SYRI 3

 
 

Adnan Abrashi

Kontaktoni me ne: adnan_abrashi@yahoo.com
nanda01al@yahoo.com

 

 

Ballina

Parapsikologjia

Mistika

Mėsimet e vjetra

Religjionet

Horoskopi

Shėrimet

Psikologji

Filozofi

Muzikė shėruese

Libra

Tema

............................................

Kosovarja

 

 

Mate shpejtėsin e internetit tėnd

 

Vėrejtje!

Lejohet marrja dhe kopjimi i gjithė materialit tė prezantuar nė kėtė ueb-faqe, me kusht qė, gjatė editimit tė tyre nė ndonjė publikim tjetėr, tė theksohet patjetėr burimi dhe autori i saj.

 

Himni i qytetit tim

Njė kėnge e pa kėnduar ende.

E shkruar thjesht por nga zemra

Fashizmi bashkėkohor nėn vellėn e demokracisė?!

Edhe pse, si njė sistem politik kaherė i pėrendur, fashizmi dhe elementet e saja ideologjike, kohėn e fundit, gjithnjė e mė shumė janė prezente nė principet politike dhe praktikėn e shumė shteteve bashkėkohore, tė cilat, "de fakto", pretendojnė se gjoja ndėrtohen nga traditat dhe parimet e mirėfillta demokratike.

Ndoshta do tė duket e pabesueshme, por globalizimi dhe njė qendėr e fortė e sundimit politik dhe ekonomik tė nivelit evropian dhe botėror, nuk ėshtė ide e kohės moderne. Shtete e sotme tė integruara nė Evropėn e Bashkuar, me njė territor pa kufi, valutė dhe ekonomi tė integruar, mė sė pari ka qenė ide dhe synim i parealizuar i fashizmit Gjerman tė HITLERIT dhe aleatėve tė tij gjatė viteve tė dyzeta tė shekullit tė kaluar.

Etimologjikisht nocioni "FASHIZĖM" buron nga fjala latini "Fasces" qė ka kumtimin e tufės sė thuprave apo kallinjve tė grurit tė bashkuara nė njė tog, njė simbolizėm qė figurativisht pasqyron rėndėsinė e pacenueshme tė bashkėsisė kolektive tė ndėrtimit tė shtetit, nė raport me individin si faktor minor.E shprehur edhe figurativisht, kėtė domethėnie mund ta gjejmė nė shumė simbole tė fashizmit italian dhe asaj gjerman, nė formė tė togut tė thuprave, togut tė kallinjve, etj,. E, sa pėr kureshtje, ky simbol mund tė gjendet edhe nė vllėzėritė e ndryshėm tė masonerisė me ndikim botorė, veēanėrisht tė iluminatėve, andaj, nėse do tė analizohen me vėmendje simbolet e shumė shteteve tė sotme, nė to do tė hasim nė zgjidhje afėrsisht tė njėjta grafike, e qė kanė kėtė porosi dhe domethėnie.

 

Nė fakt, sot, pa u thelluar realisht nė thelbin e vėrtetė tė saj, sa herė qė tė pėrmendet termi FASHIZĖM, automatikisht aludohet nė Gjermanin e dikurshme naziste dhe politikėn e saj tė diskriminimit racor, antisemitizmin, likuidimin e pamėshirshėm tė kundėrshtarėve ideologjik, llogoret dhe Luftėn e dytė Botėrore.

Bazuar, nė faktet se ēka ka ndodhur gjatė Luftės sė dytė botėrore, fashizmi si ideologji shtetformuese, ka qenė dhe gjithnjė do mbetet sinonim i sė keqes. Por, edhe pse ajo ishte si njė tendencė e dėshtuar politike, kohėn e fundit, fashizmi dhe elementet e saja ideologjike, gjithnjė e mė shumė janė prezente nė strukturat politike tė shumė shteteve bashkėkohore, qė nė shikim tė parė duken si shtete dhe sisteme tė njė tradite tė madhe demokratike.

Qė ta kemi tė qartė kėtė rrezik latent pėr botėn dhe njerėzimin nė pėrgjithėsi, unė nė kėtė rast, do t'ju prezantoj 14 specifiket e pėrgjithshme tė regjimeve FASHISTE, tė cilat, nė njėrėn prej eseve tė veta tė titulluar "A ėshtė kush pėr fashizmin" i ka prezantuar hulumtuesi dhe politologu me renome botėrore Dr. Lawrence Bitt.

Deri nė diferencimin e kėtyre karakteristikave metodike, ai ka arritur duke bėrė krahasime me sistemet politike shtetėrore tė Hitlerit, Musolinit, Frankos, Suhartos, Pinoēetit etj.

Sipas Dr. Lawrences, 14 elemente specifike dhe esenciale tė regjimeve shtet formuese fashiste nė botė janė:

1. Nacionalizmi i fuqishėm dhe i pėrhershėm.-Regjimet fashiste gjithnjė synojnė nė shfrytėzimin maksimal tė sloganeve patriotike dhe nacionale tė shprehura nė forma tė simboleve, muzikės dhe kėngėve patriotike etj. Madhėrohet dhe glorifikohet shėnimi i ēdo ngjarje apo festė historike kombėtare, duke u pėrdorur me tė madhe nė to, elementet folklorike nacionale: flamujt, stemat, fotografitė dhe simbolet tjera nacionale.

2. Nėnvlerėsimi i drejtave tė njeriut.- Nga frika prej armikut permanent dhe nevojės pėr siguri, njerėzit qė jetojnė nė regjimet e ndryshme fashiste, besojnė se nė disa raste tė rrezikimit tė sigurisė nacionale, mund tė pranohen edhe kufizime e tė drejtave tė njeriut. Nė emėr tė kėtij rreziku tė imponuar nga sistemi, populli i atij shteti, as qė do tė vėrej kėto cenime flagrante tė drejtave universale, duke lejuar dhe arsyetuar edhe pastrimet e ndryshe etnike, deportimet, ekzekutimet masive, arrestimet e njerėzve dhe mundimet e tyre me metoda mė drakoniane. Preteksti i vetėm ėshtė se ata, gjoja janė kundėrshtar tė rrezikshėm tė sistemit.

3. Identifikimi i armikut potencial - Nė emėr tė luftės kundėr terrorizmit, liberalizimit, socializmit, rrezikut nga pakicat e ndryshme kombėtare, fetare, racore, etj, masat e helmuara me ndjenjėn e tepruara tė nacionalizmit dhe patriotizmit, e pranojnė kėtė rrezik tė pėrbashkėt qė ju servohet, duke i lejuar sistemit pėrdorimin e tė gjitha metodave si mjete kundėr tyre.

4. Ndihma ushtarake - Edhe kur kėto shtete ballafaqohen me shumė probleme ekonomike dhe sociale, duke i anashkaluar dhe injoruar nevojat e brendshme ekzistuese reale, ushtrisė nga buxheti, jo proporcionalisht ju akordohen shuma tė mėdha financiare. Nė prapavijė propagandistike tė kėtyre veprimeve, ushtria dhe shėrbimi ushtarak madhėshtohen nė piedestal.

5. Favorizimi gjinor. Nė shtete me elemente tė regjimit fashist, mė tepėr avancohet pozita dhe rėndėsia e mashkullit nė shoqėri. Njė rėndėsi e veēantė i jepet edukatės puritane tradicionale, duke ju shpallur njė luftė tė hapėt lėvizjeve tė ndryshme feministe. Pamėshirshėm, nėn shėnjestėr vihen devijimeve tė ndryshme shoqėrore tė natyrės seksuale, e veēanėrisht homoseksualizmi.

6. Kontrollimi dhe censurimi i mediave masive.- Pėrmes formave tė ndryshme tė imponimit, nė sistemet fashiste, mediat janė tė kontrolluara nga shteti. Nė kėto raste, format e censurės qė zakonisht aplikohen ndaj mediave, mund tė ndahen nė dy grupe: nė grupin e parė hynė censura klasike-direkte, pėrmes emėrimit zyrtar tė pėrfaqėsuesit qeveritar si pėrgjegjės pėr median e caktuara, dhe e dyta, censurės mė tė sofistikuar-indirekte, pėrmes pėrkrahjes morale dhe financiare tė simpatizuesve qeveritar qė punojnė nė medie: drejtor, kryeredaktor, redaktor, gazetar etj.

7. Opsesioni i pėrhershėm me sigurinė nacionale.- Qeveritė e kėtyre shteteve nė opinion gjithnjė manipulojnė me logjikėn e imponimit tė frikės. Kėshtu, ēfarėdo mase qė ndėrmarrin nė veprimet e veta, i arsyetojnė ato me rrezikimin e interesave nacionale.

8. Religjioni dhe shteti janė tė gėrshetuara.- Zakonisht tek kjo karakteristikė vėrehet njė simpati e haptė, bashkėveprim dhe koordinim parimor nė mes tė qeverisė dhe religjionit, posaēėrisht atij religjioni qė ėshtė mė i pėrhapur dhe me ndikim mė tė madh tek masat. Nė kėto raste, nė retorikėn e politikanėve dhe pėrfaqėsuesve zyrtar shtetėror, vėrehet njė terminologji mė e shprehur religjioze, edhe pse, nė princip, parimet esenciale tė politikės sė tyre, diametralisht janė tė kundėrta nė mes vetiu.

9. Fuqia korporate ėshtė e mbrojtur dhe e privilegjuar.- Nė sistemet me elemente fashiste tė organizimit tė pushtetit, industrialistėt dhe aristokracia e pasur, janė ata qė vendosin pėr liderėt politik qė do tė vijnė nė pushtet, duke krijuar kėshtu njė raport reciprok ndėrmjet ekonomisė dhe shtetit. Elita e vėrtetė, qė vendos nė kėto raste, gjithnjė qėndron prapa skene dhe, para gjitha rrjedhave shoqėrore dhe politike tė atij shteti, roli i tyre ėshtė kyē.

10. Ngufatja e fuqisė punėtore- Pėr shtetet me elemente fashiste, punėtorėt e organizuar dhe tė rreshtuar nėpėr organizata tė ndryshme sindikale dhe forma tjera tė veprimit dhe organizimit profesional, paraqesin njė rrezik serioz, andaj, kėto veprime tė klasės punėtore nė atė shoqėri, luftohen dhe eliminohen me tė gjitha mjete nė dispozicion.

11. Nėnvlerėsimi i intelektualėve dhe artit tė mirėfilltė - Gjėja mė e rrezikshme pėr sistemet fashiste praqet intelektualizmi dhe krijimtaria artistike e mirėfilltė. Nuk ėshtė fare jashtė mendje, qė nė kėto shtete dhe regjime, profesorėt, akademikėt dhe intelektualėt tjerė tė profileve tė ndryshme, t'i vej nėn mbikėqyren dhe pėrcillen e shėrbimeve sekrete shtetėrore. Pretendimet e tyre parimore pėr humanizėm, liri tė krijimit dhe veprimit, pėr elitėn sunduese tė kėtyre shteteve, paraqesin njė rrezikshmėri tė lartė shoqėrore. Shpesh kėto sisteme, qėllimisht i zvogėlojnė buxhetet e financimit tė aktiviteteve kulturore dhe artistike, me qėllim tė ngufatjes indirekte tė shprehjes sė liria krijuese intelektuale.


12. Opsesioni me krimin dhe dėnimin e saj - Nė sistemet me elemente fashiste tė ndėrtimit tė pushtetit, si njė segment kyē dhe tejet i rėndėsishėm i shoqėrisė, konsiderohet policia. Asaj i epen kompetenca tė mėdha, si arsyetim, gjoja nė emėr tė zbatimit sa ma efikas tė ligjit dhe luftės kundėr kriminalitetit. Nga njė klimė masive popullore e krijuar qė ma parė, masat e gjėra shoqėrore, zakonisht kanė tendenca qė mos ta vėrejnė kėtė dhunė policore ku viktimat e saja shpesh janė edhe ata vetė.

13. Korrupsioni - Regjimet fashiste gati gjithnjė janė tė udhėhequra nga rrethi i ngushtė i shokėve dhe miqve, andaj, pozitat mė tė rėndėsishme shtetėrore ju referohen atyre. Nė kėto regjime, aspak nuk ėshtė e ēuditshme qė prona shoqėrore tė tjetėrsohet, gjegjėsisht tė vidhet nga zyrtarėt e lartė tė saj. Korrupsioni haptas ėshtė i shprehur dhe ajo konsiderohet si "fshehtėsi publike"

14. Falsifikimi i zgjedhjeve - Edhe pse me kushtetutat e kėtyre shteteve, si shprehje e lirė e popullit, formalisht zbatohen zgjedhjet e lira, ato, rreptėsisht kontrollohen nga forca politike nė pushtet. Kampanjat zgjedhore nė kėto shtete, gjithnjė pėrcillen me shantazhe, kėrcėnime, trillimin e dosjeve tė fshehta... e deri tek likuidimet fizike tė pretendetėve serioz pėr pushtet nga opozita politike.

Dhe pėr fund, unė nuk kisha dhėnė asnjė koment, me kusht qė, ēdonjėri prej nesh , le ta pyes veten se, sa nga kėto 14 elemente karakteristike parimore tė sistemeve fashiste, ekzistojnė nė shtetet e Evropės sė sotme dhe botės demokratike nė pėrgjithėsi.

Pse jo, edhe nė Kosovėn tonė ku administrohet nga regjimi i instaluar neokolonialist i UNMIK-ut.

Adnan Abrashi-NANDA

Fjalė e urtė

Mos i beso atij qė thotė se e gjeta tė vėrtetėn, por besoi atij qė thotė e kėrkoj tė vėrtetėn!

 

Temat tjera

Gėnjeshtra, dukuri e njė morali tė ri kosovar

Mundėsia e prejardhjes sė shqiptrėve nga Atlantida antike

A ėshtė zėnė dhe ekzekutuar me varje Sadam Hyseini i vėrtetė?!

Vdekja si nė roman

Fashizmi bashkėkohor nėn vellėn e demokracisė?!

Si dhe pse kremtohet viti i ri?

Ngrohja globale dhe Nostradamusi

Pavdekshmėria

E shpėtoi gjarpėri

Pleqėt mė tė vjetėr nė botė

Placebo efekti - Biznes pėr marrjen e patent shoferit

Shpėtimtari pėr ata qė e kanė humbur virgjėrinė

Ne gazetarėt kosovar

Pse dikur njerėzit kanė jetuar 900 vejt?!

Vdekja e Bardhė

Masoneria sundon botėn

A kanė qenė tė parėt tanė kozmonautė?

Klonimi - Shpresė apo tmerr?!

Implantimi digjital

Njė letėr nga Timori Lindor

Ajnshtajni dhe kuptimi i teorisė sė relativitetit

Dashuria sipas grupit tė gjakut

Fati pėrmes monedhės

Marsi dhe shqiptarėt

 

Faqefise