda apo teknika praktike pėr fuqizimin e energjisė?

Daut Demaku: Po. Dhe janė tė shumta, dhe janė mjaft efikase. Por, nė radhė tė parė duhet ta dimė se pėr njeriun ekzistojnė katėr burimet kryesore tė energjisė: frymėmarrja, ushqimi, gjumi dhe gjendja mendore pozitive. Kjo e fundit, GJENDJA MENDORE POZITIVE, ėshtė tepėr e rėndėsishme, sepse: frymėmarrjen e bėn tė qetė dhe tė thellė, ushqimin e bėn tė tretshėm dhe tė shėndetshėm, gjumin e bėn relaksues dhe ēlodhės. Kjo ėshtė brenda minimumit tė natyrshėm tė jetės. E nėse do diēka mė shumė se ky minimum, atėherė pėrdoret MEDITIMI.
Meqė ne jemi qysh jemi dhe nuk dimė tė krijojmė gjendjet e qetėsisė, nuk e njohim MEDITIMIN, nuk dimė ta bėjmė neutralizimin e shpenzimit tė kotė tė energjisė, ne nė Qendrėn e Mendimit Pozitiv kemi bėrė diēka tė veēantė: e kemi prodhuar njė CD me titull “Dėshira...”, qė e ndihmon secilin njeri tė hyjė nė njė meditim tė udhėhequr. Kjo CD ėshtė mrekulli mahnitėse, e kemi bėrė nė bashkėpunim me qendrat mė tė specializuara tė Evropės, ėshtė nė valė BETA. Por, ėshtė vetėm pėr NJĖ njeri. Dėgjohet vetėm nė shtrat. Pėr ata qė e duan, qė e dėgjojnė dhe ia respektojnė fjalėn, nuk ka pasuri qė mund tė jetė e barabartė me vlerėn e kėsaj CD-je. Ndėrkaq, pėr ata qė nuk e duan dhe nuk e respektojnė – vlera e kėsaj CD-je ėshtė sa njė zero e madhe.

www.sa-kra.ch: Ky ėshtė propozimi juaj qė tė fillohet me zbatimin e Ligjit tė tėrheqjes dhe tė mundėsisė pėr fitime tė mėdha?

Daut Demaku: Ky ėshtė fillimi i lojės. Unė them: tė luajmė... Ēka do tė fitojmė prej kėsaj loje? E para, do tė fitojmė njė qetėsi mahnitėse shpirtėrore. (Qetėsia shpirtėrore e ruan shėndetin, e krijon suksesin, e lumturon njeriun!) Pastaj do tė nisemi edhe nė rrugėn e plotėsimit tė tė gjitha dėshirave njė nga njė.
Deri tash kemi punuar shumė pėr pėrhapjen e literaturės, sepse NJOHJA ėshtė e para. Tash, nga DIJA (njohja) duhet tė kalojmė nė KUPTIMIN e dijes. Nė pėrdorimin praktik tė kėsaj dijeje. Noti nuk mėsohet nė beton. Njė mijė ligjėrata do tė jenė tė kota, po nuk u hodhe nė ujė. Gėte thotė: “Mendja e fuqishme, qė bėn pėrpjekje pėr pėrdorimin praktik tė dijes teorike – ėshtė mendja mė e mirė nė botė”. Koha ėshtė tė fillojmė praktikisht dhe konkretisht.

www.sa-kra.ch: Sa ėshtė e sigurt kjo mėnyrė?

Daut Demaku: E vetmja siguri nė jetėn njerėzore ėshtė – PASIGURIA e plotė. Siguri e garanci nė jetėn e njeriut nuk ka dhe nuk mund tė ketė. Por, duke e shikuar DVD-nė nė televizor shumė herė, do tė mėsoni si vepron Ligji i tėrheqjes... Pasi ta keni parė e kuptuar mirė se ēka thonė kokat e menēura tė botės (gjatė 90 minutave sa zgjat ky dokumentar), atėherė kalohet nė dėgjimin e CD-sė “Dėshirat...” dhe kjo bėhet pėr 21 ditė nga njė herė nė ditė... (Janė udhėzimet nė CD) dhe pastaj pritet shtatė ditė pushim dhe rishtas fillon 21-ditėshi tjetėr. Kjo mund tė vazhdojė tėrė jetėn.


Nė vazhdimin tjetėr (pjesa e dytė) do tė lexoni:

-A mund tė bėhet njėmend dikush miliarder vetėm me mendime?
-Cili ėshtė shqiptari i gjallė qė arriti tė pasurohet pėrmes kėsaj mėnyre?
-Ēka ėshtė, nė tė vėrtet, SHKENCA AMERIKANE?
-Njohja e vėrtet e ZOTIT!
-Dokumentari “Sekreti i lumturisė” dhe barazimi i tij me VLERTA E JETĖS!
-A do tė ndodh mrekullia qė 2% e mė tė menēurve tė kombit, tė interesohen pėr kėto materiale? etj.






NDRYSHME
Political analysis of the author

 © 2008 www.Syri3.com. Te gjitha te drejtat e rezervuara