|
▪ Nė botė ndodhin
shumė gjėra tė pabesueshme qė ne i
quajmė mrekulli sepse nuk kemi pėrgjigje
adekuate pėr to. E vėrteta ėshtė se ato
ndodhin dhe pėrherė sfidojnė njohurinė
tone tė kufizuar, duke na bindur
pandėrprerė, se dimė aq sa s'dimė asgjė.
Rasti i pazakonshėm i
ushtarit Sovjetik i cili shėrbente nė
Forcat e Armatosura Ruse gjatė luftės nė
Afganistan, ėshtė ngjarje e vėrtetė dhe
e bazuar nė tregimin e vetė akterit tė
saj
Tregimi ėshtė botuar nė revistėn "ORAKUL"
Ja pėrmbajtja e saj:

Njėsia ushtarake ku ka
shėrbyer ushtari Oleg ka qenė e
stacionuar nė njė provincė tė pabanuar
malore tė Afganistanit . Misioni i tyre
ishte vėzhgimi i malit tė lartė
strategjik, ashtuqė njėsiti ishte ndarė
nė dy llogore fushore, tė vendosura
pėrballė anėve tė kundėrta tė malit tė
lartė nė mes. Tabori kryesor numėronte
12 ushtarė, ndėrsa nė llogoren e dytė,
nga ana e kundėrt e malit, ishin vetėm
katėr ushtarė vėzhgues. Detyra kryesore
e Olegut ka qenė furnizimi me ushqim
pikėrisht i kėtij logori mė tė vogėl.
Njė ditė, duke udhėtuar shtegut unazore
nė rrėzė tė malit , mu nė mes rruge,
takon njė gjarpėr tė madh qė ishte
pėrdredhur rreth njė guri dhe me shikim
fiksues e vrojtonte atė. Edhe pse u
frikua shumė duke u shtangur nė vend, ai
u pėrmbajt duke mos e larguar shikimin
qė gėrshetohej me atė tė gjarprit. Me
armėn qė e kishte, nuk guxonte tė
shtinte, pasiqė hordet armike pėrherė
qarkullonin aty pari. Pėr momentin, i ra
ndėrmend qė nga termosi i madh i
ushqimit qė e kishte me vete, ta hudhėr
nė drejtim tė gjarprit njė copė mishi.
Ashtu edhe bėri. Gjarpri u angazhua
rreth mishit dhe Olegu pa kurrfarė
problemi kaloi skaj tij pėr ta vazhduar
rrugėn mė tej.
Karakteristika e tėrė
kėtij tregimi nuk mbaron vetėm me kaq.
Gjarpri tanimė qe mėsuar dhe rregullisht
nė vendin e njėjtė e priste "mikun " e
vet bamirės. Gjithnjė Olegu nė kohėn e
caktuar shtegtonte kėtė rrugė dhe
gjithnjė gjarprin e takonte nė vendin e
njėjtė duke e ushqyer atė me nga njė
cope mish.
Kjo miqėsi e pazakonshme
zgjati plotė 2 muaj.
Njė ditė, ushtari Oleg,
duke bėrė marshutėn e tij tė pėrditshme,
nuk e takoi gjarprin nė vendin e caktuar.
U befasua pa masė pse ai nuk ishte aty
ta merrte "hisen" e vetė. Ndalet, dhe
fillon ta kėrkoj "mikun" mat anė rrugės.
Por kot! Gjarpri nuk qe askund. Nuk
kishte kohė ta priste mė gjatė, sepse
shokėt tjerė ushtarė nga logori i vogėl,
e prisnin drekėn e tyre. Vazhdoi rrugėn
qė mos tė vonohet
dhe
papritmas diēka
e madhe u hedh mbi tė duke ju
mbėshtjedhur me njė shpejtėsi rreth tėrė
trupit .
Ishte gjarpri! Olegu u
shtang nga kjo "pabesi ". Prej frikės sė
madhe qė e kaploi, detalet tjera as qė i
kujtoheshin, E mbante nė mend vetėm atė,
se pas njė kohe, gjarpri e kishte liruar
nga pėrqafimi i tij, dhe nė mėnyrė tė
qetė ishte larguar nė drejtim tė malit
tė dendur.
Edhe pse e shoshiti
gjatė kėtė ngjarje nė mendje, Olegut nuk
i hynte assesi nė kokė pse gjarpri
veproi kėshtu me te. Pasi u qetėsua nga
trauma e frikės sė madhe qė e kishte
kapluar, dhe erdhi nga pak nė vete,
shikoi orėn dhe tek atėherė konstatoi se
kishte qenė plot 30 minuta nėn
pėrqafimin e gjarprit.
Duke e bluar vazhdimisht
nė kokė kėtė ngjarje tė pabesueshme qė i
kishte ndodhur, vazhdoi rrugėn edhe pėr
disa mile sa i kishin mbetur drejt cakut.
Posa u afrua llogorit, njė qetėsi
vdekjeje e irritoi intuitėn e tij.
Kishte njė ndjenjė tė keqe?!
U afrua mė afėr dhe
s'kishte se ēka tė shihte: nė vend se
t'i takonte katėr shokėt e vetė ushtar,
ai takoi katėr kufoma tė shtrira pėrtokė
dhe tė mbuluara me gjak. Ata ishin
sulmuar dhe vrarė nga armiku. Atij nuk i
mbetej asgjė tjetėr, pėrpos tė largohet
sa mė shpejt nga ky vend dhe t'i njoftoj
shokėt nė taborin kryesor, qė ishin nė
anėn tjetėr tė malit. Duke e hedhur
termosin e ushqimit pėrtokė, vrapoi me
shpejtėsi nė drejtim tė tyre.
Kur arriti nė bazė, nuk
kishte se ēka tė shihte: tė gjithė
ushtarėt tjerė edhe nė kėtė pikėqėndrim
ishin masakruar nė mėnyrė mė mizore nga
armiku. Kot kėrkoi nėpėr tenda tė
zbraztė ndonjė tė gjallė, por nuk takoi
asnjeri qė frymonte. Nga e tėrė
ekspedita ushtarake e pėrqendruar
pėrreth kėtij mali tanimė tė mallkuar,
vetėm ushtari Oleg kishte shpėtuar
gjallė dhe pa therė nė kėmbė.
Ai tek tani e kuptoi
enigmėn e cila vetėm para disa minutave
nuk kishte zgjidhje pėr te. Gjarpri e
sulmoi me qėllim qė ta ndalonte dhe ta
mbante larg llogorit.
E pabesueshme por e
vėrtetė: atė e shpėtoi gjarpri
!
Adnan Abrashi-Nanda
|