|
▪ Pėr shumė
dijetarė eminent botėrorė qė kanė lėnė
gjurmė tė pashlyeshme nė historinė e
shkencės bashkėkohore, nuk mund tė
thuhet thjeshtė se kanė qenė vetėm gjeni
tė talentuar, por ata kanė zotėruar dhe
janė marrė edhe me njohuri tė fshehta
okultiste, shėnime kėto qė kurrė nuk
janė publikuar haptas nga ana e
biografėve tė tyre. Nga lista e madhe e
emrave tė kėtyre personaliteteve
shkencore, pa dyshim, dallohet edhe
psikiatri i famshėm me renome botėrore
Karl Gustav Jungu.
Karl Gustav Jungu, me
profesion ishte mjek-psikiatėr, nxėnės i
dikurshėm dhe koleg i Sigmund Frojdit,
ligjėrues, shkencėtar dhe studiues i
madh nė lėmin e psikologjisė dhe
psikiatrisė, autor i shumė punimeve dhe
studimeve shkencore qė e kanė futur atė
nė radhėt e emrave mė eminent tė
shkencės bashkėkohore. Por, nga ana
tjetėr, vetėm njė numėr i vogėl i
njerėzve dinte se, Jungu gjatė
hulumtimeve tė veta, pėr sė tepėrmi ka
qenė i interesuar pėr fenomene
paranormale dhe parapsikologjike, e
veēanėrisht pėr telepatinė (bartjen e
mendimeve nga larg) dhe projeksionin
astral (udhėtimin e vetėdijshėm
shpirtėror duke e braktisur trupin).
Sigurisht nga droja se
mos i rrezikohet reputacioni i madh qė
kishte si shkencėtar, ai kėtė interesim
kurrė nuk e ka shprehur publikisht. Por,
edhe sikur ta dinte opinioni i gjerė pėr
kėtė realitet, dyshoj se mund tė merrej
si diēka e pabesueshme, sepse botėrisht
ka qenė e njohur se fenomenet
parapsikologjike nė pėrgjithėsi dhe
marrja me to, ishin si mani e
trashėgimisė familjare. Pėr nėnėn e
Jungut thuhej se mbante njė ditar ku
regjistronte eksperiencat e veta
paranormale, si dhe ato qė i dėgjonte
prej tė tjerėve. Ka mjaft dėshminga
bashkėkohėsit e vet se edhe Jungu sa
ishte fėmijė, dispononte me aftėsinė
paranormale tė TELEKINEZĖS (lėvizjes sė
trupave fizik pėrmes ndikimit mental).
Pasi qė kishte njė pasion tė madh pėr
Niēen dhe filozofinė e tij, qysh sa
ishte nxėnės nė gjimnaz, intuitivisht ia
qėllon se filozofi i famshėm kishte
Zaratustrėn si model identifikimi dhe se
ai ishte sėmurė psikikisht, mu pse
Zaratustra ka sunduar me qenien e tij.
Mė pas, njė gjė e njėjtė i ka ndodhur
edhe vetė Jungut. Atij nė ėndėrr shpesh
i paraqitej njė plak me aftėsi magjike
qė e kėshillonte dhe udhėzonte nė jetė.
Plaku quhej "FILIMON". Tek dikur mė vonė,
Jungu ka kuptuar se plaku i ėndrrave tė
hershme ishte vetėm UNI i tij i dytė
(Alter ego).
Andaj, aspak nuk do tė
jetė i ēuditshėm fakti se pse pikėrisht
paranormalja dhe fenomenet
parapsikologjike kanė lėnė gjurmė tė
rėndėsishme nė jetėn dhe veprimtarinė e
gjithėmbarshme hulumtuese tė kėtij
shkencėtari tė madh. Ndoshta, nisur mu
nga kėto ndikime, ka ardhur edhe deri te
shkėputja e tij definitive prej mėsimeve
tė mėsuesit tė vet, S. Frojdit, i cili,
atėbotė ishte tejet i popullarizuar me
teorinė e tij famėmadhe tė kushtėzimit
tė tė gjitha raporteve dhe marrėdhėnieve
tė sjelljes sė jashtme tė njeriut me
veprimin e brendshėm tė epshit seksual.
Duke e kundėrshtuar ashpėr teorinė e
Frojdit, Jungu konstatonte se nė kėto
sjellje dhe raporte tė jashtme tė
njeriut, nuk ndikon kryekėput vetėm
epshi seksual, por ato janė tė
kushtėzuara edhe nga "fuqia jetėsore" qė
trashėgohet nga e kaluara mijėvjeēare e
njerėzimit. Kėtė fuqi ai e quan si "ndėrvetėdije
kolektive". Nė mbėshtetjen shkencore tė
kėsaj teorie, Jungu, nė veprat e veta,
prezantonte shumė shembuk, si ato tė
eksperiencave vetjake paranormale, ashtu
edhe ato tė regjistruara dhe hulumtuara
si pėrjetime tė tė tjerėve.
Nga visari i madh i kėtyre shembujve
praktikė, si njėra ndėr dėshmitė mė
dramatike dhe mė tė pasqaruara tė
pėrjetimit personal tė paranormales,
ėshtė "Misteri i librave tė kuqe".
"Misteri i librave tė kuq"
Njė mbrėmje, pasi qė e ndjente veten
paksa mė tė lodhur, Jungu vendos tė
shkojė nė shtrat mė herėt se zakonisht.
Por, edhe pėrpos dhuntisė qė me ēdo
kusht tė flinte, atė nuk e zinte gjumi.
Ishte i vėrshuar tėrėsisht nga mendimet!
Mu para disa orėve qe kthyer nga varrimi
i njė miku tė vet qė banonte afėr. Duke
qėndruar ashtu i shtrirė nė shtrat dhe
me sytė e hapur, profesor Jungu i
bluante nė kokė kujtimet e paharruara qė
kishte kaluar me mikun e posa varrosur.
Derisa nė mendje merrej
me kėto mendime, pėr momentin e ndjen se
dikush ėshtė nė dhomėn e tij tė gjumit.
Posa e vėshtron me vėmendje hapėsirėn
pėrreth dhomės, para tij, tejet qartė
paraqitet hija e figurės sė njė personi
trupgjatė dhe tė hollė pėr nga
konstruksioni fizik. Kėtė figurė Jungu e
identifikon si tė mikut tė vet, nė
varrimin e tė cilit ishte para disa
orėve.
- "Qėndronte pėrballė
shtratit tim mu afėr kėmbėve dhe dukej i
njėjtė sikur e kam njohur tė gjallė.
Butėsisht mė ishte drejtuar me pyetjen,
mos vallė dėshiroj tė shkoj diku me tė"
- shkruante mė vonė Jungu. - "Duke e
vrojtuar me habi kėtė paraqitje tė
pazakonshme, nuk e kisha ndjenjėn e njė
pamje trupore fizike. Mė tepėrmund tė
thuhej se ishte si njė vizion, tė cilin
vetes ia kumtova si fantazi. Meqė ende
isha i shtrirė nė shtrat dhe e vėshtroja
kėtė paraqitje me mosbesim, figura
emikut vazhdoi tė ecė deri tek dera e
daljes duke mė bėrė shenjė me dorė. Nė
atė ēast, pėr veten konstatova se isha
tėrėsisht nė gjendje transi. Realisht
nuk u ngrita nga shtrati, por ndjeva
sikur shpirti im shkoi pas tij. Mė ēonte
pėrmes rrugės, kah kopshti i shtėpisė sė
tij... dhe menjėherė, sė bashku, u
gjetėm nė dhomėn e punės sė mikut. Hija
pėrcjellėse hipi mbi njė karrige dhe
tregoi me gisht nė librin e dytė nga
shtatė librat e kuqe qė ishin tė vėna
mbi raftin e fundit tė librave."
Me kėtė pėrmbyllet ky
vizion. Jungu, tėrėsisht i habitur brof
nga shtrati i fjetjes. E ndez llambėn qė
e kishte pranė dhe me tė nė dorė
hulumton nėpėr tėrė shtėpinė. Pasi
konstaton se dera kryesore e hyrjes qe e
mbyllur si zakonisht dhe vėren pėrreth
se ēdo gjė ishte nė vendin e vet, sėrish
shtrihet nė shtrat dhe tek dikur vonė e
zė gjumi. Tė nesėrmen nė mėngjes, ende i
hutuar me ngjarjen e pėrjetuar nga nata
e kaluar, me padurim priste qė ta
vizitonte vejushėn e mikut tė vdekur. Pa
i treguar se ēfarė i kishte ndodhur
mbrėmė, nga ajo kėrkon qė nė dhomėn e
punės sė bashkėshortit tė saj tė ndjerė,
tė verifikojė se mos rastėsisht aty e
gjen njė libėr qė i duhej. Ai ishte
gjithmonė i mirėpritur nė kėtė shtėpi
dhe pėr kėtė dėshirė nga nikoqirja nuk
hasi nė kurrfarė pengesash. Me kureshtje
tė madhe hyn nė dhomėn e punės sė mikut
tashmė tė ndjerė dhe mbetet i befasuar
nga ajo qė vėren. Afėr librave ende
ishte po ajo karriga ku mbrėmė, miku i
vdekur, kishte hipur qė t'ia tregonte
librin. Menjėherė, sytė i drejton nė
raftin e fundit me libra. Pėr ēudinė e
tij edhe mė tė madhe, aty qėndronin tė
sistemuara shtatė librame kopertina tė
kuqėrremta. Merr librin e dytė sipas
radhės dhe nė tė lexon titullin: "Forca
e tė vdekurve".
Tashmė Jungu s'kishte
dyshim nė vete! Ajo qė i kishte ndodhur
mbrėmė, e tėra ishte e vėrtetė.
Kėtė rast tė pėrjetimit
vetjak, Jungu e ka publikuar me plot
pompozitet edhe nė literaturat e veta
studimore shkencore. Meqė ai nė jetėn e
pėrditshme ishte i njohur si njeri
racional dhe serioz, ky rast edhe nė
qarqet shkencore ėshtė pranuar si
prezantim i besueshėm.
I joshur nga kėto
fenomene qė sot e kėsaj dite mbeten ende
tė pasqaruara sa duhet, si njė
shkencėtar me reputacion, pa u frikuar
fare nga normat rigoroze tė standardeve
shkencore, Jungu, nė mėnyrė origjinale,
e ka trasuar rrugėn e vet kėrkimore kah
thellėsitė e panjohura tė mendjes dhe
shpirtit.
Edhe pse tejet i frytshėm
dhe me njė karrierė tė bujshme shkencore,
ndoshta mu pėr kėtė shkas, ai edhe sot e
kėsaj dite, merrej si shkencėtar
kontradiktor dhe alternativ nė
psikiatrinė bashkėkohore.
Dhe, pėr fund, do tė
ishte interesante tė konstatojmė edhe
njė realitet tjetėr: pikėrisht teoria e
vėnė nga Jungu mbi ndikimin e
ndėrvetėdijes kolektive tė qenies
njerėzore nė sjelljet individuale tė
individit, nuk mund t'i vishej
origjinalitetit tė tij. Okultizmi,
magjia, hermetizmi, alkimia si dhe
njohuri tjera tė urtėsive tė lashta,
mijėra vite para Jungut e kanė njohur
kėtė fluid kolektiv dhe atė e quanin si
"niveli astral gjithėpėrfshirės". Andaj,
fare nuk do tė mbetej i pabazė
konstatimi tė cilin e dhamė nė fillim tė
kėtij artikulli:
"Pėr shumė dijetarė
eminentė botėrorė qė kanė lėnė gjurmė tė
pashlyeshme nė historinė e shkencės
bashkėkohore, nuk mund tė thuhet
thjeshtė se kanė qenė vetėm gjeni tė
talentuar, por ata kanė zotėruar dhe
janė marrė edhe me njohuri tė fshehta
okultiste, shėnime kėto, qė kurrė nuk
janė publikuar haptas nga ana e
biografėve tė tyre".
Adnan Abrashi-NANDA |