Adnan Abrashi

adnan_abrashi@yahoo.com

nanda01al@yahoo.com

 

Meny
Latest books
Favorites site
Site statystics
Translate this page

QYTETRIME TĖ LASHTA
LEMURJA

Thuhet se qytetėrimi i pare qe u zhvillua ne Toke ndodhej ne zonėn e oqeanit paqėsor, mbi njė kontinent qe tani konsiderohet legjende, ne kontinentin Mu ose Lemurja dhe supozohet se ka ekzistuar para rreth 80.000 vjetėsh. Legjendat thonė se Lemurja nuk kishte zhvillim teknologjik te qytetėrimeve te mėvonshme, por ama kishte njė nivel te zhvilluar teknologjik, gjė qe e dėshmojnė mbeturinat e pakta te monumenteve me gurė voluminoze qe deri me sot pėrbejnė njė mister. Mendohet se shkenca e drejtimit dhe e organizimit ishte arritja me e madhe e lemurve.
Legjendat thonė se kishte vetėm njė qeveri dhe njė gjuhe ne te gjithė perandorinė. Lemuret u jepnin shume rendėsi dijes dhe kulturės prandaj kujdeseshin t’u transmetonin qytetareve te tyre te gjitha dijet qe dispononin pėr ligjet e planetit dhe gjithėsisė duke ngritur shkolla pėr ēdo zanat e profesion. Shkolla ishte e detyrueshme deri ne moshėn 21 vjeēare. Pas kėsaj moshe vazhdonte njė pėrqulle tjetėr 7 vjeēare mėsimi dhe vetėm atėherė personi konsiderohej qytetar i kompletuar i perandorisė.
Thonė se qytetėrimi i Lemurjas vazhdoi rreth 50.000 vjet derisa pjesa me e madhe e kontinentit u pėrmbyt pėr shkak te katastrofave natyrore qe ndollėn si shkak i njė spostimi te poleve te Tokės. Pėr sa i pėrket katastrofės ka edhe njė mendim tjetėr qe thotė se e gjithė kjo ndodhi nga reagimi i vete Tokės si njė organizėm i gjalle pėrkundrejt ē’thurjes dhe degjenerimit te Lemurjas dhe banoreve te saj, qe me praninė e tyre kėrcėnonin vete planetin.


ATLANTIDA

Te gjithė e njohin kontinentin legjendar qe ėshtė rrėnjosur ne mendjen e njerėzimit dhe gjithnjė e me shume shton kuriozitetin e tij. Sipas legjendave, kur kontinenti i Lemurjas u pėrmbyt dhe u zhyt ne oqean, atėherė ne zona te tjera te oqeaneve ujėrat u pakėsuan dhe u ulen, kėshtu ishujt e vegjėl ne Atlantik dolėn mbi sipėrfaqen e oqeanit.
Ne ketė mėnyre lindi njė kontinent i famshėm i Atlantidės. Por kohet e fundit ka pasur dhe disa mendime te tjera mbi vendodhjen e vėrtetė te Atlantidės. Pavarėsisht nga vendodhja e sakte e kontinentit, studiuesit me te shumte pranojnė se banoret e tij dispononin njė teknologji te pėrparuar, shume me te zhvilluar se kjo e sotmja.
Ndėrmjet te tjerash pėrmendėn objekte fluturuese, arme elektrike dhe elektronike, llampa te veēanta ndriēimi, mjete transporti si trenat qe lėvizin mbi njė shine, gjeneratorė uji qe e grumbullonin atė nga atmosfera si dhe kristalet e famshme te Atlantidės qe thuhet se i pėrdorin pėr te grumbulluar dhe shfrytėzuar forma te fuqishme energjie. Shume janė ata qe pretendojnė se kokat misterioze prej kristali qe janė zbuluar, e kane origjinėn nga Atlantida. Te gjitha janė ndėrtuar me kristal piriti te pastėr me njė perfeksion teknik te pagabueshėm.
Mendohet se kane aftėsi ēudiberese dhe reflektojnė njohuritė e pabesueshme qe dispononin konstruktorėt e tyre. Thuhet se kokat prej kristali flasin dhe kėndojnė, se kane cilėsi shėruese, se janė depozita informacionesh, se provojnė vizione dhe imazhe dhe se ata qe i shohin mund te hyjnė dhe ne dimensione te tjera. Legjendat thonė se ky qytetėrim dhe zhvillimi i tij u bazua ne njohuritė magjike qe dispononin priftėrinjtė e Atlantidės te cilėt munden te shfrytėzonin forcat e Gjithėsisė.
Te entuziazmuar nga shfrytėzimi i kėtyre formave njė pjese e tyre plotėsuan shume ambicie personale dhe si pasoje u zhvillua njė beteje e ashpėr ndėrmjet magjistareve te Bardhe dhe te Zinj. Kėshtu u shkatėrrua tėrėsisht kontinenti qe u pėrpi nga ujėrat e oqeanit.


PERANDORIA RAMA

Jeni me fat sepse shkrimet e lashta te perandorisė indiane Rama, ne njė mase te madhe kane shpėtuar ne krahasim me shkrimet e qytetėrimeve te tjera. Me gjithė shkatėrrimet nga luftėrat dhe pushtimet, Indianet kane arritur te sjellin ne ditėt tona njė pjese te madhe te trashėgimisė se tyre, ku zbulohen tregime te pabesueshme dhe befasuese per arritjen e teknologjisė te atyre viteve te stėrlashta.
Pėr shume kohe ekzistoi bindja se qytetėrimi indian nuk ishte me i lashte se njėmijė vjet para Krishtit. Por shekullin e kaluar u zbuluan qytetet Mohenxo, Daro dhe Harapa ne fushėn e lumit Hindi ne zonėn e Pakistanit te sotėm te cilėt hodhėn poshtė ēdo supozim te gabuar. Zbulimi i kėtyre qyteteve i detyroi arkeologet te rishikojnė lashtėsinė e qytetėrimit indian duke e shtyre disa mira vjet me pare. Pėr ēudinė tyre u vėrtetua se kėto qytete ishin mjaft te zhvilluara dhe ndėrtimi i tyre ishte bere sipas njė projekti te hollėsishėm.
Njė pėrshtypje te veēante beri rrjeti i ujėsjellėsit dhe ai i kanalizimeve qe ėshtė i njė niveli me te larte nga ai qe ka sot Pakistani dhe shume vende Aziatike. Pėr ketė qytetėrim te lashte mjaft te avancuar disponohen tekste te shkruara te cilat flasin per te famshmen Vimanas, disa anije fluturuese te nje teknologjie shume te larte. Thuhet se me to Ramat ishin ne gjendje te udhėtonin edhe ne hapėsire, duke vizituar planetė dhe satelite te sistemit tone diellor
.

QYTETRIMI I ASIRISĖ DHE I MESDHEUT

Te pakta janė legjendat qe bėjnė fjale pėr qytetėrimin Asirian dhe atė te Mesdheut. Ne epokėn e kulmit te Atlantidės dhe perandorisė Rama, Mesdheu ka qene njė fushe e pasur me njė qytetėrim te lashte. Nili kalonte nga thellėsia e Afrikės dhe nuk derdhej ne Mesdhe se atėherė ai nuk ekzistonte. Ai kalonte pėrmes fushės se Mesdheut dhe Sicilisė se sotme, drejt Atlantikut, nėpėrmjet ngushticės se sotme te Gjilbratarit.
Qytetėrimi Asirian kishte mjete te konsiderueshme teknologjike dhe u zhvillua ne nje shkalle te tille qe sot mund ta shohim vetėm ne skenarėt fantastik-shkencore. Ama pėrmbytja e Atlantidės pati pasoja kataklizmike, shkatėrruese dhe pėr zonėn e Mesdheut. Ujerat e Atlantikut kaluan dhe pėrmbyten gjithēka, edhe qytetet kryesore te Asirianeve duke i shtyre te mbijetuarit te gjenin strehe ne zonat me te larta. Ndėrtimet me gurė te gjetura janė monumente kulture dhe teknologjie asiriane.
Pėrveē kėsaj dhe kėrkime arkeologjike kane zbuluar ne Mesdhe mbi 200 qytete te zhytura. Edhe qytetėrimi i mėvonshėm Egjiptian, se bashku me atė Minoik konsiderohen nga disa studiues si vazhdim te qytetėrimit te madh unik. Pėrveē ndėrtimeve me gurė gjigante edhe ne ketė qytetėrim ishte shume i pėrhapur pėrdorimi i elektricitetit bile ne fusha akoma te panjohura pėr epokėn tone, ndėrkohe qe dispononin objekte fluturuese me njė teknologji te njėjtė pėr te gjitha qytetėrimet e lashta.
Thuhet si vijat misterioze ne Malte, te zbuluara neper rrėpira dhe nen ujė, ndoshta pėrbėnin pjese te njė sistemi vijash, si njė lloj rruge treni me te cilėn lidheshin qytetet asiriane qe sot janė zhdukur ne det.


GREQIA E LASHTE

Pėrpara lulėzimit te shpirtit klasik grek, me krijimtarinė madhėshtore ne te gjitha fushat e kulturės dhe artit, ka ekzistuar njė qytetėrim i mėparshėm, shume i zhvilluar pėr te cilin sot ne dimė shume pak.
Disa mendojnė se burimi me i rėndėsishėm pėr ato epoka ėshtė mitologjia e lashte. Ne fakt ajo mbėshtetet ne n je realitet sipas te cilit, secila nga dymbėdhjetė perėndite ishte njeri i vėrtetė por me kalimin e mijevjecarve gjithēka u transformua ne mit dhe legjende. Ne ato epoka te stėrlashta greket e pare kishin njė kulture te larte shpirtėrore dhe intelektuale si dhe nje teknologji te zhvilluar, kishin lidhje me qytetėrime te tjera dhe luanin njė rol derteminant ne zhvillimin e njerėzimit.
Zbulimi i kompjuterit te Antitithiqires ėshtė njė nga zbulimet me te rėndėsishme qe dėshmon pėr dijet dhe aftėsitė teknologjike te paraardhėsve tanė. Veprat te ndryshme hidraulike, makinat fluturuese te Dedalit, labirinti misterioz i Dedalit ne Krete, zbulimi i njė makine robotike si dhe Disku i Festit qe akoma nuk ėshtė deshifruar tregojnė pėr nivelin e larte te kėtij qytetėrimi.
Realizimet e mėvonshme te skulpturės dhe arkitekturės klasike mendohet se e kishin bazėn ne disponimin e disa sekreteve qe u trashėguan nga teknologjia e stėrlashtė. Njė nga kėto vepra ėshtė Partenona tek akropoli qe ėshtė tregues i paperseritshem i proporcioneve matematike, pėrdorimi i te cilave nxjerr ne pah efektet optike.


EGJIPTI I LASHTĖ

Disa studiues mendojnė se qytetėrimi egjiptian ėshtė njė tregues i transmetimit ne te, te mistereve te Atlantidės se humbur. Bile thuhet se Egjipti u be strehe e njė emigrimi njerėzor nga ky kontinent, para se atij ti vinte fundi.
Priftėrinjtė e Atlantidės me te krye priftin Thoth ishin ata qe vunė themelet e qytetėrimit egjiptian dhe u transmetuan vendasve sekretet e mėdha se bashku me ēelėsat e shfrytėzimit te forcave te mėdha te natyrės. Ky ishte dhe shkaku qe procesionet magjike arritėn kėtu nivele shume te larta dhe rezultateve. Njė nga misteret me te mėdha mbeten piramidat qe akoma dhe sot nuk dihet se kur dhe si janė ndėrtuar. Pėrmasat mahnitėse matematike, ngjarjet misterioze qe u atribuohen, lidhja e tyre me disa yjėsi, janė vėrtet gjera te ēuditshme dhe jo plotėsisht te shpjegueshme.
Ato nuk janė vetėm varret e faraonėve, siē mendohej me pare, por kryenin dhe funksione te tjera. Shume njerėz besojnė se ne sallat e nen dheshme te piramidave te cilat akoma nuk janė zbuluar, ndodhen te depozituara sekretet dhe misteret me te mėdha te zhvillimit njerėzor. Natyrisht dhe lidhjet me hapėsirėn nuk mund te pėrjashtohen nga pikėpamjet qe u atribuohen piramidave, si mekanizma te kontaktit me sisteme te largėta yjore. Shkenca e njė zhvillimi te avancuar teknologjik ne Egjipt pėrforcohet dhe nga disa zbulime te pashpjegueshme te disa objekteve.
Ne muzeun e Kajros ndodhet njė model i lashte prej druri i njė avioni si dhe vizatime avionėsh dhe helikopterėsh. Pėrmenden dhe disa drita, disa qirinj misterioze te cilėt vendoseshin neper varre e tempuj dhe nuk shuheshin kurrė. Janė gjetur dhe objekte te skalitura qe sipas studiuesve ngjanin me pajisje elektronike dhe me konkretisht me ekrane televizori.


QYTETRIMI MAJA

Ne Amerikėn Latine njė qytetėrim tjetėr i zhvilluar lulėzoi. Ai ishte qytetėrimi i fiseve Maja. Majat ishin astronomė dhe matematicienė te shquar dhe ndėrtuan kėshtu shume qytetet e tyre ne njė harmoni te plote me natyrėn. Ndėrtuan kanalizime dhe rrjete te pėrsosura hidraulike ne gadishullin Jukatan. Sipas studiuesve dispononin mjaft pajisje te njė teknologjie te pėrparuar. Prej shume studiuesish mendohet se ne vendet ku kane jetuar Majat, duhet te ketė ekzistuar njė salle e lashte ku ishin grumbulluar te gjitha arkivat e qytetėrimit.
Disa thonė se ndodhet ne njė piramide ne pjesėn e nėndheshme te saj, me tunele dhe salla sekrete. Legjendat thonė se ne kėto depo te njohurive, kėto informacione janė depozituar ne kristale prej piriti te njė cilėsie te larte te cilat janė ne gjendje te depozitojnė sasia te pafundme informacionesh dhe dijesh, te ngjashme me CD-te e sotme.


KINA E LASHTE

Rrėnjėt e qytetėrimit misterioz shume shekullor kinez zhduken ne thellėsinė prehistorike te njerėzimit. Ka mendime se kinezet janė pasardhės te Lemurėve te lashte ndėrsa te tjerė mendojnė se janė me origjine nga Atlantida, ose pasardhės se qytetėrimit te Gobit, zhvilluar ne shkretėtirėn e sotme me te njėjtin emėr. Si afėrsi dhe lidhje me fiset Maja, simboli me i njohur ėshtė Jin-Jang.
Njė karakteristike tjetėr e pėrbashkėt ėshtė pėrdorimi i mineralit te piritit. Nuk dihet se ku e gjeten kinezet ketė material por mendohej se sillej nga Amerika Qendrore. Misteri ama qėndron ne faktin se akoma dhe ne Amerikėn Qendrore nuk janė zbuluar miniera te tilla. Mendohet se kinezet udhėtuan pėr ne Meksike rreth 500 vjet pėrpara Krishtit duke lėnė atje disa elemente te qytetėrimit te tyre.
Ata dispononin gjurmues tėrmetesh, mjete fluturuese, si dhe teknologji hidraulike, ata janė zbulues te barutit, te monedhave prej letre, te tipografisė dhe krijuan ligjet e te drejtės qe ne epokat me te lashta. Dėshmi te njė qytetėrimi te lashte dhe shume te zhvilluar kinez janė zbulimi i thumbave prej alumini (viti 1959) qe daton me mijra vjet me pare. Duhet shėnuar se alumini nxirret nga boksitet vetėm me anėn e pėrdorimit te elektricitetit.


NJE QYTETRIM MISTERIOZ

Ne kohen kur lulėzonte qytetėrimi i Atlantidės dhe i perandorisė Rama ne Indi, legjendat bėjnė fjale pėr njė qytetėrim tjetėr te zhvilluar qe zinte njė hapėsire te madhe ne Azi, atje ku sot ndodhet shkretėtira e Gobi e Mongolisė.
Thuhet se ne ketė hapėsire te shkretėtirės pa fund, dikur shtrihej deti dhe ishte zhvilluar aty njė kulture e larte me shume qytete bregdetare. Ne ketė qytetėrim pėrmenden arritje teknologjike qe i tejkalojnė ato te sotmet si dhe kontaktet me qenie nga sisteme se tjera yjore, udhėtimet ndėrplanetare etj.
Thuhet se ne njė ishull te detit te Gobit kishte ardhur nga Afėrdita dhe u vendos ne Samat Kumari njė qenie intelektuale e gjithanshme qe mori pėrsipėr zhvillimin e planetit tone. Gjithashtu thuhet se ky qytetėrim nuk u shkatėrrua si te tjerėt por arriti ne njė nivel te tille pėrsosmėrie sa qe kaloi ne njė dimension tjetėr, tek atij natyror. Ne atė dimension vazhdon te ekzistoje akoma sot, ndėrsa ndikon ne mėnyre krijuese ne tere zhvillimin njerėzor.
Kėshtu krahasohet me qytetin Sabala ku banojnė te gjithė udhėheqėsit shpirtėror te planetit tone. Shume vete kane tentuar te studiojnė shkretėtirėn Gobi por pa rezultat. Interesant ėshtė fakti qe piktori i shquar rus Nikola Rerih ne vitin 1930, pa njė disk fluturues mbi Tibetin e veriut dhe e lidhi ketė me makinat fluturuese qe disponoheshin ne zonėn e shkretėtirės Gobi.
Mendohet se ekzistojnė njerėz me nivel te larte intelektual, te cilėt janė ne gjendje te perceptojnė ekzistencėn e qytetėrimit qe vazhdon te jetoje ne atė zone, dhe se vetėm atyre u lejohet ta vizitojnė. Disa pretendojnė se Tibeti pėrfaqėson njė perceptim material te kėsaj te padukshmeje, dhe janė interesuar ne disa biblioteka sekrete te manastireve te caktuara.

NDRYSHME
Political analysis of the author

 © 2008 www.Syri3.com. Te gjitha te drejtat e rezervuara