|
▪ Me
riedukimin e EGOS, mėnjanimin e FRIKĖS
nga ne dhe me tejkalimin e stresit
psikik, mund tė na hapen rrugėt e
kontaktit me nivelin e qenies tonė tė
vėrtetė, e cila nė esencė ėshtė hyjnore.
Shoqata, me aktivitetet e
saj, nuk ka kurrfarė prapavije dhe as qė
udhėhiqet nga ndonjė paragjykim
religjioz. Me moton: "T 'I BESOJMĖ VETES
DHE FUQISĖ SĖ PASKAJSHME NĖ NE", ajo nė
parim e orienton aktivitetin e saj.
E udhėhequr nga kėto
parime tė veta esenciale, kjo Shoqatė,
mė 21.03.2007, afėr hapėsirės sė Parkut
tė Qytetit, nė orėt e vona tė mbrėmjes
sė kėndshme tė ditės sė parė tė stinės
sė pranverės, nė Prizren, organizoi
ritualin e ecjes nėpėr prush.
Ky manifestim tradicional,
ketė vit ėshtė hera e dytė qė
organizohet nė Prizren.
Nė
kėtė ritual, pėrveē shumė pjesėmarrėsve
nga Prizreni, morėn pjesė edhe anėtarėt
tjerė nga Prishtina, Gjilani, Lipjani...
e gjetiu. Ky rituali i ecjes nėpėr prush,
pėr herė tė dytė dhe vetėm nė Prizren,
organizohet nė Kosovė dhe nė gjitha
trojet shqiptare.
Kuptohet
se, paraprakisht, pėr t'u pėrballuar kjo
frikė, pėr shumė fillestarė, nevojitet
edhe parapėrgatitje e caktuar
rituale.Teknika e parė qė aplikohet si
parapėrgatitje nė kėtė ritual ėshtė
frymėmarrja ritmike, e cila ndihmon nė
largimin e streseve tė ndryshme nga
mendja dhe trupi, si dhe teknika e
meditimit, qė e koncentron vėmendjen e
praktikantit kah caku i qėllimit tė
fundit.
Sipas njė parashikimi,
para ritualit tė ecjes, temperatura e
prushit duhet tė jetė diku 800-1200
gradė C. Patjetėr se hapin e parė duhet
ta ndėrmarrin anėtarėt mė tė vjetėr...
PSE ECJA NĖ PRUSH DHE PSE
PIKĖRISHT NĖ DITĖN E PARĖ TĖ STINĖS SĖ
PRANVERĖS?
Sipas urtėsive tė
civilizimeve tė lashta, ligji themelor
dhe universal i krijimit dhe evolucionit
si proces nė tėrėsi ėshtė ligji i tė
kundėrtave. Ky ligj mbėshtetet nė
veprimin e dy nėn-ligjeve tjera qė nė
mes veti janė antagoniste: e para ėshtė
nėn ligji i ruajtjes sė qetėsisė sė
pėrhershme, dhe e dyta, ėshtė nėn ligji
i lėvizjes sė pėrhershme.
Nga veprimi i
pashmangshėm i kėtyre dy fuqive
kontradiktore, si rezultat krijohet
produkti i ri, kurse si manifestim ndodh
nxehtėsia qė nė natyrė shfaqet si
emocion, si zjarr, flakė... Ajo si
proces, nė thellėsirėn e brendėsisė
ndėrton dhe riprodhon, e nėse ngacmohet
nė substancė, djeg, pėrcėllon,
shpartallon dhe transformon.
Pra, zjarri nė
pėrgjithėsi, ėshtė si manifestim nė
proces. Tek njeriu shfaqet si emocion, e
nė materie: si kallje, flakė, nxehtėsi,
transformim... andaj, si stereotip
evolutiv nė thellėsinė e mendjes sonė tė
pėrsosur, pėrherė shkakton frikė, frikė
respekt, pėrulje, nėnshtrim... Gjithnjė
frikė si bindje, frikė si veprim.
Tė mos kesh frikė nga zjarri do tė thotė
tė jesh pjesė e saj, pjesė e njė procesi
hyjnor universal tė natyrės.. pjesė e
tėrėsisė... sė cilės i takojmė edhe ne
vetė.
Dhe... mjafton... vetėm
njė hap i vogėl nė kėtė rrugė... nė kėtė
shkrirje... njė hap nė drejtim tė vėnies
sė kontaktit me qenien tonė tė vėrtetė
hyjnore. Ky hap madhėshtorė ėshtė BESIMI.
Besimi nė veten, gjegjėsisht, besimi nė
ZOTIN qė ėshtė nė NE.
Pikėrisht mu kėtė besim nė veten tonė
dhe nė vetė Zotin qė ėshtė nė NE, e
ndėrton dhe e kultivon shoqata pėr
krijimin e njeriut tė ri "Vegimi Mistik"
nga Prizreni.
Pikėrisht, pėrmes kėtij
rituali tė ecjes nėpėr prush, tė
organizuar nga kjo shoqatė, dėshirohet
tė vėrtetohet kjo esencė.
Dhe, jo rastėsisht mė 21 mars. Nė ditėn
e parė tė stinės sė pranverės, nė ditėn
e rifillimit tė sė resė, tė ringjalljes,
gėzimit, lumturisė, dashurisė... nė
ditėn e parė tė gufimit tė zjarrit tonė
tė brendshėm qė fillon tė shpaloset si
emocion.
Edhe pse ky ritual, tė
nderuar lexues nuk ka tė bėjė aspak me
kurrfarė paragjykimi religjioz, ta
pėrmbyllim kėtė artikull me dy citate tė
marra nga dy librat e shenjta: Biblės
dhe Kuranit.
Nga njė ajet i KURANIT thuhet:
"Allahu vėrtetė i hap tė
gjitha rrugėt dhe tė gjitha perdet para
besimtarit tė vėrtetė!"
Nga ana tjetėr, nė BIBĖL shkruan:
Lyp do t'ju jepet.
Kėrkoni dhe do ta gjeni.
Trokitni dhe do t'ju ēelet!
Sepse, kush lyp, i jepet,
E kush troket, i ēelet.
U BĖFTĖ SIPAS BESIMIT TUAJ!!!
Adnan Abrashi-NANDA |