|
▪
Ndėrtimi i qenėsisė sonė
si triadė: trup, mendje shpirt, tanimė
as kė nuk e venė nė dyshim. Jemi trup
sepse eksitojmė si materie nė realitetin
objektiv, jemi mendje sepse mendojmė dhe
kjo na formon si qenie racionale, por
jemi edhe shpirt, sepse ndėrrohemi nga
substanca hyjnore. Ndėrtimin tonė si
trup, as qė do ta shtjellojmė nė kėtė
rast, sepse, shumė njohurit tona ekzakte,
atė e kanė studiuar dhe sqaruar nė
pėrpikėri. Edhe qenėsia e jonė si mendje,
nga njohuria e jonė ekzakte ėshtė prekur
pak sa, por ende mbetet si lėmi tė cilės
duhet pėrkushtuar edhe mė tepėr. Dhe sė
fund shpirti: kategoria e pėrkatėsisė
sonė qenėsore, e cila pėrpos nė
literaturat teologjike dhe atyre tė
fshehta tė mėsimet mistike, pėr
njohuritė tona bashkėkohore, ende mbetet
si njė hapėsirė e errėt dhe racionalisht
e pakapshme.
Sido qoftė, ajo ėshtė prezent dhe njė
realitet absolut. Jemi qenie shpirtėrore
dhe krijesa tė Zotit . S'ka dyshim pėr
kėtė!
Nė mes tė qenėsisė tonė fizike dhe asaj
hyjnore, pėrmendėm mendjen, veprimtarinė
e arsyshmėrisė dhe vetėdijesimit pėr
ekzistimin tonė. Menja jonė si aktivitet
kreativ dhe racional, nė pėrbėrjen e saj
ka tė instaluara dy pjesė themelore tė
ndėrtimit. Mendjen racionale, apo tė
arsyeshme objektive, dhe mendjen
irracionale apo tė pavetėdijshme
subjektive. E para, gjithnjė ėshtė afėr
realitetit fizik objektiv, kurse e dyte,
pėrkatėsisė hyjnore. E para vepron me
cytjen kah veprimet konkrete aktive tė
trupit dhe pjesėve tė saj, ndėrsa e dyta
reagon pėrmes intuitės, apo ndryshe
parandjenjės si njė sinjal qė buron nga
thellėsia e brendisė sonė.
Mendja jonė si proces aktiv i veprimit,
nuk ėshtė e thjesht por tejet e
ndėrlikuar dhe nė vete ngėrthen njė sėrė
procesesh dhe aktivitetesh tė ndryshme
operative vepruese. Qendra fizike e saj
ėshtė truri dhe sistemi nervor, ndėrsa
vetė procesi i veprimit tė saj tė
ndėrlikuar, pėr ne na ėshtė i njohur si
proces i tė menduarit.
Tė ndalemi kėtu, pa hyrė nė detajet
komplekse tė ndėrtimit dhe
funksionalitetit tė kėtij procesi. Themi
se jemi tė arsyeshėm dhe mendojmė? Po!
Por nėse thjesht pėrqendrohemi nė
mendimet tona dhe i bėjmė njė analizė
pėrmbajtjes sė tyre, ēfarė do tė vėrejmė?
Si e shfrytėzojmė ne kėtė proces? Ta
zėmė, ēka mendojmė tani dhe aty pėr aty?
Patjetėr se mendojmė pėr diēka qė ka
ndodhur, ose pėr diēka qė presim tė na
vije. Pra, mendojmė pėr tė kaluarėn dhe
tė ardhmen. Por, e kemi pyetur veten
ndonjėherė, ku ėshtė e tashmja? Jo, jo
sigurisht se jo!. Ajo, gati fare nuk
ėshtė prezentė nė ne!
Ne duke u marrė nė mendimet tona me tė
kaluarėn dhe tė ardhmen, krijojmė nė
vete njė sėrė synime dhe dėshira, qė pėr
nga pėrmbajtja janė tė natyrės sė
kapshme, por shumica sosh, edhe tė
pakapshme pėr realitetin tonė nė tė
cilėn gjendemi. Kjo, pėrherė nė mendjen
tonė pėrcillet me: frikė, dyshime,
brenga nga mė tė ndryshme, hamendje,
konfuzione... E shihni? Ne lodhim
mendjen tonė tė shėndosh me diēka tė
panevojshme dhe tė kotė, sepse, e
kaluara kaherė ka pėrendur dhe nuk
mundet tė na kthehet mė si realitet, dhe
e ardhmja ėshtė diēka e panjohur e cila
krijohet dhe sendėrtohet varėsisht nga
trysnitė tė mendjes sonė, tė akumuluara
pikėrisht sipas ngjyrės sė emocioneve qė
ne i kemi sajuar nė momentin e marrjes
me to.
Kur, nėse jo tani?
Mrekullia ėshtė qė tė jemi pėrherė nė tė
tashmen, nė gjendjen e qenėsisė tonė tė
vėrtetė dhe absolute. Nė kontaktin me
hyjnoren dhe inteligjencėn e paskajshme
nė tė cilėn ēdo gjė ėshtė e mundshme.
Pse ėshtė kėshtu?
Hyjnorja nė ne ėshtė absolutja dhe
gjendje e caktuar e ndjesisė sė
pėrhershmes dhe tė pa skajshmes, nė tė
cilėn nuk ekziston hapėsira dhe koha.
Aty ēdo gjė ėshtė tani dhe vetėm tani.
Thėnė nė metaforė: ėshtė ėmbėlsirė, dhe
vetėm e ėmbla mund tė tretet tėrėsisht
nė tė ėmblėn. Pra, e thjesht! Qė tė kemi
qasje nė kėtė hapėsirė duhet tė jemi
pjesė e saj. Duhet tė"ėmbėlsohemi" duke
menduar pėrherė tani dhe vetėm tani.
Kėshtu, ne vetvetiu dhe nė mėnyrė
automatike tretemi nė "tė ėmblėn
hyjnore" gjithėpėrfshirėse. Thamė edhe
mė parė: si triadė konstruktive, ne edhe
jemi hyjnor, por ērregullimi qėndron nė
shkėputjen "me dashje" tė kėtij
kontakti.
Ēka duhet bėrė?
Tė jemi pak sa mė praktik! Si shembull
do t'ia filloja me njė tregim nga njė
urtėsi e lashtė indiane:
Pasi Zoti e krijo njeriun, me kohė
vėrejti se ai gjithnjė, lypte diēka,
ankohej pa ndėrpre, nuk ėshtė i kėnaqur
me shumėēka....dhe ishte mėrzitur
seriozisht nga kėto veprime tė krijesės
sė vetė. Kėshtu, njė ditė, AI vendos qė
ta braktis njeriun dhe tė fshihet diku.
Po ku se? E dinte Zoti, qė kudo tė
fshihe, njeriu do ta gjente. Kėshtu,
duke shėtitur njė ditė nė mendime,
rrugės e takon njė tė urtė. Ai e pyet:
- "Zoti im i madh, sot ju shoh pak sa tė
brengosur dhe nė mendime?
- Po- i pėrgjigjet Zoti tė urtit, dhe ja
shpalosur problemin qė kishte.
- Mos u brengos Perėndi i madhėruar - ja
kthen i urti - unė tė tregoj se ku tė
fshihesh. Hynė nė brendinė e zemrės sė
njeriut dhe ai kurrė nuk do tė kėrkoj
aty.
Sado metaforik ky tregim, ka njė porosi
tejet domethėnėse. Ne, Zotin dhe
hyjnoren jemi mėsuar qė ta kėrkojmė
jashtė nesh, diku larg nė qiell, e ku ta
di se ku tjetėr, e realisht, ai ėshtė nė
ne dhe i fshehur nė zemrėn tonė. Por,
atė, assesi, nuk mund ta gjejmė duke
menduar pėr tė kaluarėn dhe pėr tė
ardhmen, por, duke qenė nė mendje me tė
tashmen. Sepse, Zoti ėshtė tani dhe
pėrherė tani. E kaluara dhe e ardhmja
janė ēelėsi i gabuar pėr tė hap kėtė
derė. Duke qenė tė koncentruar nė tė
tashmen, ne komunikojmė me Zotin pėrmes
lutjes sė sinqertė pėr dėshirat dhe
synimet tona, ndėrsa, Zoti me ne,
komunikon pėrmes sinjaleve qė na vijnė
nga intuita e jonė (parandjenja e jonė).
Edhe kėtė konstatim ta sqarojmė me njė
metaforė tė thjesht: t'i lutesh Zotit
duke u pėrqendruar me mendje nė tė
tashmen, ėshtė njėjtė sikur t'i
telefonosh ati, ndėrsa sinjalet qė na
arrijnė nė vetėdijen tonė pėrmes
intuitės, ėshtė njėjtė, sikur Zoti tė tė
telefonoj ty.
Adnan Abrashi-NANDA |