|
▪ Se ngjyrat,
vėrtet, kanė njė ndikim tė pamohueshėm
nė gjendjen tonė emocionale, atė mund ta
ndjeni edhe vetė. Humori juaj fare nuk
do tė jetė i njėjtė nė njė ambient ku
dominon ngjyra e kuqe dhe aty ku do tė
dominojė ndonjė ngjyrė tjetėr mė e
ēiltėr. Mu pėr kėtė qėllim edhe
arkitektėt e enterierit tė hapėsirave
publike dhe banesore, gjithnjė
pėrkujdesen qė dhomat dhe ambientet me
dedikime tė ndryshme, tė kenė ngjyra tė
caktuara. E njėjta gjė ėshtė edhe me
rrobat qė ne i veshim.
Edhe kėtu, ngjyrat e
kanė rolin e tyre vendimtar, si nė
shkaktimin e gjendjes sė humorit nė ne,
ashtu edhe te krijimi i efekteve tė
caktuara tek tė tjerėt.
Qė nga koha e Babilonisė
sė vjetėr, astrologėt kanė besuar se ēdo
planeti i takon njė ngjyrė e caktuar dhe
ajo, nė mesin e shumė elementeve tjera,
luan njė rol tė rėndėsishėm nė
komentimin parathėnės pėr shenjėn e
caktuar.
P.sh. Diellit, i ka
takuar e verdha e arit dhe e portokallta;
Hėnės, ngjyra e bardhė; Marsit, e kuqja
e mbylltė; Merkurit, tonet neutrale dhe
jeshil e ēelėt; Venerės, jeshil e
mbylltė dhe e kaltra; Jupiterit, e
kaltra dhe ngjyra vjollcė; Merkurit,
edhe ngjyra e zezė dhe e kaltra e
mbylltė.
Pėrveē astrologjisė,
urtėsia e lashtė ēifute Kaballeja,
manipulon shumė me ritualin e ngjyrave.
Sipas saj, vizualizimi mental i ngjyrės
sė caktuar dhe paralelisht shqiptimi i
fjalėkalimit adekuat verbal, arrihet nė
gjendje transi, gjatė sė cilės mund tė
kontaktohet me nivele tė lartėsuara
hyjnore. Edhe urtėsitė tjera tė lashta,
sikurse janė: magjia, hermetizmi,
okultizmi, alkimia etj., tė gjitha
ritualet e veta i mbėshtesin nė veprimin
e domethėnies sė simbolikės sė ngjyrave.
Ndikimet e ngjyrave nė hapėsira tė
caktuara dhe nė gjendjen e pėrgjithshme
emocionale tė njeriut, ata kanė
pėrpiluar tabela tė veēanta tė
klasifikimit tė tyre, tė cilat i ruanin
si fshehtėsi. Nė pėrgjithėsi, popujt e
lashtė ngjyrat e i kanė klasifikuar si:
ngjyra me ndikime pozitive, dhe ato qė
kanė ndikim negative.
Ngjyrat me ndikim pozitiv:
Ngjyra vjollcė simbolizon inteligjencėn,
dijen dhe triumfin;
Ngjyra e kaltėr simbolizon natyrėn e
panėnshtrueshme tė njeriut;
Ngjyra jeshile simbolizon shpresėn,
besimin dhe fitoren;
Ngjyra e bardhė simbolizon pastėrtinė,
gėzimin dhe tė vėrtetėn;
Ngjyra e kuqe simbolizon vlerėn, fuqinė
dhe shėndetin;
Ngjyra e verdha e artė simbolizon
suksesin.
Ngjyrat me ndikim negativ:
Ngjyra e zezė simbolizon vdekjen, kobin
dhe vajtimin;
Ngjyra e verdhė e mbylltė simbolizon
tradhtinė, ambiciet dhe dyfytyrėsinė;
Ngjyra hirtė simbolizon gabimet dhe
pendimin;
E purpurt simbolizon shkatėrrimin dhe
disfatėn;
Ngjyra e portokalltė simbolizon lakminė;
Ata qė s'kanė dashur tė rrezikojnė fatin
e tyre, i kanė kushtuar njė kujdes tė
veēantė kombinimit dhe kontrasteve tė
kėtyre ngjyrave. Ngjyra e bardhė nuk
duhet tė pėrzihet me ngjyrėn vjollcė; e
verdha me tė hirtėn ose me tė kaltrėn e
mbylltė; e kuqja me tė portokalltėn;
jeshilja me tė hirtėn; e bardha me tė
kaltrėn etj.
Si kombinime tė ngjyrave
qė do tė ndikonin pozitivisht nė fatet
njerėzore konsideroheshin: e kuqja me
vjollcėn; e kaltra e mbylltė me tė
portokalltėn; e kaltra a hapur me
jeshilen e mbylltė; e zeza me tė verdhėn
etj.
Edhe ditėt e javės i
kishin ngjyrat e tyre: e hėna ishte me
ngjyrė tė bardhė: e marta me ngjyrė tė
kuqe, e mėrkura kishte ngjyrė jeshile; e
enjtja mbante ngjyrėn e purpurt; e
premtja identifikohej me tė kaltrėn; e
shtuna me tė kaltrėn e mbylltė dhe e
diela kishte ngjyrė portokalli.
Ngjyrat qė mė sė shumti
pėrmenden nė mitologjitė dhe besėtytnitė
popullore janė: e bardha, e zeza, e
kuqja, e kaltra, jeshilja dhe e verdha.
Filozofi i lashtė Filioni nga
Alaksandria, konsideronte se i tėrė
universi ėshtė i ndėrtuar nga katėr
ngjyrat qė i simbolizojnė tė katėr
elementet: e bardha, tokėn; e jeshilja,
ujin; ngjyra vjollcė, ajrin, dhe e kuqja,
zjarrin. Ndėrsa, tė shtatė ngjyrat tjera
qė pasojnė, sipas Filionit, kanė
pėrputhshmėri numerike dhe harmoninė e
shtatė ditėve tė javės, shtatė notave
muzikore, shtatė qiejve, shtatė
planetėve etj.
Edhe psikiatri
bashkėkohor Karl Gustav Jungu ka
konstatuar se nė koncepcionin e
psikanalizės, ngjyrat shpalosin
funksionet themelore psikike tė njeriut.
Nė vazhdim do ta
paraqesim domethėnien simbolike tė
gjashtė ngjyrave mė tė rėndėsishme qė
konsiderohen si bazė e formimit tė shumė
nuancave tjera kolorite:
NGJYRA E BARDHĖ - Edhe pse nė
Kinė dhe Japoni ngjyra e bardhė
simbolizon zinė dhe vdekjen, ajo nė
besimet e popujve tjerė tė botės, ka
domethėnien ngjyrės sė dritės. Ėshtė
ngjyrė qė simbolizon pastėrtinė dhe
kthjelltėsinė, gjendje humori, festėn,
gėzimin dhe harenė, pafajėsinė dhe
virgjėrinė femėrore, sinqeritetin etj.
Por, tek disa popuj ekziston besėtytnia
qė prania e disa llojeve tė luleve tė
bardha nė shtėpi nuk sjellin fat.
NGJYRA E ZEZĖ - Zakonisht ėshtė
negative dhe ka tė bėjė me: terrin,
vdekjen, varfėrinė, kobin, kaosin...
Ngjyra e zezė ėshtė ngjyra e sotonės, e
djajve, shtrigave dhe e demonėve.
Gjithmonė kjo ngjyrė
shprehet si manifestim i sė keqes. Nė
letrat e fatit Tarot, ka domethėnien e
vdekjes.
Tek shumė popuj besohet
se vezėt e zeza kanė fuqi magjike,
ndėrsa pula me ngjyrė tė zezė parathonė
varfėrinė. Nėse buqetėn e luleve e
lidhim me fjongo tė zezė, kjo parathotė
vdekjen. Nė hieroglifėt egjiptiane,
pėllumbi i zi ka qenė simboli i femrės,
e cila gjatė tėrė jetės ka mbetur e ve.
Ndėrsa, Kalorėsi i Apokalipsės (paralajmėruesi
i shkatėrrimit tė botės), tregohet se
kalėron nė kali tė zezė. Edhe te ne
shqiptarėt besohet se, nėse ju prehet
rruga nga macja e zezė, nuk do tė keni
fat, ndėrsa romakėt e vjetėr ditėn e "pafat"
e kanė shėnjuar me gur tė zi. Nė Bibėl
thuhet se Juda qė e tradhtoi Jezusin
ėshtė i mbuluar me tė zezė. Por, e zeza,
si simbol, shpesh nuk pėrdorej nė
kontestin negativ. Ta zėmė, nėse me vete
mbani dhėmbin e qenit tė zi, atėherė
kurrė nuk do tė sulmoheni dhe as tė
kafshoheni nga qentė tjerė. Ose, nė
kulturat e pasura tradicionale tė shumė
popujve, lidhja e shiritit tė zi ėshtė
pėrdorur pėr largimin e zėnies sė frymės,
dhimbjes sė kokės dhe dhimbjeve tė
dhėmbėve.
NGJYRA E KUQE - Ngjyra e kuqe
ėshtė njėra ndėr ngjyrat mė tė
rėndėsishme tė simbolikės rituale
okulistike. Konsiderohet si ngjyra e
gurit alkimist tė tė urtėve qė nė vete
mban vulėn e shenjės sė diellit. Ėshtė
ngjyrė e shpirtit tė shenjtė, e
viktimizmit, zjarreve hyjnore, bukurisė,
begatisė dhe dashurisė. Po ashtu,
konsiderohet edhe si ngjyrė e luftės,
gjakut, shqetėsimeve kolektive,
emocioneve dhe urrejtjes.
Jo vetėm kaq!
Mė tej, ngjyra e kuqe
trajtohet si ngjyrė e shpirtit, epshit (libidosė),
e zrmės, dijenisė, menēurisė si dhe
urtėsisė ezoterike. Tė gjithė
magjistarėt, gjatė ritualeve tė tyre
magjike, vishnin pelerinat me ngjyrė tė
kuqe. Edhe sipas mėsimeve biblike, gjatė
krijimit tė njeriut tė parė (Ademit)
ėshtė pėrdorur dheu i kuq. Nė Japoni, e
kuqja ėshtė ngjyra e sinqeritetit dhe
besnikėrisė. Atje, zakonisht, nė veshjet
e tyre tradicionale, tė kuqen e bartin
femrat.
Nė Romėn e lashtė,
ngjyra e kuqe ka qenė ngjyrė e fisnikėve,
gjeneralėve dhe shtresės elite tė
patricėve.
Nė Kinė dhe Rusi, ngjyra
e kuqe u paraprinte tė gjitha riteve
popullore e veēanėrisht atyre qė i
kushtohen pranverės, fejesės dhe lindjes
- pjellshmėrisė.
Pėr fėmijėt e shėndoshė,
thuhet se ėshtė i kuq si gjaku. E, nėse
e ėndėrron tė kuqen, do tė thotė fat nė
dashuri.
NGJYRA E JESHILĖT - Nė besimet e
popujve qė nga lashtėsia dhe nė kohėrat
e sotme, ngjyra e gjelbėr simbolizon
fuqinė, besimin, ringjalljen, natyrėn,
qetėsinė shpirtėrore dhe mirėqenien nė
pėrgjithėsi, andaj edhe jo rastėsisht
ėshtė pėrvetėsuar si ngjyra bazė e
besimit mysliman. Nga ana tjetėr,
ekzistojnė edhe popuj tė tjerė qė kėtė
ngjyrė e konsiderojnė si tė pafat dhe
ngjyrė e njerėzve tė vegjėl, "e
vegjėlisė". Nė kėto besime, ajo
konsiderohet se ėshtė e pafat,
veēanėrisht tek tė dashuruarit kur ata
me vete mbajnė eventualisht ndonjė
veshje apo send qė ka kėtė ngjyrė. Nė
Anglinė e vjetėr, ngjyra e jeshilėt
simbolizonte pranverėn, rilindjen dhe
shėndetin e mirė. Tė dhuruarit dikujt nė
mėngjes ndonjė send me ngjyrė jeshile
ėshtė konsideruar si fatsjellėse.
NGJYRA E KALTĖR - Kjo ngjyrė
konsiderohet si ngjyra e qiellit dhe e
shpirtit. Nė planin psikik, e kaltra
ėshtė ngjyra e mendimeve, ndėrsa e
kndėrta nė orientin e lashtė, kjo ngjyrė
simbolizonte brengėn dhe dhembshurinė,
ndėrsa nė besimet e disa popujve tjerė
ajo shpreh sinqeritetin dhe aftėsinė
kreative. Po ashtu, ėshtė shumė i
pėrhapur besimi se ngjyra e kaltėr sjell
fat dhe na mbron nga ndikimet negative
psikike dhe shpirtrat e ligė. Tė veshėsh
veshje me ngjyrė tė kaltėr nė ditėn e
parė tė martesės ėshtė besuar se
bashkėshortėve tė ardhshėm nė jetėn e
pėrbashkėt bashkėshortore do t'iu sjellė
fat, harmoni dhe lumturi. Po ashtu,
duhet pėrmendur edhe njė besim qė ėshtė
tejet i pėrhapur edhe nė kohėn e sotme
dhe ka tė bėjė me bartjen e zinxhirit
apo qafores me guralacė tė kaltėr rreth
qafe, se ato na ruajnė nga gripi,
ftohjet dhe inflamacionet e ndryshme.
NGJYRA E VERDHĖ - Ėshtė ngjyra e
arit, dritės diellore dhe inteligjencės
kreative. Nė besimet e popujve tė
lindjes, kjo ngjyrė simbolizon dobėsinė
dhe sėmundjen. Ndėrsa, zakonisht
konsiderohet se veshjet me ngjyrė tė
verdhė, nė veēanti femrave u sjellin
magnetizmin, tėrheqjen, gėzimin dhe
harenė. Nė marketingun bashkėkohor,
ngjyra e verdhė konsiderohet si ngjyrė
qė mė sė shumti e tėrheq vėmendjen e tė
tjerėve, andaj edhe shumė punime
publicistike pėr qėllime tė reklamimeve
tė ndryshme, gjithnjė krijohen nga
ngjyra e verdhė.
Adnan Abrashi-NANDA |