|
▪
Kudo dhe nė ēdo hap gėnjehet dhe vetėm
gėnjehet. Gėnjejnė mė tė mėdhenjtė dhe
mė tė nderuarit, gėnjejnė kryetari,
kryeministri dhe ministrat, forumet mė
tė larta dhe klerikėt; gėnjehet nė
deklarata dhe proklamata, nė televizion,
radio dhe gazeta... kudo dhe nė ēdo hap
gėnjehet!
Gėnjehet dhe vetėm gėnjehet!
Si duket, gėnjeshtra na ėshtė bėrė si
art i tė jetuarit dhe si njė ves qė e ka
pėrfshirė ēdo pore tė jetės sonė, qė nga
familja, politika, e deri tek tregtia;
qė nga sporti, e deri tek kultura; qė
nga ideologjia, e deri tek zbavitja...
Kudo tė shkosh, dhe ēka do qė tė
krahasosh, ēdo kund dhe nė ēdo hap
sundon principi i hedhjes sė pluhurit
nė sy, ose, mė shul shqip, kush kujt
mundet me ja ngulė!
Si duket, mė nė fund nuk na ka mbet
asgjė tjetėr, veēse tė pranojmė se
gėnjeshtra na ėshtė bėrė pjesė e
pandashme e realitetit tonė, duke na u
instaluar pa presedan dhe si njė shprehi
negative e morali tonė tė ri shoqėror nė
vazhdimėsi.
Por, fatlumėsisht (apo fatkeqėsisht)
gėnjeshtra nuk ėshtė vetėm si
karakteristikė specifike e shoqėrisė
kosovare, sepse, ajo si fenomen, ėshtė
mjaft e shprehur edhe gjetiu.
Zakonisht, nė nivelet globale,
gėnjeshtrat mė tė ėmbla thuren nė emėr
tė lirisė dhe demokracisė, si dhe
vlerave tjera tė larta universale. Pėr
interes gjoja tė paqes, me gėnjeshtra tė
fabrikuara mirė, shkaktohen luftėrat;
nėn pretekstin e lirisė, tentohet tė
vihet kontrolli ndaj tė gjithėve; nė
emėr tė barazisė bėhet diskriminimi,
ndėrsa, nė emėr tė drejtėsisė bėhen
padrejtėsitė edhe mė tė mėdha... e
kėshtu me radhė.
Posa tė dėgjoni qė ndonjė funksionar
autoritar ndėrkombėtar tė ketė deklaruar
se nė kėtė apo atė pjesė tė botės, me
sukses veprohet nė planin humanitar dhe
mbrohen e tė drejtat njerėzore,
menjėherė duhet tė dyshohet se kemi tė
bėjmė me diēka krejtėsisht tė kundėrt.
Qėllimi i fundit konspirativ i kėtyre
veprimeve kinse humanitare dhe kinse nė
emėr tė instalimit tė demokracisė sė
mirėfilltė, ėshtė, pikėrisht, suspendimi
i tė drejtave dhe kufizimi i lirive tė
atij grupi, populli apo shteti.
Merrni me mend?! Kemi ardhur nė aso
situate ku demokracia instalohet me
dhunė, duke pėrdorur edhe forcėn
ushtarake dhe policore. Prapa kėtij
preteksti, kudo vriten njerėzit dhe nuk
kursehen as fėmijėt, ndėrsa ne si masė
popullore, apo opinion, kėto gėnjeshtra
tė arsyetuara nga zyrtarėt, i gėlltisim
si veprime tė paevitueshme dhe nevoja tė
pashmangshme ekstreme.
Mė 10 shkurt tė vitit tė kaluar, a nuk
ishim edhe ne kosovarėt dėshmitarė dhe
pjesėmarrės aktiv tė kėtij realiteti?!
Gjeniu mė i madh botėror i marketingut
politik dhe bashkėpunėtori i ngushtė i
Hitlertit, Gebelsi, nė njė prononcim tė
vetė publik, dikur pat deklaruar:
Nėse veē duhet tė gėnjesh, atėherė bėje
njė gėnjeshtėrt tė madhe, sepse, edhe
kur tė zbulohet ajo dikur, ende do tė
ketė mjaftė njerėz qė do tė mendojnė :
Hajt se nuk i dihet! Ka diēka aty.
Edhe pse kishte deklaruar kėshtu, dihet
se Gebellsi, kėtė mėnyrė tė veprimit e
ka pasur si njė metodė tė programuar dhe
tė bashkėrenditur mirė, andaj,
gėnjeshtrat e tija eventuale tė
qėllimshme, mund tė merren vetėm si
taktikė e njė strategjie tė pėrsosur
politike.
Ndėrsa, gėnjeshtarėt kosovare janė diēka
tjetėr, dhe tejet specifik. Ata kur ta
lėshojnė njė rrenė, vetė i besojnė asaj
mė tepėr. Pra, na rrenė, dhe vetė
kujtojnė se ėshtė pėnima...
Runa Zot prej gėnjeshtarėve tanė...!!
Adnan Abrashi
|