|
▪ Jo vetėm qė
konsiderohej si themelues dhe baba i
njohurisė mbi analizėn e veprimit tė
numrave nė natyrė-NUMEROLOGJIA, por
ishte dhe mbetej mistiku, okulisti,
matematikani dhe filozofi mė i madh i tė
gjitha kohėrave.
Qė nė fillim duhet
konstatuar se, shumė mėsime tė Pitagorės,
edhe sot e kėsaj dite konsiderohen si
fshehtėsi e madhe dhe se tė gjitha
shkathtėsitė dhe praktikat okuliste tė
Perėndimit, burojnė nga mistika
pitagoriane. Pesėdhjetė e katėr vitet mė
tė frytshme tė jetės i ka kaluar nė
Egjipt. Persi, Indi dhe nė vendet tjera
tė Lindjes, vende kėto qė atėbotė,
konsideroheshin si qendrat mė tė mėdha
tė dijes, urtėsisė mistike dhe mendimit
filozofik tė mbarė botės.
Qėndrimi i tij i gjatė
nėpėr vendet e Lindjes, sigurisht ka
pasur ndikim vendimtar nė formimin e
besimit mbi veprimin e Ligjit tė KARMĖS
- tė shkakut dhe pasojės, Ligjit tė
DARMĖS - se asgjė nė kėtė botė nuk ėshtė
krijuar dhe nuk ndodh rastėsisht, si dhe
REINKARNIMIN-transformimin e shpirtit
nga njė jetė nė jetėn tjetėr, ligjshmėri
kėto qė shpesh ceken dhe trajtohen nė
mendimet e tij filozofike.
Si hulumtues i pandalshėm
nga kėrkimi i rrugės qė do ta shpinte
kah bėrthame e krijimit tė jetės, nė njė
moment tė pėrndėritjes shpirtėrore,
pėrjetoi vetėdijesimin e plotė se,
njerėzimi jeton nė tri botė: botėn
natyrale, njerėzore tė qenėsisė dhe atė
hyjnore. Me kėtė e pa tė qartė se, nga
tė gjitha besimet e deritanishme nė
shumė zota, realisht ekziston vetėm njė
ZOT, i cili ėshtė esenca dhe burimi i
ēdo gjėje.
Tek bashkėkohėsit e vet,
Pitagora ka ofruar njė mėnyrė tė re tė
tė menduarit e cila, njė njėrėn anė
pretendonte t'i mbante njerėzit fort tė
lidhur me kėtė botė, dhe njėkohėsisht,
nga ana tjetėr, kėrkonte qė ata tė jenė
tė kthyer dhe tė pashkėputshėm nga
krijuesi i tyre - ZOTI.
Pėrmes filozofisė sė vet
nė pėrgjithėsi, Pitagora ka pasur ndikim
tė pakontestueshėm tek shumė mendimtarė
tė famshėm tė Greqisė Antike, e
veēanėrisht te Platoni dhe Aristoteli.
Po ashtu, mėsimet e tij kanė luajtur njė
rol tė madh edhe nė ndėrtimin e mendimit
tė ri filozofik bashkėkohor evropian. Nė
kėtė kontest, veēanėrisht duhet
pėrmendur teorinė e famshme tė Pitagorės
nė matematikė.
Por, nga tė gjitha qė
theksuam nė sipėr, baza e njohurive
pitagoriane mbėshtetet nė faktin e
pamohueshėm se, fshehtėsia e tė
kuptuarit nė thelb tė Universit, qėndron
kryekėput nė harmoninė e pėrsosur tė
magjisė sė numrave, qė janė nė raport tė
pėrhershėm me formėn. Sipas Pitagorės,
katėr elementet kyēe: ajri, zjarri, uji
dhe toka, formojnė katėrfishin magji, qė
ndryshe ai e quajti TETRAKTIS. Kėshtu,
pitagorianėt, TETRATIKSIT i kanė thurur
edhe njė ditiramb qė e kėndonin si lutje:
Na beko o numėr i lartėsuar,
Ti qė i ke krijuar zotat dhe njerėzit,
O i ėmbli dhe i shenjti Tetratiks,
Ti qe zgjedh sistemimin e ēdo gjėje,
Ti qė je burim dhe strehė,
Shkėndi e jetės nėpėr ndryshime tė mėdha
Na bėj qė t'i njohim fshehtėsitė e
gjithėsisė.
Pitagora dhe nxėnėsit e tij kanė
themeluar shumė postulate filozofike si
parime dhe mendime tė pranuara logjike.
Nė mes tė postulateve pitagoriane, ėshtė
e njohur ajo e dhjetė kundėrshtive
themelore, veprimi i pėrhershėm i tė
cilėve e ndėrton realitetin tonė
objektiv: 1. E lehta dhe e rėnda; 2. Tek
dhe ēift: 3 Kufizuar dhe pakufizuar; 4.
Pak dhe shumė: 5. E djathta dhe e majta;
6. Mashkullorja dhe femėrorja: 7.
Lėvizshmėria dhe palėvizshmėria; 8.
Drejtė dhe shtrembėr; 9. Dritė dhe
errėsirė; 10. Sistematike dhe
josistematike.
Kėshtu, ata kanė konstatuar se,
pikėrisht nga ekzistimi i kėtyre dhjetė
kundėrshtive, buron e gjithė harmonia e
pėrsosur e cila vepron nė Univers.
Sa i pėrket klasifikimit domethėnės, tė
gjithė numrat ēift, konsideroheshin si:
tė pjesėtueshėm (ndashėm), jo tė
pėrhershėm, femėror dhe qė i takojnė
kėsaj bote materiale; ndėrsa numrat tek:
tė pandashėm (papjesėtueshėm),
mashkullor dhe hyjnor. Ēdo numėr e kanė
ndėrlidhur me njė atribut tė njeriut.
Kėshtu numri 1, nėnkupton arsyen,
ekzistencėn, vetėdijesimin; 2. tė
menduarit, mendimin dhe hamendjen; 3.
marrėveshjen , harmoninė dhe baraspeshėn;
4. drejtėsinė (pasiqė ajo formon
katėrkėndėshin me formė tė pėrsosur); 5
nėnkuptonte martesėn (si tėrėsi e shumės
sė numrit tė vėrtetė femėror 2 dhe atij
mashkullor 3)... etj. Sipas
pitagorianėve, tė gjitha sendet e
njohura pėr ne nė kėtė botė e kanė
numrin e vet. Pa logjikėn e numrave nuk
do tė kishte as dije dhe as njohuri.
Andaj, bazėn themelore numerike tė
formimit tė tė gjitha vlerave tjera e
ndėrtojnė dhjetė numra;
0,1,2,3,4,5,6,7,8 dhe 9.
Kuptimi magjik i numrave bazė.
Apeksi magjik (0) - Nė fillim dhe fundin
e ēdo gjėje qėndron 0-ja, dhe kjo
ndryshe quhet si Apeksi magjik, sepse
ajo nė vete pėrmban tė gjitha ligjet, tė
gjitha vibracionet dhe tėrė ekistimin
tonė gjithėpėrfshirės. Zeroja ėshtė e
pafundme, e pakapshme dhe e pėrhershme.
Me tė, krijohet dhe mbaron jeta.
Numri 1. - Sipas mėsimit tė
okultistėve, si nga Lindja ashtu edhe
nga Perėndimi, ky numėr konsiderohet si
simboli i Kozmosit, por, njėkohėsisht
ėshtė dhe njė nga atributet e Zotit,
drejtėsisė dhe tė energjisė hyjnore. Ky
numėr gjithnjė e jep veten, edhe kur
pjesėtohet edhe kur shumėzohet me
vetveten.
Numri 2. - Sipas pitagorianėve ky
ėshtė princip material, emocion fizik
dhe i takon botės tokėsore. Dita e dytė
e muajit tė dytė tė vitit i ėshtė
dedikuar Plutonit, zotit tė nėntokės,
botės sė ėndrrave. Hermetistėt dhe
mistikėt perėndimor kėtė numėr e
konsiderojnė si shenjė tė djallit,
gjegjėsisht parim Satanist.
Numri 3. - Okulistėt besojnė se
numri 3 ėshtė numri mė i pėrsosur, sepse
ndėrton nė vete fillimin, mesin dhe
mbarimin. Mė tej, mistikėt krishterė
numrin 3 e identifikojnė me trininė e
shenjtė (Ati, Biri dhe Shpirti i shenjtė).
Sipas mitologjisė indiane, ėshtė nė
shenjėn e tri zotave: Brama, Siva dhe
Visnu, gjegjėsisht, Zotit rindėrtues,
Zotit mirėmbajtės dhe baraspeshės dhe
Zotit shkatėrrues. Tė njėjtėn trini e
kemi edhe nė mitologjinė greke dhe
romake: Jupiteri, qė sundon me Qiellin,
Neptuni, qė sundon me Dete dhe Plutoni
qė sundon me Ferrin. Zeusi ose Plutoni,
nė dorė mbajnė tre flakadanė, Neptuni nė
dorė ka tredhėmbėshin, kurse Plutoni
qenin me tri koka.
Numri 4. - Ėshtė numri i germave
tė emėrtimit tė ZOTIT te shumė gjuhė tė
botės: ZOTI (shqip), LORD (anglisht),
DEUS (latinisht), DIEU (frėngjisht),
ADAT (asiriane), SORU (persiane), GODH (danisht)....
etj. Mė tej, janė katėr anėt e botės,
katėr stinėt kryesore... etj.
Numri 5. - Numri 5 ėshtė simbol i
unitetit tė njeriut me Kozmosin. Nė
nivelin astral, shprehet si pentagram.
Konsiderohet si numėr i madh mistik
sepse formohet nga dy numrat kyē
themelor: 2 si numrit tė parė ēift dhe 3
si numrit tė parė tek. Tė gjitha fuqitė
natyrore ndėrtohen nė numrat nga 1 deri
nė 5. 1 ėshtė mėvetėsi, 2 kundėrshti dhe
3 ėshtė bashkimi i tyre (ndėrtimi,
baraspesha), 4 drejtėsia hyjnore, ndėrsa
5 ėshtė tėrėsia e tė gjithave sė bashku.
Numri 6. - Shumė mistikė mendojnė
se 6 ėshtė numėr vetvetiu i pėrsosur, jo
vetėm nga fakti se Zoti e krijoi
gjithėsinė pėr 6 ditė, por ky numėr
paraqet baraspeshėn nė mes tė
makrokozmosit dhe mikrokozmosit (njeriut).
Gjashtėshi pėrfitohet nga shuma e
gjysmės sė vet si dhe nga shuma e njė tė
tretave tė veta.
Numri 7. - Numri 7 konsiderohet
si numėr i shenjtė, sepse paraqitet nė
formė tė shtatė ditėve tė krijimit tė
botės, shtatė ditėve nė javė. Mė tej, 7
ėshtė simboli i magjisė. Shpesh edhe nė
popull dhe pėrralla tė ndryshme,
dėgjojmė thėnien: pėrtej shtatė tokash e
shtatė qiejsh, shtatė male e shtatė dete,
etj.
Numri 8. - Nė Bibėl sipas Mateut, ėshtė
numėr i lumturisė, fatbardhėsisė dhe
bollėkut. Po ashtu mund tė merrej edhe
si numėr kontradiktor. Nėse pjesėtohet
me gjysmėn e vet fitohet 2, simbol i
materializmit dhe botės tokėsore.
Numri 9. - Numėr vėrtet mistik,
qė nėnkupton numrin 3 tė shumėzuar me
vetveten. Pėrsosshmėri dhe tėrėsi,
unifikimi i materiales dhe shpirtėrores,
hyjnores dhe tokėsores, mashkullores dhe
femėrores, dritės dhe errėsirės. Sipas
teozofive dhe disa mistikėve, 9 ėshtė
pavdekshmėria dhe shpirti hyjnor.
Adnan Abrashi-NANDA |