|
▪ Kėshtu, hulumtimi i kėtyre fenomeneve
paranormale, iu mbeti nė duart e disa
entuziastėve, tė cilėt, gradualisht,
kėrkimet e veta nga kjo lėmi i lartėsuan
nė nivelin e njohurisė sė re paralele tė
quajtur PARAPSIKILOGJI.
Nocioni parapsikologji,
buron nga togfjalėshi "para"-qė nė
gjuhėn latine do tė thotė jashtė, dhe "psikologjia"-njohuri
qė merret me studimin e psikes njerėzore.
Pra, diēka qė nė njėfarė dore mund tė
jetė doktrinė nė vete, por jashtė
suazave tė pėrcaktuara dhe tė njohura
zyrtarisht tė psikologjisė. Edhe pse kjo
lėmi u braktis nga shkenca, shumė
hulumtues me nam, duke rrezikuar
reputacionin e tyre akademik,
gradualisht filluan t'i ndėrtojnė
themelet e para tė njė lėmi tė ri
kėrkimor, i cili, kohėn e fundit, me njė
ekspansion tė pa parė, ka filluar
seriozisht t'ju bėjė konkurrencė
disiplinave tjera ekzistuese shkencore,
e nė rend tė parė psikologjisė dhe
psikiatrisė.
Historiku retrospektiv i zhvillimit tė
parapsikologjisė ėshtė i gjatė, andaj,
pa hyrė fare nė kronologjinė e fillit
dhe zėnies sė saj, pėrmes kėtij
artikulli, deshėm vetėm t'ju prezantojmė
gjerėsinė e fushave kėrkimore, me tė
cilat ndėrtohet trungu i saj struktural.
Sikurse edhe shumė shkencat tjera nė
konstituim e sipėr, edhe parapsikologjia
po ballafaqohet me ēėshtjet
terminologjike tė emėrtimit tė saj.
Kjo ndoll ngaqė ende pa u definuar
zyrtarisht nė qarqet e ndryshme
akademike, pėrveē termit parapsikologji,
mund tė hasim nė emėrtimet e ndryshme
sikurse janė: "psikotronika", "metapsikologjia",
"psikoenergjetika" etj. Pa dashur tė
polemizojmė me pėrshtatshmėrinė e kėtyre
emėrtimeve,
ne do ta pėrvetėsojmė termin "parapsikologji",
i cili tashmė ėshtė mė i shpeshtė.
Lėnda studimore e parapsikologjisė.
Sqarimi teorik i lėndės tejet voluminoze
studimore tė parapsikologjisė,
globalisht mund tė pėrfshihet nė katėr
grupe themelore:
I. HULUMTIMI I PERCEPCIONEVE
JASHĖSHQISORE, (ndryshe e quajtur si
"ESP fenomene", qė ėshtė shkurtesė
angleze e fjalėve: extra sennsory
perception - "ESP"). Nė kuadrin e lėndės
studimore tė kėtij grupi, pėrfshihen
hulumtimet e shfaqjeve tė ndryshme tė
kėtyre fenomeneve:
a) TELEPATIA- hulumtimi i dukurisė sė
komunikimit mental nga largėsia,
ndėrmjet dy a mė tepėr personave, pa
kontakt fizik tė drejtpėrdrejtė;
b) QARTĖPAMĖSIA - hulumtimi i dukurisė
sė regjistrimit tė qartė mental tė
ngjarjeve nga largėsia, qė diku janė nė
ndodhje e sipėr;
c) PREKOGNACIA - hulumtimi i dukurisė
pėr parathėnien e ngjarjeve tė ndryshme
para se tė ndodhin ato;
d) RETROKOGNACIA - hulumtimi i dukurisė
sė qasjes sė qartė perceptive nė
ngjarjet qė kanė ndodhur nė njė kohė tė
kaluar.
II. PSIKOKINEZA - hulumtimi i ndikimeve
pėrmes energjisė mentale nė lėvizjen e
gjėsendeve fizike Nė kuadrin e lėndės
studimore tė kėtij grupi, pėrfshin
hulumtimet e shfaqjeve tė ndryshme tė
kėtyre fenomeneve:
a) MATERIALIZIMI- hulumtimi i dukurive
tė paraqitjes sė gjėsendeve materiale,
pa qenė ato mė parė tė pranishme aty;
b) DEMATERIALIZIMI- hulumtimi i dukurisė
sė zhdukjes sė gjėsendeve fizike, tė
cilat, paraprakisht, kanė qenė prezentė;
c) LEVITACIONI - hulumtimi i fenomenit
tė ngathtėsisė mbi forcėn e gravitetit
dhe qėndrimit tė sendit fizik pezull mbi
sipėrfaqen e mbėshtetjes tokėsore ( kėtu
mė tepėr hulumtimi orientohet kah
fenomeni i ngritjes sė trupit dhe
qėndrimi pezull mbi sipėrfaqen e platesė
tokėsore);
d) TELEPORTACIONI - hulumtimin e
fenomeneve tė dematerializimit tė
gjėsendeve fizike dhe bartjes sė tyre
nga njė vend nė njė vend tjetėr;
e) SHĖRIMI PSIKIK - hulumtimi i shėrimit
tė shumė sėmundjeve tė ndryshme pėrmes
metodave psikike tė veprimit;
f) FOTOGRAFIA MENTALE - hulumtimi i
mundėsisė sė fotografimit nė shiritin e
celularit filmik tė pamjeve tė ndryshme
tė paramenduara si figuracione psikike.
III. PSIKOFIZIKA - hulumtimi i
manifestimeve fizike tė fenomeneve
parapsikologjike dhe formave tė ndryshme
tė shprehjeve paranormale tė energjisė.
Nė kuadrin e lėndės studimore tė kėtij
grupi, pėrfshihen hulumtimet e shfaqjeve
tė ndryshme tė kėtyre fenomeneve:
a) PARAFIZIKA- hulumtimi i fenomeneve tė
ndryshme tė manifestimeve energjetike,
tė cilat janė evidente, por nuk pėrkojnė
me ligjshmėritė e njohura tė fizikės
materiale;
b) UFO-FENOMENET - hulumtimi i
ekzistimit tė civilizimeve tjera
jashtėtokėsore nė Univers dhe mundėsia e
vėnies sė kontakteve me ta;
c) ENERGJIA PIRAMIDALE - hulumtimi i
fenomeneve tė manifestimit tė energjisė
specifike nė hapėsirėn e brendėsisė sė
piramidave tė lashta egjiptiane dhe
ndryshimeve qė ajo shkakton nė
strukturėn substanciale tė disa
elementeve, me njė theks tė veēantė tė
ndikimit tė kėsaj energjie nė psiken e
njeriut.
IV. NOETIKA- ėshtė njė njohuri specifike
kėrkimore qė vepron nė kuadrin e
parapsikologjisė, e qė merret me
hulumtimin e shpirtit dhe tė vetėdijes,
si dhe fenomeneve tė manifestimit tė
tyre. Nė kėtė lėmi tė veēantė kėrkimore
hyjnė kėto degė:
a) PSIKOLOGJIA TRANSPERSONALE - e cila
merret me hulumtimin e potencialeve tė
ndryshme tė zhvillimit njerėzor;
b) TANATOLOGJIA - hulumtimi i ndodhjes
sė procesit tė vdekjes;
c) GJENDJET E NDRYSHME SHPIRTĖRORE -
hulumtimi i gjendjeve tė ndryshme
shpirtėrore nė momentin e transit psikik,
qetėsisė meditative, gjendjes hipnotike,
projeksionit astral (udhėtimi i
vetėdijshėm i shpirtit nė hapėsirat e
pakufizuara jashtė trupit), krijimtarinė
e ndėrvetėdishme dhe formave tė ndryshme
tė kėtij manifestimi, siē bie fjala tė
shkruarit automatizuar nė gjendje tė
pavetėdijshme, etj.;
d) SISTEMET E USHTRIMEVE TRADICIONALE -
kjo degė e lėmit tė parapsikologjisė, ka
tė bėj me hulumtimin e koncentrimit
mental, meditimit, jogės, hipnozės dhe
autohipnozės, sugjestionit dhe
autosugjestionit, etj.
Sikurse mund tė vėrejmė nga ky prezantim,
lėnda studimore e parapsikologjisė ėshtė
tejet voluminoze. Qė tė jetė sa mė e
suksesshme nė rrugėn e vetė kėrkimore,
asaj i nevojitet njė qasje multi-disiplinare.
Pra, i nevojitet edhe ndihma e
inkuadrimit tė shkencave tjera ekzakte
nė kėtė drejtim. Pa marrė parasysh
stagnimin e deritashėm ekzistues nga
shkenca oficiale, kohėve tė fundit
vėrehet njė qėndrim mė liberal nė kėtė
drejtim. Ky liberalizėm i heshtur,
ndikon dukshėm qė kontributin e tyre nė
kėtė drejtim, ta japin edhe shumė
shkencėtar tė njohur botėror.
Njė faktor tjetėr i favorshėm nė kėtė
drejtim, e qė kontribuon nė ngritjen
kualitative tė metodave hulumtuese tė
parapsikologjisė ėshtė, po ashtu, edhe
zhvillimi i madh dhe i hovshėm i
teknikės sė sofistikuar digjitale.
Dhe, pėr fund, lirisht mund tė
konstatojmė se, parapsikologjia sot, nuk
ėshtė mė njė lėmi e individėve tė
papėrcaktuar kureshtar, por njė njohuri
e re serioze qė ėshtė nė ekspansion tė
vėrtetė.
Adnan Abrashi-NANDA |