|
▪ Sa herė qė e
vrojtoj kėtė hapėsirė tonė politike,
ekonomike, morale... nė tė cilėn
gjendemi sot, gjithnjė mė shfaqet si
dyshim ajo dhunti sfiduese e ndėrgjegjes
sime intelektuale: mos vallė menēuria e
jonė e lashtė e trashėguar si popull
gjer mė tani s'ėshtė shprehur, apo ...ndoshta
nuk e kemi pasur fare?
Dashtė Zoti qė tė jetė
kjo e para, por si po na shkojnė punėt,
kam frikė se pėrgjigja adekuate ėshtė
vetė pjesa e dytė e dyshimit?!
Mendimtari i madh grek,
Sokrati, para shumė shekujsh thoshte: "Unė
di aq sa s'di asgjė". Njė "i menēur" i
yni, pėrkundrazi beson se di ēdo gjė dhe
pėr kėtė ėshtė nė gjendje qė me orė tė
tėra t'ju bindi pėr njohurinė e vetė qė
ka nga tė gjitha lėmenjtė e jetės:
shkencė, politikė, sport, kulturė...Vaj
halli, nėse rastėsisht nė kėto tentime
tė kėtij "tė menēuri" provoni t'i
kundėrviheni.
Dihet se ēka do t'ju gjej!
Menjėherė do tė pasoj reagimi i ashpėr
emocional, besa edhe nė shumicėn e
rasteve ofendues - "ju jeni askush", "ju
nuk dini asgjė"... , e mo Zot, ndoshta
edhe ndonjė gjė tjetėr...
S'ke se ēka t'bėsh!
Kėshtu e kemi ne shqiptarėt. Tė gjithė
jemi njėfarė dore, "UNIVEZALISTA" dhe "ENCIKLOPEDISTA"!??
Sido qė tė jetė,
pajtohemi tė gjithė se, tani para nesh
si kosovar ėshtė sprova mė e madhe
historike dhe dhashė Zoti, qė menēurinė
tonė tė cilės gjithmonė i kemi besuar se
e kemi, ta shfrytėzojmė pikėrisht nė
kėto raste vendimtare.
Por, pak dyshoj! Sepse,
sikur tė gjykojmė me gjendjen e mendjes
tonė tė tashme, nuk duhet tė shpresonim
edhe aq shumė. Por, nėse mbi tė gjitha,
si vendimtare, do tė dominoj instinkti
kolektiv shekullor i popullit tonė,
ndėrtuar pėrherė mbi trimėrinė, moralin
e shėndosh, drejtėsinė dhe dinjitetin,
atėherė lirisht mund tė thuhet se ka
shpresa.
Por, nė kėtė kohė qė
gjendemi ne sot, edhe sikur tė kishim
shumė mend, nuk do tė na mjaftonte.
Sepse, pėrveē mendjes dhe menēurisė, na
duhet edhe urtėsia.
Po, po! Edhe URTĖSIA!
Sepse kėto tė dyja nė mes veti janė
tejet tė kundėrta.
Me dijeni nėnkuptojmė, qė
nga njohja dhe mbajtja nė mend e shumė
tė dhėnave e shėnimeve qė na ofrohen nė
ēdo ēast, e gjeri tek intelekti qė na
formon si intelektual. Fatmirėsisht,
kėso "dijetar" kemi mjaft dhe nė ēdo
vend, e mė sė shumti aty ku vendoset nga
lartė - NĖ PUSHTET.
Mos vallė mu pėr kėtė e
kemi gjendjen ashtu siē e kemi? Jemi aty
ku jemi?!
E URTĖSIA? Ēka ėshtė
urtėsia?
Urtėsia ėshtė shumė mė e lartė se vetė
intelekti dhe tėrė menēuria sė bashku.
Ajo vendos shpejtė dhe drejtė. S'ka
gabime dhe nuk frikėsohet nga askush, e
mė sė paku nga vetja. Ėshtė aftėsia e
Zotit e ndėrtuar gjatė dhe me vrojtim tė
qartė nė rrjedhėn e gjėrave. Ajo i gjen
shkaktarėt nė pasoja, dallon realitetin
nga iluzionet, vlerėson saktė ē'ėshtė
patjetėr pėr momentin, ėshtė e
panėnshtrueshme para emocioneve dhe
instinkteve momentale. Nuk ėshtė
egocentrike dhe nė gjykime ėshtė tejet e
shpejtė dhe e qartė. Nė tė s'ka
kokėfortėsi, por vendosmėri, nuk ėshtė
imponuese dhe zėdhėnėse, por ėshtė e
patjetėrsueshme, sepse nė vete pėrmban
forcėn e madhe tė realitetit.
Urtėsia sot na nevojitet
shumė dhe mė sė tepėrmi, por ku ta
gjejmė atė? A ekziston?
E k z i s t o n! Por, jo
nė vendet ku vendoset. Ajo nuk gjendet
aty, sepse nuk di tė vardiset, nuk
imponohet dhe as lajkaton, prandaj edhe
me arsye tė plotė nuk ėshtė nė pushtet
ku ne jemi mėsuar ta kėrkojmė.
Fare nuk ėshtė ēudi pse
ajo nuk ėshtė nė pushtet, por duhet tė
jetė ēudi pse pushteti nuk i kėshillon
ata qė e kanė kėtė aftėsi, sė paku pėr
tė pasur edhe me se tė lavdėrohen si
zakonisht, se urtėsia e dikujt ėshtė e
tyre.
Sė fundi, do t'ju shpalos
edhe njė frikė qė mė mundon: sikur sot
tė kishim votuar nė mes tė "menēurit"
tonė, i cili na bind se di ēdo gjė, dhe
atij tė urti tė lashtė qė mendonte se di
aq sa s'di asgjė, sigurisht se do tė
fitonte ky i pari. Sepse, ai ėshtė mė i
afėrt, mė i kuptueshėm, mė praktik dhe
mė i kapshėm pėr ne... Sepse ai ėshtė
pjesė e realitetit tonė...
Adnan Abrashi - NANDA |